ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Letërsia e burgut dhe Vatra e lirisë

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Marjana Bulku

Po e quaj kështu këtë institucion shekullor sepse e tillë ka qenë dhe do mbetet  ajo për bijtë e vet edhe kur atdheu i  braktiste,mohonte ;  një mikpritëse shembullore që ua mprehu pendën e mendimit , ua konsolidoi  arsyen duke ju kultivuar kritikën dhe injektuar dashurinë e pamatë për atdheun  , edhe pse matanë oqeanit, në vendin më të madh të botës .

Letêrsia e burgut prodhoi kolanën e saj të autorëve të cilëve edhe pse ju mohua e drejta , e deshën dhe mbrojtën  atë, edhe pse ju mohua fjala , e gdhendën bukur atë në letërsi e gazetari, edhe pse ju mohuan shkollat dhe edukimi, e vetkrijuan atë si autodidakt dijesh , gjuhësh, literaturash që njohin në mënyrë ekselente gjuhën universale atë të paqes e fisnikërisë çka ishte e huaj dhe e urryer për mynxyrën komuniste që shpiku ndarjen dhe përçarjen , izolimin dhe persekutimin , luftën e njeriut nga njeriu ; vêllai miku  e shoku , burgun , frikën , dhunën, injorancën  duke e shndërruar në viktimë të kohës jo vetëm individin por  një shoqëri të tërë .

Vetëm një Vatërz  lirie ka mundësi të lindë letërsinë brenda burgut dhe t’ja vizatojë jetës ngjyrat e munguara  me tinguj , ritme e emocione imagjinate e përjetimi edhe kur realiteti është një ferr i vërtetë i prekshëm , real .Dhe këtë vatërz lirie jo gjithkush mundet ta ketë e mbartë në shpirt e kur kjo ndodh ajo duhet shndërruar në Vatër lirie edhe për të tjerë duke shpalosur dramën, dhimbjen, brengat por edhe artin ,botën e pa cak të ideve që emancipojnë individin dhe shoqërinë e doemos shumë mē tepër se kaq; modelin e një lufte të paepur me padrejtësinë

Autori për të cilin po flasim sot Dine Dine  Nasufi është një prej këtyre vatrave që e ndezi lirinë m’u në burgun e madh të kohës; Shqipërinë komuniste, ku edhe instiktet  njerëzore ndrydheshin duke u shndërruar në të kundêrtën e vet; në ankthe e pasiguri por jo pak herë në dhunë e urrejtje .Imazhi i Shqipërisë socialiste ravijëzohet mes humorit të hollë grotesk si dollitë për mishin, turshitë , hudhrat , qepët pra për guzhinën e varfër socialiste për të cilën çuditërisht duartrokitej e ku askush nuk guxonte të ankohej.

Të konturoje dashurinë brenda këtij burgu të madh ishte herezi , andaj dhe ky idil dashurie ( e kam fjalën për “Alidën  “rend kaq shpejt drejt fundit të vet të pamundësisë ,dënimit me paliri .Aty nuk mungojnë analizat e thella të ndërgjegjes, përshkrimet plot detaje reale herë- herë sarkastike ndaj një Shqipërie Burg që dhunonte tërë shoqërinë duke ndërtuar kaq shumë burgje edhe të ndërgjegjes ,kampe internimi dhe kufinj mes shqipëtarësh ku gjysma ishtë përtej telash ndërsa gjysma tjetër mbeti në tentativën konstante për ti kapërcyer ato , pak a shumë e njejta situatë siç është edhe sot . Arsyjet … mbeten një pyetje e hapur përgjigjet e së cilës gjithsejcili i mbart me vete .

Letërsia si liri individuale për fat të mirë  nuk u shndërrua dot në një burg edhe kur ajo u ndalua, ja pra edhe ky idil dhe vepra në tërësi e Dine Dines ashtu si shumë vepra të tjera janë prova të një letërsie burgu ( burgologjisë siç e quan Visar Zhiti)e cila përtej ngjyrave gri të kohës sjell emra, fakte , momente apo edhe monumente vyrtytesh , karakteresh  të një kohe që jo të gjithë e jetuan njësoj.e ku për fat të keq mendja u dhunua, burgos , arratis.këtë na e dëshmojnë  shifrat me rreth 60 000 të burgosur vetëm në segmentin 1944-1990 , nga ku 26 768 ishin të burgosur politikë , mbi 6 000 të ekzekutuar me ose pa urdhër gjykate ( pushkatim dhe varje) e ku rreth 7000 vdiqën për shkak të kushteve të internimit… të cilat duhen kërkuar dhe lexuar e kuptuar mirë si një prej dramave më tragjike të dhunës njerëzorenë jo luftë.

Ajo (vepra)lëviz përmes një narracioni të ngjeshur sa në kooperativat ku dizenjohej suksesi artificial , nëpër kampet e internimit ku gdhenden vetpërmbajtja, urrejtja e fshehtë , fisnikëria e nëpërkëmbur dhe padurimi për ta shpalosur atë , në vitet 91 kohë kjo kur perspektivat e lirisë u çelën dhe ku kontributi i këtyre letrarëve e letrave të burgosur mbeti veçse një tentativë .Ndërsa dhunuesit e tyre ndërtuan gjithçka edhe pse mbi gjak , dhunë e padrejtësi pa reflektim dhe akoma mē keq pa ndëshkim  çka shpjegon deri diku pse atje në vendin tonë  e drejta burgoset ndërsa padrejtësia krekoset në liri . Protagonisti i Alidës ,Qaniu ( te vetmen novelë që kam lexuar nga Dine Nasufi është një i ri si gjithë të tjerët me ndjenja e instikte shpirtërore , edhe pse shihet ndryshe, dhe jeton në burgun e kohës burg bota e tij fisnike dallohet qartazi edhe pse mundësitë ia kufizonte liria e mangēt.

Letërsia e burgut dëshmon dhe shpjegon deri diku anatominë e mbase edhe autopsinë e një sistemi që afektoi një shoqëri të tërë duke ia amortizuar analizën dhe reflektimin , duke ia paralizuar reagimin dhe ndëshkimin e duke lënë në harresë dhe mosveprim mendjen që arratiset por edhe përzihet forcërisht  sistematikisht nga atdheu për fat të keq.

Duke kuptuar më mirë letërsinë e burgut mbase vēllezerit tanë nga Kosova e Mali i Zi do të na kuptonin më mirë ne dhe vetë ne do të kuptonim njëri -tjetrin, mëritë tona këtu, në vendin ku liria na ndolli e mblodhi , do të zbulonim shkaktarët e padënuar të atij burgimi dhe gjithćka që po rindodh sot në Shqipëri .

Ndaj Vatra ka rastin që lirinë e letërsisë së burgut ta shndërrojë në pjesë të asaj kombëtare si ndjesë dhe reflektim e pse jo edhe si iluminim të ndërgjegjes dhe arsyes çka përbën trurin e çdo akti veprimi e ndërveprimi në të ardhmen tonë këtu dhe atje për të mos përsëritur një të kaluar që ende kullon plagë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu