ARKIVI:
15 Prill 2025

LAPSH dhe Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë dhuroi donacion për sektorin e arsimit në Lipjan

Shkrime relevante

“Nëna e Terrorit Modern Islam”: Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, Mekë 1979

Tymi nga Xhamia e Madhe e Mekës gjatë sulmit vetëvrasës të...

Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?

Nga Aurel Dasareti Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të...

Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

Na mungon Agim Doçi, poeti i festivaleve dhe i këngës shqiptare

Nga: Sak Muji, Rugovë - Zvicër (Sylë Mujaj) NA MUNGON POETI I FESTIVALEVE...

Shpërndaj

Nga: Nexhmija Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Gjenevë 

Më 26 korrik 2022 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër, Këshilli në Gjenevë (“LAPSH”), dhuroi një donacion shkollës « Vëllezërit Frashëri » në Lipjan, Kosovë. Donacioni përfshin pajisje informatike 130 kompjuter dhe ekrane, të pajisur me pjesët tjera shoqëruese që kapin vlerën rreth 30 mijë Euro. Me këto pajisje u furnizuan përveç shkollës “Vëllezërit Frashëri” edhe 5 shkolla tjera të komunës së Lipjanit. 

Ky donacion është dhuratë nga Zyra e Avokatëve Zvicerane LENZ & STAEHELIN në Gjenevë anëtar i secilës është edhe avokati Liburn Mehmetaj  aktualisht kryetar i LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Këshillit(LAPSH) në Gjenevë.  

Në organizimin e donacionit kanë ndihmuar veçanërisht mësimdhënësi i shkollës “Vëllezërit Frashëri” Avdi Azemi si dhe mësuesja e shkollës shqipe në Gjenevë Hana Bilalli me dy djemtë e saj Qlirim dhe Betim Bilalli, të dy arsimtarë në shkolla zvicerane në Gjenevë. 

Në një ambient të këndshëm e mikpritës u zhvillua ceremonia e dorëzimit të donacionit, morën pjesë nënkryetari i komunës, Diamant Bytyqi, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasani, drejtori shkollës Jakup Bahtiri, dhe nxënës e mësimdhënës të tjerë.  

Nënkryetari Diamant Bytyqi u shpreh i kënaqur për ketë donacion, falënderoj të gjithë kontribuuesit, veçanërisht falënderoj Zyrën e Avokatëve Zviceran LENZ & STAEHELIN si dhe LAPSH-në, njëherësh edhe për përkrahjen e vazhdueshme që Zvicra dhe populli i saj i kanë dhënë Kosovës. 

Drejtori i shkollës “Vëllëzërit Frashër”, në Lipjan Jakup Bahtiri tha:” Vërtetë jemi shumë të kënaqur. Se mërgata jonë është promotori i ndërtimit të shtetit dhe shoqërisë kosovare, se punojnë dhe angazhohen vazhdimisht për një arsimim sa më cilësor për gjeneratat e reja dhe një shoqëri të nivelit evropian dhe botëror. Tregon më së miri donacioni me vlerë prej 30 mijë euro i destinuar për shkollën tonë. Ky donacion iniciohet dhe realizohet nga njerëzit me vlera të larta atdhedashëse dhe arsimore për shkollën vizionare dhe bashkëkohore nga kryetari i LAPSH-it z. Liburn Mehmetaj. Falë këtij donacioni shkolla jonë do ta ketë infrastrukturën më moderne në fushën e teknologjisë duke pajisur me kompjuter me performanca shumë të larta. Mësimdhënia dhe mësimnxënia në vitin e ri shkollor 2022/23 do të jetë shumë më e avancuar dhe model për të gjitha shkollat e Kosovës. Ky donacion ka gëzuar edhe nxënësit e 5 shkollave tjera në mënyrë që të rrugëtojmë së bashku në misionin e shenjtë të dijes. Në raste të tilla vërtetë fjalët janë të pakta për të i falënderuar donatorët karshi arritjes se objektivave për sektorin arsimor. Zotohemi që këto pajisje do të shfrytëzohen në mënyrë më të mirë të mundshme dhe bashkëpunime të tilla do të thellohen përmes vizitave të ndërsjella dhe shkëmbimin e përvojave.“ 

Në fund të ceremonisë Stafi pedagogjik i shkollës dhe Këshilli i Komunës së Lipjanit në shenjë falënderimi i dhuroi MIRËNJOHJE Liburn Mehmetaj për kontribut të çmuar në sektorin e Arsimit në fushën e teknologjisë shkollore.  

Duke falënderuar të githë autoritet dhe pjesëmarrësit mikpritës z. Liburn Mehmetaj tha:” Të mund të ndërtosh gjëra të mira është e rëndësishme të gjesh partner të mirë dhe ne jemi të lumtur që kemi gjetur këtë shkollë, me personelin e saj fisnik dhe të përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e fëmijëve”. 

Gjenevë, 18. 08. 2022 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu