ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

La Patrie (1920) / Imzot Luigj Bumçi : “Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën.” – Shkresa drejtuar Konferencës së Paqes në Paris

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Imzot Luigj Bumçi (1872 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2022

“La Patrie” ka botuar, të enjten e 22 janarit 1920, në faqen n°4, shkresën e delegacionit shqiptar të firmosur nga Imzot Luigj Bumçi, dërguar asokohe Konferencës së Paqes në Paris me qëllim ndalimin e copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ndarja e Shqipërisë

Protestë në Konferencën e Paqe

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Delegacioni shqiptar i drejtoi Konferencës së Paqes këtë protestë :

Delegacioni shqiptar do të dështonte në detyrën e tij nëse nuk do të ngrihej edhe një herë kundër copëtimit dhe ndarjes së Shqipërisë mes italianëve, serbëve dhe grekëve.

Vetë jugosllavët thonë se duan të ruhet integriteti dhe pavarësia e Shqipërisë: prandaj refuzojnë atribuimin e rrethit të Shkodrës deri në Drin që Këshilli i Lartë kërkon t’u japë atyre, si kompensim për humbjet që pësojnë gjetkë.

Dhënia e territorit tonë serbëve do të pasohet nga ai i krahinave jugore grekëve, ndërsa grekët, me gojën e zotit Venizelos, deklarojnë se “janë të prirur të mos pretendojnë popullsinë e Epirit të veriut nëse Shqipëria përbën një shtet të pavarur me ndihmën e një fuqie që nuk do të kishte asnjë interes në Gadishullin Ballkanik”.

Jugosllavët thonë: “Nëse shtetet e tjera pretendojnë një pjesë të Shqipërisë, edhe kufiri i Serbisë duhet të shtrihet mbi Drin.”

Prandaj është zotërimi i Vlorës nga Italia dhe kërkesa e saj për të pasur një mandat mbi Shqipërinë që çon në ndarjen tonë. Por si mundet Shqipëria, e cila e gjen veten pa asnjë mbështetje të jashtme, ta detyrojë Italinë të evakuojë Vlorën ?

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Populli shqiptar, me vullnetin e tij, nuk do ta lëshojë kurrë Vlorën. Me peticionet tona të shumta drejtuar Konferencës, ne nënvizuam këtë dëshirë dhe, me 22 dhjetor 1919, patëm nderin t’i dërgonim asaj një shkresë nga banorët e Vlorës dhe të rrethinës, me firmat e parisë dhe vulat e të gjithë komunave kundër pushtimit të Vlorës nga Italia.

Nuk mund të besojmë se Asambleja e Lartë, këtu në Paris, në vitin 1920, mund të vazhdojë me copëtimin e një vendi duke ia ofruar njërit apo tjetrit thjesht sepse nuk është në gjendje që ta evakuojnë atë nga italianët që u vendosën atje në mënyrë arbitrare.

Shpresojmë që z. Clemenceau, z. Lloyd George, si dhe z. Nitti nuk do të duan të marrin vendime që janë në kundërshtim me misionin e lartë historik të vendeve të tyre të mëdha dhe që do të dënoheshin nga ndërgjegjja universale. Për më tepër, Delegacioni Shqiptar mendon se këto kombinime, në kundërshtim me barazinë, nuk mund të shmangin pasojat katastrofike që vendimet e Asamblesë së Lartë duket se duan t’i shmangin.

Ju lutem pranoni, zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti i Delegacionit shqiptar,

(Nënshkruar) : Bumçi

____

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-patrie-1920-imzot-luigj-bumci-populli-shqiptar-me-vullnetin-e-tij-nuk-do-ta-leshoje-kurre-vloren-shkresa-drejtuar-konferences-se-paqes-ne-paris/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu