ARKIVI:
10 Maj 2025

LDK-ja nuk ringjallet nga mbetjet e Isës dhe Hashimit, është koha për pastrim dhe rilindje të saj!

Shkrime relevante

Xhafer Leci: Treva e Rugovës, Park Nacional

Njëra nga pamjet e restoraneve të bukura të Trevës së Rugovës Rugova,...

1922 / Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë, drejtuar të rinjve amerikanë të Kryqit të Kuq

Burimi : Junior Red Cross News, shtator 1922, faqe n°16 Nga Aurenc Bebja*,...

Xhamitë dhe krijesa e tyre antishqiptare Hysri Selimi

Afrim Caka, Gjakovë KU XHAMITË PUNOJNË ME BANDATË ISLAMIKE RADIKALE Dëshirën për t’a...

Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!

Florim Zeqa Kësaj radhe këtë shkrim po e filloj me lajmin e...

Shpërndaj

LDK-ja nuk mund të ringjallet pa largimin e klikës që e ka çuar në rënie.
Partia e Ibrahim Rugovës, dikur shtylla kryesore e shtetndërtimit të Kosovës, sot vazhdon të endet në një rreth vicioz të humbjeve të njëpasnjëshme. Shkaku është i qartë: brenda saj ende dominojnë ata që e kanë degraduar dhe e kanë çuar drejt dobësimit – mbështetësit e Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit, Lumir Abdixhikut dhe rrethit të tyre të ngushtë.
Këta individë dhe grupet që i rrethojnë kanë shndërruar LDK-në në një strukturë të pafuqishme, pa vizion dhe pa kapacitet për t’u ringritur.
Pavarësisht se kush udhëheq, me apo pa Isa, me apo pa Hazirin, me apo pa Kicën, rezultati mbetet i njëjtë: vendi i tretë. Dhe kjo nuk është aspak rastësi.
Ky është trashëgimi e drejtimit të Isa Mustafës – një strategji e qëllimshme për ta mbajtur partinë në një “ngjitje të kontrolluar”, duke i frenuar energjitë transformuese dhe duke mos lejuar që LDK të synojë më lart. Jo nga mungesa e elektoratit, por nga frika e strukturave të kapura, që nuk e duan rikthimin e saj si forcë e parë politike.
Aq më keq kur familjet që përfaqësojnë vlerat dhe kontributet e luftës dhe të paqes i mbështesin e i duartrokasin këta hileqarë. Kjo është pikërisht ajo plagë që do ta mbajë peng LDK-në edhe për shumë kohë.
Kjo u pa qartë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Edhe pse mbetën në vendin e tretë, disa brenda partisë këtë e quajtën sukses. Pse? Sepse e dinë që një rezultat më i lartë do të nxirrte në sipërfaqe përplasjet e brendshme mes grupeve të interesit që kontrollojnë partinë.
Nëse LDK-ja dëshiron të rikthehet si forca kryesore politike në vend, nuk mund ta bëjë këtë me të njëjtët njerëz që e kanë çuar nga humbja në humbje. Ka ardhur koha për reflektim të thellë, për përgjegjësi dhe për largimin e atyre që e kanë kapur partinë për interesa personale.
Koha për ndryshim ka kaluar.
Ata që e rrënuan, e mashtruan dhe e çnjerëzuan LDK-në kanë emra – dhe duhet të largohen.
Rrugovizmi dhe vlerat e vërteta të LDK-së nuk mund të ringjallen pa një pastrim të thellë dhe të ndershëm.
Vetëm atëherë mund të ketë një rilindje të vërtetë.
Vetëm atëherë LDK mund t’i kthehet rrugës së Rugovës.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. LDK-ja eshte ne rruge te mire per t’u rimekembur. Ne zgjedhjet e fundit meritonte me shume. Fushata parazgjedhore e saj ishte me e mira nga te gjitha partite tjera. Kishte programin me te mirë. Cuditerisht fitoi vetem rreth 18% . Ku qendron shkaku qe nuk fitoi me shume eshte veshtire te thuhet. Une mendoj qe shkaku kryesor eshte qe nje pjese e madhe e qytetareve tanë eshte lajthitur. Gjate mandatit te saj kater vjecar partia ne pushtet nuk beri gje. Korrupsioni vazhdoi te jete i larte. Qeveria ishte pa vizion. Pjesen me te madhe te energjise ajo e shpenzonte ne sharje dhe fyerje te opozites.
    Une kam besim ne LDK-ne e sotshme. Duhet dhene rasti z. Abdixhiku.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu