ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Letër – përgjigje shkrimtarit nga Shkupi Kim Mehmeti, që sot i quajti budallenj e idiotë shqiptarët që nuk e dënojnë sulmin izraelit kundër palestinezëve!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Engjëll Gishti, Tiranë
Historiani Engjëll Gishti , i përgjigjet shkrimtarit Kim Mehmeti
_____
I nderuari Kim Mehmeti!
Nese ne gjykimin e nje situate gjeopolitike gjykojme vetem nga sasia e vuajtjeve te nje populli, ska dyshim se ti do kishe te drejte sot te mbaje anen e palestinezeve, por ja qe pozicioni yt eshte vetem nje pozicion teorik, e mbi te gjitha nje pozicion shume i gjysmuar historik. Ne asnje rast, edhe kur perleshen dy burra, nuk eshte e thene se e drejta eshte nga ana e atij qe e peson me shume: nje gjykim i ftohte e kerkon fajtorin edhe ne ate qe ha me shume grushta e shqelma, pra edhe ne ate qe vuan me shume. Kjo eshte pak me shume e vertete ne realpolitike!
Po te ishte keshtu sikur thoni ju i nderuar, e gjithe Bota sot do ishte me Kosoven dhe serbet nuk do i linte te hapnin gojen ne tryezen e bisedimeve qe po zhvillohen…, por ja qe nuk eshte keshtu. Nese realpolitika do ishte sikur ju e shtroni ne kete artikullin tuaj “moralist”, bisedimet e sotme Kosove – Serbi, as qe do duhej te zhvilloheshin fare, por viktima Kosove do duhej te kish fituar cdo te drejte e demshperblim nga agresori Serbi; por ja qe nuk eshte keshtu, dhe ju e dini shume mire kete fakt. Qe vizioni apo plani ne te cilin ju e vendosni ne raport me kete ngjarje eshte i gabuar, e dine mjaft mire edhe vete palestinezet, sepse nese ata do gjykonin si ti, ata do duhej te ishin te paret qe do duhej ta kishin njohur Kosoven, por as kjo ska ndodhur! E kush me mire se palestinezet e kupton tragjedine dhe dhimbjen shqiptare ne pergjithesi dhe ate kosovare ne vecanti? Askush! Por ata perseri nuk e njohin Kosoven. Pse? Sepse ata nuk arsyetojne si ti! Ata shohin interesin e tyre! Kjo eshte realpolitika, e cila nuk ka ne baze moralin qe propogandon feja islame; edhe kjo vetem per jeten pas vdekjes!!!
Home - Kim Mehmeti
I nderuar Kim Mehmeti!
Besoja se ju do kishin nje tjeter meter per te gjykuar politiken, nje meter shume me realist ne kendveshtrimet jo vetem ndaj politikes, por edhe ndaj jetes!
Ne rastin konkret, nese do duam ta trajtojme historikisht kete raport (sikurse ju gjoja keni bere), nuk kemi pse nisemi vetem nga viti 1948, por le te nisemi edhe nga koha kur kjo toke ishte e gjitha toke e ebrejve dhe jo e palestinezeve muslimane, e qe mbi te gjitha sot flasin arabisht! Nese do flasim per te drejta historike (sikurse ju beni gjasme) le ta fillojme duke thene se te gjithe arabet jo vetem ne Palestine, por ne mbi 20 vende te Botes, jane ne toke te pushtuar e duhet te kthehen ne Gadishullin e tyre arabik! Perse Palestina antike e israeliane duhet sot te flase arabisht? Kush jane keta njerez qe kane ardhur ne kete toke e pse kane ardhur nga Gadishulli Arabik ne kete breg te Mesdheut? Por ka edhe me shume per te thene: perse egjiptianet e famshem te piramidave duhet sot te flasin arabisht? Ku jane banoret autoktone joarab te Egjiptit? Ku eshte sot gjuha asire, e perse populli i pare i krishtere i njerezimit, pra sirianet, jane sot gati 100% muslimane? E mbi te gjitha pse sirianet flasin sot arabisht? Perse flasin arabisht, jordanet, libanezet, libianet, nje pjese e Irakut, Tunisia, Algeria, Maroku e disa vende te tjera afrikane?
Te gjitha keto pyetje ti bej duke e vendosur edhe une veten ne te njejtin plan moral qe ti e vendose veten duke quajtur kedo qe nuk e mendon si ti me epitetet “budalla”, “idiot”, etj! Nje sjellje kjo aspak perendimore dhe shume lindore! Kete sulm e bere duke u nisur nga “morali i paster per te respektuar dhimbjen”, por na e fotografove realitetin vetem aq sa te interesonte per te shprehur pasionin pothuaj te nje fondamentalisti musliman!
I nderuar Kim Mehmeti! Ne politike, morali hyn shume pak, ndaj mos merr revanshin e te paditurit, per te sulmuar bashkekombasit e tu perse ata nuk e mendojne si ti! Bota nuk eshte perfekte, nese ne duam te shajme, mund te shajme jo vetem Izraelin, por edhe Ameriken apo nje vend superneutral sic eshte Zvicera! Politika eshte interes; kete e dine shume mire edhe palestinezet qe mbajne nje qendrim antishqiptar! Ne kete politike = interes, burrat me te mencur te kombit tone kane zgjedhur nje kah, nje pale dhe e pranojne ate me te mirat dhe te keqijat e tij! Ata baballare na kane lene amanet se “per ne shqiptaret dielli lind nga Perendimi!” Keshtu ka qene historia e kombit tone te pakten qe nga dita e themelimit te atij gjysmeshteti shqiptar me 28 Nendor 1912; ne kemi luftuar te shohim vetem nga Perendimi! Por edhe atehere na dolen disa shqiptare qe baballaret e kombit i quajten “budallenj e idiote”: ishin haxhiqamilat qe bertisnin “duam baben!” qe ata kishin ne Lindje! Besoj se ti e di mire se ne cilin kosh te historise perfunduan haxhiqamilat e vitit 1913; nuk te takon ty te bashkohesh, e aq me shume te behesh zedhenes i haxhiqamilave te sotem qe me fondamentalizmin e tyre thelleshist albanofob, i kane kthyer syte nga Lindja dhe kerkojne ti bejne varrin kombit tone!
Një ushtar i HAMAS pasi e kidnapon një izraelite dhe e dërgon në drejtimin e panjohur…
Do ishte ne nderin tend te largohesh nga kjo vetvete qe te paska pushtuar kaq frikshem!
Me respekt ENGJELL GISHTI.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Kim Mehmeti eshte nje islamist i perbetuar, ky me shume i don Palestinezet se Shqiptaret. Para disa viteve ne Presheve pati nje ligjerim:”Shqiperia dhe Shqiptaret, dje,sot dhe neset| pak ligjeroi per temen kaloi ne ndikimin e turk dhe te Turqise si dhe kerkoi islamizimin e trojeve shqiptare sikur njefare Efendi Dudiqi nga Novi Pazari.
    I kundershtova duke i thene se ne jemi Shqiptare, me besim islam, nuk kemi nevoje edhe nje here te islamizohemi. Me quajti turkofob e islamofobe, po edhe une ia ktheve turkofil dhe islamofil. Me te polemizoi edhe Ibrahim Kadriu nga Presheva.

  2. Eshte e ditur qe turqit selxhukë gjate pushtimit 450 vjecar ne trojet tona prunë kolonë nga vise te ndryshme te Perandorise. Vendi yne u mbush me gagauzë, tartarë, gabelë, qerkezë, abhazë, pecenegë, kumanë, selxhukë… Pjesa me e madhe e tyre, pas vitit 1912 se bashku me ushtrine turke u terhoq, por fatkeqesisht nje pjese mbeti. Ndër te mbeturit eshte edhe Abdylaqimi (Kimi) qe, normalisht mbron islamizmin dhe sulmon shqiptarizmin. Prandaj ai duhet izoluar dhe ne nuk duhet te merremi me kete mbeturine otomane.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu