ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Letër Aurel Dasaretit

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Prof. Eshref Ymeri

  I dashur Aurel,

          Ju jeni një intelektual shembullor, me brumosje të shkëlqyer nacionaliste, çka është rrjedhojë e trashëgimisë së familjes suaj të nderuar. Pamfletin tuaj, me titull “Vdekja e çuditshme e Shqipërisë”, të botuar në internet ditën e sotme, 05 gusht 2021, e lexova me shumë vëmendje dhe përjetova një tronditje të thellë shpirtërore për të vërtetat tragjike që keni shprehur aty. Por vragë të thellë në zemër më la fjalia në vijim:

      Meqenëse Jugosllavia, si një shoqëri ku njerëzit gëzojnë të njëjtat të drejta, nuk ka ekzistuar kurrë, indiferenca e Perëndimit ishte në fakt një mbështetje për shtypjen serbe ndaj shqiptarëve”.

       Ju, i dashur Aurel, keni thënë një të vërtetë tragjike, duke nxjerrë në pah poshtërsinë e shovinizmit evropianoperëndimor kundër etnisë shqiptare. Perëndimi evropian tradicionalisht ka qenë armik i etnisë shqiptare dhe mik shumë i përzemërt i grekosllavizmit. Kam vrarë mendjen vazhdimisht dhe jam munduar t’i përgjigjem pyetjes se ku e ka burimin një armiqësi e tillë. Kam ardhur në përfundimin se kësaj pyetjeje ia kanë dhënë përgjigjen tërthorazi shumë personalitete të shquara nga radhët e dijetarëve perëndimorë, të cilët, në kundërshtim të theksuar indirekt me politikën perëndimore antishqiptare, kanë pasë qenë radhitur në krahun e së vërtetës historike dhe shkencore lidhur me lashtësinë e etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe.

Ata dijetarë janë të shumtë, por këtu dëshiroj të përmend emrat e vetëm pesë  prej tyre: një i periudhës së lashtësisë, dy të periudhës së pasmesjetës dhe dy të kohëve moderne, të shek XX.

I pari i përket lashtësisë romake të periudhës paskristiane. Ky është Plini Plaku (23-79 e.r.). Në vëll. VI, të veprës së tij me titull “Naturalis Historia”, f. 95, e cila përbëhet prej 37 vëllimesh dhe është botuar në vitin 77, ai ka shkruar se romakët e patën marrë alfabetin nga pellazgët.

I dyti i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Ky është dijetari i shquar Italian Galileo Galilei (1564-1642), i cili ka thënë:

“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.

I treti, po ashtu, i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Është fjala për dijetarin e shquar gjerman Lejbnicin (Gottfried Wilhelm Leibniz – 1646 – 1716), i cili ka theksuar:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.

E katërta është përkthyesja dhe albanologia e shquar bavareze Marie Amelie Julie Anna, Baronesha von Godin (1882-1956), e cila jetën e vet ia pati kushtuar historisë dhe kulturës shqiptare, të pasqyruar në 20 veprat e botuara.

I pasti është Prof. Horald Whitehall (1905-1986), profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 1951 deri në vitin 1986. Ky profesor  i njohur ka shkruar:

“Shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar”.

          Në Enciklopedinë e Madhe Greke thuhet:

“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Citohet sipas: “Enciklopedia e Madhe Greke”. vëll. 19, f. 873).

Pra, atëherë kur pellazgët zhvillonin “një qytetërim të rëndësishëm”, evropianoperëndimorët flinin nëpër pemë, kurse pararendësit e serbosllavëve flinin nëpër shpellat e maleve Ural.

Pikërisht lashtësia e etnisë shqiptare dhe e gjuhës shqipe me rrënjë të thella në Pellazgji, ka pasë ngjallur smirën, xhelozinë e papërmbajtur të evropianoperëndimorëve, e cila, me kalimin e shekujve, erdhi e u shndërrua në armiqësi të hapur kundër kombit shqiptar dhe në një dashuri përvëlimtare për grekosllavizmin, armikun tonë të betuar.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare dhe suksese në publicistikën tuaj pamfletiste.

Eshref Ymeri

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu