Nga Frank Shkreli
Ish-i përndjekur politik i regjimit Komunist-enverist, ikonë e qendres Antikomuniste, Lek Previzi
Në kuadër të 30-Vjetorit të botimit të revistës, “Kuq e Zi” – me boues Lek Pervizin — Lek Pervizi, piktori i kampeve të vdekjes të regjimit barbar të Enver Hoxhës — Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf
Lek Pervizi, ish- i dënuar nga regjimi barbar komunist për 4-dekada, autor librash shqip të përkthyer në gjuhë të huaja, përfshir anglishten, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, autor skicash të cilat dëshmojnë sot dhe përgjithmonë, tragjeditë e ndodhura në kampin e Tepelenës. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf – Ato janë një pasqyrim-dëshmi e barbarizmave të panumërta të ndodhura në burgjet dhe kampet e përqëndrimit komunist, anë e mbanë Shqipërisë — dëshmitar i të cilave është vet Lek Pervizi, sot në moshën 94-vjeçare. “I mbijetuar, mrekullisht, falënderës Zotit të Madh”, siç shprehet ai vet. Edhe në këtë moshë të avancuar, Lek Pervizi nuk pushon së dokumentuari – me fjalë dhe me vepra – tragjedinë shqiptare prej pothuaj gjysëm shekulli të shkaktuar nga regjimi komunist. Dëshmi të gjalla, nga ky intelektual dhe patriot i pashoq shqiptar – një ikonë e vërtetë, i palodhur dhe guximtar i qendresës anti-komuniste në Shqipëri dhe më gjërë. https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes/ https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-piktori-i-kampeve-te-vdekjes-te-regjimit-te-enver-hoxhes/
I ndërgjegjshëm ndaj fjalës së vjetër ndër shqiptarë, “Burri i mirë me shokë shumë shokë”, Lek Pervizi është mirënjohës ndaj të gjithë atyre – zyrtarë vendas dhe ndërkombëtarë, që e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme — gjatë viteve pas lirimit të tij nga burgjet e regjimit komunist, pas shembjes së Murit të Berlinit — në plotësimin e misionit të ti për të zbuluar dhe për të dokumentuar të Vërtetën mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Atë të Vërtetë që pasqyron përjetimet dhe kujtimet Lekës, të situatave vetjake gjatë internimit por, njëkohsisht, edhe të familjarëve dhe bashkëvuajtësve me të cilët ka ndarë dënimet dhe vuajtjet në internim në Tepelenë dhe në disa prej kampeve më famëkeq të Shqipërisë komuniste.
Dëshmitari i mbijetuar, Lek Previzi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës
Në ceremoninë që është mbajtur në përkujtim të 23 Gushtit, 2023, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, Leka mori pjesë në distancë ndërsa u dërgoi përshëndetje nga Brukseli të gjithë pjesëmarrsve në ish-kampin e Tepelenës, “Ng𝑎 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑒̈𝑠𝑖𝑎 𝑡𝑜𝑘𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑚𝑜𝑠ℎ𝑒̈𝑠, s𝑒𝑝𝑠𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑒̈𝑚 𝑛𝑒̈ 𝐵𝑒𝑙𝑔𝑗𝑖𝑘𝑒̈, 𝑠𝑜𝑡 94 𝑣𝑗𝑒𝑐̧, 𝑖 𝑚𝑏𝑖𝑗𝑒𝑡𝑢𝑎𝑟𝑖, 𝑚𝑟𝑒𝑘𝑢𝑙𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡. 𝑃𝑟𝑒𝑗 𝑍𝑜𝑡𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑀𝑎𝑑ℎ (𝑖 𝑞𝑜𝑓𝑠ℎ𝑖𝑚 𝑓𝑎𝑙𝑒̈) 𝑘𝑎𝑚 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑟 𝑓𝑟𝑦𝑚𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑎𝑡𝑖𝑗 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖 𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑒̈, 𝑞𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑛 𝑒 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠, 𝑏𝑜𝑡𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡”, është shprehur Z. Previzi duke kujtuar viktimat e komunizmit në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare.
Me atë rast, në pamundësinë e tij për të marrë pjesë fizikisht në atë përkujtim, Lek Pervizi nuk mund të mos ishte I pranishëm atje. Ai u dërgoi të pranishëmve në ish-kampin e Tepelenës një mesazh të rastit, duke falënderuar protagonistët kryesorë, vendas dhe ndërkombëtarë, sidomos Ambasadën Gjermane për mbështetjen që i kanë dhënë atij ndër vite, për të mundësuar dokumentimin e krimeve komuniste dhe për eskpozimin e tyre shqiptarëve dhe botës mbarë: “𝑀𝑒̈ 𝑏𝑖𝑒 𝑠𝑖 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑒̈, 𝑡𝑒̈ 𝑓𝑎𝑙𝑒𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑝𝑜𝑠𝑎𝑐̧𝑒̈𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝐹𝑜𝑛𝑑𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑖𝑛 𝐾𝑜𝑛𝑟𝑎𝑑 𝐴𝑑𝑒𝑛𝑎𝑢𝑒𝑟 𝑒 𝐴𝑚𝑏𝑎𝑠𝑎𝑑𝑒̈𝑛 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒, 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑛 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝐾𝑎𝑚𝑝𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠, 𝑚𝑒 𝑏𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑖𝑧𝑎𝑡𝑖𝑚𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑜𝑛𝑎, 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑜𝑧𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑛𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒̈𝑛 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑑𝑖𝑡𝑜𝑟𝑒. 𝐾𝑦 𝑎𝑘𝑡 𝑖 ℎ𝑎𝑝𝑖 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑖𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑡 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑡 𝑚𝑒 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑒 𝐺𝑒𝑛𝑡𝑖𝑎𝑛𝑒̈𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑒𝑘𝑖𝑝𝑖𝑛 𝑒 𝑠𝑎𝑗,
(Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991), 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑢𝑛𝑒̈𝑠 𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑏𝑎𝑟𝑑ℎ𝑗𝑒𝑠 𝑠𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝐾𝑎𝑚𝑝𝑖t të 𝑇𝑒𝑝𝑒𝑙𝑒𝑛𝑒̈𝑠”, është shprehur Previzi në mesazhin e tij dërguar pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore në Tepelenë, Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare më 23 gusht.
Kampi i Tepelenës
Unë jam munduar të pasqyroj në mënyrën më modeste të mundur veprimtarinë e Z. Pervizi me disa artikuj mbi botimet, shkrimet, skicat, portretet e viktimave të komunizmit, dëshmi të gjalla të krimeve të komunizmit kundër shqiptarëve, kundërshtarë të regjimi, të treguara dhe të dokumentuara prej Lek Pervizit, me qëllim “për ta bërë të njohur kampin e Tepelenës” dje krimet barbare të kryera atje nga regjimi enverist. Skicat dhe veprat që Leka ka botuar në shqip dhe përkthyer në gjuhë të huaja, si 5 veprat e përkthyera në anglisht kohët e fundit, mbi krimet e regjimit komunist në kampet dhe burgjet e Enver Hoxhës, janë dokumentarë që zbulojnë të Vërtetën me të cilat Lek Pervizi përshkruan në hollësi jetën dhe vuajtjet e mijëra shqiptarëve nën regjimin komunist, sidomos në kampin e Tepelenës, por jo vetëm. Frank Shkreli: Lekë Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf
I jashtzakonshëm është fakti se Leka edhe sot në moshën 94-vjeçare vazhdon të jetë tejet i angazhuar në atë që, mbi të gjitha, siç duket është misioni dhe objektivi kryseor i jetës së tij: zbulimi dhe publikimi i të Vërtetës mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, gjë që ai gjithnjë tregon, edhe në këtë moshë të shkuar, dëshirën për të treguar të Vërtetën, guximin dhe qëndresën e tij të pamposhtur ndaj së keqës komuniste, por dhe frymën ngadhnjimtare ndaj të keqës së atij regjimi, ndërsa më në fund shpreh edhe mirënjohjen e tij ndaj të gjithë atyre që e mbështetën, gjatë viteve, në këtë mision humanitar, por edhe atdhetar.
- Pervizi vazhdon të përmbush obligimet, njerëzore dhe patriotike, që i ka venë vetes në këtë mision të shenjtë të jetës së tij — për të treguar të Vërtetën mbi krimet e diktaturës — duke qenë aktiv, përveç të tjerave, edhe me botimin e vazhdueshëm për 30-vjet tani, të revistës “Kuq e Zi” – 30-vjetori i të cilës shënohet në Tetor, 2023. Pas lirimit nga burgu me 10 Nëntor, 1990, Lek Pervizi është larguar nga Shqipëria duke u vendosur në Bruksel të Belgjikës, ku përveç aktiviteteve të shumta letrare dhe artistike, vendosi të themelonte në tetor të vitit 1993 revistën “Kuq e Zi”, në të cilën, për tre dekada tani, vazhdon të botojë kujtimet e tija, në prozë e poezi, vizatime dhe shënime të tjera nga periudha fatzezë e internimit, si dhe shkrime të autorëve tjerë mbi krimet e komunizmit dhe për historinë e Shqipërisë.
Edhe sot pas 3 dekadash ç’prej themelimit të saj, më duket sikur revista “Kuq e Zi”, vazhdon të jetë pasurohet për nga përmbajtja dhe për nga trajta, një shërbim i dobishëm që Lek Pervizi i bën lexuesit shqiptar – brenda dhe jashtë trojeve shqiptare — me artikuj, skica dhe fotografi historike me vlera dokumentare. Natyrisht se në faqet e revistës “Kuq e Zi”, shtjellohen subjekte mbi komunizmin, dokumentohen krimet e regjimit dhe vuajtjet e papërshkrueshme të ish-të përndjekurve të regjimit komunist, por ama nuk mungojnë as shkrime dhe tema të tjera interesante për lexuesin nga autorë të ndryshëm.
Në këtë 30-vjetor të themelimit të revistës “Kuq e Zi”, përshëndetjet e mia më të sinqerta mikut tim Lek Pervizit dhe bashkpuntorve të tij për këtë veprimtari frytdhënse, duke iu uruar punë të mbarë edhe për dekada të tjera, në këtë ndërmarrje të nisur 30-vjet më parë – me të vetmin qëllim që në vazhdimësi t’i jepet të Vërtetës historike një drejtim kah drita, si një detyrim njerzor dhe atdhetar, duke e shikuar realitetin historik dhe aktual ndër sy!