ARKIVI:
12 Maj 2025

    La Quotidienne (1821) / Ali Pashë Tepelena – Mbretit të Anglisë : “Ja kush jam dhe sa kam arritur, por në këtë botë…”

    Shkrime relevante

    Edhe Krypimehi, me kullë…!

    Gani I. Mehmeti Krypimehi është fshat nja 10-12 kilometra në veriperëndim të...

    O moj Arbëri me vlerë!, poezi nga Eshref Ymeri

    Thethi ... Eshref Ymeri   O moj Arbëri me vlerë!   O moj Arbëri me vlerë! Shkundu,...

    A do t’i vret ndërgjegja liderët partiak të Kosovës?!

    Nga: Arif Ejup A DO T’I TRAZOJË NDONJËHERË NDËRGJEGJIA LIDERËT PARTIAK TË...

    Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës

    Eshref Ymeri (Një frymëzim prej Prof.dr. Fatmir Terziut)  Në numrin e sotëm (09...

    Republika e Kosovës, nën kthetrat e propagandave armiqësore

    Gjergj - Skender Jashari E kam të vështirë ta trajtoj këtë temë,...

    Shpërndaj

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Nëntor 2022

    La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 13 janarit 1821, në faqen n°4, shkresën e Ali Pashë Tepelenës drejtuar asokohe mbretit të Anglisë bashkë me një portret të tijin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

    Portreti i Ali Pashës

    Përshkruar nga ai vetë, përkthyer nga greqishtja moderne.

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

    Rreth një vit më parë, Aliu i famshëm bëri (ka urdhëruar t’i pikturojnë) portretin e tij, të cilin thuhet se do t’ia dhuronte mbretit të Anglisë (mund të bëhet fjalë për mbretin George IV, i ngjitur në fron më 29 janar 1820, pas vdekjes së babait të tij, mbretit George III). Ai paraqitet në të duke mbajtur në dorë një letër në të cilën kishte shkruar në greqishten e re një shkresë të vogël, të cilën ia diktoi njërit prej sekretarëve të tij, dhe e cila është pikturuar (shkruar) me shumë vërtetësi, në një stil të përmbledhur, të qartë dhe origjinal. Ja përkthimi i kësaj shkrese vërtet kurioze :

    Unë kam lindur në një tokë të Shqipërisë, e quajtur Tepelenë, nga prindër fisnikë, djalë Pashai. Babai im, si dhe paraardhësit e mi, i shërbenin rajonit, duke ndihmuar banorët e tij. Me vdekjen e babait tim, unë mbeta vetëm në moshën gjashtë vjeçare.

    Atëherë miqtë dhe armiqtë, dhe të gjithë ata që kishin marrë favore nga babai im, u kthyen kundër meje si luanë të furishëm për të më prerë fytin. Por i Plotfuqishmi që kishte vendosur tashmë që unë të jetoja gjatë dhe të ngrihesha në një gradë të lavdishme, më hoqi nga dhëmbët e tyre dhe më ruajti nga çdo e keqe. Ai jo vetëm që më dha hua krahun e tij të fuqishëm, por gjithashtu më mundësoi të shkatërroja disa nga armiqtë e mi me luftë, ose t’i largoja ata. Kështu, me vullnetin e Zotit, kam fituar aq shumë lavdi, saqë sovrani im më ka mbuluar me nderime, me pasuri dhe kam grumbulluar thesare të pashtershme.

    Pasi u ngjita në majën e madhështisë dhe të pasurisë, shfarosa të gjithë armiqtë e mi, disa i përmbysa duke i ndjekur me hekur e zjarr, të tjerët i ktheva në skllavëri, nënshtrova gjithë Shqipërinë, nënshtrova disa rajone, pushtova, asgjësova të poshtërit dhe vrasësit; I kam nderuar të drejtit; I rrita të vegjlit; I kam pasuruar të varfërit dhe kam përulur krenarët (mëndjemëdhenjtë).

    E megjithatë, megjithëse isha bërë jashtëzakonisht i pasur dhe i lavdishëm, nuk u kënaqa kurrë; etja ime për ar dhe lavdi ishte e pashuar.

    Erdha, pashë dhe kalova. Ika dhe humba pasurinë dhe lavdinë, e kuptova qartë se çdo gjë këtu poshtë është e zbrazët dhe se gjithçka në këtë botë është vetëm kotësi.

    ___

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu