ARKIVI:
21 Mars 2025

LDK në udhëkryqin e madh politik!

Shkrime relevante

Anatomia e shpirtit ballkanik

Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ Nuk është rastësi që popujt e Ballkanit kanë...

Politikanët “pampers”…!

Afrim Caka, Gjakovë PEISAZH I POLITIKANËVE PAMPERSË... Tani pamë se, në mediat e...

Reflektim pas leximit të një libri

Ilir Canhasi, Suedi  STILI KOGNITIV ANTIDEPRESSIV - Një strategji e re për shëndet...

“Meshari” i Gjon Buzukut, apo 470 vjet më parë nisi rrugën fjala e shkruar shqip

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari" i Gjon Buzukut, nisi...

LDK në udhëkryqin e madh politik!

Florim Zeqa Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën e LDK-së...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën e LDK-së post-rugoviane dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, Prof. Avdullah Hoti do të mbahet mend si njeriu i parë i veshur me postin e deputetit që e ngtiti zërin publikisht për reformimin e brendshëm të LDK-së.

Me sorosian nuk ribëhet LDK-ja

Veprimin e Prof. Avdullah Hotit disa e konsideruan të vonuar, sa të tjerë si të panevojshëm, kurse unë mendoj që ishte hap i duhur dhe në kohën e duhur. Prova me urtësi dhe durim e priti shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja për të reaguar guximshëm dhe me pragmatizëm intelektual nevojën urgjente të largimit të kryetarit aktual pas debaklit zgjedhor të partisë.

Thirrja e profës për largimin e kryetarit aktual vjen si rikujtesë për reflektim të Abdixhikut, i cili, fillimisht pas shpalljes së rezultateve preliminare e pranoj fajin e dështimit të LDK-së në zgjedhje, por nuk e vazhdoj me veprimin pasues të largimit nga kreu i partisë, si akt moral i dështimit politik!

Të gjithë ata që po e mbrojnë kryetarin aktual me gjuhën e tyre linquese ndaj zërave kritik, nuk janë gjë tjetër veçse vijimësi e rrenuesve serik të LDK-së!

LDK nga pronë kolektive e Riinvest-it u kthye firmë private të Lumirit të katapultuar në krye të LDK-së nga Isa Mustafa, nga rrënuesi më fatkeq i filozofisë politike rugoviane, ku Lumi i gjatë përmes rrugës “Rrugës së Re” në koordinim të plotë me shkatërruesen e LDK-së, Vjosa Osmanin dhe nën kumbarinë e majtistit Edi Rama, i dhanë goditjen fatale filozofisë politike rugoviane në LDK!

Kjo është rruga në të cilën e ka futur LDK-në Lumir Abdixhiku me veglat e tij, e cila nuk ka gjë të përbashkët me të djathtën shqiptare e më së paku me filozofinë politike rugoviane!

Një rikujtesë për ata që po mendojnë se Lumiri ka shënuar rritje. Rritja simbolike nuk është meritë e Lumirit, por e elektoratit rugovian i cili ende beson në filozofinë politike rugoviane në LDK, të varrosur nga Isa Mustafa me sejmenet e tij dhe të betonizuar së fundmi nga dy sorosianët, Vjosa dhe Lumiri!

E para, Vjosa është në koalicion me majtistin kosovar Albin Kurti, kurse i dyti, Lumiri në bashkëveprim me majtistin shqiptar Edi Rama.

Ju mbështetës të Vjoses dhe Lumirit, që besoni se ringjallja dhe fuqizimi i LDK-së vjen përmes majtizmit, atëherë më tregoni cila është rruga e së djathtës në Kosovë?!

Të drejtën morale të thirren në filozofinë politike rugoviane e kanë të gjithë ata që e ndjejnë në shpirt dhe e zbatojnë në vepër ideologjinë e tij politike, por jo edhe ata që thirren në frymën rugoviane, ndërsa në anën tjetër u shërbejnë ideologjive tjera politike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu