ARKIVI:
10 Janar 2025

Lesh e li, leshi u bë lëmsh 

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Ngjarjet në Veri, burgu në Hagë dhe temat për luftën mbushën faqet e shtypit si kpurdhat pas shiut”, Drini.us, 13 Dhjetor në rubrikat “Dossier, Mendime” 

Nga Arkiva ime (3) 

Pas një “opinioni”  të Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA “MË 28 NËNTOR TË GJITHË PO BËHEN PATRIOTË O BACA ADEM, EDHE ATA TË 29 NËNTORIT!”, në Epoka, 01 dhjetor 2022 , 11:39 nuk kanë të ndalur hoxhallarët për në Hagë, math e dath kush të mundet me shkua sa më parë. 

Lëmshi po ç’thurret duke na u bërë lak në fyt: Ata që e sollën lirinë sot janë në Burgun e Hagës. Ata që e bënë shtetin, kështu si është po mbahen si pengje në Burgun e Hagës për kënaqësi të disa partive dhe politikanëve që janë në pushtet dhe opozitë! Patriotët e vërtetë sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë i kanë tri pika referuese për pelegrinazh; Vlorën në Shqipëri, Prekazin në Kosovë dhe Burgun në Hagë”, sikur nuk kanë të ndalur hoxhallarët për me shkua e me e krye një nga 5 kushtet e Islamit, Haxhit, por jo në Mekë por në Hagë.  

Edhe Xhevat Kryeziu e Ferat Bekolli këto ditë paskan vizitua vendin e shenjtë, Hagën. Mulla Xhevati, imam në Xhaminë e Bubavecit, është ngjitë në të dy krahët: në LDK, PDK dhe në UÇK, e në pajtimin e gjaqeve e ku jo tjetër.  

Mulla Xhevat Kryeziu është nga Bubaveci 

Mullait i paska mbetur vetëm Haga (”haxhi”)  dhe e paska krye edhe këtë “obligim”. 

Një miku im nga Zvicrra më shkruajti se “Mulla Xhevati” paska shkua në Hagë, bashkë me Fetah Bekollin nga Maralia, edhe ky mulla.  

Qe shkrimi i plotë që miku im e paska fotpgrafua dhe me dërgoi:  

Fetah Bekolli 

Halit Gashi  

Vizitë në Hagë tek Çlirimatarët (“çlirimatarët”, me shkronjë të madhe) tanë, ata qëndrojnë te forte, dhe njëherë e mire dojnë ta tregojnë të vërtetën se lufta UÇK ishte luftë e pastër dhe Çlirimatare (Përsëri “çlirimatare”, është shkrua me standardin e tyre, me shkronjë të madhe), dhe urojmë të ktheheni ( e fillojnë me vetën e pare, tash, veta e dytë “urojmë të ktheheni”) sa më shpejt sepse i duheni vendit, pa ju nuk ecën asnjë process përpara, rroftë UÇK -ja, rrofshin Çlirimtarët tanë “. 

Hoxhallarët, Mulla Xhevati, Fetah Bekolli dhe disa të tjerë në Hagë, dhjetor 2022

Ndoshta të dytë (Fetafi e Xhevati kanë qenë ushtarë e ndoshta janë edhe veteran të ushtrisë. E meritojnë se vërtetë as dy ish pjesëmarrësit e fundit, delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës Shqipe, Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe, nuk do të shkruanin më mire. Hallall!  

Mulla Xhevat e efendi Fetah, është e drejtë e juaja të vizitoni këdo që iu do zemra, nëse keni kuletën e trsahë e gjepin e thellë port ë thoni se “pa ju nuk ecën asnjë process përpara” dhe parulat me dëshirat “rroftë UÇK -ja, rrofshin Çlirimtarët tanë “ (në fund duhet me pasur shenjën e pikësimit “!” (fjalitë dëshirore) është jo e ndershme. Mulla: Kosova nuk është çlirua.  Vetë ai që ju e keni vizitua (Hashimi), publikisht pranon se Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet: 

Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet”, Fjala, 09/06/2020  

Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet – Fjala 

Hapni sytë e lexoni, ani pse ju më shumë i besoni veshit se syri! 

”Ishte qershori i vitit 1999 kur menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, filloni ndarja e Mitrovicës, tashmë të quajtur pjesës veriore të Kosovës. 

Në atë kohë, por edhe tash akuzohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos Hashim Thaçi që ishte pjesëmarrës në këtë ndarje. 

Tash po shpërndahet një video e qershorit të vitit 1999, ku flet Hashim Thaçi tash president i Kosovës. 

Thaçi në një konferencë për media, thotë se ndarja tashmë është realitet. 

Në këtë konferencë Thaçi si përkthyese e ka Vlora Çitakun. 

“Por megjithatë ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është një realitet i hidhur. Me një realitet të tillë nuk janë duke u pajtuar shqiptarët të cilët janë duke tentuar që të kalojnë urën e Ibrit për të shkuar në shtëpitë e tyre, në banesat e tyre për të iu bashkangjitur familjeve të tyre. Ata kanë të drejtë sepse në Kosovë e në veçanti në Mitrovicë gjenden trupat ushtarake policore serbe”, thotë Thaçi. 

Ai shton, se në Kosovë kanë ndodhur akte të dhu*nës prej të cilave UÇK-ja është distancuar dhe distancohet. 

“Në Kosovë mund të ketë njerëz të ar*matosur e që UÇK-ja nuk i ka nën kontroll për çka edhe e kemi tërhequr vërejtjen që në fillim të paslu*ftës, ashtu siç mund të ketë edhe në KFOR që nuk i ka nën kontroll z. Jonson”, potencon tutje ai. 

Ndërsa në një video tjetër Thaçi dëgjohet duke thënë se kanë luf*tuar për Mitrovicën, dhe se kanë shkuar andej urës madje shton se edhe i kanë dërguar njerëzit e tyre andej. 

“Ne duhet të kuptojmë se edhe serbët duan të jetojnë në Mitrovicë, ata të cilët nuk kanë bërë krime, ata të cilët nuk kanë vr*arë njerëz”, pohon ai. 

Madje Thaçi aty te ura e Ibrit u premtoi qytetarëve shqiptarë se të gjithë do t’i kthejnë në shtëpitë e tyre, e madje do të ua ndërtojnë edhe shtëpitë e reja, por që kjo edhe sot e kësaj dite, pra 21 vjet më pas kurrë nuk ka ndodhur.” 

Është edhe me zë, vetë Hashim Thaçi duke folur e Vlora Çitakun, e përkdheluara e Hashimit, përkthen. 

Sa më kujtohët Epaka e re, nuk e ka publikua sespe don ti mbetet besnik Hashimit dhe çlirimtarëeve. 

O hoxhallarë, është pikërisht hashi mi ai i cili shkeli mbi betimin e ushtarit, nëse e ka lexua. Sot të drejtat e shqiptarëve në Veriun e Kosovës shkilën me të dy këmbët ndërsa e drejta e përdorimit të gjuhëve dhe shkrimit (të shqipës), nuk ekziston fare, në Veri jo se jo e ndoshta as në Jug. E drejta e përdorimit të simboleve shtetërore e kombëtare, flamujve, shkilën në dëm të shqiptarëve.  

Serbët e Veriut, nuk i paguajnë shtetit të Kosovës tatimin, taksat ndërsa marrin falas rrymën e rrrogat, e mbjelin sikur lopën ndërsa ne (shumica shqiptare), e ushqejmë lopën, si krahasim e mora ”lopën”, sipas një tregimi. 

Për këte ju luteni që ata, ” çlirimtarët” të këthehen se asnjë proces nuk shkon përpara a? 

O hoxhallarët e zinj, lexojeni politikanin serb Politikani serb çka shkruan, Zoran Vuletiq 

”Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë këta dy politikanë të Kosovës 

Zoran Vuletiq, kryetar i një prej partive opozitare në Serbi, Forumi Demokratik Qytetar, ka thënë se në vendin e tij janë bërë pishman që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qe liruar nga burgu 20 vjet më parë dhe se në vend të tensioneve me Kosovën, administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të donte ta kishte përballë në dialog ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ose ish-kryeministrin Ramush Haradinaj (Pjesë nga shkrimi). 

Kur Hashim Thaçi konfirmon: Ndarja e Mitrovicës është realitet. Vlora Çitaku, përkthen

Politianët tanë mirren me Borrelin që me të vërtetë është proserb që paska thënë: 

Borrelli për Thaçin: U arrestua sa ishte president dhe u dërgua në Amsterdam 

E deputetët e partisë “nënë”, Vlora e Blerta, ish  këshilltari I Hashimit, Artan Behrami, në Epokën e tyre paskan reagua: 

“Deputetja e PDK-së për deklaratat e Borrellit: Janë në linjë me pretendimet skandaloze të Speciales” 

“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë i BE-së, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.” 

“Ish-këshilltari i Thaçit: Gënjeshtrat e Borrellit vërtetojnë politizimin e gjyqit kundër drejtuesve të UÇK-së, Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, 

“Çitaku: Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së”. 

Ndërsa “Bilbili i Drenicës” Ramiz Lladrovci, njëherit edhe kryetar i Drenasit i paska shpallur “qytetarë nderi” ish presidentët e Shqipërisë: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. 

Në zjafet paskan marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci por jo edhe Sami Lushtaku nga komuna tjetër e Drenicës- Skënderaj. 

Ramizi nuk ka muhabet me Samiun e ambasadorët I paska nderua se ata ia paskan bërë një argat, kanë qenë edhe ata në Hagë. 

Nuk mund mos ta përmend edhe një publikim të Epokës, se i shkon për shtati “Epokës”: 

Shota Baraliu kritikoi banoret për paraqitjet pa reçipeta, asaj i publikohet një fotografi tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme”. 

Besoj se lexuesit nuk e kanë harrua Shota Baraliun e cila kishte pare ëndërr që ishte martua me një ish futbollist Brazilian. 

Në numrin tjetër; “Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën”, ”Kur “presidenti” rren e shpif” dhe “Ramush, prej nga je ti? 

Vazhdon 

Malmö, 14 dhjetor 2022   

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu