Gani I. Mehmeti
Përkundër disa “dallimeve” partiake, këto dy parti nuk janë parë të ndara që nga ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së. Prandaj, nuk i shkon pështati të thuhet se LDK e PDK bëhen bashkë. Jo, këto parti nuk janë parë larg njëra-tjetrës prej një dekade e më tepër. Bashkë kanë qeverisur prej pas shpalljes së Pavarësislë së Kosovës. Prandaj, nuk është e çuditshme po të thuhet se ato sikur ishin të bashkaura prej kohësh, dhe, sikur nuk mundin të ecin pa njëra-tjetrën, sepse të gjitha i kanë ndarë së bashku, përveç çuarjes së shtetit përpara.
Dhe, çka është më e çuditshmja, përkundër shumë akuzave të LDK ndaj PDK gjatë viteve, ajo sërish është bashkë me të kur vie në pyetje formimi i qeverisë. Prandaj, lirisht mund të themi se, nuk i mundon shumë interesimi për shtet, por për pushtet, për çka i shtyn dhe i tërheq të jenë sërish bashkarisht.
Këtu nuk fajlësohet PDK-ja, sepse asnjëherë nuk ka pasur për çka të ankohet në LDK-në e dëgjueshme. E në çka është ankuar e akuzuar PDK nga LDK, mund të shohin të kaluarën e tyre, në veçanti në fushtat parazgjedhore, kur edhe i vënte vijat e kuqe LDK se nuk do të qeverisnin bashkë me PDK. Por, me përfundimin e zgjedhjeve, ajo vi e kuqe merrte ngjyrën e gjelbër dhe bashkoheshin.
Kësaj radhe nuk ka pasur as vija të kuqe mes këtyre dy partive, prandaj ec e thuaj se nuk ishin bashkë!…
Një shkrim pa kripë. Orvatje për ta sulmue e denigrue LDK-n ashtu sikur bëjnë të gjithë shqipfolësat e brymosur me enverizëm dhe edhe per ta perfolë Akademikun Isa Mustafa, Kryetarin më të mirë qe ka pas Prishtina, Kryeministrin më të mirë qe ka pas Kosova dhe pas Ibrahim Rugovës Kryetari më i mirë i LDK-s. Shoku Gani Mehmetaj, LDK- në PDK- nuk e ka afrue Isa Mustafa, por ate e ka afrue permes Pleurat Sejdiut ish Kryetarin Fatmir Sejdiu, aq shumë e pat afrua sa Presidenti Sejdiu i rrinte gaditu Hashimi Thaçit. LDK- me AAK- n dhe PDK- n e ka ba kumarllakun me i afrue edhe kufoma e Tërrnovcit Nexhat Daci.
Isa Mustafa e ka gjetë LDK- në kthetrat e ” KOMANDANTVE” të PDK- s dhe AAK-s. Andaj mos hudh fajin aty ku nuk duhet.
E cfare te keqe ka nese LDK behet bashke me PDK per te qeverisur vendin, sidomos tani kur PDK-ja ne gjirin e saj e ka nje Bedri Hamza qe as nje njeri ne Kosove nuk mund ta akuzoj per keqperdorime te mjeteve financiare . Bedriu, mendoj une dallon shume nga ata te mehershmit e PDK-se. Edhe dr. Rugova pat bere koalicion me PDK-ne dhe nuk u pat bere nami. Kur eshte ne pyetje e mira e shtetit, atehere nganjehere duhet mbyllur syte dhe te veprohet. Ne keto momente te veshtira me se miri do te ishte qe VV te mos lejohet te qeverise edhe per kater vitet e ardhshme.