Rugova: “Kokën mund të ma ndërroni, por mendjen kurrë! As më pak e as më shumë se pavarësi pa kushte me Serbinë. Me Serbinë mund të jemi vetëm fqinj të mirë, asgjë më shumë, as më pak.
LDK-ja i ka shkelur të gjitha parimet njerëzore, politike dhe kombëtare. Nuk e meriton votën e rugovistëve.”
A thua si do të vepronte Presidenti Ibrahim Rugova po të ishte gjallë sot, me veprimet e kësaj kaste politike që u ngrit në krye të partisë sime dhe të Ibrahim Rugovës, LDK-së tani të ndjerë, që me ndihmën e Shikut dhe UDB-së e prunë në krye të LDK-së këtë kastë politike me tupana dhe dajre, ku sot ia pa sherrin krejt një Kosovë.
Ibrahim Rugova, aj gjatë jetës së tij, e mbante një distancë të qartë nga Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ngase ishte fort mirë i informuar nga shërbimet amerikane se kush është Hashim Thaçi.

Pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ndryshuar drejtimin e saj politik, duke hyrë në koalicione me PDK-në në vitet 2008 dhe 2014. Këto bashkëpunime i kanë sjellë dëme të konsiderueshme Kosovës. Kryesia e LDK-së, pas vdekjes së Rugovës, nuk e mori seriozisht mesazhin e tij kur ai e la amanet që Hashim Thaçin ta mbajnë sa më larg nga pushteti!

Prandaj, këto veprime të aktorëve kryesorë të LDK-së u panë nga rugovistët dhe populli i Kosovës si tradhti ndaj parimeve të partisë dhe trashëgimisë së Rugovës. Nëse ju kujtohet, kur Rugova ishte para vdekjes dhe i ngritur nga shtrati u çua dhe i porositi negociatorët që do të merrnin pjesë në negociatat e Vjenës, se ju që shkoni në negociata dua nga ju një premtim që as më shumë as më pak se pavarësi. Çka bëtë ju tradhtarët pas vdekjes së tij, bre bota …. ua ……ashtu siç ja keni ….Kosovës.

Në vitet 2013-2015, PDK dhe LDK kanë nënshkruar dhe miratuar disa marrëveshje të dëmshme dhe shumë shkatërruese për atdheun, aq më keq kur këto marrëveshje janë aprovuar me votat e shumicës në parlamentin e Kosovës. Disa prej këtyre marrëveshjeve janë kontestuar fuqishëm nga opozita e asaj kohe, VV-ja, si dhe shoqëria civile, të cilët i kanë cilësuar si të dëmshme për interesat e vendit. Këto veprime kanë ngritur pikëpyetje mbi integritetin dhe përkushtimin e LDK-së ndaj parimeve të saj themeluese.
Është e rëndësishme të theksohet se qëndrimet dhe veprimet politike të LDK-së pas vdekjes së Rugovës, populli dhe rugovistët janë tradhtuar nga ata që drejtuan LDK-në, pa të cilët as edhe një e keqe s’e ka gjetur Kosovën pa ndihmën e këtyre tradhtarëve.
Pas 9 shkurtit, kur LDK-ja do të pësojë fiasko, duhet që urgjentisht të bashkohen rugovistët, ata që e kanë ndërtuar këtë parti dhe ata që e kanë mbrojtur, që ta rimëkëmbin dhe ta ringjallin LDK-në dhe Kosovën.
I nderuari Halil, LDK-në e sotme e kemi ndihmuar bukur shumë edhe ne me pasivitetin apo naivitetin tonë .
Pas vdekjes së Liderit dhe themeluesit të saj Dr. Ibrahim Rugova, në krye të kësaj partie me votën e lirë të popullit u zgjodh Prof.dr. Fatmir Sejdiu. Z. Sejdiu që nga themelimi i LDK-së,me të gjitha mjetet e ka mbështetur Presidentin Rugova .
Sejdiu bëri reforma pozitive në të mirë të Partisë,duke ofruar të rinj me ide të shëndosha që çojnë përpara si zonjën Vjosa Osmani e formuar intelektualisht dhe politikisht nga vetë Sejdiu.
Dr. Rugova duke parë profesionalizmin e lartë të Sejdiut, e shihte edhe si trashëgimtarë të tij të mundshëm. Mirëpo, hijenat që kishin hyrë brenda çatisë së LDK-së, falë Z. Sejdiu,filluan me disa kodoshë që shohin vetëm lekun me i bërë Z. Sejdiu edhe puçin prapa shpinës . Gjë që e arritën duke e treguar fytyrën prej bukëshkalësish e njerëzish të pabesë.
Jemi të njëanshëm dhe mohues të së vërtetës falë angazhimit të Z. Fatmir Sejdiu, është avansuar statusi i Kosovës në Republikë . Marrëveshja e Rambujes e publikuar në të përditshmen ” Koha Ditore ” kishte përplot të meta. Ajo mund të shihet edhe sot.
Zoti, Sejdiu duke qenë përherë në kontakte të përhershme me miqtë ndërkombëtarë posaçërisht me Amerikanët , më 3 shkurt 2007 në gazetën zvicerane ” Le Temps” e paralajmëron Pavarsinë e Kosovës . Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, është i pari që përmes një telegrami të urimit i garanton Zotit, Sejdiu, mbështetjen e fuqishme të Francës. Ne vetëm kur i humbim njerëzit e mirë dhe të përgatitur kuptojmë vlerën e Tyre .