Në foto: Elvir dhe Kaltrina Muriqi
Për Drinin: E.B. dhe Nexhmedin Syla, Nju Jork
Elvir Muriqi është një legjendë e boksit, i njohur si “Kosova Kid” në ring. Ai u bë sportisti i parë shqiptar, që mbajti tituj të shumtë, duke përfshirë fitimin e Dorëzes së Art 1998, dy kampionate; kampion në kikboks amator në Bregun Lindor dhe kampion për tre shtete.
Triumfi i tij erdhi me fitimin ne Nju Jorkut të trofeut “Golden Gloves” në Madison Square Garden në moshën 18 vjeçare.
Pasi doli nga ringu, Muriqi, pati një karrierë të suksesshme në biznes. Së fundmi, ai u nderua me trofeun për Arritje të Jetës në Sport në Capitale NYC, organizuar nga Nëntori Shqiptar – Artteam në nëntor 2021.
Urime për fitimin e trofeut të Arritje të Jetës në Sport në Nju Jork në organizimin Nëntori Shqiptar. Arritjet tuaja në sport kanë hapur rrugën për sportistët e rinj sot. Për çfarë jeni mirënjohës në jetën dhe karrierën tuaj?
Elvir Muriqi: Faleminderit shumë dhe dua të falënderoj Eduart Deden, dhe Organizatën Nëntori Shqiptar për nderin e madh.
Para së gjithash, jam mirënjohës në jetë, që kam një familje të mrekullueshme, e cila është gjithmonë pas meje dhe më ka mbështetur gjatë gjithë karrierës sime. Unë i jam mirënjohës Kosovës sime, ku bëra fëmijërinë e hershme, dhe më pas erdha në Amerikë në vitin 1996, ku fillova për të bërë karrierën time, këtu, si Kickboxer dhe Boxer. Thjesht, duke qenë në gjendje t’i tregojmë botës edhe pse jemi një vend i vogël, se mund të bëjmë gjëra të veçanta dhe të konkurojmë në nivelin më të lartë, në platformat më të larta, si Kampionatit Boksit, Showtime, HBO, ESPN, MSG, Fox Sports e të tjera.
Ju jeni rritur në Kosovë. Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj, dhe interesimin tuaj për sportin e boksit kur ishit i ri?
Elvir Muriqi: Mund të them me të drejtë se ndoshta kam pasur fëmijërinë më të mirë ndonjëherë nga të paturit e një babai të mirnjohur, nga të qenit më i miri në çdo gjë, që kemi bërë si fëmijë, nga çdo lojë, që kemi luajtur, nga çdo sport që kemi konkuruar, nga motoçikletat, çdo gjë reale.
Kur isha gjashtë vjeç, fillova të ushtroja karate. E bëra këtë për tre vjet. Kur isha nëntë vjeç, fillova të bëj boks. E bëra për një vit e gjysmë dhe më pas fillova të bëj kikboks. Ndërkohë kam bërë edhe sporte të tjera si futboll, gjimnastikë, tenis. Duke qenë një fëmijë i njohur në qytetin tim, më bëri të përfshihem në shumë sporte dhe të qëndroj aktiv. Kam patur një fëmijëri të mrekullueshme.
Kur isha i ri kam pasur interes për të gjitha sportet, kikboksin, futbollin, jo vetëm për boksin. E ndjeja gjithmonë në vetën time, se një ditë do të bëja diçka shumë të madhe në jetë.
Që kur erdhët në Amerikë, që në fillim, keni lënë gjurmë profesionale, duke fituar Dorezën e Artë më 1998. Duke qenë boksieri i parë shqiptar që u fut kaq shpejt në skenën e boksit në SHBA në nivelin më të lartë, çfarë do të thotë kjo për ju, identitetin tuaj dhe atë që përfaqësoni?
Elvir Muriqi: Kur erdha në Amerikë pas dy muajsh fillova të garoj në kikboks. Kam fituar 2 kampionate, një kampion amator i kikboksit në Bregun Lindor dhe kampion Tri-shtete. Në të njëjtën kohë fillova të garoj në boksin amator.
Kur erdhi fitorja e Nju Jorkut Golden Gloves 1998, unë isha 18 vjeç. Unë munda të jem sportisti i parë shqiptar që fitoj Dorezën e Art të Nju Jorkut, në Madison Square Garden, për të ngritur flamurin shqiptar për herë të parë ndonjëherë në Madison Square Garden. I madhi Gil Clancy tha se ylli ka lindur. Kisha kaq shumë oferta nga të gjithë, madje Magic Johnson më ofroi një kontratë në atë kohë. Vendosa të nënshkruaj me Joe Locosio dhe Frank Locasio.
Shumë shpejt pasi keni luftuar në organizime TV. Si ishte ajo përvojë për ju?
Elvir Muriqi: Kam luftuar në TV duke fituar Dorezat e Artë në Madison Square Garden në Fox Sports. Një moment vendimtar më 23 korrik 2002, Sammy Ahmad, kishte ardhur koha për të parë se kush do të ishte në top 10 në kategorinë e peshave të rënda. Ishte një nga ndeshjet më të mira të vitit, për vitin 2002. Kjo luftë i tregoi botës se çfarë lloj zemre dhe karakteri kam.
Mund të na thoni me kë jeni trajnuar dhe çfarë mësimesh keni marrë?
Elvir Muriqi: Kur u bëra profesionist, fillova të stërvitem me trajnerin e vjetër të Mike Tysonit, të madhin Teddy Atlas. Mësova kaq shumë mësime prej tyre, jo vetëm për Boksin, por edhe për jetën. Jam mirënjohës, që kam punuar me trajnerë të mëdhenj si Luis Ruiz, Crazy Ray, Teddy Atlas, Harold “Shadow” Knight, Ralph the Preacher, Colen Morgen, Buddy Mcgirt. Ata kanë qenë një bekim në karrierën time sportive dhe mentorë të mëdhenj.
Cili ka qenë çelësi juaj i suksesit në karrierën tuaj në boks?
Elvir Muriqi: Çelësi i suksesit tim është puna e palodhur, përkushtimi, disiplina, talenti dhe marrja e vendimeve të duhura.
Ju keni konkurruar në nivelin më të lartë. Mund të ndani, me ne, arritjet dhe momentet tuaja krenare?
Elvir Muriqi: Kam kaq shumë momente krenare në karrierën time, por do të doja të përmendja fitoren në luftën e Dorezave të Artë në Same Ahmad në një meç të vitit 2002 dhe përballjen me Antonio Tarver më 9 qershor 2007.
Cilat kanë qenë momentet tuaja të preferuara dhe pse? Ndonjë luftim i veçantë që ju ka rënë në sy?
Elvir Muriqi: Lufta që bie në sy për të gjithë dhe lufta e preferuar e fansave të mi është lufta në Sam Ahmad.
Kishit ndonjë pseudonim në ring?
Elvir Muriqi: Kur fitova Dorezat e Arta dhe vendosa të nënshkruaj me menaxherët e mi, ata dolën me pseudonimin tim, sepse në atë kohë ishte luftë në vendin tim-Kosovë. Kështuqë, mora pseudonimin tim “Kosova Kid” (Djali Kosovar). Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë krenar për pseudonimin tim dhe krenar nga kam ardhur.
Duke qenë një boksier i njohur në SHBA, si një boksier i talentuar shqiptar që tërhoqi vëmendjen e botës së televizionit dhe sportit, si e shikoni rrugëtimin tuaj të suksesit?
Elvir Muriqi: Gjatë karrierës sime kam qenë i vetmi sportist i njohur nga vendi im në Amerikë. Kam marrë shumë respekt dhe dashuri gjatë gjithë karrierës sime në Nju Jork. Kam kaluar një kohë të mirë, kaq shumë momente të bukura dhe ka kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që kam takuar, vetëm kujtime të mrekullueshme përreth.
Pas karrierës suaj të suksesshme në boks, ju u nisët për në botën e biznesit. Cilat do të thoshit se janë elementët kryesorë për fillimin dhe drejtimin e një biznesi të suksesshëm?
Elvir Muriqi: Pas meçit tim të fundit e pashë, që nuk po futem një qind për qind në karrierën time në boks, ndaj vendosa të tërhiqem. Unë hapa një restorant lounge, biznes isuksesshëm në Astoria New York të quajtur “M.I.A Lounge”. Mendoj se është e rëndësishme të kënaqesh me atë që bën, të argëtohesh, të jesh i rrethuar nga njerëz dashamirës. Unë i dua njerëzit dhe çfarëdo, që të vendos në mendjen time, do e arrij.
Në cilat projekte keni qenë i përfshirë? Cila ka qenë pjesa më e dobishme e të paturit të biznesit tuaj?
Elvir Muriqi: Thjesht më pëlqen t’i shoh njerëzit, që kalojnë mirë dhe të jem një nga arsyet kryesore për t’u treguar njerëzve, ngrohtësinë miqësore me mikpritjen që iu bëj.
Si një sipërmarrës, çfarë është ajo që ju motivon dhe ju shtyn?
Elvir Muriqi: Ajo që më shtyn mua, djali im Kaon është ngasja-gara-arritja më e madhe, që kam. Përpiqem të jem më i miri, në çdo gjë që bëj, si djalë, baba, mik, bashkëshort, vëlla. Çdo gjë që bëj, më pëlqen të jem më i miri – kjo është ajo, që më shtyn në jetë.
Çfarë punoni aktualisht dhe cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Elvir Muriqi: Jam i përfshirë në ndërtimin e shtëpive dhe me biznese të tjera. Aktualisht jam duke punuar për disa projekte të reja, që do t’i zbuloj së shpejti.
Ju urojmë shumë fat në të ardhmen dhe në sipërmarrjet tuaja të reja. Çfarë këshille keni për boksierët/atletët e rinj aspirues?
Elvir Muriqi: Ju vlerësoj për kohën që ma përkushtuat, për të bërë këtë intervistë me mua. Ju faleminderit! Dhe për të rinjtë këshilla ime është; Çdo gjë, që dëshironi të bëni në jetë dhe që ju pëlqen, ju mund ta bëni. Vetëm duhet besoni fuqishëm në vetëveten tuaj!
Djali i kujte eshte Ky ? A mos eshte djali iRamiz Muriqit
nga Peja !I falenderoj per pergjegjeje te sakt kush e njef?
pershendetje !
Duke kerkue ne internet e kuptova se Elvir Muriqi
qenka bash djali i shokut tim te rinise Ramiz Muriqi
Kam lexue shume rrena e trillime qe kan shkrue
pohtrakt halabak per Ramizin Une dua ti tham dy tri
fjale per Ramizin : Anjeher dhe kurr ai burre nuk iu
ka nenshtrue rezhimit serb per kunder Ubasht kan
pase frige prej tij dhe nuk kan pase guxim me e ngacmu
Edhe nena eElvisit nje grue e nershme e fort buguroshe
Ka punue ne shtepi te mallnave E eshte krenari
ta kesh mik e shko Ramiz Muriqin
Rnofte e gjithmon paste shendet fat e rahati Shoku i im
i rinisse se Hershme po edhe te hareshme Ramiz Muriqi !