
Nga qindra e mijëra letra që merrë Shtëpia e Bardhë për Presidentin Trump çdo ditë, ndjehem krenar të kem pranuar letrën e tij, qoftë edhe vetëm një mesazh kortuazie, pasi që më 17 shkurt, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, i pata dërguar letër Presidentit për të shpreh mirënjohje ndaj angazhimit historik të SHBA-ve (nga të dyja taborret politike Republikanë e Demokratë) për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë, si dhe për të kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë ngase nuk ka aleat më të sinqertë të Amerikës se populli shqiptar!
Jemi në një kohë që kërkon angazhim të jashtëzakonshëm e ndoshta edhe vetmohues për të ruajtur e sforcuar marrëdhënjen tonë me SHBA-të.
Veprimtaria ime mbi dy dekadëshe në Washington, DC, në shërbim të interesit kombëtar e shtetëror të Kosovës ka qenë dhe do jetë mision imi primar!
