ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Le t’i vehen masa ndëshkuese Kosovës, Ura e Ibrit duhet liruar!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Kur nuk bën lëvizje, kërkohen ato; kur bën lëvizje, të qortojnë të ndalesh; kur nuk zbaton ligjin e kushtetutën, kërkojnë të zbatohen. E kur ti i zbaton, jo vetëm që janë kundër zbatimit të ligjit e të kushtetutës, por të vënë edhe masa. Kësaj i thonë: Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava! Dhe, kështu do të jetë gjithmonë deri sa të jesh i vogël, deri sa tjerët duan të prejnë rrobat ty pa t’i matur fare, vetëm ashtu si duan ata, apo kësaj radhe, ashtu siç kërkon Vuçiqi, pse ai u bë i fortë me përkrahjen e Rusisë, ndërsa aleatët tanë, po duan ta sakrifikojnë Kosovën për ta kthyer nga vetja Serbinë, e cila kurrën e kurrës nuk do të kthehet, nëse i kërkohet të ndahet nga Rusia. Krejt Kosova është ze vogël, që Vuçiq të ndahet nga Rusia !

Ne jemi dëshmitarë të kohës dhe e dimë se si veriu i Kosovës mbeti me shumicë serbe! Ajo u bë me shumicë serbe, mbasi serbët me ndiohmën e KFOR-it përndoqi shumicën shqiptare nga ajo anë deri tek lumi Ibër, duke i vrarë e duke ua djegur shtëpitë sikur në Srebrenicë dhe kurrë më deri sot nuk u bë asnjë përpjekje për kthimin e tyre në shtëpitë e veta, mu sikur në Sanxhakun e Nishit në vitiet 1877/1878, politikë e Serbisë kjo, për ta marrë veriun, por me përkrahjen e KFOR-it aso kohe, e tani përmes edhe të BE-së.

Tani, kjo ,po shihet se paska qenë një koordinim atë kohë mes Serbisë dhe KFOR-it për krimin ndaj shqiptarëve në atë anë. Kjo po shihet edhe sot nga Borell, Lajçak e Stano, të cilët, kur u konvenon atyre, thonë se duhet formuar ura bashkëpunimi, por kur vie puna tek zbatimi i ligjit e kushtetutës në Kosovë, janë kundër hapjes së urës mbi lunin Ibër, sepse, me gjasë kjo paska qenë e kurdisur që nga koha e pasluftës, prandaj, lëre që nuk lejojnë të hapet ura për lëvizje të lirë, sepse po u hap kjo urë, po mbetet të kuptohet që veriu i Kosovës është i Kosovës e jo i Serbisë, por me mbetjen mbyllur të urës, po kuptohet se veriu do të ndahet, e se, do t’i bashkohet pastaj Serbisë apo do të mbetet shtet serb më vete, mbetet të shihet.

Përndryshe, po të mos jetë kjo kështu, nuk do të kishte kurrfarë logjike të kërkohet të mbetet ura e mbyllur. Kështu që, ura tani po ka dy kuptime – si urë lidhëse dhe si urë ndarëse, siç është në rastin konkret.

Dhe ,për habinë edhe më të madhe, BE-ja paralajmëron edhe masa tjera ndaj Kosovës, pse kjo po kërkon shtimin e sovranitetit dhe bashkimin e territorit të saj, edhe atje ku u nda nga KFOR-i, i cili, tani po mbron krimet e veta dhe të serbëve mbi popullin shqiptar atë kohë.

Këtu është një pabesi e tradhti e madhe nga BE. Ajo po do gjithsesi që veriun t’ia shkoqë Kosovës. Ky është plani i tyre i përgatitur prej kohësh.

Përse nuk i vunë masa Serbisë me mossanksionimin e saj ndaj Rusisë? Jo, sepse Serbia e ka Rusinë dhe është armatosur deri në dhëmbë sa e kërcënon edhe KFOR-in e i rrahë kur të dojë!

Ndërkaq, pse Kosova do sundimin e ligjit në mbarë territorin, i vehen masat. Le t’i vehen, ura duhet liruar!

Unë po të isha kryeministër, nuk do e jepja veriun për asnjë çmim. Më mirë me masa nga BE-ja sesa pa veriun.

Pra, mos qofsh i vogël, se të shkelin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu