ARKIVI:
28 Mars 2025

    L’Économiste français (1917) / Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë në Gjirokastër

    Shkrime relevante

    Fahri Hasani, veprimtari e punëtori i dalluar

    Gani I. Mehmeti Edhe më heret kemi thënë se, secila kohë i...

    Macron e bën veten të gjatë dhe të errët, parashikon forcat franceze në Ukrainë

    Paris, Francë 20250327. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet nga presidenti francez...

    Një kohë të gjatë mendoj të shkruaj për romanin “Mjeshtri e Margarita” të Mihail Burgakov

    Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Kam kohë që mendoj të shkruaj diçka, modeste...

    Pse shqiptarët e injorojnë realitetin e ri politik gjithëbotëror?

    Dy avionë ushtarakë amerikanë u ulën të dielën në aeroportin në...

    Bashkëpunim arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Prishtinë, 27 mars 2025 U mbajt Olimpiada e përbashkët në lëndën “Gjuhë...

    Shpërndaj

    Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021

    “L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

    Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë.

    Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :

    Të gjithë popullatës shqiptare.

     Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.

    Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.

    Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur. Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.

    * Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

    Burimi : https://www.darsiani.com/la-gazette/l-economiste-francais-1917-italia-shpall-pavaresine-e-shqiperise-ne-gjirokaster/.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu