ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Leter e hapur Orgeta Manastirliut, Ministres së Shendetësisë

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Nga: Pirro Prifti 

  • Jep dorëheqjen! 

Ngjarjet e kohëve të fundit kanë vërtetuar edhe njëherë se sa të drejtë kam patur kur kam shkruar dhe kritikuar madje edhe duke i sugjeruar Ministres së Shëndetësisë se si mund të dilet nga gjëndja e rëndë në  Sistemi Shëndetëor Publik kryesisht atë spitalor.  Shkrimet e mia të botuara jo vetëëm ne Gazetën sot por edhe në Liberale.al, në gazetën Fjala, në facebook, Forumi shqiptar dhe Forumi .al, tëitter, jo vetëm që nuk janë lexuar, por si një Ministri që as nuk dëgjon dhe as nuk reflekton ka vazhduar punën e saj vetëm mbi baza egzibicioniste duke dalë në foto dhe duke u lavdëruar me bërjen e ndërtimeve tip `llaç e tulla` aty ku mund të fitohet më lehtë me tendera dhe më futjen në punë të punonjësve të shëndetësisë me para nën dorë , duke injoruar  konkurset e rregullta dhe duke futur në Spitalet qëndroer universitare disa individë që nuk e meritojnë si mjekë ashtu dhe infermjerë, fizioterapeutistë, imazheristë, madje dhe si drejtues, e plot të tjerë. 

Pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës së disa spitaleve qofshin ato dhe universitare (infrastrukturë e cila duhet parë edhe si cilësi në punimet e brëndëshme) ajo nuk justifikon problemet e rënda me të cilat hasen pacientët që kanë nevojë për shtrim në spitalsepse ndërtimet nuk kanë se përse të mbulojnë dështimet e sistmeti public spitalor. 

 Përse duhet të japë dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë sipas opinionit tim me një eksperiencë 48 vjeçare: 

-Sepse me punën e saj të dobët dhe jo profesionale ka lejuar që të lulëzojë mitmarrja massive në spitalet publike nga mjekët dhe teknicienët shëndetësorë duke rënduar buxhetin familjar të pacientëve të cilët përveç pagimit të siguracioneve shëndetësore paguajnë plus mbi 40.000 lekë të reja çdo vit nën dorë për shërbim mjekësor nga mjekët dhe teknicienët mjekësorë, nga 13.923 lekë/për banorë që paguan shteti (viti 2021). 

-Sepse check-up nuk funksionon siduhet dhe kaparregullsi të vilat nuk janë konstaturar nga Ministria që e ka miratuar. Nuk informohen njerëzit për kontrollet checkup, nuk paguhen mjekët dhe infermjerët që punojnë edhe si punonjë shëndetësie edhe duke punuar për check-up, 

-Sepse PPP për laboratorët detyrojnë pacientët të bëjnë analiza në privatë për shkak se nuk ka rrugulla dhe as kontrolle nga MSH. 

-Sepse  egzaminimet mjekësore për spitalet publike në varësi të dyfishtë nga Fondi i Siguracioneve dhe nga MSH nuk funksionon minrë duke vënë në vështorësi pacientët dhe duke rënduar kujdesin mjekësor public të pacientëve, 

-Sepse iSHP-së nuk i është vënë roli kryesor për të monitoruar, kontrolluar, analizuar shëndetin dherisk-et ndaj sëmundjeve infektive, ujit, etj, dhe nuk ka buxhetin që duhet të kishte. 

-Sepse në Parlament nuk ka ngritur asnjëherë nevojën e rritjes së GDP të Shëndetësisë, dhe shpërndarjen e buxhetit për shëndetësinë sipas popullatës, sipas morbozitetit, sipas nevojës për kujdes shëndetësor 

-Sepse ka lejuar që Ministria të bëhet një vatër për miltantët dhe jo për profesionstët mjekësorë sipas dikastereve 

-Sepse bashkëpunom me një ekip drejtues të korruptuar mjekësor si dhe ata që i merr si këshilltarë të jashtëm, madje dhe bordi  drejtues,  i cili duhet shkarkuar mënjëherë 

-Sepse nuk ka vënë asnjëherrë ujin në zjarr për të nxjerrë një Vendim që në Qëndrat Shëndetësore të vëndit duhet të punojnë mjekë më specializom `Mjek Familje` dhe jo `Mjek i përgjithshëm`, gjë që ka ulur ciëlsinë e kujdesit mjekësor tek pacientët; u bënë 32 vite dhe nuk ka asnjë përmirësim 

-Sepse asnjëherë nuk ka vënë ujin në zjarr për të kategorizuar infermjerët ashtu si e kanë vëndet e BE duke kategorizuar dhe rrogat përkatëse 

Sepse asnjëherë nuk ka dëgjuar për nevojat që kanë spitalet, shttëpitë e të moshuarve, Q.SH., të hapë vënde pune nëpërmjet vendimeve përkatëse për  asistentë infermjerë,  operatorë të kujdesit shëndetësor, infermjereve pëkujdes në shtëpi, etj 

Nuk qëndron problemi vetëm këtu. Problemet më të mëdha qëndrojnë jo vetëm në infrastrukturën e Spitaleve Universitare Terciare por dhe në ato rajonale, por problemet e pazgjidhura mbeten në Manaxhimin Spitalor të Spitaleve publike. Në disa nga shkrimet  e mia, por dhe të të tjerëve si  (`Kongresi i shëndetësisë- por spitalet publike mbeten një katastrofë mjekësore`- gazeta sot, `Kujdesi ndaj pacientit në spitalet publike – jashtë standardeve`, `Autonomia Spitalore-një goditje kundër Kujdesit Mjekesor cilësor në Spitalet Publike`, etj),  ia kanë paraqitur mangësite por dhe mundësitë se si mund të dilet nga ky qorrsokak i trashëguar që pas viteve `90 kur u shpërbë sistemi shëndetësor public  i tipit sovjetik Semashko, ku çdo gë bëhej falas `nga lindja e deri në varr`, dhe u përpoq të kthehej në një sistem public shëndetësor bazur në Siguracionet Shëndetësore. 

 Probleme të rënda mbeten në manaxhimin dhe kontrollin spitalor po aq sa në mos funksionimin e Siguracioneve Shëndetësore dhe në disa probleme të tjera që jo vetëm nuk janë zgjidhur nga Ministrja aktuale e Shëndetësisë por nga këshilltarët dhe nga presionet ndoshta të të interesuarve  për PPP, dhe për tenderet e ndryshëm, mos funksionimi i Urdhërit të Mjekut që ndoshta është autonom por Ministrja mban përgjegjësi për mitmarrjen, korrupsioni aktiv dhe pasiv, mungesën e medikamenteve në Spitale, vendosjen e drejutesve jo-profesionistë dhe partiake në drejtimin e shërbimeve shëndetësore jo vetëm spitalore por edhe në Sistemin parësor. 

Praktikisht mangësitë që vijnë nga mungesa e kontrollit nga vetë Ministrija e Shëndetësisë dhe paaftësia e kësaj Ministrie për të përmirësuar kudesin e pacientit që shtrohet në spital dhe mungesa e kujdesit pasi pacienti del nga spitali , mund t të realizohet nëpërmjet një Reforme reale  disa nga të cilat mund ti rradhisim si më poshtë; 

  • Miratimi i ligjit për Autonominë Spitalore për mendimin tim është një gafë ligjore dhe institucionale, e cila u jep mundësi Spitaleve publike dhe drejtuesve të tyre të kthejnë spitalet publike në kripto-spitale private, me qëllim që të marrin lekë për së dyti herë  nga pacientët e shtruar të cilët aktualisht Paguajnë Siguracionet Shëndetësore 3.4%, por Fondi i Siguracioneve Shëndetësore nuk mban përgjegjësi për paratë që ka marrë ndër vite nga populli. Kjo rëndon xhepat e popullatës. Por kjo nuk është në interes të taksapaguesve që shtrohen e mjekohen në spitalet publike! 
  • Mbajtja e këshilltarëve politike dhe amatorë  dhe me moshë të re, në Ministri pa përvojë personale profesionale sipas profilit (mbi 20 vjeçare) të cilët jo vetëm nuk mund të japin dot këshilla Ministrit ( përveçse atyre me karakter jo-profesional), por se e kanë futur në qorrsokak Ministrinë e Shnëdetësië me injorancën e tyre. Dhe kjo kërkon një VKM të re nga qeveria për Këshilltarët e Ministrive të cilët duhet të jenë të profilit dhe me eksperiencë punëmbi 20 vjeçare. 
  • Konkurimi dhe intervista për pranimin në punë të mjekëve, infermjerëve, dhe personelit teknicien shëndetësor duhet të bëhet me pjesmarrjen në komision të Urdhërit të Mjekut, infermjerit dhe duhen marrë në punë personel shëndetësor nga më të mirët në Spitalet Universitare me kriter notën, intervistën me gojë dhe eksperiencën në punë. 
  • Konkurimi çdo vit i të punësuarve në spital me pyetje quiz për çdo specialitet të drejtuar ga një komision sipas specialiteteve. Nëse nuk e merr, ka të drejtën e përsëritjes vetëm një herë 
  • Krijimi i Bordit të Spitaleve Terciare dhe Rajonale në Bord jo më shumë se 7 individë: me përfaqësues nga: pacientët, sigurimet shëndetësore, dy nga Spitali, dhe nga Urdhëri i Mjekut dhe i infermjerit, një nga Bashkia oser Ministria (Terciari). 
  • Krijimi i një magazine ndërspitalore (ndoshta është krijuar) për spitalet publike dhe krijimi i një komisioni tenderimesh për të gjithë spitalet e republikës për të plotësuar nevojat e spitaleve publike të drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë 
  • Drejtimi i Shërbimeve spitalore nga mjekë me eksperiencë mbi 20 vjet me konkurimme komisionin professional dhe jo politik. 
  • krijimi i një organizme kontrolli professional mjekësor dhe financiar brënda spitalit 

Për tëndaluar mitmarrjen; 

  • Të ndalohet dy pënsimi i shefave të Shërbimit dhe mjekëve specialistë të Spitaleve Terciare 
  • Të vendoset kontroll i rreptë në harxhimet `consumable` dhe farmaceutike që përdoren pë rpacientët 
  • Të aktivizohet Urgjentisht `KARTA E SHËNDETIT` për pacientët që paguajnë sigurimet shëndetësore, nëpërmjet të cilave shtrimet dhe operacionet të bëhen pa pagesë. Paratë për shtrimet dhe operacionet duhet ti merrën Fondit të Siguracioneve Shëndetësore sipas një Rregulloreje të veçantë dhe Udhëzimeve Paraprake për Kartën e Shndeteti sipas Patologjisë. 
  • Të rishikohet Libri i Barnave të rimbursueshme dhe kjo të jetë në dorë të Fondit dhe jo të Ministrit të Shëndetësisë bazuar në informacionet që kanë Shërbimet mjekësore spitalore dhe ndërkombëtare 
  • Te ri-vendosen bonus-et për punë jashtë orarit, konsulta, për mjekët dhe infermjerët  `on duty`, si dhe për shërbimet jashtë spitalore, 
  • Rritja e Pagës  të arrijë 100% për të gjitha nivelet por të kontrollohet puna e punonjësve të shëndetësisë, dhe cilësia e punës së tyre nga Shefi i Shërbimit. 
  • Mjekët që janë edhe pedagogë të ri-vendosën orare të reduktuara pune në Spital public, të mos lejohen të shkojnë në spitale private. 
  • Specializimiet të beëhen me pagesë por futja në punë në spitale publike të bëhet me konkurim dhe intervistë, pavarësisht marrjes së specializimit 
  • Për nevojat e Bashkive dhe rretheve Bashkitë dhe rrethet duhet të bëjnë Kontrata të veçanta pune 3-5 vjeçare për mjekët, dhe specialistët e tjerë për të cilët kanë nevojë duke u siguruar atyre jo vetëm punën, rrogë speciale, por edhe shtepi dhe lehtësira të tjera. 
  • -Mitmarrësit dhe të korruptuarit personel Shendetësor tu hiqet licensa nga Urdheri i Mjekut dhe infermjerit etj,  dhe të largohen nga puna e të veprohet sipas ligjeve në fuqi. 

Këto probleme do të ishin parandaluar nëse qeverisja e sotme do të interesohej më seriozisht në realizimin e një reforme në shëndetësi dhe nëse do të vendosej një Ministër profesionist që nuk e ka mëndjen të dali në foto gjithë ditën…  

Prof. Dr. Pirro Prifti 

priftipirro2017@gmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu