ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Letër e Halim Hysenit personelit  mësimor – edukativ të Republikës së  Kosovës: Ndalonie grevën, mos u shërbeni atyre që e rrezikojnë vendin! 

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Halim Hyseni, ekspert i arsimit, Prishtinë

  • Autori është kuadër i njohur udhëheqës i arsimit të Kosovës, para e pas luftës. 

Letër dashamirëse  personelit  mësimor – edukativ të Republikës së  Kosovës 

  • Mos u bëni vegël e një personi pa ndjenja kombëtare! 
  • Mali ( Kosova po digjet), ndërsa plaka (Rrahman Jashari), po   krihet! 
  • Agjenda politike e Rrahman Jasharit me kolaboracionistë për shkatërrimin  shtetit të Kosovës dhe kombit  shqiptar duhet të ndalet! 
  • Mos ia ktheni  buzëqeshjen dhe shpresën  Vuçiqit se “Kosova vërtetë është Serbi!”    
  • Me grevë cenohet interesi  publik dhe ndëshkohet rëndë e përjetësisht  e ardhmja e mbi 300 mijë fëmijëve, nxënësve dhe të studentëve të Kosovës! 
  • Me  atavizma të kaluarës,  Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë! 
  • A është personeli mësimor – edukativ në  Kosovë më i privilegjuari në Evropë, me performancën më të ulët në këtë kontinent!? 
  • Personeli mësimor –  edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e një muaj!? 
  • Nga  viti  2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta e arsimit të Kosovës 
  • Programi i VV-së, nuk  mund ta nxjerrë edukimin dhe arsimin e tashëm nga  kolapsi! 
  • Prindër, shoqëri civile, institucione  arsimore –  shkencore në më krye me    Akademinë   e Kosovës,  heshtja e juaja sa është  e papërgjegjshme, aq  është e turpshme dhe  antikombëtare  

Kosova peng i SBASHKU-ut dhe  BSK-ës 

Më vjen keq për gjuhën në dukje të ashpër që jam duke e përdor, por  ky person së bashku  me forcat antikombëtare të pangopura me pushtetin që kishin dhe që e shkatërruan Kosovën për 20 vite për interesa meskine të tyre, të ardhmen e Kosovës dhe  gjeneratave të reja  të saj, janë  duke e  mbajtur peng me greva të përvitshme sistemin e edukimit dhe të arsimit të  Kosovës dhe të ardhme  e qytetarëve të saj. Për të gjitha  këto kontribute degraduese dhe antikombëtare, ky dhe mbështetësit  e tij,duhet të kenë turp. Shpresoj dhe besoj se rëndë do t’i gjykoj  historia. Sikur ky shtet i prangosur nga  shërbimet sekrete antishqiptare dhe kundër kosovare të infiltruar në të gjitha poret e jetës, të kishte funksionuar në përputhje me interesat e qytetarëve, në  zbatimin dhe sundimin e ligjit, barazinë qytetare para ligjit, sundimin e drejtësisë sociale për 20 vite, Kosova sot do të ishte tërësisht e lirë, sovrane dhe nuk do të kishte nevojë të bisedojë me xhelatët e saj  të viteve 1990 – 1999. 

Të nderuar kolege  dhe   kolegë gjendja  aq e  rëndë e  sistemit të  edukimit dhe të arsimit në  Kosovë, më shtyri  t’u drejtohem  me këtë letër të hapur. Të nderuara kolege dhe kolegë,  unë këtë apel e bëj ngase jam zemërthyer, sepse që 58 vite,  pandërprerë kam  punuar  për të mirën e këtij kombi dhe të këtij vendi,  me mundësitë e mia  modeste   

Të nderuara edukatore dhe  edukatorë, mësuese dhe mësues, arsimtare dhe  arsimtarë, profesoresha dhe profesorë, ju keni qenë,  jeni dhe do të mbeteni shtylla e kombit dhe e shtetit të Republikës së Kosovës, andaj po u  përgjërohem sa prej toke në qiell, mos u bëni vegël e një  personi pa ndjenja  kombëtare, i cili për fatin e keq  të këtij kombi,  duke koketuar me oligarkë të partive politike,  që nga  viti 2014 deri  me sot, Kosovën e kanë shndërruar në ferr.

Te  nderuara kolege dhe kolegë, kjo është letra e tretë apo e katërt radhazi, me të  cilën i drejtohem  z.  Rrahman Jasharit, oligarkut dhe pazargjiut të regjur me forcat e errëta antikombëtare,  me të cilat kam kërkuar të ndalojë  turrin e tij satanik, shkatërrues  dhe antikombëtarë ndaj  sistemit të edukimit dhe të  arsimit të Kosovës, ndaj  shtetit të Kosovës , si dhe  ndaj të ardhmes  së  qytetarëve  të këtij vendi  dhe të këtij kombi të  shenjtë. Nuk kam  shpresë se ai do të ndërrojë, andaj më ka mbetur e vetmja  shpresë që  t’u lusë kolege  dhe kolegë të nderuar që të mos e ndiqni rrugën e tij  të demonizuar, meqë  në te nuk ka gjasa të ndodhë ekzorcizmi, sepse  është  tepër vonë pasi i ka  rreth 63 vjet, andaj  nëse jeni  në grevë  ndërprenie menjëherë grevën, që të mos turpëroheni  dhe që t’u gjykojë historia. 

Mos ia ktheni  buzëqeshjen dhe shpresën  Vuçiqit, se  Kosova “vërtetë është Serbi!” 

Nga  vitin 2014, duke u  bërë pjesë e pazareve elektorale me partitë në pushtet, z.  Rrahman Jashari  ka  arritur  që sistemin e edukimit dhe të arsimit ta instrumentalizojë për qëllime partiake,  formimin e pushteteve të cilat arsimin e konsideronin dhe e shfrytëzonin për mbajtjen e pushtetit, për nepotizëm, për zhvatje dhe  korrupsion. 

Mbështetja e partive politike dhe  e  udhëheqësve të tyre,  si dhe të  disa mediumeve e kanë fuqizuar z. Rrahman  Jasharin aq shumë, sa që ky tani veten e konsideron si të shenjtë, të pa cenueshëm, sa edhe  kryeministrin e tashëm e thërret në duel elektoral, duke e nëpërkëmbur  vullneti e mbi 51 % të elektoratit, i cili si asnjëherë më parë manifestoi vullnetin politik për ndryshim të qeverisjes shtetërore. Pozicioni i tashëm i këtij antikombëtari, ka marr përmasa aq të mëdha, sa po mendon se do ta rrëzojë  Qeverinë  Kurti me disa kolegët pazargji të  opozitës, sindikatat tjera, OVL-n, me  çka do ta gëzonin tejmase Serbinë, ndërsa  Vuçiqit do t’i kthehej lumturia,  buzëqeshja dhe shpresa,  sepse   kapitullimin në luftën e viteve 1999 – 1999, me  UÇK-ën legjendare dhe me NATO-n, në paqe pasive, do të kthejë ne  fitore, duke e aneksuar edhe  herën e katërt  Kosovën, apo duke ia marrë 30 % të territorit. Më 25 gusht 2020, i pash kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, nga  opozita, KMDLNj, dhe  aty këtu nga ndonjë opinionist, analist dhe  avokat injorantë.  

Me grevë cenohet interesi  publik dhe  ndëshkohen rëndë përjetësisht mbi 300 mijë fëmijë, nxënës dhe studentë të Kosovës 

Me vjen keq, por duhet të jem i hapur, të gjitha ata të cilët janë në grevë dhe të  gjitha ata  të cilët kritikojnë vendimin e Qeverisë së  Kosovës, që t’ua ndalin të ardhurat atyre që janë ne grevë e kanë gjithë ditën gabim, sepse me shantazhet dhe kushtëzimet me të cilat  cenohet interesi publik, atakohet e ardhmja e këtij vendi, duke i lënë gjeneratat e reja të paralizuara, të cilat do të jenë inferiore, të palumtura me mocanikët e tyre perëndimor dhe të vendeve të  zhvilluara, bëhet paradoksale  të financohen ata të cilët për interesa  meskine   apo  injorancë atakojnë drejtpërdrejti shtetin e Republikës së  Kosovës dhe të ardhmen e qytetarëve të saj. Me veprimtarinë e SBASHKU-ut  antikombëtar, dhe të gjithë atyre  që i mbështesin këtë grevë në kohën kur Kosova gjendet para një situate dramatike  nga veprimtaria e xhelatëve terroristë serbë, të  përkrahur edhe nga armiqtë tanë shekullor, siç është Rusia nazifashiste, nuk mund të  kualifikohet ndryshe, vetëm se si tradhti kombëtare.  

Me  atavizma të kaluarës,  Kosova dhe kombi shqiptar nuk mund të mbijetojnë 

Atavizmat e vjetër,  që janë produkt i sistemeve edukative dhe arsimore pa substancë patriotike, siç janë: provincializmi, mentaliteti fisnor, përçarja, vasaliteti, naiviteti apo  mungesa e mendimit kritik, patriotizmi folklorik, shkalla e ulët e aspiracionit, përkatësisht  kënaqja me pak etj., kanë bërë që si komb të jemi në këtë gjendje të cilën jemi, andaj kombit tonë nuk i duhen grevat  me të cilat  atakohen interesat nacionale strategjike të këtij komb, por  uniteti, vendosmëria për të mbrojtur integritetin territorial, dinjitetin shtetëror dhe kombëtarë, qoftë  e nevojshme  me martirizim e jo me greva, inferioritet, përulje, prandaj ndalimi i pagave është për ata të cilët dëmtojnë interesin publik   dhe nacional në këtë kohë është e detyrim atdhetar, sepse  jemi në kohën kur siç thoshte   Shekspiri i  madh është sikur “Të jesh apo të mos jesh “ .

Ndalimi i pagave për ata që rrezikojnë kombin dhe shtetin, është ndëshkimi minimal.  Ky  është  detyrim kushtetues për të mbrojtur interesat e shteti dhe të kombit. Kosova sot është para një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të veprimeve të drejta të Qeverisë, e cila  tani nuk po kërkon asgjë tjetër, por vetëm që të mbrohet  integriteti territorial i garantuar edhe  me Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, të  Rezolutës 1244 dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës , sepse Serbia dhe krimineli Aleksandër Vuçiq, haptas  pjesën veriore të vendit tonë po e trajton si territor të Serbisë, ku nuk mund të futen forcat  sigurisë dhe ku nuk mund të zbatohet  Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

E them minimal pasi mendoj që organizatorët e grevës do të duhej të ndiqeshin penalisht dhe të futen në burg, për shkak  dëmeve të pa riparueshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët  e saj. Në SHBA, në atë momente  që  fillojnë pushimet, pas përfundimit  të mësimit personeli mësimor u ndërpriten pagat. Ata e gëzojnë të drejtën legjitime që mund të  gjejnë burime sekondare, duke  bërë punë tjera, andaj  Amerika është  Amerikë, sepse nuk e lejon dembelinë, përtacinë dhe  atakimin e interesit publik dhe  shtetëror. 

A është personeli mësimor – edukativ në  Kosovë më i privilegjuari në Evropë me performancën më të ulët në këtë kontinent!? 

Përgjigja është PO. Të nderuara kolege dhe kolegë, janë me mija  arsye pse  duhet të mos  bëheni vegël dhe instrument i interesave të  këtij oligarkiku. Po e filloj me postulatin themelor, katërçipërisht të vërtetë dhe të pamohueshëm. Ju jeni personeli më i privilegjuar  në Evropë, me performancën më  të ulët. Assesi, faji kryesor nuk është  juaj, por i  politikave   sistemore të hartuara qe 22 vite.  Nuk e di se a e  dini apo  jo, por ju gëzoni aq shumë të drejta dhe  privilegje me Kontratën Kolektive, të nënshkruar  në janar të viti 2021, kur  ishte edhe  koha  e zgjedhjeve  elektorale. Në  këtë vit elektoral 2021, dy ministra të Qeverisë  Hoti, kanë nënshkruar dy  Kontrata  Kolektive për arsim dhe shëndetësi me të cilat  punëtorët  e arsimit (ndoshta edhe të shëndetësisë – këtë nuk e kam analizuar  dhe nuk jam i sigurt) i gëzojnë privilegjet më të larta në  Evropë. Këtë kontratë e kanë nënshkruar ish – ministri i arsimit i asaj  kohe dhe oligarku Rrahman Jashari. Me Kontratën Kolektive, mësimdhënësve u takojnë pagat  jubilare (pavarësisht nga performanca),  ushqimi (ani pse në orar mund te janë   me së shumti 5 orë), udhëtimi etj..  Jemi i vetmi  vend në botë, që qytetarët  paguajnë  aktivitetet  sindikale  të SBASHK-ut.  Veprimet e këtilla janë antikushtetuese, antiligjore  dhe cenojnë të drejtat  themelore të njeriut

Po ashtu,  janë   antikushtetuese dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet pozitive në arsim. Për nënshkrimin e një  dokumenti të këtillë antikushtetues, me të cilin  shkelen të drejtat  e qytetarëve dhe  interesi publik, nënshkruesit është dashur të ndiqen penalisht. Përgjegjësi për ketë  ka edhe  Qeveria e  tashme e  Kosovës, nëse nuk e ka nisur procedurën penale  ndaj nënshkrueseve. Shfrytëzoj rastin  që me këtë rast t’i përgjigjem z. Sazan Ibrahimit, drejtorit  ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, se nuk është e moralshme e  as juridike të kërcënon dy ministrat e tashëm të Qeverisë, kur  kontratat janë nënshkruar në janar të vitit 2021, nga ministrat e arsimit  dhe të shëndetësisë  të  Qeverisë  Hoti. Dihet edhe pse?  Kanë bërë mirë  kryetarët e komunave  që  udhëhiqen nga  VV-ja që nuk e kanë nënshkruar padinë       

Kolege dhe kolegë të nderuar, kaloni në anën e bekuar të këtij  populli, që të mos u mallkojë historia! 

 Në trajnime e shumta  të cilat i kam  zhvilluar dhe i zhvilloj  akoma edhe  sot sinqerisht  ua kam thënë se  ne  botë nuk ka popull me të mirë dhe më human se populli  shqiptar. Ashtu mendoj edhe  sot. Për ta vërtetuar  këtë kam  fakte dhe dëshmi  të panumërta. Unë nuk jam racist, as që kam qenë  ndonjëherë në jetën time, andaj besoj  se   ju kujtohen thëniet mia  se populli shqiptar   është në një groteskë  të madhe  ndërmjet bekimit  dhe mallkimit të madh nga  Zoti i  Madhërishëm dhe I Plotfuqishëm.  Populli ynë është i bekuar  nga Zoti, sepse   është shpërblyer  sa asnjë popull në botë me   një   potencial të jashtëzakonshëm  fizik,  mendor,  estetik,  emocional, moral dhe punës teknik. Të dhëna janë të shumta  dhe të pakontestueshme.   Këto të dhëna  i  argumentoj katërçipërisht në një libër, i cili  shpresoj  të botohet gjatë këtij viti. Ky popull  ka mbajtur  tri perandori ( romake, bizantine  dhe  otomane). Shqiptarët  janë  themelues  te Egjiptit, Rumanisë, Moldavisë,  Greqisë dhe  Serbisë terroriste, të këtij shteti  i cili i  ka  hartuar mbi 70 projekte  për  zhdukjen   biologjike të shqiptarëve nga viti 1836.  Nga  viti 2000 deri në vitin 2019 , Serbia  ka hartuar 46 projekte   për zhdukjen biologjike të shqiptarëve. Në librin tim të botuar me 2020: Kalvari serb mbi shqiptarët  1981 -2019 i kam  analizuar  26 projekte ( nuk i kam përfshirë  projektet e  Partisë  Radikale Serbe  të Vojisllav  Sheshelit, prej më shumë se 2000 faqesh).  Po ashtu,  shqiptarët në vitin 1806, e kanë çliruar Beogradin, i cili për ne  shqiptarët do të  shndërruar në KRVOGRAD- QYTET GJAKU I SHQIPTARËVE ( sipas  Gjokë Dabajt). Shqiptarët e kanë  filluar  Kryengritjen e Parë Serbe  nën  udhëheqjen  Karagjoorgjit, nipi i  Gjin Marashit,  i fisit Kelmendi.  Sot kemi dëshmi të pakontestueshme  për shpërblimin e shqiptarëve  të cilët i kanë dhënë dhe  janë duke i dhënë, po thuaj sa asnjë komb  qytetërimit botëror. Ky popull, ndër më të vjetërit në botë,   falë  Zotit ka mbetur ai që ka qenë, dhe edhe sot sepse përdorë gjuhen  at lashte  dhe pellazge  edhe pas  dhjetëra mijë  vjetësh. Të nderuara kolege dhe  kolegë,  ju përgjëroj kaloni në anën e bekuar të këtij populli më të vjetër se  historia, dilni  nga greva dhe largohuni nga  rruga  satanike  e   Rrahman Jasharit, i cili   Kosovës i ka bëre  aq shumë dëme, sa nuk mund të riparohen me dekada. Për t’u bindur Juve  që të largohen nga rruga e mallkuar, satanike   dhe renegate e këtij njeriu,  unë do t’i prezantoj  disa të dhëna  të pakontestueshme për  hemorragjinë, agoninë dhe   gjendjen tragjike të sistemit të edukimit dhe të arsimit sot në  Kosovë, të shkaktuara nga veprimet satanike  të këtij njeriu  dhe të pazareve të tij me oligarkët  opozitar.  

Ju lutem lexoni faktet dhe  largohuni  nga  rruga   antikombëtare! 

Degradimi  i arsimit  ka  filluar që në vitin 2000.  Reformat e nisura nga  forcat  e paidentifikuara  dhe in kompetente të ndryshimit dhe pa një  ekspertizë profesionale, që do të thotë se  terapia e  shëndetit të  sistemit të edukimit është përcaktuar  dhe  është  dhënën pa  një diagnostikim kardiologjik.  Mbi 30 reforma  të bëra,  të gjitha kanë dështuar. Thasë të eurove  për ndryshime   në edukim dhe  arsim gjoja për  avancim janë shpenzuar kot. Nga  ajo kohë  numri  i analfabetëve  fuknksionalë  është shtuar në mënyre  enorme. Këtë e dëshmon  Grafiku 1, në  vijim.

K8jo dëshmon   se sistemi i edukimit dhe i arsimit  në Kosovë krijon llum të mediokërve, injorantëve  dhe të mendjes së  pashkolluar. Kjo gjendje  është e tmerrshme  sepse  78 %   14- 15 vjeçarëve dhe vjeçareve  të Kosovës nuk janë në gjendje të kuptojnë një udhëzim të thjeshtë, ta komentojnë një paragrafë të vogël apo një tabelë të thjeshtë. Këta nxënës nuk mund ta përdorin shkrim – leximin për t’u integruar në mënyre aktive në proceset demokratike dhe  sociale. Individët e këtillë nuk i posedojnë  as 25 % të  shkathtësive të shekullit XXI. Kjo do të thotë se 78 % e  14 – 15 vjeçarëve  dhe të vjeçareve janë të jashtë-koheshim, sepse nuk janë të aftë të përballen me  sfidat e shekullit XXI,  me kohën postmoderne, nuk mund të përfshihen e  një shoqëri të dijes, në ekonomi të bazuar në dije, nuk mund  të mësojnë gjatë jetës  e as  gjatë gjithë jetës, nuk mund  të inkorporohen në Shoqërinë e ardhshme të  Shkencës dhe të  Artit. Sistemi i tashëm  i edukimit dhe i arsimit  shkërmoq  zhvillimin  e  hemisferës së  djathtë të truri.    Shkurt, me  këtë cilësi  të sistemit të edukimit dhe  të arsimit, shteti i Kosovës dhe kombi  shqiptar nuk  mund të mbijetojnë,  andaj  dilni nga  greva! 

Për ta vlerësuar objektivisht  gjendjen e tashme të tmerrshme të sistemit të edukimit dhe të arsimit do të paraqes edhe Grafikun 2, në të cilin paraqitet përqindja   e analfabetëve funksionale të  Kosovës me  përqindjen e analfabetëve  funksionale  me disa shtete  të BE.    

Me  ketë produktivitet dhe efektivitet     të sistemit të edukimit dhe të arsimit, Kosova nuk ka  mundësi të mbijetojë si shtet, andaj  të organizosh  greva  për rritje  të pagave  në kohë dramatike në të cilën po kalon  Kosova sot, jo vetëm që  është turp , por është krim, andaj  vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndaljen e pagave atyre që futen në grevëështë legal dhe legjitim. Të gjithë ato parti të cilat në kor atakuan qeverinë gjoja për një presion  mbi mësimdhënës   janë të pakuptimta dhe  fare nuk u bëjnë ndere, vetëm se tregon se  ose  janë miopë për shkak  të humbjes së pushtetit, ose  nuk  marrin erë  për funksionimin e shtetit. Ajo që është e sigurt është se  janë me  deficit të madh kombëtar. Rrahman   Jashari, që krihet  dhe  krekoset me patriotizëm, në kohën kur Kosova  po digjet, në “Nacionale”    me punën e tij  dhe me mbështetjen që ka nga oligarkët të SBASHK-ut dhe  Bashkimi i  Sindikatave të Kosovës, duke  pohuar- mashtruar  se  Kosovës nuk i bënë dëm është tragjiko – komike . Kjo është logjika e  një   injoranti  apo  miopi, i cili  për shkak se vet i ka  punët  mirë, nuk shqetësohet   pse: Kosova  ka  numrin më të madh të rinjve të moshës 15 -24 vjeç, në Evropë, që nuk janë as në punë as në shkollë.

Si mund të përfshihen në punë dhe shkollim, kur  Rrahman   “patrioti,  nga viti 2014, kur është zgjedhur kryetar i SBASHK-ut çdo vit, ka  kërcënuar dhe ka  organizuar greva të personelit mësimor edukativ, andaj  një e treta e  qytetarëve  të  Kosovës të moshës 15 -24 , nuk janë as në punë as në shkollë.  Në të ardhmen  1/3 e qytetarëve të  Kosovës të kësaj kategorie, pa krijuar familje,  do të  bëhen   pengesë për  zhvillimin  ekonomik, arsimorë, kulturor, shëndetësorë të  Kosovës.  Kuptohet,  se  ky numër me kohë  do të rritet, andaj  është e pavërtetë ajo  që ky rrënues,  në  intervistë të dhënë në “Nacionales”, se nuk po e dëmton  Kosovën. Në të vërtetë, ky është duke e vrarë   të ardhmen e  Kosovës. E kuptoj se ky nuk  është vetmi i  faktorë. Por për këto veprime  të papërgjegjshme të këtij  armiku  të ardhmes  së shtetit të Kosovës,  përgjegjës   ka qenë dhe është sistemi i cili e ka mbështetur dhe e mbështet edhe sot si nga partitë dhe  liderët,  të cilët për 20 vite për interesa të tyre  meskine  Kosovën e kanë shndërruar  në ferr. Pjesa dërmuese e vendeve  të zhvilluara në botë sot  janë  shoqëri të dijes dhe  ekonomitë e tyre i kanë të bazuara në dije.  Për fat të keq të Kosovës dhe të Shqipërisë, as  Kosova  dhe as  Shqipëria nuk janë pjesëShoqërive  të Dijes  dhe të atyre  Shoqërive  të cilat  Ekonominë  e Bazojnë në Dije.  Të  gjitha  shtetet,  të cilat  janë  Shoqëri të Dijeve  dhe me  Ekonomi të Bazuar në Dije, janë në prag të kalimit në Shoqëri të Shkencës dhe  të Artit.  Kosova, krahasuar  me  vendet  që janë Shoqëri të  Dijes dhe  me  Ekonomi të Bazuar në Dije  është për  pesë dekada  prapa  shteteve të këtilla, të cilat  janë në prag të kalimit në Shoqëri të  Shkencës dhe të Artit. Me mentalitetin dhe  mediokritetin e  SBASHK-ut,  të udhëheqësve të partive,  të cilat  kanë qenë në pushtet  qe 20 vite, nga  viti 2001  deri në vitin  2020,  Kosova   nuk mund të ndërtojë një sistem  të edukimit dhe të arsimit, i cili  me  hapa përshpejtuar dhe tonik,  Kosovën  ta  shndërroje  një   SHTËPI TË MADHE TË NXËNESIT, në të cilën shtëpi  të gjithë  qytetarët  e saj   do të jenë nxënës  të përjetshëm.  Nxënës të përjetshëm nuk mund të jenë   ata të cilit në  vend se të mësojnë, të përparojnë duke lexuar, shkruar e studiuar; duke i zhvilluar 12   shkathtësitë jetësore të shekullit XXI, pa të  cilat askush nuk mund të jenë qytetar produktiv dhe efektive të shekullit XXI; duke  i zhvilluar 12 shkathtësitë e të menduarit ( që në esencë janë kuaj të punës), pa të  cilat nuk  potencë, kreativitet  dhe përparim; duke  i  zhvilluar 14 shkathtësitë   e të nxënit gjatë gjithë jetës, deri sa   personeli mësimor dhe  nxënësit e  Kosovës mrizojnë në grevat  të SBASHK-ut vit për vit dhe pa treguar performanca të larta  në edukim dhe arsim. Kjo  është arsyeja  pse  në  vendet e BE-së, thuhet se  shqiptarët janë  dembelë dhe nuk dëshirojnë të mësojnë 

Faktet e vërtetojnë këtë. Meqë,  z.  Jashari   duhet  t’i bëhet qartë, sepse  është duke   jetuar  në një botë paralele,  e lusim të analizojë Gr.4., në të cilin   paraqitet përqindja   qytetarëve  të moshës 25 – 64 vjeçare të përfshirë në të mësuar gjatë jetës (“Të mësuari  gjatë jetës është të mësuarit  vullnetar dhe   vetëmohues  i dijeve, qoftë për aspektin personal  apo  profesional). Përqindja e   qytetarëve  të moshës  25 -26 vjeç të  Kosovëështë vlerësim i imi, andaj   mund të merret me rezerva. 

Të dhënat e  këtij  grafiku  jo që janë tmerruese, por  katërçipërisht   tregojnë se     me këtë shkallë të mësuarit  gjatë  jetës në  moshën 25 – 64 vjeçare   në të gjitha  fushat e punës  dhe të jetës,  Kosova nuk mund të jetë produktive dhe efektive, nuk  mund të  prodhoje  ndryshime pozitive produktive dhe  efektive, andaj  duhet   hartuar një strategji  gjeneruese – inventive  me të cilën   më së paku  20% e të punësuarve  gjatë të moshës  25 -64 vjeçare gjatë këtij e   dhjetëvjeçari  do të përfshihen   në  të mësuarit gjatë jetës. 

Personeli mësimor –  edukativ i  Kosovës, deri në vitin 2018 është paguar kot për pesë vite e  një muaj!? 

Gjendje tmerrësisht  të rëndë dhe  të agonisë,  apo të vdekjes  klinike  të sistemit të arsimit dhe të edukimit e  konstaton edhe  Banka  Botërore, e  cila  llogaritë Indeksin e  Kapitalit Njerëzor -IKNj. Matja  e IKNj për  Kosovën ka  filluar në vitin 2018. Kosova  me  Vitet e  pritshme  të shkollimit nuk qëndron keq, sepse  për  1.6 vite  ka qëndruar  mbi mesataren globale. Por kur behet  harmonizimi  i viteve të pritshme  të shkollimit me rezultatet e testeve   të standardizuara,  siç është programi  PISA, në të– cilën 300 pikë  paraqesin arritjet minimale  dhe  625 pikë paraqesë  arritje  të avancuar,  Kosova në  vitin 2018 është radhitur shumë poshtë, sepse  rezultati  mesatar i Kosovës ka qenë 375 pikë. Krahasuar me rezultatin mestar  evropian prej  495  pikësh, madje edhe të mesatares globale  prej  431 pikësh, Kosova del  aq keq sa  nuk bëhet. Kjo mesatare e ulët  pikësh tregon  se nga 12.8 vite të pritshme të shkollimit, sa i kishte  Kosova në vitin 2018, realisht i kishte  7.7 vite  të shkollimi. Siç mund të konstatohet  kemi  5 vite e një muaj,  vite të humbura të shkollimit. Për ta   bërë  më qartë  personeli  mësimor edukativ  i cili është në grevë është paguar kot për 5 vite e një muaj. Kjo hemorragji,  arsimin e   Kosovës e bën  shumë të shtrenjtë  në aspektin  ekonomik, sepse   shpenzon  shumë dhe prodhon fare pak, që do të thotë  ka skarcitet të jashtëzakonisht të madh. 

Nga  viti  2018 deri në vitin 2020, vazhdon tatëpjeta  e  arsimit të  Kosovës 

Për shkak grevave të organizuara ,  mosfunksionimit të shtetit ligjor, politikave  të gabuara  zhvillimore të arsimit  do të vazhdojë përkeqësimi  i mëtejmë i  sistemit të edukimit dhe të arsimit. Këtë e dëshmon   Indeksi i Kapitalit  Njerëzore i Bankës Botërore. Në Kosovë, një fëmijë qe e fillon  shkollën në moshën 4 vjeçare,  mund të presë që të kryej  13.2  vite  shkollimi deri në moshën 18 vjeçare. Megjithatë, kur llogaritet  mësimdhënia reale  e fëmijëve , vitet e pritshme te  shkollimit janë vetëm 7.9, pra ka një hendek  të mësimdhënies prej 5.3  vitesh. Ne teste e harmonizuara  nxënësit e  Kosovës kanë marrë 374 pikë në një shkallë,  siç u tha më lartë  arritjet e përparuara  janë prej  625 pikësh dhe  300 pikët paraqesin arritjet  minimale. Krahasuar me  vitin 2018 janë 5.3 vite të humbura, dy muaj ma shume  se në vitin  2018. Degradimi i  i arsimit në  Kosova  ka vazhduar.   Grevat dhe  shantazhet kanë qenë  faktorë  shumë i rëndësishëm i kësaj tatëpjete. 

Pse vetëm   shqiptarët kanë vështirësi në shtet formim? 

Është  aksiomë e njohur sociale  dhe e   vërtetuar   shkencërisht  se  shqiptarët çdo gjë kanë bërë për  të tjerët e asgjë për veten. Këtë   çështje e ka trajtuar  edhe  Samiu  i madh në veprën  e tij  të shquar: “Shqipëria ç’ ka qenë, ç’ është dhe ç’do të bëhet “.  Në këtë reagim edhe unë do t’i i theksoj  disa  fakte. Por cila është arsyeja pse  shqiptarët kanë vepruar kështu dhe veprojnë edhe sot. Pse Edi Rama, kryeministri i Qeverisë  së Shqipërisë  nënshtrohet aq shumë   vrasësit të shqiptareve    Aleksandër Vuçiqit, pse  kryeministri në  detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviqi,  bëhet vasal i  Kishës Ortodokse  Serbe, e  cila me një  helikopter  në Krajë e  ka vendosur një   maket  të Kishës Ortodokse  Serbe  në  Krajë, në Mal të  Zi, vendbanim i banuar vetëm nga  shqiptarët. A nuk e  kupton  ky njeri se   Kisha  Ortodokse  Serbe,   kishat dhe manastiret  i ka  mjete për zgjerime territoriale të Serbisë.  Pse  Gjykata  Kushtetuese  e Kosovës, legalizon vendimet kriminale   të  Sllobodan Millosheviqit, me zgjerimin e territorit të Manastirit  të Deçanit, kur  dihet se  këtë objekt   fetar  deri   në vitin 1991, e kanë ruajtur vojvodët shqiptarë.  Vojvoda i fundit  i këtij manastir ka qenë Hysen Demukaj, i cili nga presioni i qeverisë serbe, është çregjistruar nga detyra e  vojvodës duke  deklaruar:  “ Duke e parë terrorin dhe  gjenocidin serb kundër popullit tim, vendosa të çregjistrohem nga kjo detyrë. Shkova te kryepari i manastirit dhe në librat e tij nga të gjitha obligimet që kisha ndaj kishës. Ky ia  ktheu dhuratën e  igumenit Justin Tasiqit dhe hoqi dorë nga detyra e vojvodës me 1.10.1991, për shkak  se  ushtra  serbe  filloi terrorin, masakrat dhe vrasjet kundër popullit  shqiptar në Kosovë 

Prindër, shoqëri civile, institucione  arsimore –  shkencore në më krye me    Akademinë   e Kosovës,  heshtja e   juaja sa është  e papërgjegjshme  aq  është e turpshme dhe  antikombëtare 

Nuk e di  a e dini apo  jo, për e  ardhmja e   Kosovës dhe  e kombit shqiptar, por edhe  të qytetarëve të  Kosovës, nuk  është asgjë tjetër pos një garë e  tmerrshme  ndërmjet  cilësisë së edukimit  dhe  të arsimit dhe të katastrofës. Shteti  me  cilësi  të dobët të  arsimit,  është në cepin e kaosit, në buzë të greminës dhe të katastrofës.  Është  evidente  qe   sistemi i  arsimit në kolaps  është në kolaps për shumë arsye, një pjesë e të cilave  i kam  theksuar në këtë reagim.  Me një shtator, eventualisht  tre apo  javët e para të shtatorit,  në të gjithë Evropën  dhe në  Kosovë mësimi  në gjuhën serbe   fillimi i vitit të ri do   të zhvillohet në mënyre normale, kjo  nuk do të ndodhe  vetëm  me nxënësit  e qytetarëve të cilit janë luajal  ndaj Republikës  së Kosovës. A ka turp   dhe krim më të madh.  Kosova  të jetë i vetmi vend  në Evropë në të cilën, në fillim  të vitit shkollor të organizohet greva, bazuar në ligje  të cilat  rregullojnë  veprimtarinë  sindikale,   që nuk janë fare në harmoni me ligjet e BE-së, por  janë  produkt i pazareve    për  fushata   elektorale  dhe  mbajtjen e pushtetit. Këtë  sot katërçipërisht e vërtetoi  edhe  Asociacioni i   Komunave të Republikës së Kosovës. Është për  shqetësim  heshtja e prindërve të papërgjegjshëm, institucioneve    shkencore  arsimore    të cilat  i kanë  mbushur veshët me lesh  dhe bëhen se nuk po dëgjojnë  dhe  nuk po shohin asgjë  çfarë po ndodhë me  Kosovën, andaj  u bëjë  apel i prindërve  dhe   shoqërisë civile  të ngritën në protesta të fuqishme  të kërkojnë  ndërrimi e  drejtuesve  të  sindikatave, ndërprerjen e menjëhershme të grevës, ndërsa    Qeveria të fillojë urgjentisht   të harmonizojë ligjin  mbi veprimtarinë sindikale  me ligjet e BE-së 

Programi i VV-së, nuk  mund ta  nxjerrë   edukimin dhe arsimin e tashëm nga  kolapsi 

Unë nuk jam, as nuk kam qenë asnjëherë anëtarë i vendvendosjes. E kam  votuar për shkak  të programit të saj politik  dhe nacional,   si  dhe programit për luftimin e  krimit dhe të  korrupsionit. E kam  mbështet dhe  e mbështes sundimit të ligjit, sepse   vet,  në një moshë të shtyrë edhe unë jam viktimë  krimeve  mafioze  në ndërtimtari.  E  mbështes  fuqishëm   luftimin  e  nepotizmit në punësim në arsim sepse  ky fenomen  me grevat  është shndërruar  në kancer  malinj  të arsimit. Nuk jam as avokat  i Albin Kurtit, sepse  ai nuk  ka nevojë për  avokat, por kam qenë dhe jam mbështetësi i ideve  dhe të programit të tij  në dialog me palën  serbe, në të cilin     Kosova nuk është më temë, por palë e barabartë. 

 Por  që në  që fillim e kam thënë dhe edhe tani jam i bindur se VV-ja  nuk ka një program  redundant, gjithëpërfshirës, e as   vizion për të nxjerr   sistemin e edukimit dhe të arsimit  të  Kosovës, i cili është kolaps.  VV-ja  nuk i ka identifikuar  forcat – agjentët e ndryshimit të cilët do  jenë  në gjendje të depërtojnë  në thellësinë e transformimeve  të thella  në sistemin  e edukimit dhe të arsimit, sepse   hemorragjia e tashme  në   sistemin e edukimit dhe të arsimit nuk mund të ndalet me reforma (arnime me të cilat nuk dihet  çështë thes  dhe  ç’ janë arna) apo me  makijazhe.  Programimi edukativ dhe arsimor i VV-së është  konfuz, pa qëllim  moral të pacaktuar. Këtë konstatim e mbështesin edhe praktikat e deritashme në komuna  në të cilat ka   drejtuar kjo forcë politike ( Prishtina, Kamenica  dhe  Prizreni).  Qeveria e   Kosovës ne   bashkëpunim me të gjitha  partitë parlamentare  duhet të  formojë KËSHILLIN NACIONAL  P{R TRANSFORMIMIN E SISTEMIT T{ EDUKIMI DHE TË ARSIMIT NË KOSOVË ME SHUMICË TË CILËSUAR, pjesë e të cilit  duhet të jenë ekspertët  më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë. Kjo çështje  duhet të jetë ndër prioritet kryesore  të Qeverisë tani, meqë  vazhdimi  i mëtejmë i kësaj gjendjeje  do të jetë  apokaliptike  për Republikën e  Kosovës  dhe të gjithë qytetarët e  Kosovës. Këshillin Nacional për Transformimin Radikal  të  Sistemit të Edukimit dhe të Arsimit – KNTRSEARK,  në veprimtarinë e tij duhet të parasheh edhe    ekspertizën e thellë dhe  shkencore të  gjendjes së tashme kardiologjike  të  sistemit të edukimit  dhe të arsimit në    Kosovës.  Ekspertiza  profesionale  nuk  guxon te jete  improvizim  dhe riciklim  i veprimtarive të deritashëm, e as i   përbërë  nga   struktura e   deritashme të cilat   sistemin edukimit dhe të arsimit  me qasje  fragmentare  e jo holistike  e  kanë prodhuar një sistem surrogat që  ka prodhuar pa ndërprerë  entropi pozitive çorganizuese. 

  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu