ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Letër nga ferri shokut Edi Rama me rastin e mbylljes së Muzeut Historik Kombëtar

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Shpërndaj

Dritan Goxhaj 

I dashur Edi, gjithnji, nëse na lejon të të quajmë i dashur, u gëzuam pa masë sapo morrëm lajmin që një nga shërbëtorët e tu në luftën kundër patriotizmit shqiptar, një farë Blendi Gonxhe, besojmë dhe shpresojmë nën direktivën tuaj, nxorri vendimin për të mbyllur Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.  

Duke marrë parasysh se kohët e fundit në shumë rrethe dhe në disa media aty te ju në Shqipëri është intensifikuar disi si shumë aktiviteti patriotik, dhe me qëllim që kjo luftë që Ju dhe qeveria juaj keni nisur kundër këtij aktiviteti patriotik real të bëhet sa më drejt, pa gabime dhe më me sukses, e pamë të nevojshme që ne, një grup antishqiptarësh të mbledhur këtu në ferr për atë çfar ju kemi bërë shqiptarëve, t’ju jepnim disa orientime. 

Ky grup përbëhet nga zotërinjtë: 

Vaso Çubrilloviç, Napoleon Zerva, Jorgo Zografi, Aleksandër Rankoviç, Mitropoliti Spiridon Vllehu, Gjenerali Jorgo Çolakoglu, Joani Metaksas, Joanis Rallis, Nikolla Pashiç, Konstantinos Mitsotakis, Sllobodan Millosheviç etj. 

Lista i dashur Edi e atyre që duan të të falenderojnë për këtë vepër tënden është e gjatë, por ne vendosëm vetëm të vëmë emrat e kryesisë të këtij grupi antishqiptar këtu në Ferr.   

Drejtuar: Partisë Socialiste të Shqipërisë 

Komitetit të saj Qëndror 

Sekretarit të saj të pare, shokut nr.1 Edi Rama 

Nr. 666 prot. 

Rrethi shtatë 

Ferr, më 09/03/2024  

Patriotizmi është opiumi i popujve. Këtë të vërtetë të madhe duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo anëtar i partisë tuaj dhe simpatizant i saj, edhe ata (dhe këta nuk janë pak) që janë të helmatisur e që duhet t’i ç’helmatisim. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as edhe e pamundur. 

Këtë luftë të madhe nuk duhet t’ia lëmë spontanitetit e të kënaqemi duke thënë se brezat e rinj që do të vinë do ta braktisin këtë opium, ose se ndjenja e patriotizmit ka mbetur vetëm të pleqtë e te disa të gënjyer.  

Kjo nuk është ekzakte; këto mund të humbasin virulencën e tyre, vetëm në rast se i luftojmë e i demaskojmë, kurse ringjallen, propagandohen e zgjerohen në rast se i nënvleftësojmë. 

Patriotizmi, i dashur Edi, ka të bëjë me botkuptimin dhe me ndërgjegjen, dhe për të rrënjosur këtë lloj dogme të patriotizmit te shqiptarët kanë shërbyer organizimet e tyre luftarake në të shkuarën.  

Organizime për të cilat po punohet shumë fort që ato të ç’rrënjosen nga historia dhe kujtesa e tyre, e kështu edhe nga ndërgjegja.  

Luftën kundër patriotizmit nuk duhet ta drejtoni vetëm kundër pikpamjeve të tilla, por edhe kundër atyre zakoneve të përditshme idealiste dhe idealizmave të jo vetëm atyre që besojnë tek patriotizmi, por edhe ndaj atyre që nuk besojnë por që bëjnë veprime në favor të tij pa e ditur mirë se çfar janë duke bërë, por thjesht për inerci të atyre që njohin.  

Një punë të mirë e për tu lavdëruar keni bërë Ju, kur themi ju, dmth qeveria juaj, por edhe ata para jush, por ti i dashur Edi je kampion sepse ke mbyllur shkollat shqipe në të gjitha rajonet shqiptare që ka minoritete.  

Je kampion në lejimin që librat e historisë për minoritetet të vinë nga vendet e tyre, pa kontroll nga shteti shqiptar e miratim paraprak të botimit të tyre.  

Duke mos lënë asnjë shkollë të të gjitha niveleve në gjuhën shqipe në këto minoritete, ju u keni hequr mundësinë edhe atyre që janë shqiptarë e që banojnë në këto zona minoritare që të ndihen si shqiptarë në të ardhmen. 

Duke bërë në mënyrë të vazhdueshme shpopullimin e fshatit dhe të Shqipërisë, ti po jetëson në mënyrën më perfekte dhe moderne memorandumet tona të kahershme për këtë problem me shqiptarët. 

Bota, i dashur Edi, po ecën përpra, dhe ndjenjat patriotike dhe nacionaliste nuk puqen me idenë e vajtjes në Europë.  

Ti me mundime të mëdha je duke ndërtuar marksizmin në Shqipëri, por nacionalizmi dhe patriotizmi nuk të lënë që kjo të ndërtohen.  

Sepse patriotët kanë ideale, dhe ti e di që idelaistët janë të rrezikshëm, ndërsa marksistët si ti e të tjerët që ke mbledhur rreth vetes kanë vetëm qëllime e jo ideale.  

Ti e ke parë që patriotët nuk janë oportunistë si ti, ndërsa marksisti është gjithnji oportunist.  

Mjafton të shohësh gjith ish profesorët e ata gjoja shkencëtarë të regjimeve të mëhershme se si janë bërë menjëherë me çdo regjim të ri, sepse ata dinë të adaptohen. 

Iniciativa që ke marrë këto ditët e fundit për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar është rruga më e mirë për t’u mos u lënë mundësi njerëzve, dhe kryesisht brezave të rinjë historikisht dhe materialisht të mësojnë se sa vuajtje, mjerime, gjakderdhje e shtypje ka pësur populli shqiptar nga dora jonë. 

Luftën kundër patriotizmit shqiptar ti e ke zhvilluar në mënyrat më të stërholluara. Çdo gjë për këtë çështje duhet t’ia përshtatësh vendit dhe zakoneve. 

Duam të të falenderojmë për këtë inicitivë që ke marrë, dhe shpresojmë e urojmë që ta vazhdosh edhe në të gjitha rrethet e Shqipërisë. 

Shumë e stërholluar ishte edhe ajo gjoja ideja e atyre doktorëve të shkencave për të ndaluar të flitet për prejardhejne e shqiptarëve nëpër televizione, as neve nuk na kish shkuar në mendje ajo se si të ndalojmë të flitet për historinë e Shqipërisë nga kushdo, por vetëm nga marksistët. 

Duke pasur parasysh gjithçka sa thamë më lart, ne, si antishqiptarë të përbetuar, të këshillojmë të jesh më realist dhe të bësh kujdes me ata patronazhistat sepse midis tyre mund të këtë edhe nga ata që e mendojnë se patriotizma është gjë e mirë.  

Me ta duhet punuar me ngadalë dhe duhen bindur që nuk përfitojnë asgjë nga të deklaruarit shqiptar. 

Megjithatë, të këshillojmë që të kesh kujdes sepse mund të ketë elementë armiq që mund ta përdorin këtë vendim tëndin kundër pushtetit tënd personal dhe atij të partisë tënde e të qeverisë suaj. 

E rëndësishme është që kjo çështje të mos diskutohet në asnjë media e asnjë televizion.  

Të mos bëhet objekt bisedash nëpër programe televizive; pra, të mos ktheht në një problem kapital. 

Çdo gjë për të çrrënjosur patriotizmën dhe dashurinë për Shqiptarinë duhet të kalohet dhe të bëhet pa bujë, me durim, me konsekuencë, në rrugën që ju shpjeguam më lart. 

Me repsekt Kryesia e Antishqiptarizmit nga Ferri. 

 Ferr, 9 mars 2024 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu