ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Letra e delegatit Apostolik Vinçenc Zmajeviq, dërguar Papa Albanit, me rastin e mbajtjes së Kuvendit të Arbrit në Mërqi në vitin 1703

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

  • Fotoja e mësipërme me libër në dorë është projekt i Vinçenc Zmajeviqit, që tashmë është duke u punuar në gurë.

SHENJTIT ATË PAPË KLEMENTIT TË NJËMBËDHJETË

Vinçenc Zmajevichu

Me dëgjesë që duhet, i përulet

Ti më urdhërove o Shenjti Atë Papë, t’i vizitoj e t’i vë re, si vizitor apostolik, kishat e Shqipërisë, dheut tim. Unë iu përmbajta urdhrit, iu solla dheut, rreth e rreth e mbar e kërkova dhe i pash nevojat e Shqipërisë. Pash vuajtje shumë! Qytetin, që më parë qe i pari i gjithë vilajeteve, vënë nën haraç, Zojën e njerëzve me futë në krye, kalanë e trimave të rrënuar, murin mbrojtjen e forcës sonë, çartur e prishur; pash të pafetë hyrë në vend të shuguruar; kishat përlyer, altarët ndyrë sa mezi pashë një vend ku mund të mblidhej populli në tubim. Pash pleqtë duke vajtuar, meshtarët, shërbëtoret e Zotit, duke qarë e duke lotuar; barinjtë travajuar, dhentë shpërndarë e tretur nëpër pyll; pash murtajën që mbyte gjind e bënte kërdi të madhe nëpër të gjitha vendet. Këto vuajtje i pashë e gjëmova: zemra e bashkuar më mjerimet e popullit tim, donte të më ndahej përgjysmë, nga shihja bijtë e mi në rrezik të bjerrin fenë. Prandaj thashë: populli im u bë rob pse nuk e pati dijen. Unë duke pasur dhimbje në zemër për kaq shumë të këqija, duke qenë rrethuar prej të zezave kaq të forta, për sa pata fuqi, nuk lash gjë mangët që t’u bie mbrapa këtyre halleve. Nevoja lypte një zgjidhje më të mirë e më të virtytshme se vizita e kishave, e kjo zgjidhje nuk ishte një send që të lihej pasdore. Shihja fort mirë se pikërisht zgjidhja e nevojave të Shqipërisë ishte të mbledhurit e ipeshkvijve në Kuvend. Këtu besa e ngulita mendjen time, këtu vendosa dhe mora dhe ia hyra punës, që ishte përtej kufijve të forcës sime.

Por, ai Zoti, që ua ka ngjitur dorën vëllezërve tanë shpërndarë nëpër botë për shenjtën fe, edhe mua më ngjiti dorën nëpër të pafe (turq), Jo: as detyra ime e bariut, as mendja ime e shkurtër nuk mund ta mbaronin një punë kaq të madhe, por veç Zoti, i cili ndërron motmotët e virtytet e që i bën të shtohen, bëri të mbarohet mbarë puna kaq e vështirë, sikur e paç dëshiruar nën hijen tënde, o Shenjti Atë Papë, dheu i Shqipërisë po gazmohet, pse pas shumë vjetësh po zë të marrë frymë e po i çel sytë: kjo Shqipëria, që tash sa mot ka ndenjur si e harruar , e mbuluar e varfëria prej mjegullës, nën një Pape shqiptar, po del në dritë e mezi pret të fitoje namin e lumninë e moçme. Babai ynë, mendja e të cilit është më e madhe se rrethi botës, ka ia uron këtë të mirë e fat Shqipërisë, sikur për shenjë të zemrës së gazmueshme, dhuntitë e dheut të Shqipërisë dua të them, dekretet (vendimet) e nxjerra prej kuvendit të Arbrit, po dalin përpara Teje,, që je vikar i Jezu Krishtit e shtylla e shenjtës fe. Pra në paçim folur ndonjë gabim pa qëllim, të herret e të ndreqet me fjalën tënde. Unë pra më shokët e mi, ipeshkvijtë e Shqipërisë, në paça gabuar diku, me gjithë qejf po trokas në derën tënde për t’u mësuar dhe aspak s’ kam turp t’i kthej ndryshe fjalët e mia. Besa punët tona nuk vlejnë asnjë gjë, vendimet tona nuk peshojnë kurrgjë nëse nuk i mbështeten Gurit të ngulur, e nëse nuk forcohen me gjyqin Tënde që nuk gabon. Pëlqej pra o i Lumnueshmi Atë, lutjet tona, nderimin më të përvuajtur e gazmendin e Shqipërisë sime, bile them më mirë, të Shqipërisë sate. Në qoftë diçka në këto vendime e dekrete, që nuk të pëlqehet, Ti, më të shenjtënueshmin gjyqin tënd gjykoje: këto dhunti të vogla, njëmend që barazohen me varfërimin tonë, si të jetë pëlqimi yt, rriten me të shpejtë. Kështu unë me vëllezërit e mijë të tjerë e më mbar popullin e Shqipërisë bashkërisht lusim Zotin, që ty Papë Shqiptar të të ruaj për të gjatë mot e jetë e me shëndet më të mirën e Kishës e për fatin tonë dhe t’i plotësoftë ditë e për ditë më mirë, të gjitha kërkesat (muradet) tua.

Shkruar në Perast të Kotorrit , në të dhjetën ditë të korrikut të vitit 1703.

(Teksti i përkthimit të don Engjëll Radojës, i përshtatur në gjuhën e sotme)

  • Teksti i Vencenc Zmajeviqit, shkruar Papës për mbajtjen e Kuvendit te Arbnit. Meqenëse Zmajeviqët apo Dragojet janë nga Njegushi i Cetinjes, themi se Vincenci e ka ndie veten me prejardhje shqiptare , si vet Papa Albani.
  • Keshtu pra qysh shihet në këto dy pamje skulturore e kemi konceptue ipeshkvin Vincenc Dragojnë duke e marr dekretin nga vet Papa aktual. Shpresojmë të realizohet në guri, thekson Don Nik Ukgjini nga Shkodra.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu