ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Letër Bejtullahut

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Aurel Dasareti

Përshëndetje i nderuar z Bejtullah Sadiku dhe flm për letrën tënde.

Njihemi qysh prej vitit 2002: Unë përherë e kam çmuar angazhimin tënd të palodhshëm për çështjen kombëtare, dhe kontributin (punësimin) 40 vjeçar në shkollat e Gjermanisë si mësues i gjuhës amtare për nxënësit shqiptarë. Kontribut që ka ndikuar në zbutjen e asimilimit të fëmijëve shqiptarë të diasporës. Mjerisht, në trojet shqiptare, politikë-bërësit shqipfolës (kriminel, servil, kuisling të pashkolluar) kanë bërë gjithçka që fëmijët-rinia të tjetërsohen në çdo gjë, vetëm shqiptarë të mos jenë. Të mos kenë perspektivë jete, pa shpresë, të ikin jashtë, ashtu që trojet tona të zëvendësohen me të huaj nga i gjithë rruzulli tokësor jo vetëm nga Bangladeshi, të cilët edhe do ta trashëgojnë shtetin amë Shqipërinë, Kosovën, FYROM-in…nëse shqiptarët kokëtul nuk zgjohen. Vështirë, çka mund të presim nga burra të feminizuar…

 Shumica e shqiptarëve nuk besojnë në të vërtetën, por në atë që ata dëshirojnë të jetë e vërtetë.

Shqiptarët mendjelehtë besojnë se ka vendime rreth të drejtës dhe si duhet të jetë ajo. Perëndimi ka një mosmarrëveshje në lidhje me konsideratat që duhet të jenë prioritet. Llogaritë ekonomike i zgjedhin para atyre morale.

Politika e jashtme duhet të shihet si një sferë autonome e ndarë nga ekonomia, feja, kultura, dhe kështu me radhë. Në këtë sferë mund që interesat shtetërore të përcaktohen nga pozicioni i shtetit në raport me shtetet e tjera; burimet e saj, vendndodhja gjeografike dhe kushtet e tjera më shumë ose më pak të qëndrueshme.

Për të pasur demokraci nuk mjafton larmia e mendimit; nëse pjesë të veçanta të shoqërisë udhëhiqen nga dogma të kundërta, rezultati nuk është demokraci por luftë civile.

Ditën (natën) e mirë dhe respekt të veçantë për ty.

Aurel Dasareti

***

Djali e pyeti babanë e tij:

• Baba, çfarë do të thotë të jesh burrë?

Babai u përgjigj:

• Një burrë është ai që të do pa kushte, kujdeset për ty, dhe të mbron.

Pastaj djali tha:         

• Kur të rritem, edhe unë do të jem burrë … si mami.
 
***

PS: Të nderuar bashkëkombës, këtë letër mund ta botoni në portaret e juaja – nëse e shihni të arsyeshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu