ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Lamtumirë GUXO!

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Njoftim publik

Pas 45 ditëve aderim në partinë GUXO, pas 45 ditëve të punës me shpirtë e zemër, me zell dhe me përkushtim maksimal, pas 45 ditëve të pritjes për reflektim pozitiv, për bashkëpunim dhe komunikim reciprok nga ana e bashkëkryetarëve të partisë, erdhi përfundimi më i mirë i mundshëm në partinë GUXO!

Si pasojë e mungesës së komunikimit të ndërsjellë me drejtuesit e partisë, për të mos pësuar zhgënjim akoma më të madh, vendosa të largohem përfundimisht nga ky subjekt politik.

Më të lehtë e kam pasur komunikimin me dy ish presidentet e shteteve shqiptare (Fatmir Sejdiu dhe Sali Berisha) sesa me dy bashkëkryetarët e pastisë GUXO (Donika Gërvalla dhe Faton Peci)!

Sa më të mëdhenj dhe sa më të ngritur të jenë njerëzit aq më të sinqert dhe modest janë, kurse të vegjëlit kur ngriten vetëm një shkallë më lartë se të tjerët, bëhen mendjemëdhenj dhe mosmirënjohës ndaj të tjerëve!

Megjithatë, këto ishin 45 ditët e testit demokratik!

45 ditët në partinë GUXO ishin dhe do të mbeten një përvojë e mirë jetësore!

I falenderojë nga zemra të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim të shkurtër politik!

Të vetmën ndjesi e kam ndaj bashkatdhetarëve të shumtë në Itali, të cilët ishin rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë GUXO, për të cilën ishte gjithçka gati, mungonte vetëm caktimi i datës dhe vendit për themelim!

Unë kthehem aty ku isha, për të qëndruar i palëkundur në ADN-n time, në pozicionin e gazetarit dhe analistit të pavarur politik në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të vendit tim të shenjt.

Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!

Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e mirë, të sinqertë dhe atdhetarë!

Vendim i parevokueshëm: Florim Zeqa

12.04.2024 Treviso, Itali

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Shumë kush jemi të zhgënjyer me Mnistren Gërvalla.
    Sapo u zgjodh në postin e ri ne një grup mësimdhënës të gjuhës shqipe në mërgim kërkuam një takim me te, nder të tjera kërkuam që të bëjë marrëveshje ndërshtetërore me shetet ku funksionon shkolla shqipe e mësimit plotësues në mënyrë qe shkolla të institucionalizohet.
    Përgjigja ishte: fëmijët e mijë e dinë gjuhën shqipe ndërsa të burrit tim nuk e dinë. Por po ju premtoj se në vitin 2023 shkolla shqipe do të institucionalizohet.
    Përkundër qeverive tjera qe të paktën librat na i dërgonin me kohë, vitin e kaluar librat erdhën gati në fund të vitit.

    • Z. Artë, edhe unë mendoj si ti. Bile, dikur kam pas mendua se nëse ndonjëherë do të zgjidhet ndonjë president, pas inxhës Atifet, Donika duhët të zgjidhet.

  2. Florim Zeqa, nuk te njoh krejt, por te njoh pak nga disa shkrime ose shpalosje tua personale, intelektuale, mergimtare, patriotike etj…Te kam patur dikur edhe mik virtual ne facebook, nese nuk ke harruar?

    Ndaj, per aq sa te njoh, kam respekt per ty.

    Po me duket se je ngutur ose ke vrapuar shume qe ne start.. kur je inkuadruar ne partine “Guxo”….Politika eshre maratone e gjate….Ne fund te se ciles, dihet se kush ia del ose arrine ne cak.

    Donika Gervalla nuk e besoj kurre se e pren ne bese ose injoron askend. EShte cika (vajza) e intelektualit dhe patriotit te shquar shqiptar, Jusuf Gervalla. E rritur jetime, e shkollluar me shume vuajtje, mundime dhe peripeti te panumerta ne Shqiperi dhe Gjermani…E injoruar dhe dhunuar fizikisht nga bodigardet e Isa Mustafes, Fatmir Sejdiut ose LDK-s ne nje kuvend te tyre etj…Ate fare faton Pecin , nuk e njoh fare, as qe me ikntereson hic puna e tij. jO per bese.

    Vjosa Osmani per mua meriton respekt dhe admirim te posaem, per faktin e perkujdesjes dhe respekti te saj maksimal ndaj Zonjes Gervalla. Plus, Znj. Osmani eshte prpfesoresh unikverziteti, doktore shkencash etj…Presidente e Kosoves.

    Pa te keq, por per mendimin tim nga nje gabim ke kaluar ne nje gabim tjeter akoma me trashanik dhe kardinal, se sa i pari.

    Vrapo, por ngutu ngadale, thane dikur romaket e lashte.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu