Punim artistik i Ylli Harunit
Foto e INDEX-it, kur Sinan Kastrati ishte student.
Sinan Kastrati, Suedi
’Vazhdon nga numri i kaluar me titull: ”Vdiq poeti i poemës ”Nënë Shqipëri”, Fjala e Lirë, 20 shkurt 2023
Dritëro Agolli: ”Të ”Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë… ”
-Po kush janë ata të ligj o Dritëro ?)
I dashuri Dritëro,
Sot, e dielë, 5 shkurt, jam zgjuar më herët se zakonisht, e të premtën, më 3 shkurt, 2017, kur ti i mbylle sytë, nuk fjeta deri vonë, më zuri mëngjesi e së shtuenës.
E televizorin e kam ”ndezur”. Po shikoj se cili televizion shqiptar po flet për ty!
Para meje, në tovolinën e punës kam komjuterin ”plak”, telefonin ”ajfon” (mobil) e ”ajpadin”. Kam hapur disa faqe në internet, në Google e librat me pozi, me poezitë tua, librat e antologjitë e shumta që kam për Ty. Vjershat për ”Gruan”, për Nënen e për ”Poemë për babanë dhe për vete”, për Hatixhenë, për Sadijen e për Gratë tona.
Dritëro, më fal për gabimet, nëse kam bërë!
Foto e pasaportës e vitit 1979, që isha në Shqipëri
Po nxitohem !
Letrën po e shkruaj e po ta dërgoj menjëherë që ti ta marrësh, para se të shkosh në Botën tjetër.
Sot, nuk po më punon goja si duhët e as dora s`po më ”dëgjon”.
Nuk po gjej fjalë për ty!
Po kush mund të flas për ty e si ti?
Ndoshta do të fliste Naimi, Mjeda, Fishta e Konica, Noli e I. Rugova.
Por edhe ata nuk janë më, të gjithë kanë vdekur.
S`ka mbetur askush.
Ata, të presin në botën tjetër !
Po edhe ata janë janë të prekur, edhe ata janë të mërzitur!
Askush të mos flas sot !
Sot nuk kisha dëshirua që asnjë politikan të flas ! Të mos flasin, së pakut për ty !
Të mos flas as Edi Rama e as Hashim Thaqi, Ali Ahmeti e as … askush !
Të mos flasin së pakut vetëm sot, të mos flasin për ty.
Të mos flasin as ”piktori” shqiptari, e ”politikani” nga Kosova!
Sot, nuk duhët të flasin as ”poetët”!
Po të shkruaj për herë të fundit, jo pse më nuk dua të të shkruaj apo të flas me ty por pse tash për ty, do të flasin të tjerët, poetë, prozatorë por edhe politikanë … këndej e andej kufirit, por jo para varrit, nuk duhët të flasin sepse kjo ishte dëshira jote, ishte amaneti yt!
Profesor Idriz Ajeti e atdhetari Xhafer Laci, në banesën e profesorit pakë ditë para vdekjes.
Pata dëshirë me ardhur e me të pa edhe njëherë! Me të ra ”f`tyrës tënde”, për herë të fundit, siq është zakon por nuk pata pata forcë e guxim e nuk gjeta biletë avioni për Tiranë.
Rruga është e largët.
Dritëro, jam i sigurtë se amaneti yt nuk do të respektohet të ”Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë… ”
Bisedë me Agollin
-O të lutem vëlla … !
-O vëllai im, më shaj njëherë greqisht se më ka marrë malli !
Dritëro, nuk mundem pa të thenë ate që ti ma the mua, sigurisht iu ke thënë edhe të tjerëve, sigurisht e ke shkruar edhe ndonjë poezi. Nuk e di.
Ti kishe MALL për Mërgimtarët.
Ti kishe MALL për Mërgimtarët. Mërgimtar u bëra edhe unë, që nuk e kam besuar.
Ishe i ulur në një karrigë të thjeshtë të drurit të Alpeve Shqiptare, të Alpeve të Veriut. Pije duhan e raki të fortë por ishe shumë i kthjelltë.
”Isha në Australi (si Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, shën. imi), e fiilove bisedën, dhe pija kafenë e mëngjesit në teracen e hotelit në breg të detit, sigurisht pije edhe duhan australian, jo të ”Partizanit” e as raki të ”Skënderbeut”. Një grek kishte dëgjua se ka ardhur një ballkanas në Australi. Greku erdhi duke qarë e me duar në kokë, sikur të më lutej mua, mua që nuk besoja në kishë as në kryqin ortodoks grek.
– O të lutem vëlla, a din greqisht ?
-Jo !
Por pas pak mu kujtuan disa fjalë, sharje greke që i kisha mësuar kur isha fëmijë e luaja me shokët e mi (moshatarë grekë?).
-Po, po di të shaj greqisht !
-O vëllai im, më shaj njëherë greqisht se më ka marrë malli me e dëgjua gjuhën time !
Dhe pa një pa dy fillova ta shaj grekun në nënë, motër, grua e gocë, siq di shqiptari, e greku qante, më perqafonte e më pushte në të dy faqet e në ballë.
Poezi për mua, në Prishtinë
-Shkruajma një vjershë për kujtim!
Dhe unë, nuk gjeja fjalë, fletë fletoreje e laps nuk kisha e nuk më kujtohej, të kërkoja e ta kapja për dore me të shpejtë një fotografist që si për inat at paradreke në Fier e at pasdreke në Prishtinë nuk ishte asnjë fotografist.
Nuk besoja, nuk besoja se ajo pasdreke në Prishtinë do të ishte e fundit, takimi i mbram me Ty. …
Mu kujtua Indexi i studimeve me nota që e kisha me vete. E kisha në gjepin e brendshëm të palltos. E hoqa me të shpejtë dhe ia zgjata.
-I dashuri Dritëro, tu luta:
-shkruajma disa vargje a një vjershë për kujtim!
-Jo në ideks! Dhe nxore një bllok të vogël nga gjepi dhe në një fletë më shkruajte:
”Sinan Kastratit, me dashuri, për kujtim në Prishtinë”
Po, o i dashuri Dritëro, këto fletë tua e shumë fletë e fletore të mia me kujtimet e mia për ty e për vete mi muarën, mi dogjën e mu kalbën nëpër podrumet e shtëpive private që fleja si qiraxhi, natën me frigë e iksha mësheftas ditën.
Po kujtimin për ty, Dritëro, askush dhe asnjëherë nuk mund të mi shlyej.
Lamtumirë Dritëro!
U prehsh në paqë në dheun e Shqipërisë, në tokën e Shqipërisë nënë!
Sinan Kastrati, Suedi, Malmö, e dielë, 5 shkurt 2017
- S. Ju lutem redaksi e nderuar mos hiqni asnjë fjalë nga këto që shkruajta sot!
Mos hiqni as ditën, datën, muajin, vitin e vendin ku e kur e kam shkruajt !
Ky kujtim për Dritëro Agllin është shkua më 5 shkurt 2017 dhe është botua në Bota Sot me titull: ”Dritëro, Lamtumirë, Dritëro Agolli!”
Malmö, 20 shkurt 2023