ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

“Let my people vote”, zonja Kim

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

 

“Kjo që po ndodhë në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, por as në Shqipëri nuk ka ndodhur në këtë mënyrë arrogante dhe provokuese, siç ka vepruar dhe po vepron një ambasadore që pretendon të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe vlerat e Amerikës. Prandaj, ashtu siç kishte nevojë Amerika për ndryshim në vitin 1965, ashtu edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë sot për ndryshim, ndryshim rrënjësor dhe historik. Demokracia nuk pret më. Demokracia po dështon në Shqipëri.”

Unë as nuk dua dhe as nuk dëshiroj që të polemizoj nga Amerika me Zonjën Yuri Kim. Unë i kam shprehur edhe më herët mendimet e mia për disa veprime të saja gjatë këtyre dy viteve të kaluara, duke venë në dukje shkeljen e shumë vijave të kuqe nga ana e saj, që një ambassador/e nuk duhet të shkeli në asnjë vend të botës. Por kjo që po ndodh në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, por as në Shqipëri nuk ka ndodhur në këtë mënyrë arrogante dhe provokuese, siç ka vepruar dhe po vepron një ambasadore, që pretendon të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe vlerat e Amerikës. Në të vërtetë është vështirë të gjëndet një rast si ky, që një ambassador i Shteteve të Bashkuara të ndërhyjë në një mënyrë kaq brutale në politikën shqiptare, sidomos në sistemin e shenjtë të drejtës së votës së lirë. Megjithë disa probleme me përfaqësuesit tanë në Tiranë, gjatë tre dekadave të fundit, asnjë nga ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri nuk kanë ndërhyrë në këtë mënyrë në punët e mbrendshme të Shqipërisë. Siç ndodhë sot me Zonjën Kim, ashtu bënin dikur përfaqësuesit e regjimeve komuniste, fillimisht, jugosllave, sovjetike dhe kineze, më vonë.

For God’s sake, Ms Kim, in Albania you represent the United States of America, not a particular local politician or party and not a third ëorld autocratic dictatorship, either! Hoë can you, as a representative of the greatest country on face of the earth – ëhere you and I and millions of others have found freedom and democracy for ourselves and our families — even suggest ëho the Albanians should vote for or not?

Nuk e sheh, Zonja Kim se duke sugjeruar, duke promovuar, për të mos thënë duke urdhëruar shqiptarët se për cilën parti ose politikan duhet të votojnë shqiptarët, është duke i përçarë votuesit shqiptarë në pro dhe anti-amerikanë!? Vetëm në kohën e Enver Hoxhës flitej për shqiptarët si anti-amerikanë, megjithëse nuk ishin të tillë. Ky është një krim dhe shërbim i keq ndaj Shqipërisë dhe sidomos ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. A është, ky misioni i mandatit të kësaj zonje në Tiranë, në këtë 100-vjetor të këtyre marrëdhënieve? Kujt i intereson që populli shqiptar të përçahet në pro dhe anti-amerikanë? Lidhjet e forta dhe promovimi i këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë duhet të jenë përparësia numër një e ambasadës amerikane në Tiranë dhe jo lëvizjet e brendshme politike – e bërja palë, haptas,- me njërën ose tjetrën parti ose politikan, duhej të ishte shkelje e rëndë diplomatike dhe arsye për kthim në atdhe. Po për çfarë është fjala?

Arroganca dhe provokimet e kësaj zonje nuk kanë të ndaluar. Ja deklarata e saj e fundit, e ditës së hënë. Lexojeni për veten tuaj, se unë as nuk e lexoj as nuk mund ta shikoj më se më shkakton dhimbje në stomak dhe në kokë.

Zonja Kim, nëqoftëse ti ose Shtetetet e Bashkuara të Amerikës kini probleme me Sali Berishën dhe të tjerë, kushdo qofshin ata, merruni me Sali Berishën dhe me të tjerët dhe jo me të drejtën e shqiptarëve për votë të lirë. Shqiptarët kanë të drejtë të votojnë të lirë, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa manipulime, nga askush: qofshin ato forca të brendshme ose të jashtme. Ata që më njohin mirë e dinë se unë, si individ, nuk kam shprehur kurrë ndonjë preferencë politike për partitë politike, as mbështetje për asnjë nga liderët politikë shqiptarë të këtyre tre dekadave. Përkundrazi, jam shprehur, vazhdimisht, kundër kësaj klase politike 30-vjeçare dhe për liderët e tyre, pa dallime politike, sepse të gjithë janë përgjegjës për gjëndjen e mjerueshme ku është sot Shqipëria. Me një klasë politike të korruptuar, pa demokraci të vërtetë, pa votë të lirë e të ndershme, me një regjim, që kontrollon pothuaj çdo gjë në vend: politika e të cilit po zbraz vendin. Shqiptarët po ikin. Me këtë Shqipëri dhe me këtë klasë politike të gjitha ngjyrave, krenoheni ju Zonja Kim?

Duke shpresuar gjatë viteve se pas një diktature ndër më të këqiat e botës, Shqipëria do bëhej më në fund? Jam shprehur vazhdimisht se duhet pasur kujdes se, “Demokracia nuk Pret”, se ajo del shpejt prej dore, se ajo kërcënohet çdo ditë, sidomos kur nuk mbrohet e drejta e votës së lirë dhe të drejtat e tjera themelore bazë të njeriut, siç është liria e shtypit! Pa votë të lirë nuk ka demokraci. Për veten time, as nuk mund t’a marr me mend se në vitin 2022, Shqipëria dhe shqiptarët ende luftojnë për votën e lire, pas një gjysëm shekulli të mohuar atyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Fatkeqësia, është siç kemi parë historikisht, në Shqipëri, ndërhyrja nga diplomatët e huaj në këtë mes, në këtë kënetë politike ballkanike, veçse i kanë përkeqësuar punët. E kam thënë shpesh, nëqoftëse të huajt nuk kanë gjë për të thënë që të përmirësojnë gjërat për më mirë, është më mirë të heshtin dhe të sillen sipas normave diplomatike. Siç e dini, këtu në Shtetet e Bashkuara, muaji shkurt, i është dedikuar historisë së afrikano-amerikanëve (The Black History Month) dhe lëvizjes për të drejtat civile për afrikano-amerikanët e vendit tonë, të shkelura dikur, brutalisht, këtu në Amerikë: përfshirë të drejtën e votës, që u është mohuar atyre deri në vitin 1965. Me rastin e mësipërm të mesazhit të Zonjës Kim drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 6 marsit në Shqipëri, dhe në kujtim të këtij muaji, që shënon historinë afrikano-amerikane, po përmend një shkrim të ish- Udhëheqësit të Drejtave Civile në Amerikë, Martin Luther King-ut, shkruar në Gazetën afrikano-amerikane, “Nev York Amsterdam Nevs”, para se të miratohej Ligji për të Drejtën e Votës (6 gusht, 1965).

“Thirrja e Martin Luther King-ut është aktuale edhe për shqiptarët sot, 30-vjet pas një tranzicioni të dështuar politik dhe ekonomik: Let my People Vote që të dilet nga ky qorrsokak politik në Shqipëri. Sa më shumë të përkrahet kjo klasë politike e korruptuar politike nga ndërkombëtarët, aq më i gjatë do jetë tranzicioni, status-quoja do vahdojë.”
The Rev. Dr. Martin Luther King Jr. and Coretta Scott King fought hard for voting rights (Public Domain)

Ndërsa bën thirrje për ndryshim dhe në favor të drejtave civile dhe të drejtës së votës për afrikano-amerikanët, mesazhi i Martin Luther King-ut i vitit 1965, drejtuar Kongresit dhe klasës politike amerikane në përgjithësi, ishte, “Let my People Vote”. (Lejo Popullin tim të votojë). Thirrja e Martin Luther King-ut është aktuale edhe për shqiptarët sot, 30-vjet pas një tranzicioni të dështuar politik dhe ekonomik: Let my People Vote që të dilet nga ky qorrsokak politik në Shqipëri. Sa më shumë të përkrahet kjo klasë politike e korruptuar politike nga ndërkombëtarët, aq më i gjatë do jetë tranzicioni, status-quoja do vahdojë. Prandaj, ashtu siç kishte nevojë Amerika për ndryshim në vitin 1965, ashtu edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë sot për ndryshim, ndryshim rrënjësor dhe historik. Shqiptarët janë lodhur me këtë klasë politike dhe duan ndryshimin e madh, deri kur duhet pritur. Demokracia nuk pret më. Demokracia po dështon në Shqipëri. Sepse siç është shprehur Martin Luther King në artikullin e tij në mbrojtje të votës së lirë për afrikano-amerikanët në vitin, 1965: “Duhet patjetër të ketë ndryshim. Do të ketë ndryshim. Sepse për t’i mohuar një personi të drejtën për të ushtruar lirinë e tij politike në vendin e votimit, nuk është aspak një akt më i shëmtuar se t’i mohosh një të krishtëri të drejtën për t’iu lutur Zotit”: janë fjalët e priftit të krishterë protestan, dhe udhëheqësit të lëvizjes së të Drejtave Civile në Amerikë, Martin Luther King. Ndoshta është detyra e Zonjës Kim që të merret me personat shqiptarë të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara, por nuk besoj të jetë detyra e saja, as e drejtë e saja që të përzihet në sistemin zgjedhor dhe në të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur zyrtarët e cilitdo niveli, që duan vetë. Pa marrë parasysh mesazhin e panevojshëm të Zonjës Kim, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin asgjë më pak as më shumë se ushtrimin e plotë dhe të drejtë të votës të lirë për shqiptarët, më 6 mars dhe gjithmonë. Prandaj, si shqiptaro-amerikan dhe taksapagues i këtij vendi bëjë thirrje me vendosmërinë dhe me kurajon e Martin Luther King-un tone: “Let my People Vote” (Lejo Popullin tim të Votojë), lirisht dhe pa ndërhyrje nga askush, përfshirë diplomatët, e sidomos, jo diplomatët. Kjo është e drejtë e mbrojtur nga kushtetuta shqiptare dhe nga kushtetuta amerikane si dhe nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ambasadorja Kim duhet te shpallet Non Grata per nderhyrjet e vazhdueshme ne punet e brendshme , ne vendin tone . Por kush do t”a jape kete note denimi per kete perfaqsuese te shtetit me te madh e fuqishem ?? Nderhyrjet e saj skandaloze nuk jane qendrime te saj , nga koka e deshira e saj por nga eproret e saj , apo me shqip nga eprori i saj Presidenti i Amerikes . Ajo dhe ne Parlament mund te vije e te nderhyje ,nuk e zmadhoj . Prandaj te marre dhe nenshtetsine shqiptare qe te justifikohen dhe qendrimet e saj jo te drejta e skandaloze .Nuk dij cfare te them tjeter , kam mbetur bosh nga cdo ndjesi , kjo sjellje te saj nuk do te kete zgjidhje ligjore se askujt nuk ja mban te matet me Ameriken .E mori lumi Shqiperine kur opozita nuk funksionon si e tille .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu