ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Le Soir (1890) / Një recension për “Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise — Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, romanin e Albanus Albanos (Pashko Vasës)

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Pashko Vasa (1825 – 1892)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Nëntor 2023 

“Le Soir” ka botuar, të enjten e 2 janarit 1890, në faqen n°3, një recension për “Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise — Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, romanin e Albanus Albanos (Pashko Vasës), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Variete

Bardha e Temalit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Publiku ka filluar të lodhet nga romanet mbi zakonet pariziane apo provinciale, të cilat janë shumëfishuar paksa gjatë muajve të fundit. Një reagim i lehtë për t’u parashikuar dhe që mund të zgjaste për ca kohë, e kthen atë në histori romantike me një shije ekzotike, në këto “skena” nga jeta e popujve barbarë, që kanë dominuar revistat për kaq shumë kohë. Prandaj mund të parashikojmë sukses të vërtetë për vëllimin e ri që sapo është botuar nga botuesi Albert Savine (librari e re pariziane), “Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, nga Albanus Albano. Shkëpusim nga kjo tablo interesante e zakoneve vendase : kthimin e heroinës së librit, një e re shqiptare, Bardha e Temalit, në shtëpinë e prindërve të saj :

Luli, bajraktar i fisit Temal, ishte i ri, trim, i flaktë; e donte të bukurën, të madhen dhe mbi të gjitha të renë. Në pamundësi, për mungesë edukimi dhe mjetesh, për të kryer veprime brilante, apo për t’u përfshirë si të parët e tij, në luftime të përgjakshme me fiset fqinje, ai donte të tërhiqte vëmendjen e publikut me një shtysë të paparë në traditat e tij familjare. Ai, burri i malit, kërkoi dhe mori dorën e një vajze të re nga Shkodra, duke u larguar përmes këtij ekscentriciteti nga zakonet e burrave të fisit të tij, të cilët i vlerësojnë gratë vetëm për forcën e tyre fizike, guximin e tyre dhe numrin e fëmijëve meshkuj që ajo i jep të shoqit dhe që, për rrjedhojë, nuk urrejnë asgjë sa aleancat me vajzat e fushës, të cilat i konsiderojnë si krijesa të dobëta dhe të padenja për t’u quajtur nëna nga djemtë e malit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duke celebruar këtë martesë, Luli kishte marrë damkën e klanit të tij; e kishin kundërshtuar, madje ishin indinjuar nga fakti që trashëgimtari i krerëve të Temalit, nëpërmjet aleancës së tij me banorët e qytetit, kishte hequr dorë nga avantazhet e një bashkimi më të përshtatshëm me vajzën e një kryemalësori (bajraktari tjetër). Pra, Bardha e gjorë konsiderohej vetëm një “spiune”; fustanet e saj të qëndisura me ar, perlat dhe veshja e saj elegante i bënin gratë e maleve të llafazanonin, të tronditura nga luksi që ajo shfaqte… 

Pavarësisht largësisë që Bardha frymëzoi në to, Temalistët, pasi mësuan se ajo duhej të shkonte te prindërit e saj, nxituan të zgjidhnin një grup prej njëqind burrash, midis malësorëve më të guximshëm, të armatosur mirë, të mësuar mirë, për të shërbyer si përcjellës i saj. Nuk ishte me qëllim që ta kënaqnin atë që ata kishin qenë kaq të vëmendshëm, sepse kjo procedurë delikate nuk ishte në harmoni me natyrën e këtyre burrave gjysmë të egër; aparati ushtarak që ata donin të vendosnin me këtë rast ishte vetëm për shkak të dëshirës për të shfaqur fuqinë e udhëheqësit të tyre, duke kënaqur krenarinë e tyre. 

Bardha hipi mbi një kalë të bardhë të zbukuar plot me luks oriental; dy gra e ndiqnin me mushka. Përpara saj ecnin rreth njëzet të rinj; pjesa tjetër e kortezhit e ndiqte. 

Gjatë udhëtimit, gjithçka që bënë ishte të këndonin, të bërtisnin dhe të qëllonin; herë pas here ndalonin për të pushuar pak e për të pirë për shëndetin e bajraktarit. Sa për gruan, nuk bëhej fjalë për këtë.

Me të mbërritur pranë rrugicës që të çonte në fshat, malësorët ndezën një zjarr në radhë, të cilit iu përgjigjën disa të shtëna pistolete, të qëlluara nga kureshtarët, të cilët, të përzier me gratë, prisnin që Bardha të kalonte.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kortezhi ndoqi itinerarin e tij nëpër rrugët e qytetit, mes këngëve dhe krismave të pushkëve të malësorëve, mes urimeve të zhurmshme që gratë i drejtonin nuses së re dhe komenteve të larmishme të shkodranëve, vështrimet intriguese të të cilëve drejtoheshin nga dritaret e mbushura me gra të mbuluara që kishin lënë punët e shtëpisë për të parë këtë spektakël të pazakontë. 

Teksa kortezhi i afrohej shtëpisë së babait të Bardhës, numri i kureshtarëve shtohej. Për banorët e Shkodrës ishte një ardhje thuajse e paprecedentë; sepse një vajzë e re e qytetit nuk ishte martuar kurrë me një malësor; kurrë nuk kishte ecur një grua në rrugë e ndjekur nga një procesion kaq i zhurmshëm dhe madhështor. Kudo turma u rreshtua për të lënë Bardhën dhe shoqëruesit e saj të kalonin; kudo e përshëndetnin dhe e brohorisnin. Por fëmija e gjorë kalëronte në mes të gjithë këtyre njerëzve, me sytë e saj të zhytur dhe të mbuluar me një vello të bardhë si një viktimë e çuar në sakrificë, duke mos parë askënd dhe duke mos iu përgjigjur urimeve dhe komplimenteve që gratë i drejtonin vazhdimisht me lëvizje të lehta të kokës në formë nderimi. 

Kur mbërriti para shtëpisë së babait të saj, dera e madhe u hap dhe mundësoi pamjen e një turme të afërmish të të dyja gjinive që ishin mbledhur për ta pritur e për ti uruar mirëseardhjen. U vërsulën drejt saj. Vëllai e kapi nga beli dhe e zbriti nga kali, duke bërtitur nga gëzimi dhe duke e mirëpritur. Mezi vuri këmbën në tokë, kur e gjeti veten në krahët e nënës së saj, dhe, në këtë përqafim, nënë e bijë i thanë njëra-tjetrës më shumë gjëra nga sa mund të shkruanim brenda një dite. 

  1. Albano

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu