ARKIVI:
25 Prill 2025

    Leonard Kërçuki po i ndihmon opozitës, si rahmetli Bajram Rexhepi plakës te varezat e qytetit

    Shkrime relevante

    Nuk arriti ta vriste pushtimi i Serbisë, e vrau pushtimi i brendshëm islamik!

    Nga plumbi i Serbisë i shpëtoi, nga plumbi i talibanëve u...

    Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik

    Gjergj - Skender Jashari Vetëm pasi ndodhin raste kaq të rënda si...

    Reportazh nga Dubai dhe krahasimi me Shqipërinë tonë të bekuar nga Natyra

    nga Luan Dibrani Foto-reportazh nga Dubai dhe Shqipëria-Nga Rëra e Shkretëtirës në...

    Indi: Të paktën 28 persona të vrarë në masakrën ndaj hindusëve

    Foto nga Telegrami Arnt Jensvoll / Document.no Të paktën 28 persona janë vrarë...

    Shpërndaj

    Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
    _____
    Mbrëmë pashë Pressing-un e Leonard Kërçukit, ku të ftuar ishin Eliza Hoxha, një grua lobiste apo një ish-shpëtimtare në tentim e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, nëpërmjet lobimit në Francë për ta futur veriun e Kosovës edhe de facto nën kthetrat e Serbisë me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe tagrambledhësi dhe hajduti numrit një i Ramush Haradinajt, Pal Lekaj, i cili nëse do të vlerësohej me parametra normalë shkencorë dhe politikë, do t’i atestohej një inteligjencë pak më e lartë se e Linda Morines dhe në të njëjtën kohë një talent hajdut dhe mashtrues pak më i madh se i Al Capones.
    Përballë tyre ishin Sadri Ramabaja, i ftuari i vetëm që plotëson kriteret shkencore dhe politike për t’u quajtur pa ndërgjegje të keqe mendimtar i denjë dhe Zana Avdiu, e cila as që di se çfarë dëshiron të thotë kur fillon një fjali, ndaj përmes leximit të filxhanit të kafes në trurin e saj, e dërgon mendimin deri të buzët, nga të cilat e nxjerr aq të paqartë, sa që as djalli nuk mund ta deshifrojë.
    Mirëpo, për të qeshur dhe për të qarë më bëri fakti se këta dy kllounë të Pdk-së dhe AAK-së përsërisnin si dy papagajë përpjekjet e tyre të kota për të bindur opinionin se kanë zgjidhje më të mira për çdo gjë se sa qeveria aktuale, duke harruar se ia lanë asaj trashëgimi dy rrjete marimangash, prokurorinë dhe gjyqësorin, që e sabotojnë çdo përpjekje të saj për të bërë ndonjë ndryshim të thellë, serioz dhe pozitiv në politikën tonë lokale dhe veçanërisht në atë shtetërore, sepse e kanë për detyrë ta mbrojnë gjahun e plaçkës së gjithanshme të cubave të Ali Babës dhe t’i shpëtojnë ata nga përgjegjësia.
    Domethënë, cili është problemi?
    Mund të jetë një imazh i televizori, ndriçimi dhe redaksi
    Problemi është se askush nuk u beson më, edhe kur kanë të drejtë në disa gjëra, sepse këta dinë të kenë të drejtë vetëm kur diçka u përshtatet interesave të tyre të pista.
    Në fund të fundit, i gjithë suksesi i vendeve të zhvilluara dhe shoqërive të përparuara është ndërtuar mbi besimin reciprok të përfaqësuesve politikë në organet më të larta dhe më të rëndësishme shtetërore dhe njerëzve që i kanë deleguar atje përmes votave të tyre.
    Çdo gjë tjetër është muzikë indiane, përmes fryrjes së gjetheve të verdha të vjeshtës deri në pëlcitje.
    Dhe cili është parakushti i opozitës sonë për të rifituar besimin te populli.
    Natyrisht, distancimi moral dhe politik nga Ali Babat dhe Esat Toptanat e tyre, që ishin për njëzet vjet në krye të shtetit dhe në krye të hordhive të tyre private hajdute dhe kuislinge, të cilat i quanin parti politike edhe pse nuk ishin kurrë.
    Për sa kohë që kjo nuk ndodh, ata do të rrotullohen rreth boshtit të tyre si kalimerat e kauçukut rreth gishtave të fëmijëve.

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu