…, po këta…, si është e mundur të qëndrojnë në krah të Lavrovit…?!
Gani I. Mehmeti
Fatkeqësia e shqiptarëve po duket të jetë se, në asnjë vend dhe në asnjë kohë nuk kanë bërë spastrime e as dëbime të të tjerëve nga trojet e tyre. Përkundrazi, shqiptarët kanë mirëpritur çdo popull e çdo njeri të ikur a të përndjekur nga trojet e shtetet e tjera, duke u bërë vend atyre, duke u shërbyer, duke u dhënë edhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme.
Mospranime të të tjerëve dhe spastrime etnike kombëtare kanë bërë serbët në çdo kohë, posaçërisht të shqiptarëve, nisur që nga përtej Beogradit e deri ku kanë mundur të vijnë. Një spastrim të tillë e menduan dhe në vitin 1999 dhe me masat më barbare kundër shqiptarëve, ashtu si e kanë bërë edhe sa herë të tjera. Serbët janë të shfrenuar, të urryer e të armiqësuar në shqiptarët, sepse e dinë që janë krejt në tokën e tyre. Dhe, pikërisht për këtë, për të qenë ata të lirshëm në tokat shqiptare, do të na zhduknin tërësisht të gjithëve nga faqja e dheut, sepse, ku do që të jenë shqiptarët, brenda apo jashtë tokave të tyre, ata ua kanë frikën se mos një ditë do të ngjallen dhe do ua prishin rehatinë.
Këta janë të gjithë bashkë në zbatimin e planit të Qubrilloviqit ndaj shqiptarëve, ndërsa shqiptarët e mjerë shtyhen, rrahen e vriten ndërmjetvetit për asgjë, duke harruar obligimet që kanë ndaj vendit dhe ndaj kombit të tyre. Ky është mjerim politik kombëtar!
Serbia armatoset deri edhe më shumë se në dhëmbë, që thuhet. Shqiptarët bashkëpunojnë me ta në dëm të vetë shqiptarëve dhe as u shkon mendja të armatosen, sepse Serbia vetëm me luftë mund të mundet.
Kjo e ka krah edhe Rusinë, siç dihet prej kur nisi të formohet kombi serb e vazhdon edhe sot e tutje, prandaj ambasadori i punëvet të jashtme i Rusisë, ua qan hallin serbëve në veri të Kosovës, se gjoja, janë duke u ndjekur: “Spastrim etnik i pastër si loti.
Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.
Por, Lavrovit nuk i intereson të dijë dhe të bindë serbët se ata duhet të njiohin vetë shtetin e Kosovës dhe t’u binden ligjeve të saja. Secili qytetar që bie ndesh me ligjin, duhet të merret me drejtësinë dhe me ligjin, pa marrë parasysh se i cilit komunitet është, pra edhe serbët.
Ata vetë, si në Serbi si në Rusi nuk lejojnë dikë të jetë mbi ligjin kur është në pyetje shteti, e Kosova përse të tolerojë serbët ?
Qëllimi Serbisë dhe i Rusisë nuk është tek pakica serbe, por tek veriu i Kosovës, që ia kanë vënë syrin ta shkoqin nga Kosova dhe t’ia bashkangjesin Serbisë.
Mirëpo, veriu i Kosovës është i Kosovës, dhe, i Kosovës do të mbetet.
Lavrovi dhe serbët, ashtu siç janë të këqinj vetë, mendojnë se janë edhe të tjerët.
O Gani po perse nxjerr Edi Ramen me Lavrovin/ nuk te vjen turp/ Po Edi Ramen e dergoi vete BE per ta takuar. Perse enxjerr / per te treguar se Shqiperia eshte me serbet?
Turp.
Ngelet duke share Kryeministrin shqiptar, i cili perkrahet fuqimisht nga SHBA dhe BE. sHIKONI ATE TURKOSHAKUN TUAJ-aLBIN kURTIN.
kOSOVA nuk ka per te patur te ardhme po nuk u bashkua me Shqiperine. Vetem si kOSOVE NUK KA PER TJU LENE AS BE dhe as SHBA.
aFROHUNI ME SHQIPERINE SE SHQIPERISE I A KANE MARRE KOSOVEN QE ME 1913 DHE JA DHANE SERBISE. pOR JU JENI MASHTRUES, KENI HARRUAR SE JENI SHQIPTARE.
Nje shkrim tendencioz dhe qellimkeq!
Edi Rama asht vegel e Erdoganit dhe ne aleance me serbet.
Prandej ju shqiptart e Kosoves mos e andrroni bashkimin me Shqipnine perderisa aty sundojne pasardhesit e Enver Hoxhes i ardhun ne pushtet nga jugosllavt.
Antari i byrose politike te Enver Hoxhes ishte Spiro Koleka besniku deri ne fund ndaj Enver Hoxhes. Ky Spirua mbante statistikat e te pushkatuarve nga Enver Hoxha, listat e te burgosurve politik dhe te kampeve te perqendrimit (komunist si ato kampet naziste) qe ishin e Toskni.
Edi Rama esht nipi i Spiro Kolekes.