ARKIVI:
8 Prill 2025

    Letër e hapur udhëheqësve shtetëror: Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk njeh marrëveshje sekrete ndërkombëtare!

    Shkrime relevante

    Ibrahim Kelmendi, i rebeluari i përjetshëm

    Intervista është marrë nga libri i Agron Gashit, Lufta për Kosovën, në PDF. ...

    Brīvā Zeme (1939) / “Çfarë thotë Geraldina?” — Intervista me Mbretëreshën e Shqipërisë në Letoni

    Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmed Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli...

    Deçani, djep Shqiptarie, poezi nga Prend Ndoja

    Prend Ndoja Poezi DEÇANI DJEP SHQIPTARIE __ -Kur na cenohen kultura e historia, Deçan është e...

    SHBA në bisedime të drejtpërdrejta me Iranin të shtunën

    President Donald Trump, left, greets Israel's Prime Minister Benjamin Netanyahu at...

    Shpërndaj

    Msc Muhamet Shabani, historian, Ferizaj
    L E T Ë R  E  H A P U R !
    E nderuara Presidente e Republikes së Kosoves,zonja Vjosa OSMANI,
    I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosoves,z.Glauk KONJUFCA,
    I nderuari Kryeminister z.Albin KURTI,
    Të nderuar DEPUTET të Republikës së Kosoves !
    KUSHTETUTA E REPUBLIKES SË KOSOVES NUK NJEH MARREVESHJE SEKRETE NDERKOMBETARE !
    Siç dihet,Presidenti i Republikes ose Kryeministri njoftojne Kuvendin sa herë që të nënshkruhet nje MARREVESHJE NDERKOMBËTARE.
    Marrëveshjet nderkombetare të ratifikuara janë te obligueshme.
    Të nderuar përfaqësues më të lartë të Shtetit të Republikes së Kosoves!
    Marrëveshja ndërmjet ish Kryeministrit të Republikes së Kosoves z.Hashim Thaçi dhe Sekretarit të përgjithshem të NATO-s,Rasmussen më 19 prill 2013,është e jashtligjshme,antikushtetuese sepse bie në kundershtim me LIGJIN Nr.06./L-123 PËR FORCEN E SIGURISË SË KOSOVES.
    Neni 4. Kompetencat dhe detyrat
    1.Forca e Sigurisë së Kosoves mbron sovranitetin dhe integritetin territorial,qytetarët,pronen dhe interesat e Republikes së Kosoves.
    Populli shqiptar me arsye i urren Marreveshjet Sekrete Ndërkombëtare!
    Ishte Traktati i fshehtë i Londres (26 prill 1915),një marreveshje e perfunduar midis fuqive të Antantes dhe qeverisë italiane për të plotësuar pretendimet e Italisë imperialiste në Shqipëri dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
    Traktati i Fshehtë i Londres u hedh poshtë nga DELEGATËT E GUXIMSHEM PATRIOT DHE ATDHETAR TË KONGRESIT TË LUSHNJES ,MË 30 JANAR 1920 !
    Të nderuar përfaqesues legjitim të institucioneve shteterore të Republikes së Kosoves,
    Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosoves!
    Është koha vendimtare që nën shembullin e KONGRESIT TE LUSHNJES të merrni VENDIM KUSHTETUES,PATRIOTIK DHE ATDHETAR,!
    Me vota unanime, ABROGONE MARRËVESHJEN ILEGALE, ANTIKUSHTETUESE DHE SEKRETE THAÇI-RASMUSSEN TË 19 PRILLIT 2013 !
    Nëse nuk ndodh kjo,atëherë,rëndë,shumë rëndë do t’ju gjykoj kjo gjeneratë dhe gjenerata e ardhshme!
    Nëse nuk ndodh kjo, është e sigurt se në histori do të futeni të damkosur me vulën e Tradhtisë Kombëtare dhe Shtetërore…!

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu