ARKIVI:
18 Janar 2025

Lajmi se Kosova ka fitu organizimin e Lojrave Mesdhetare 2030, ishte lajmi më i mirë që kemi marrë gjatë këtyre katër viteve të qeverisë Kurti

Shkrime relevante

Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Nga: Arif Ejupi STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE! Ode kushtuar z.Xheladin...

Prind nuk ju bëhet askush!

Në foto është Nana e Florim Zeqës, duke e lexuar librin...

Fahri Dahri: Pse po vështirësohen martesat në Shqipëri?

Martesat e shqiptareve nga Shqipëria me serb jo vetëm që po...

Biografia e Gjergj Kastriotit, libër i Át Paulin Margjokaj, përkujtim në 557-vjetorin e kalimit në amshim

Nga: Lekë Mrijaj, Klinë Biografia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 557-vjetorin e kalimit...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan

Egjipti është shteti i parë që ka mbajtë këto lojra në vitin 1951. Derisa lojrat e fundit janë mbajtë në Algjeri në vitin 2022. Lajmi i mirë është se organizatori ia ka besu këto lojra të mbahen në Kosovë në vitin 2030. Janë gjithësejt 26 shtete nga 3 kontinente që i takojnë mesdheut, derisa numri i sporteve që zhvillohen në këte lloj gare është 33 sosh.

Sa lajm i mirë për Kosovën dhe popullin shqiptar që do të pres brenda territorit të vetë mijëra sportist dhe dashamirë sportiv nga kaq shumë shtete prej të cilave edhe dhjetë të tilla që nuk na njohin si shtet. Nëse ndalemi dhe bëjmë një analizë të sporteve që duhet të luhen në tokën e Kosovës, menjëherë na kaplon një stres e ndjersitje e ftohët duke e pyetur vehten a jemi ne në gjendje të organizojmë një ngjarje kaq të madhe sportive. Përgjegjëja logjike do të ishte se ne nuk jemi gati me asgjë për të pritur kaq shumë sportist dhe dashamirë të sportit.

Janë gjithësej 33 disciplina sportive, ku në mesin e tyre kemi të tilla që 95% e qytetarëve tonë por edhe të qeveritarëve nuk e din se çfarë sporte janë ato. Prandaj po i numërojmë të gjitha këto sporte dhe ju vet binduni se a i kemi pa apo ndëgju ndonjëherë disa prej tyre, po i listojmë sportet që duhet të zhvillohen në shtetin tonë: gjuajtja ne hark, atletika, badminton, basketboll, volejboll në plazh, bocce, boks, gara me kanoe, çiklizëm, zhytje, kalërim, skermë, hokej, futboll, golf, gjimnastikë, hendboll, xhudo, karate, konotazh, ragbi, lundrim, qitje, not, pingpong, taekëndo, tenis, volejboll, vaterpolo, ski në ujë, peshëngritje dhe mundje.

Qeveria e Kosovës mburret me një rezultat të tillë që ka fitu të drejtën për organizim të lojrave mesdhetare, duke ndarë 250 milion euro investime në infrastruktutën sportive të nevojshme për ti ndërtuar të gjitha objektet për zhvillim të garave. Në radhë të parë qeveria është dashtë të shpallë tender ndërkombtar për ti gjetur ekspertët më të mirë dhe inxhinjerët që din të merren apo i projektojnë këto terene sportive. Më pas do të duhej të llogaritet kostoja dhe të sigurohet buxheti.

Ndarja pausholle e buxhetit siç mund të bëhet te ne është joseriozitet dhe na kushton shumë në prestigjin tonë ndërkombtar në rast të dështimit. Me siguri të plotë pohoj se kjo qeveri nuk ka kapacitete të realizoj projekte kaq madhore siq janë Lojrat Mesdhetare të 26 shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria i ka dal në ndihmë Kosovës duke marrë përgjegjësinë e organizimit të lojrave që zhvillohen në ujë. Por megjithëkëte skepticizmi im prap mbetet i madh se Kosova nuk do të jetë në gjendje të përgatis infrastrukturën sportive të nevojshme për zhvillimin normal të këtyre garave në vitin 2030.

Pyesim ministrinë e sporteve se cilat janë kapacitetet tona hoteliere, kulinarisë, bujtinave, ushqimit, transportit, fshatrave olimpike, kapaciteteve njerzore, shërbimeve e mos të flasim fare për infrastrukturën sportive që ne nuk e kemi asnjë stadium të futbollit të gatshëm për tu zhvillu një ndeshje futbolli e karakterit ndërkombtar.

Kjo qeveri apo një tjetër që vjen pas kësaj është mirë të merret edhe njëherë seriozisht me këte problem të madh që për qeveritë tona apo për këte qeverinë momentale është diçka që populli thotë: “Kjo është një kafshatë e madhe që nuk kapërdihet”, prandaj ma mirë e shumë ma e ndershme është të heqet dorë me kohë, se sa ti afrohemi vitit 2030, kur në prag të fillimit të lojrave do të deklarohemi se nuk jemi gati prandaj heqim dorë nga lojrat mesdhetare.

Një qeveri që nuk ka qenë në gjendje për 4 vjet të filloj e ta përfundoj as edhe një projokt të vetëm kapital si psh., një autostradë për Gjilan, një rrugë magjistrale për Mitrovicë, një urë 20 metra në Badovc, një rrugë magjistrale për Podujevë e plot projekte tjera të parapara me programin zgjedhor të vitit 2021, ku janë renditur plot 116 projekte kapitale, prej të cilave vetëm 20% e tyre kanë fillu por ende nuk janë funksionalizu.

Atëherë shtrohet pyetja se si do ta kemi një stadion olimpik ku do të zhvilloheshin dhjetra disciplina të atletikës për të cilat ne nuk kemi as edhe një stazë të vetme të vrapimeve në stadiumet tona.

Kurse sa për sportet tjera që nuk e dim se çfarë terenesh e rekuizitash duhen për gara të tilla, ne jemi të pa denjë dhe kurrë nuk do ja dalim faqebardhë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu