ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Leter drejtuar Zotni Blerim Islufaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës rreth “Lëvizjes së braktisjes vullnetare të fesë islame”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

___

I nderi Zotni Blerim Islufaj Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës

Po Ju shkruaj per një Problem Juridik Parimor.

Mora vesht nga shtypi se Prokuroria e Pejës kishte hapë hetimet në lidhje me “Lëvizjen e braktisjes vullnetare të fesë islame” të disa muslimanve në Deçan dhe se kjo Prokurori ia ka kalu këtë çeshtje per shqyrtim Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës.

Kushtetuta e Kosoves, ashtu si në të gjithë Europen, asht Kushtetutë laike, ku shteti asht i ndamë nga të gjitha  institucionet fetare. Të gjitha institucionet fetare mvaren nga shteti dhe janë të detyrueme të zbatojnë ligjet e shtetit si të gjithë të tjert. Kjo Kushtetutë asht e miratueme nga deputetët e Kuvendit të zgjedhun nga populli dhe asht  në perputhje të plotë me “Parimet e të Drejtave të Njeriut”, të aprovume edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkume.

Krejtë e kunderta ndodhë në vendet teokratike islame, të cilat si ligj themelor (Kushtetutë) kan Sheriatin, don me thanë që shteti drejtohet në bazë të parimeve fetare dhe zbaton Parimet teokratike fetare islame nepermjet gjykatave fetare dhe policisë  fetare (lexo në https://sq.wikipedia.org/wiki/Liria_e_besimit_n%C3%AB_fen%C3%AB_islame ).
 
Kushtetutat e vendeve islame bazohen tek (citim): “Deklarata e Kairos për të drejtat e njeriut në islam”, e cila është “ratifikuar  (lëshuar) në vitin 1990 nga shtetet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, e cila e përcakton shari’an si bazë të vetme për „të drejtat e njeriut“. Kjo deklaratë shihet nga apologjetët islamikë si e kundërta e Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut, nga e cila ajo devijon në mënyrë të konsiderueshme. Këshilli i ligës së shteteve arabe ka ratifikuar më vete në shtator 1994 një Kartë Arabe të të Drejtave të Njeriut dhe në janar 2004 një version të përpunuar të saj” (Lexo në Deklarata e Kajros për të Drejtat e Njeriut në Fenë Islame ).

Në fakt në Kosovë (dhe në Shqiperi) paralel me Pushtetin Shtetror Legjitimi po formohet Pushteti Antikushtetues Sheriatik i propogandumë publikisht nga Kleri musliman.  

Kleri musliman ofendon publikisht Heroin Kombëtar Skenderbeun, të cilin E nderojnë me monumente shumë qytete neper botë. Ky veprim i klerit musliman ofendon randë mijra shqiptar pa dallim besimi.

Kleri musliman në Kosovë (dhe në Shqiperi) nderon publikishte sulltanët pushtues turq-osman masakrues të popullit shqiptar, veprim i cili ofendon randë mijra shqiptar pa dallim besimi si dhe mijra viktima shqiptare të këtyne sulltanve gjatë shekujve. 

Në Pejë islamikët kan kundershtu dhe janë ba pengesë të ngrihet monumenti i Heroit Kombëtar Skenderbeut, veprim ky që ofendon randë mijra shqiptar pa dallim besimi.

Kleri musliman në Kosovë (dhe në Shqiperi) shkelë per vite të tana me rradhë, pa perfillë ligjët shtetrore, ligjin mbi mbrojtjen e ambjentit, duke ngritur zanin e altoparlantave të xhamive qyshë në oren 05:00 të mengjezit duke e prishë qetësinë publike në menyrë antiligjore, simbas të cilit në intervalin e orve 22:00 – 06:00 nuk lejohet asnji lloj zhurme.

Kleri musliman kndej e andej kufinit ka pregatitë dhe vazhdon të pregatisë luftëtar të organizatave të ndryshme ekstremiste islamike terroriste, të cilët edhe simbas lajmeve të fundit të shtypit botror, kan kryer në vende të ndryshme dhe kryejnë edhe sot akte terroriste, bile edhe në vendet të cilat e kan çliru Kosoven nga pushtuesi kriminal serb tue bombardu Beogradin dhe tue e qu kriminelin Sllabodan Millosheviq në Gjykaten Nderkombëtare. Kjo gja logjikisht mund të shkaktojë, që këto vende ta rishikojnë qendrimin e vet ndaj raportit Kosovë – Serbi në dam të Kosoves.   

Kleri musliman asht mësu me e pasë xhamatin nen hyqem gjatë pesë shekujve të pushtimit turk-osman dhe as që don me e pranu që ky “xhamat” sot asht i lirë në ndergjegjen e vet edhe pse para ma se nji shekull me 28 Nandor 1912 ka Shpallë Pamvarsinë nga pushtimi turk-osman dhe hyzmetçarve të tij renegat.

Të gjitha këto veprime kriminale antikombëtare dhe shumë të tjera si këto trazojnë dhe ofendojnë mbar popullin shqiptar pa dallim besimi. Simbas ligjit të sheriatit (siç e paraqita ma nelt) braktisja e fesë islame nga nji musliman denohet me vdekje, në nji kohë që simbas Kushtetutes së Kosoves (si dhe Kushtetutave të tjera europiane) ndrrimi i besimit asht nji e drejtë personale e padiskutushme e mbeshtetun në Kushtetutë dhe në Parimet e të Drejtave të Njeriut.  

Prandej “Lëvizja e braktisjes vullnetare të fesë islame” nga disa musliman të Deçanit, asht nji rreagim i arsyeshem dhe legjitim si efekt i të gjitha këtyne veprimeve antikushtetuese antikombëtare të klerit musliman.

“Lëvizja e braktisjes vullnetare të fesë islame” nga disa musliman të Deçanit asht në perputhje të plotë me Kushtetuten laike të Kosoves dhe me Parimet e të Dretave të Njeriut.

“Lëvizja e braktisjes vullnetare të fesë islame” jo vetem që asht nji lëvizje Legjitime, por asht edhe nji Akt i Naltë Patriotik dhe Shoqnor. Këto musliman, që braktisin vullnetarisht islamin, a marrin nji besim tjeter apo nuk marrin asnji besim tjeter, kjo asht nji e drejtë e tyne personale e padiskutushme e bazume në Parimet e të Drejtave të Njeriut.
Per këto arsy ky problem asht nji Problem Parimor Juridik, të cilin Ju të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës keni kompetenca të plota ta zgjidhni definitivisht në perputhje me Kushtetuten e Kosovës.

Me nderime

Paul Emid Tedeschini

Me 20 gusht 2024.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nje ceshtje shume e rendesishme sa shoqerore, aq edhe kombetare.
    Si qytetar shqiptar, i mbrujtur thellesisht me idealin kombetar, deshiroj te shpreh mendimin tim te pavaruar.
    Ne, shqiptaret, jemi vellezer te nje gjaku dhe keshtu duhet te mbetemi, pavaresisht nga besimi i secilit. Besimi eshte ceshtje shpirterore, individuale, dhe jo organizimi shoqeror, shteteror. si kombi i vogel, fati historik na ka ndeshkuar, duke na pushtuar, vrare e djegur, e syrgjynosur, dhe imponuar besime te ndryshme, sikurse edhe ai mysliman. Cmoje se pasja e shume besimeve eshte vlere per nje shoqeri, sepse cdo besim ka te mirat e te keqijat e tij. Keshtu edhe shqiptaret kane tolerenca te theksuar fetare, te cilen duhet ta ruajme si vlere.
    Kalimi nga nje lloj besimi ne nje tjeter eshte e drejte e njeriut.
    Per ne, shqiptaret, eshte e rendesishme te ruajme dashurine, respektin, solidaritetin mes nesh si vellezer shqiptare. Populli e ka ne kulture kete, por fatkeqesisht kleriket myslimane kryejne veprime dhe propagande antikombetare, percmime te vlerave tona historike kombetare, madje percarese te unitetit tone kombetar, sic eshte rasti qe trajtuar ne artikull.
    Ne duhet te udhihiqemi nga mendimi i rilindasve tane, qe feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Shqiptaret nuk ndahen ne muhamedane apo te krishtere, por ne shqiptare dhe antishqiptare, ne kombetar dhe antikombetar.
    Mos luani lojen e armiqve te kombit shqiptar.
    Uniteti kombetar dhe ribashkimi kombetar jane interesat tona me te larta.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu