Sinan Kastrati, Suedi
- Motërzim sipas “Letra e nxënësit tim, Zenel Rudaj, pëshqesh për mësuesin …!”
Për një pushkë shiten hafije…!
- Faleminderit, nxënësi im !
Sot (dje, më 26 janar 2024, ndërh. imja) ka vdekur akademiku Feriz Krasniqi, anëtar korrespodent i ASHAK-ut nga viti 1996 dhe anëtar i rregullt nga viti 2000.
Kështu shkruanin shumica e gazetave të përditshmeve, tash portale në gjuhën shqipe për Feriz Krasniqin.
Feriz Krasniqin e njoha kur isha në përfundim të studimeve, në Letërsi. Ai erdhi në sallën e vogël solemne të Dekanatit të Fakultetit Filozofik, ngjitur me ish zyrën e prof. Ali Hadrit, ish dekan.
Ishte i veshur thjeshtë, me një këmishë të bardhë si bora.
Por kësaj radhe, profesor Krasniqi, erdhi si rektor dhe na dëshiroi rrugë të mbarë për në Shqipëri. Shkonim në një ekskursion mësimor-shkencor, mysafirë të Universitetit Shtetëror të Tiranës
Profesor Feriz Krasniqi dhe dr. Sadik Vrajolli, Prishtine, 27 shtator 2023
”Nëse dikush iu thotë e paske këmishën e mirë, dishe e falja!”
Tash pas afro 45 vjetëve, që kanë kaluar nga qershori i vitit 1979, e kuptova edhe më mirë domethënien dhe porosinë fjalëve të rektorit të UP, birit të Krasniqes.
Në Shqipëri, u vendosa/ëm në hotelin ”Arbëria”, tash Ministria e Drejtësisë. Të nesërmen pasdreke, ndërsa ishim këthyer nga vizitat që ishin të parapara, recepcionisti i hotelit, një meso burrë me dha dy letra, të shkruara me laps. Njëra ishte e prof. Muzafer Xhaxhiut, studjues, ligjërues i Letërsisë së Përbotshme (Gjirokastër, 15 maj 1921- 28 janar 2012). Profesor Xhaxhiu ka qenë studjues, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.
Ai ma kishte sjellur ”Dritën”, me disa punime shkencore për poemat për fëmijë të Ismail Kadaresë (“Drita”organ i Lidhjes së Shkrimtareve dhe Artistëve të Shqipërisë) e tjetra, e Sylejman Krasniqit, shkrimtar, nga Hoça e Rahovecit (Sulejman Krasniqi, Hoçë e Vogël, 7 dhjetor 1937 – Tiranë, 16 korrik 2011), shkrimtari më i madh shqiptar nga Kosova, që shkroi disa libra me temë historike nga Kosova.
Të dytë i takova në teracën e hotelit. Bashkë pim nga një lëng e baca Sylë nguli këmbë e më mori në banesë.
Kurrë nuk e mora vesh kush i kishte thënë profesor Xhaxhiut se më duhen studimet për poemat e Kadaresë për temë diplome, temë që nuk arrita ta përfundoj.
Letrat e të mëdhenjëve:
”Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”
”Mitrush Kuteli, në një letër që i drejton mikut të tij Musfata Greblleshi, i flet për Dhimitër Shuteriqin (gjyshin e Ben Blushit nga nëna). Aty ai e përmend Lef Nosin dhe veprën e tij. Kuteli e Greblleshi janë dy shkrimtarë të burgosur e të persekutuar nga regjimi komunist në Shqipëri, i cili regjim e vrau Lef Nosin – nënshkruesin e dokumentit të pavarësisë. Linkun e gjeni në fund të shkrimit.
“Shkrimtarët shqiptarë, në Beogradin e vitit 1945”
Nga: Dhimitër Shuteriqi
Përshkrim i rrugës për në Beograd dhe takimet me shkrimtarët jugosllav
Dhjetor 1945. Nisem me Mitrush Kutelin për në Kongresin I të shkrimtarëve jugosllavë, që do të mbahet në Beograd dhe ku jemi ftuar si delegatë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Udhën Tiranë-Bitol (Manastir – v.j.)
“Ben Blushi: Ju rrëfej kolaboracionistin Lef Nosi“,
”E vetmja gjë që mund të them, sepse është një fakt historik është kjo: në vitin 1944, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga nazistët, Lef Nosi ishte kolaboracionist ndërsa Dhimitër Shuteriqi ishte partizan.
I bindur se Europa ka përcaktuar një standard moral me të cilin gjykon kolaboracionistët, pra ata të cilët i shërbyen pushtimit gjerman, kam thënë se Lef Nosi duhet gjykuar si i tillë dhe i duhet hequr busti që ka në qendër të qytetit të Elbasanit. Këtë bindje e mbroj dhe do ta mbroj gjithë jetën. Kolaboracionistët nuk mund të jenë nderi i një qyteti. Kjo është e gjitha.”
Kujt me i besua?
Në Shqipëri, nuk e di a është ende e gjallë fjala kolaboracionist por në Kosovë ka lulzua dhe është rritur sikur tharmi i bukëve.
Në emër të popullit, ”kolaboracionistët” janë burgosur e murosur në vitin 1998, jo larg katundit të Zenelit.
Jo rrallë më kanë quajtur ”kolaboracionist” sepse po flas keq për UÇK-në, për çka nuk është e vërtetë. Unë kur kam folur për luftën, edhe për luftën e vitit 1998, 1999, kam thënë mendimin tim për ish ”udhëheqjen” e ish shtabit të UÇK-së e nëse ata e identifikojnë vehten si ”Ushtri Çlirimtare”, e zaptojnë ushtrinë si pronë, që edhe e bën, është mesele tjetër.
Ata janë individë dhe si individë gjykohën në Hagë, jo Ushtria Çlirimtare.
Letra, letra dhe letra
Kur merrja letra si ushtar në ish APJ-në, në rresht për në kuzhinë, i lexoja: Nuk më pritej. I merrja ”letrat e hapura” E dija se ato lexohen e pastaj paloheshin sikur mos ti kishte prekë dorë tjetër pos e postierit.
Të gjitha letrat, më shumë se 200 copë më janë djegur, ku i kisha lënë bashkë me shtëpinë e Ibush Bislim Asllanit nga Beçuku të dalur në Mihaliq, në pranverën e vonë e të gjatë, më 1999 (mars, prill, maj).
Letër nga Ullmari. 1 prill 1993, Valdemarsvik
Edhe letrat e mëvonshme, kur erdha në Suedi që kisha mundësi me i ruajt e me i sistemua, nga pakujdeisa më humbën disa. Më vjen keq që nuk e kam letrën e poetit Xhevdet (Xhemajli) Bajra (prindiërit, babë e gjysh) nga Panorci, katund fqinj me Turjakën që punoi si profesor i poezisë në Meksikë.
Më humbi edhe një nga letrat e një ish fqinje suedeze nga Mönsterås-i. Ajo më kishte vajtua për të gjallë kur u shpërngula nga Mönsterås-i në Halmstad, si nëna ime kur isha burgosur e shkua ushtar.
Ama kam edhe disa letra që i ruaj në Arkivën time, letra nga (shkrimtarët) shqiptarë e suedezë, miq e mësues dhe nxënës në mërgatë sikurse që kam marrë edhe letra kërcënuese nga hafije e të afërm të hafijeve.
” … U qu nemci, ka mrri kralija
Num pa bajnë qita hafija
Num pa bajn he Zoti i vraftë
Burrë të nershëm kun sdon me lanë… ” (Kënga e Azem Bejtës).Edhe letra e ish nxënësit tim, nuk duhët të lexohet ndryshe pos si një ”letër hafije” që për një grusht pare, (për një pushkë ose), një vend pune, si ”hafije”, e dërgoi me ”qef” (?!) me iu shërbye atyre që ia kanë shkrua.
Nuk e besoj se ai është i tillë por, që ka mbetur pa para me ble cigare e raki …
Se ish nxënësi im nuk e ka shkrua letrën kundër meje, prandaj edhe e fali tregon edhe gjuha e stili.
” Gjakova 24 Janar 2024 Në 10:02 pm
Sinan kastratin e njoh shum mir, ai te gjith kohen ka punu kunder luftes çlirimtare, edhe sot punon dhe tubon deshmi per prokorin e Hages, nje dreq e din se nga kush paguhet dhe per ken punon, por dyshimet e mia jan se ai njeri punon per UDB’en serbe se edhe mbas vitev 83 ishte i rekrotumi tyre!
Rudi 25 Janar 2024 Në 8:18 pm
”I kerkoj falje sinan kastratit, se mbas bisedes me Brahim Bajren e kuptova qe ekam ngatrru autorin me nje sinan tjeter, edhe nje her i kerkoj falje sinan kastratit per ngatrrim me dikun tjeter!”
“Letër Sinan Kastratit” Drini.us, 23 Janar 2024,
Akademik Prof Dr Hakif Bajram
Dhe letra private që me kishte dërgua Zeneli në adresën time private sinankastrati09@hotmail.com
” Te kerkoj falje per shkrimin isha pak i pite, edhe pse nuk me pelqejn shkrimet tua kunder luftetarve te lirise, por me thirri edhe Brahim Bajra dhe te kerkoj falje! ”, ZN Zenel Rudi zenelrudi86@gmail.com
Edhe letrën e Zenelit do ta ruaj si një letër … kundër një kolaboracionist që shkruan kundër ”luftetarve te lirise”.
Dy letra nga i image sh nxënes. nga shkollat ne Falkenberg (1997) dhe Malmö, 2021
Literatura:
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës
Feriz Krasniqi, Biografia
Akademik
https://ashak.org/anetaret/feriz-krasniqi/
Kuteli: “Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!”
“Shkrimtarët shqiptarë, në Beogradin e vitit 1945”
https://telegrafi.com/shkrimtaret-shqiptare-ne-beogradin-e-vitit-1945/
“Ben Blushi: Ju rrëfej kolaboracionistin Lef Nosi“, 04/11/2015, 07:59
https://lapsi.al/2015/11/04/ben-blushi-ju-rrefej-kolaboracionistin-lef-nosi/
Letër nga shkrimtari Sadri Ahmet i ndjerë, Tiranë 31. 05. 1999
Malmö, 27 janar 2024