ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Lavrov: “Tashmë është e qartë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Tiranë 

Sergei Lavrov dhe Edi Rama

Sergei Lavrov zbuloi mashtrimin e kryeministrit Rama me Open Balkan!

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, pasi nuk mundi ta realizojë vizitën e tij në Beograd për shkak të bllokimit të trafikut ajror për avionin e tij, deklaroi se “Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur.

Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”!

Ndërsa nesër në Ohër mblidhen tre liderët e tri vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut, për ta zhvilluar mbledhjen e radhës së iniciativës “Ballkani i Hapur”! Së paku Edi Rama nuk do të donte kurrë që kjo deklaratë e mikut të tij në Moskë të bëhej ditën e sotme e as në ndonjë ditë tjetër. Sepse Lavrov zbuloi të vërtetën.

Të vërtetën se Ballkani i Hapur nuk është projekt evropian e as amerikan, por projekt i Serbisë. Sepse ai zbuloi faktin se projektet serbe kanë mbështetjen e Moskës, por nuk paskan mbështetjen e Brukselit, Berlinit, Londrës e kryeqyteteve të tjera evropianw. Sepse ky projekt u shërbeka interesave të Serbisë dhe interesat serbe janë edhe interesa ruse. Deklarata e shefit të diplomacisë ruse ka një dobi të pamatshme. Nxori në shesh mashtrimin gati tre vjeçar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Me Ballkanin e Hapur ai ka lidhur kërthizën e tij e është përjekur të lidhë interesat e shqiptarëve. Ata shqiptarë që e kanë kundërshtuar Open Balkan janë konsideruar arkaikë, restriktivë, të pagdhendur, peng i mentaliteteve të vjetra e ndërkohë militantët dhe fansat e të të çmendurit Rama e kanë besuar me kollajllëk këtë mashtrim. Me aq shumë forcë dhe arrogancë është mbrojtur iniciativa serbe e Open Balkan, sa ne që kemi folur që ditën e parë kundër tij, na është dukur vetja minorancë. E kundërshtuan fillimisht minishengenin e Novi Sadit e më pas Open Balkanin sa e sa politikanë, analistë, komentatorë, opinionistë, përfaqësues të shoqërisë civile. E kundërshtoi lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, presidenti Meta dhe disa analistë në Shqipëri. Kosova u tregua më e unifikuar.

Por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk u mbështeten sa duhet në këtë kauzë nga opozita, e cila flirtoi me Ramën. Pra “fjeti me mullixhinë (Rama) për inat të Kurtit”! Deri para tri ditësh jam ballafaquar në emisione televizive me analiste te Kosovës, të cilët mburrnin Edi Ramën për “lojalitetin” me Serbinë dhe e mbështesnin Open Balkan-in. E të nxitur nga kjo qasje kritikonin mbrojtësit e idesë se “Open Balkan është projekt ruso-serb”! Po sot? A ndjehen mirë këta shërbëtorë të verbër të kauzave serbe e ruse në rajon dhe në territoret shqiptare në Ballkan?

A kanë kurajon së paku të thonë “Na falni, besuam si qorrat”?! A munden të shohin qartësisht e saktësisht atë që ka ndodhur me shqiptarët si rezultat i angazhimit anti-shqiptar të kryeministrit Rama?! Apo do të vazhdojnë të besojnë se Open Balkan është produktiv edhe për Shqipërinë, edhe për Serbinë e Rusinë?! Sikur kjo armatë e madhe të shpërblyesish nga Beogradi e Moska të kishte mbrojtur Procesin e Berlinit, sa ka mbrojtur Ballkanin e Hapur, sot Shqipëria do të ishte në dyert e hapura të Bashkimit Evropian. Sergei Lavrov me deklaratën e tij të mësipërme shpresoj të shërbejë për zgjimin dhe kthjellimin e shqiptarëve.

Kjo deklaratë është jo vetëm shuplakë për mashtrimet e Edi Ramës, i cili na thotë përditë se “Europa e mbështet Ballkanin e Hapur”, por edhe për deklarata të tilla, si ajo e zonjës Felaj se “Ne nuk mund të miratojmë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, sepse bie në kundërshtim me Open Balkan”!

Ndryshe shqiptarët do të binden plotësisht se vota kundër rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë e parlamentit shqiptar do të ishte votë pro Serbisë dhe Rusisë. Madje Rusisë do t’i vijë në ndihmë një votë e tillë kundër në momentet më të vështira të saj, kur po përgatitet akt-akuza për krime kundër njerëzimit e gjenocid rus në Ukrainë!

Deklarata e shefit te diplomacisë ruse ishte një rrufe në qiell të pastër për të dëshmuar bashkëpunimin e ngushtë të kryeministrit të Shqipërisë me Aleksandër Vuçiq për interesat e Serbisë e të Rusisë në Ballkan. Ne e kemi thënë vazhdimisht, prej nëntorit të vitit 2019, se minishengen dhe Open Balkan rritin dominimin serb në rajon dhe krijon premisa për krijimin e një Jugosllavie të Re, si dhe realizon interesat e Rusisë në rajonin tonë. Këtë konkluzion, qoftë dhe në formë abstraksioni, nuk e besuan mbështetësit e Edi Ramës. Do të ketë nga ata që edhe pos kësaj të mos e besojnë. Por dielli nuk mbulohet me shoshë.

Do të vijë dita kur gjithçka do të dalë në dritë. Dhe dokumentet, bisedat, marrëveshjet, paditë e Edi Ramës te Vuçiq kundër politikanëve shqiptarë, do të zbulojnë tradhtinë e pashembullt të tij në historinë e qytetërimit europian. Do të shihni një ditë se Edi Rama ka rënë dakord që ta zhbëjë shtetin e Kosovës dhe në funksion të kësaj formule të përbashkët me Beogradin ka mbështetur ndryshimin e kufijve e ndarjen e Kosovës, si dhe miniishengenin ose Open Balkan!

Do të lexoni dikur bisedën që Edi Rama ka bërë me Vuçiq sa i përket ndarjeve e përçarjeve politike, ideologjike e deri krahinore në Shqipëri! Ky është tmerr i vërtetë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu