ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Letër At Nikolla Xhufkës

Shkrime relevante

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjarë, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Kryeministri Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin Hovenier dhe stafin e tij në shënim të Ditës së Falënderimeve të SHBA

Prishtinë, 27 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi...

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

Afrim Caka, Gjakovë A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET Ndonëse...

Shpërndaj

Nga: Zekerija Idrizi
___
LETËR E HAPUR PRIFTIT AT NIKOLLA XHUFKA
___
I nderuar vëlla e koleg i çmuar AT Nikolla Xhufka, shfrytëzoj nga rasti t’ju drejtohem me këtë letër në shenjë respekti e konsiderate për veprimtarinë tuaj kombëtare dhe fetare në Shqipëri dhe në gjitha trevat shqiptare.
Vëlla, është imperativ kohe, domosdoshmëri dhe detyrë mbi detyrat kombëtare dhe fetare që sa më me urgjencë të rikthehet Autoqefaliteti i Kishës Ortodokse Shqiptare. Në organet e Kishës Ortodokse Shqiptare duhet të mbretërojë fryma atdhetare fan-noliane dhe papa-kristo-negovane.
Është sa fatale aq edhe tragjike që Autoqefalitetin e saj e ka përdhosur dhe përbaltur si mos mē keq satrapi ultra-fundametalist, matrapazi greko-helen Anastas Janullatos, i cili është vënë dhunshëm në krye të saj.
Kësisoji, nëpërmjet këtij satrapi po sendërtohet ngadalë dhe në mënyrë elegante megalo-idea greke për asimilimin dhe greqizimin e shqiptarëve ortodoksë. Në pothuaj gjitha kishat ortodokse në Shqipëri ritualet, meshat dhe liturgjitë fetare po kryhen në gjuhën greke, duke anashkaluar kështu, në mënyrë perfide, gjuhën e bekuar shqipe. Shqiptarizma po qëndron mjerisht në margjina të vëmendjes së shqiptarëve ortodoksë.
Vëlla At Xhufka, sot është detyrë sa prioritare aq edhe emergjente e akute që të senzibilizojmë kombëtarisht qindra e mijëra shqiptarë ortodoksë që ndër dekada e shekuj na janë sllavizuar, duke u transeferuar në grekë, serbë, malaziasë e maqedonasë.
Shih në këtë drejtim unë u jam drejtuar me letra publike vëllezërve të mi shqiptarë ortodoksë, Branko Manojllovskit dhe Dr. Branko Sinadinovskit dhe zonjës së tij Gordana, ku kam shprehur haptazi përkrahjen time të fuqishme për kthimin në rrënjët identitare të shqiptarëve ortodoksë. Së këndejmi, me letër përkrahjeje i jam drejtuar edhe priftit elbasanas At Nikolla Markut, i cili ka vepruar dinjitetshëm në mbrojtje të shqiptarizmës dhe të Autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Më ka gëzuar pa masë kthimi i shumë shqiptarëve të sllavizuar në rrënjët identitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm mua por edhe të gjithë shqiptarëve myslimanë, katolikë e protestantë.
I çmuar vëlla, një konsideratë të lartë kam edhe veprimtaren e madhe kombëtare zonjë Elida Jorgoni, e cila është kryetare e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” në Shqipëri. Ajo bashkëvepron ngushtë me gjitha shoqatat atdhetare shqiptare në dobi të kauzës sonë kombëtare dhe punon palodhshëm në kthimin e dinjitetit te shqiptarët ortodoksë, si dhe në rikthimin e Autoqefalitetit të Kishës Ortodokse Shqiptare. Dhe të gjitha këto letra unë i kam publikuar te libri im prozë letërkëmbyese “Letra shpirti”, botuar në Shkup vitin 2016.
I dashur vëlla, ne në bashkëpunim të thellë me gjitha forcat intelektuale dhe me gjithë veprimtarët kombëtarë duhet të punojmë që në gjitha tempujt fetarë: në kisha, katedrale, manastire, xhami, teqe etj. të dominojë gjuha shqipe në gjitha meshat dhe liturgjitë fetare, si dhe të ngritim vetëdijen dhe ndërgjegjen kombëtare te gjeneratat e reja shqiptare kudo trojeve tona dhe në mërgatë.
Në këtë kontekst, ne duhet të ushtrojmë edhe presion te estabilishmenti politik shqiptar që me ligj të mbrojë trashëgimitë tona të begata fetare dhe kombëtare. Madje-madje duhet të punojmë edhe me laps, përmes botimesh dhe organizimesh të një sërë aktivitetesh shkencore, historike dhe letrare, ku do të valorizonim personalitet e shquara kombëtare prej klerit ortodoks, katolik e mysliman shqiptarë, të cilët kanë kontribuuar shumë për lirinë, pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe do të ndriçonim ngjarjet tona madhore përgjatë historisë. Në këtë rrafsh duhet organizuar sa më shumë simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, seminare dhe tribuna të ndryshme.
Do vënë theksin në faktin që të gjithë ne duhet të tregohemi të ashpër dhe të pakompromis në luftë kundër të gjithë shqiptarofobëve, hipokritëve dhe tradhtarëve nē mesin tonë. Në veçanti, ne duhet të luftojmë me mençuri dhe strategji të formuluar e projektuar mirë kundër të gjitha megalo-ideve dhe mega-projekteve sllavo-ortodokse, të cilat mëtojnë të zhbëjnë dhe shkatërrojnë substancën, kulturën dhe qytetërimin tonë iliro-dardano-arbëror.
Duhet t’i vëmë qartë në dijeni qeverive tona shtetërore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut që në tempujt tanë fetarë të emërohen vetëm klerikë me gjak dhe bindje shqiptari kastriotik skënderbegian. Jashtë trojeve dhe tempujve tanë qofshin grekët, serbët, malaziasit, maqedonasit, turqit dhe arabët.
Vëlla At Nikolla, për t’i sendërtuar sa më mirë idealet dhe projektet tona ne duhet të komnikojmë sa më shpesh, dhe jo në stihi e spontanitet, por të mirorganizuar dhe në koordinim të thellë në gjitha planet, segmentet dhe projektet tona afatshkurtëra dhe afatgjata.
ZOTI NA BEKOFTË NEVE DHE MBARË SHQIPTARINË!
***
Me respekt të thellë idealisht dhe vëllezërisht:
Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu