ARKIVI:
30 Nëntor 2024

La Croix (1946) / “Gjon Shllaku, Mikel Koliqi, Musine Kokalari, Thoma Papapano…” — Persekutimet fetare dhe politike në Shqipëri

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Gjon Shllaku – Mikel Koliqi – Musine Kokalari – Thoma Papapano

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2024 

“La Croix” ka botuar, të enjten e 27 qershorit 1946, në faqen n°5, një shkrim rreth persekutimeve fetare e politike asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Persekutimet fetare në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një fushatë sistematike kundër Kishës Katolike filloi në Shqipëri në janar të këtij viti. Sinjali u dha nga një sërë artikujsh të botuar në gazetën zyrtare “Bashkimi” që del në Tiranë. Këta artikuj të futur në botimet e 3, 8, 15, 17 dhe 18 janarit janë firmosur nën emrat e katolikëve si Tuk Jakova, Gjovalin Luka, Tonin Miloti dhe gjithashtu nën emra komunistësh. 

Sot nuk bëhet më fjalë për arrestimin e disa priftërinjve, por për shtypjen (zhdukjen) e klerit katolik. Gjatë muajit shkurt u burgosën Dom Mark Hasi, Gjon Shllaku, Pal Doda, Dom Mikel Koliqi, të gjithë priftërinj shqiptarë. Përveç kësaj, 32 fetarë italianë dhe 3 motra të bamirësisë që ndodheshin në shtëpi të ndryshme të përkushtuara për punë bamirësie, të cilat ishin themeluar në Shqipëri në vitin 1939, u dëbuan brutalisht : u lejuan të merrnin vetëm gjërat e nevojshme. At Anton Harapi, i cili respektohej sa për virtytin dhe talentin e tij letrar, u ekzekutua në Tiranë më 15 shkurt, në të njëjtën kohë me ish-kryetarin e Këshillit Maliq Bushati dhe ish-anëtarin e Këshillit të Regjencës Lef Nosi. 

Numri i rusëve që mbërrijnë në Shqipëri po rritet çdo ditë e më shumë. Ata janë të instaluar në të gjitha administratat. Ata janë të plotfuqishëm dhe vetë ministrat e qeverisë së Enver Hoxhës janë të detyruar t’u binden. 

I ashtuquajturi komplot katolik i Shkodrës dhe zbulimi i simuluar i një tjetër komploti që dyshohet se ka ndodhur në Tiranë, kanë qenë shkak për arrestime të shumta në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë… Ndër arrestimet, le të citojmë emrat e Suat Asllanit, avokat; Zonjusha Musine Kokalari, shkrimtare; Spiro Disha, Qenan Dibra, të dy nëpunës; Thoma Papapano, profesor dhe anëtar aktual i Asamblesë Kushtetuese. Arrestimi i këtij të fundit është kryer në këto rrethana : i ulur në një tavolinë me një shok në tarracën e një kafeneje, Thoma Papapano dyshohet se i ka thënë të besuarit se shteti aktual nuk mund të zgjasë shumë në Shqipëri. Disa orë më vonë, ai u zhduk nga qarkullimi.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Te gjitha te verteta. Por kjo asht vetem nji dromce e asaj qe asht ba ne Shqipni gjate diktatures sllavo-komuniste te Enver Hoxhes, te cilin mjaft kosovar e mbeshtesin edhe sot.

  2. Ne kuptimin e thenies (shkruajse) se agjese per asgje:Me duket se shqiptaret kane inflacion te madh. Si mase preventive ose parandaluse kunder inflacionit, eshte deflacioni.

    Se kendejmi, njererzit kur duan me spekulua, manipulua ose genjeyer per dicka, vazhdimisht i permendin ose lakojne emrat dhe mbiemrat e te vdekurve.

    A e dini pse? Sepse, i vdekur kurre nuk ngritet nga varri me i thene atij tjetrit: Perse (pse) po rren ( genjen), mashtron ose spekulon ne emrin tim?!

    Kur vdic Ibrahim Rugova u shumefishuas nurmi i bashkepunetoreve dhe bashkeidealisteve te tij.

    Kur ra heroikisht Adem Jashari me familjen e tij, ata qe nuk i kishin shkuar ne ndihme kur e kishte mese veshtiri dhe kur ndodhej ne rrezik, u paraqiten si bashkepunetor te tij te oreve te para etj…

    Per fund, esha te pyes autorin e ketij shkrimi´Nese Enver Hoxa i ka vrare, pushkatuar ose internuar vetem kleriket dhe intelektualet shqiptar te fese katolike, apo edhe ata te fese muslimane dhe ortodokse?

    Mhill Docia, Simon Stefani dhe ca te tjere, ne mos gabohem nuk ka qene shqiptar musliman, apo….!?

    Mhill Doci bile, dikur thuhet se e pergjaku dhe masakroi Mirediten!!!

    Te gjitha keto te njajne ne meselen ose anegtoden e njohur mbi Palin e Shkodres, te cilit dikur ne Stamboll, turqit ia nderruan ( ndryshuan) edhe fenre, edhe emrin e tij nga Jak ne Jakup.

    Enver Hoxha ka qene gjakpires dhe krimenel per shumecka, por i ka ditur disa gjana forte dhe holle.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu