ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Lansohet “Dritarja për Investimet e Diasporës”

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Prishtinë, 16 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në ngjarjen lansuese të “Dritares për Investimet e Diasporës”, programi më i ri inovativ për garantimin e kredive i cili synon tërheqjen e investimeve nga diaspora. Kjo nismë është krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në partneritet me USAID-in, përmes Projektit Promovimi i Investimeve dhe Qasja në Financa.  

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi faktin se mërgata konsiderohet faktori kyç për ndryshimin e imazhit dhe trajektores së zhvillimit ekonomik të Kosovës. Sipas tij, “Dritarja për Investime të Diasporës” është një hap i cili dëshmon tutje përkushtimin tonë për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

“Po e hapim dritaren për garantimin e investimeve të diasporës, e cila e lehtëson financimin e projekteve në të cilat  bizneset e mërgatës sonë iu mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. Përmes kësaj dritareje, do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërkaq e tërë dritarja parashihet që të arrijë deri në 100 milionë euro”, tha kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Përmes kësaj mundësie, bashkatdhetarët tanë shndërrohen nga investitorë pasivë që investojnë në instrumente financiare dhe tërthorazi mbështesin zhvillimin e vendit, në investitorë aktivë që investojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e krijimin e vendeve të reja të punës. Në anën tjetër, krahas kapitalit financiar, mërgata do të sjellë edhe aftësitë, njohuritë dhe kulturën e punës nga vendet ku jetojnë aktualisht e cila është e rëndësishme për ekonominë e vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi dhënë zotimin që të kontribuojmë deri në 8 milionë euro kapital shtesë në Fondin për Garanci Kreditore, ndërkaq Fondin për Garanci Kreditore ka ofruar 2 milionë euro, dhe me këtë 10 milionësh mundësohet garantimi i deri në 100 milionë euro kredive që mund të lëshohen për anëtaret e mërgatës sonë që janë të interesuar të kthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ngjarje, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për kapitalin që i’u dedikua kësaj dritare. Gjithashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja e partneritetit mes tri palëve: Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.

  Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Fillimisht më lejoni që edhe unë të ju bashkangjitem ngushëllimeve për Alban Kastratin. Njeri i dashur, i drejtë, i qetë sikurse ai nuk mund ta mendosh, se lerë më të takosh tjetër. Unë kam pasur fatin, rrjedhimisht edhe pikëllimin e madh këto ditë meqenëse jemi rritur bashkë në fëmijërinë tonë të hershme, por duhet ta gjejmë forcën e ta përballojmë këtë humbje të madhe e të vazhdojmë punën për shtetin e Kosovës, për ekonominë e vendin tonë në të cilën ai kontribuoi me profesionalizëm dhe devotshmëri.

 I nderuari Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati,

E nderuara Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,

E nderuara Zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi,

Shkëlqesi Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Jeffrey M. Hovenier,

E nderuar Znj. Eileen Devitt, Drejtores e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID,

I nderuari Z. Besnik Berisha, Drejtor Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, të institucioneve dhe agjencive në vendin tonë,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj, 

Është kënaqësi të jem sot këtu, në ceremoninë e lansimit të dritares garantuese për investimet e mërgatës sonë. Ky është një hap i cili edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë për krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Forhåndsvisning av bilde

Në shkurt të vitit 2021, pra para gati 3 vjet e gjysmë, patëm premtuar një qeverisje ndryshe. Patëm premtuar një Qeveri të pakorruptuar e të drejtë, të mirë e demokratike. Patëm premtuar politika të mirë-menduara të cilat do ta ndryshojnë imazhin por edhe trajektoren e zhvillimit ekonomik të vendit. Për realizimin e këtyre synimeve, mërgatën tonë e kemi parë si faktorin kyç.

Që në vitin e parë të qeverisjes, në korrik të vitit 2021, përmes Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve për herë të parë patëm emetuar Bonot e Diasporës. Ky ishte një produkt financiar, i garantuar nga shteti e që paguante interes të liruar nga tatimi, me anë të së cilës mërgatës sonë i mundësohej të investonte kursimet  në njërën anë dhe të mundësonte zhvillimin ekonomik në anën tjetër.

Forhåndsvisning av bilde

Paratë e mbledhura me Bonot e Diasporës, 10.43 milionë euro, i orientuam drejt zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, siç kishim premtuar, duke subvencionuar kreditë investuese për prodhuesit tanë. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo u dha  hov të paparë më herët investimeve në kapacitete prodhuese, ku për një kohë shumë të shkurtër u investuan më shumë se 100 milionë euro investime, gjë që u përkthye edhe në punësim edhe në  eksport, përkatësisht në rritje të të dy këtyre.  

Gjatë dy viteve të fundit unë kam vizituar e kam parë  me dhjetëra biznese anë e mbanë komunave të Kosovës, të cilat i kanë zgjeruar kapacitetet prodhuese e i kanë shtuar vendet e punës, si rezultat i kësaj mbështetjeje.

Ky ishte vetëm hapi i parë drejt shfrytëzimit të potencialit të mërgatës sonë.

Forhåndsvisning av bilde

Ky lloj investimi që bëri mërgata jonë, përmes bonove të diasporës, në terma financiarë njihet megjithatë si investim pasiv. Pra, kur investitori investon kursimet në një instrument të sigurtë e që ka kthim në investim, por që nuk angazhohet vetë në operimin apo menaxhimin e biznesit. 

Tani, me Dritaren e Investimeve të Diasporës, po e bëjmë edhe hapin tjetër. Po krijojmë mundësinë që ta shndërrojmë mërgatën tonë nga investitorë pasivë  në instrumente financiare dhe tërthorazi të mbështetet zhvillimi i vendit, në investitorë aktivë që investojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës.  

Për këtë, po e hapim dritaren për garantimin e investimeve të diasporës, e cila e lehtëson financimin e projekteve në të cilat  bizneset e mërgatës sonë iu mundëson që të zgjerohen edhe në Kosovë. Përmes kësaj dritareje, do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërkaq e tërë dritarja parashihet që të arrijë deri në 100 milionë euro. 

Forhåndsvisning av bilde

Pra një bashkatdhetar i cili dëshiron që  të investojë në Kosovë, tani do ta ketë shumë më të lehtë të marrë kredi investuese, të garantuar nga Fondi për Garanci Kreditore, dhe kësisoj të bëhet pjesë e iniciativës sonë zhvillimore. Gjithashtu, nga USAID ofrohet edhe mundësia e mbështetjes me grant për lehtësimin e zhvillimit të biznesit, për ato biznese të cilat  investojnë përmes dritares së diasporës. 

Përveç kapitalit financiar i cili  është i domosdoshëm për zhvillimin e vendit, mërgata jonë do të sjellë edhe aftësitë e njohuritë, dhe kulturën e punës nga vendet ku ata jetojnë aktualisht. Kjo gjë ka vlerë të jashtëzakonshme për ekonominë e vendit dhe padyshim që reflektohet si në planifikim ashtu edhe në administrim. 

Por një gjë edhe më e shtrenjtë, e që nuk mund t’i caktohet çmimi, e kjo  është kthimi i mërgatës sonë për të jetuar në Kosovë. 

Forhåndsvisning av bilde

Tashmë kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar kapitalin e tyre në Kosovë, për të banuar e jetuar këtu, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron  shumë kushte të mira për të zhvilluar aktivitete biznesore, dhe për ta është shumë e lehtë të punojnë e të fitojnë në vendin e tyre. 

Dëshirojmë që ta hapim një kapitull të ri të marrëdhënies së bashkatdhetarëve me atdheun e tyre nga ajo parulla kontribuoni duke sakrifikuar, investoni për të fituar, pra nuk po ju themi që të sakrifikojmë që të kontribuojmë por po duam që ata të fitojnë duke investuar e asisoj me siguri që edhe për pasojë kontribuojnë.

Forhåndsvisning av bilde

Nga regjistrimi i fundit i popullsisë që patëm, doli se një numër shumë i madh i banesave janë të zbrazura, që kryesisht janë të blera nga mërgata. Nëse e shikoni strukturën e investimeve të huaja direkte, një pjesë e konsiderueshme është investim në patundshmëri dhe kjo vjen në masë të madhe pikërisht nga mërgata jonë.  

E kjo tregon se mërgata jonë hapin e rëndësishëm tashmë e ka bërë pra banesën e ka këtu, kanë ku të banojnë vetëm pse duhet të kthehen edhe të banojnë, të jetojnë e të punojnë në vendlindjen e tyre të dashur në Kosovën tonë. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo është dëshmi pra që mërgata  asnjëherë nuk heq dorë nga ëndrra për t’u kthyer, dhe nga krijimi i kushteve për realizimin e kësaj ëndrre siç është edhe një banesë apo një shtëpi në Kosovë përkundër dekadave të jetesës  në Evropën Perëndimore, në shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjithandej globit asnjëherë mërgata nuk e ka braktisur Kosovën, ajo mund të ketë qenë jashtë vendit por gjithsesi brenda kombit e do të thosha edhe shoqërisë e ekonomisë tonë 

Forhåndsvisning av bilde

Tani ka mbetur që ëndrra e kthimit të fillojë e të bëhet realitet. Dhe ne këtë nuk e shohim vetëm në pushimet e tyre që bëjnë në Kosovë, por edhe për punën dhe mundin që duhet ta bëjnë në Kosovë.  

Një ndërmarrës i cili jeton në Gjermani, kur mori vesh për këtë iniciativën tonë të re ekonomike, për këtë dritare për diasporën, më shkroi se me këta hapa që po ndërmarrim ka shumë gjasa që deri në vitin 2030 do t’i kemi 2 milionë banorë në Kosovë dhe unë uroj që kjo të realizohet pikërisht duke e ndihmuar edhe ekonominë por gjithashtu duke e shtuar edhe popullsinë. Më fjalë të tjera në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullsi, edhe për më shumë punë, edhe për më shumë jetesë e zhvillim.Me mundësimin e investimeve, hapjen e vendeve të punës, e përmirësimin e kushteve të jetesës, nuk mbeten edhe shumë arsye të forta që bashkatdhetarët të vazhdojnë ta kenë cilësimin mërgimtar, nuk do të kenë më arsye kur e kanë mundësinë që me kushte të ngjashme e ndoshta edhe më të mira, të kthehen e të bëjnë biznes,  e të jetojnë në vendin e tyre. Ne e dimë që ata nuk duan t’i quajmë diasporë për shkak të etimologjisë nga greqishtja e lashtë e kësaj fjale por i quajmë mërgimtarë më parë sepse dëshirojmë të mendojmë që ata edhe kthehen sikur shpendët shtegtarë që kthehen në pranverë dhe unë besoj që pranvera ekonomike ka mbërri në Kosovë. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu