
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Me pikëllim të skajshëm përjetuam shkuarjen në amshim të arsimtarit, veprimtarit të përkushtuar dhe mikut tonë të dashur, Avdyl Bicaj.
Duke qenë pjesë e dhimbjes Tuaj të madhe, ju shprehim ngushëllimet e dëlira Familjes të ngushtë dhe të gjerë Bicaj.
Ju përcjellim ngushëllimet e sinqerta edhe nga shoqëria e madhe e Bacit Hysen -tuajit dhe tonit, nga Republika e Bavarisë, ku Ai
ishte kryetar i Shoqatës dhe kryetar i LDK-së.
Avdylin e kujtojmë që nga vitet `60-a, si nxënës i Shkollës 8-vjeçare. E trajtonim më shumë se sa nxënës, si shok. Gjithherë pozitiv, gazmor dhe me humor të avancuar për moshën.
Avdyl Bicaj ishte i suksesshëm në arsim dhe i vullnetshëm në veprimtaritë tjera. Drejtues i LDK-në Vrellë. Puna e Avdylit u vlerësua dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me disa anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë, i bënë vizitë në shtëpinë e tij, duke shprehur mirënjohjen për veprën jetësore.
Në dekadën e fundit, i kapluar nga sëmundja e rëndë, deri në amputimin e këmbës, vuajti bollshëm.
Avdyli, pinjoll i një familje të urtë e bujare, vëllai i veprimtarit të Mërgatës, Hysen Bicaj, organizator dhe kontribuues në të gjitha aksionet vullnetare e humanitare, në paqe për mbijetesë të Atdheut-Kosovë. Dhe, me fillimin e luftës, ia dorëzoi Qeverisë së Kosovës të gjitha kursimet e punës së tij 40 vjeçare.
Lamtumirë, nxënësi dhe miku im i shumëdashur, Avdyl Bicaj. Kujtimi për ju do të mbetët i përjetshëm.
Pushoni në paqe, në tokën e shenjtë të Kosovës-Nënë!
Me dashuri, respekt e dhimbje të thellë – juaji Idriz Zeqiraj, Mynih, Bavari