ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Lëvizja e Deçan për braktisje vullnetare të Islamit Politik, domosdoshmëri kohe

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nga: Sylë Bajrami
___
“LËVIZJA E DEÇANIT” SI DOMOSDOSHMËRI KOHE
___
Para disa muajsh “befasisht” me një jehonë bukur të fuqishme, në media dhe rrjete sociale erdh lajmi i ditës: Në Deçan u themelua Lëvizja për braktisje vullnetare të Islamit Politik!
Saora ky lajm i pushtoi të gjitha hallkat e shoqërisë, erdh goditshëm mër ata që nuk e prisnin (kleri musliman dhe jopak nga gjemati), por erdh edhe disi i pritshëm nga jopak intelektualë e njerëz të sedrës së prekur nga devijimet qëllimkëqia religjioze (shih, islamizmi fundamental)!
“Lëvizja Deçani”, kështu u identifikua në fjalorin opinionist, një Lëvizje që formimin e saj e arsyeton me nevojen dhe domosdoshmërinë e mbrojtjes së vlerave tona kombëtare të rrezikuara seriozisht dhe skajshmërisht nga dogma fetare e dalur jashtë binarëve të përcaktuara me Kushtetutë!
Këtu po mundohem t´i vë në pah mendimet, gjykimet dhe arsyet e një funksionimi të natyrshëm të kësaj Lëvizje:
“Lëvizja Deçani”, një nismë e qëlluar, bile ndoshta edhe e paksa e vonuar!
Nismë të cilën nuk duhet thënë se duhet mbështetur as përkrahur, sepse nuk mjafton dhe nuk do t´ishte sinqeritet të thuhet, por duhet të rreshtohemi, bashkë me të e në të, në rrugëtimin e saj drejt një qëllimi madhor dhe të jemi pjesë e pandashme e saj.
Kur është në pyetje mbrojtja e Identitetit Kombëtar, dinjitetit dhe vlerave tona etnike, çdo hezitim çon drejtë e në një loji pajtueshmërie me devijim, (mos të thëm me tradhëti interesi kombëtar)!
Çdo Lëvizje, nuk don mend edhe kjo, në fillimin e saj përcillet me moskuptim, me keqkuptim, keqinterpretim e deri edhe në masën që dikush, në emër të dikuj të merr guximin edhe për kërcënim. Gjatë rrugëtimit, Lëvizja do e trasoj edhe më mirë, më fuqishëm dhe më bindshëm rrugën dhe fushëveprimin e parapërcaktuar!
Nëse në paraqitjet e para nuk ishte sa duhet e artikuluar dhe me mangësi në prononcime, çka ndodhë në çdo fillim pune, gjatë punës do të formësohet në masën dhe formën që e kërkon qëllimi parësor i veprimtarisë së saj.
Dhe, si zakonisht konsolidimit të saj i duhen elementet brumuese për një brumësim dinjitoz dhe dobiprurës!
Për të evituar keqkuptimet dhe keqinterpretimet, Lëvizja duhet të ketë Adresë për adresim çështjesh dhe nevojash për reagim dhe zgjidhje, duhet të ketë organ (trupë) përgjegjës-e, e para se gjithash Program Pune (që unë besoj dhe deridiku e di që e ka dhe i ka).
E para, për të treguar se themelimi i saj nuk ishte një rastësi, veçse domosdoshmëri e mirëpleqnueme.
E dyta për të treguar se çfar kërkon dhe çfar bën?!
Dhe, më kryesorja për të orientuar gjithësecilin, edhe atë që uron, edhe atë që kërcënon. Adresën e duhur. Njëherit për të bërë me dije se edhe përgjigjet do të jenë të të njëjtit kuti dhe peshe.
Duhet ti kushtohet kujdes raportit me masën popullore. Paqësor, joshës, bindës dhe në detaje informues.
Raporti me Shtetin, raport bashkëpunues, pa fije dyshimi dhe kjo në interes shtetnor e kombëtar.
Raporti me institucionet e arsimit dhe kulturës, raport informues dhe mbështëtës e përkrahës.
Raporti me Religjionin, raport miqësor, korrkt dhe i sinqertë!? Miqësor deri në momentin kur Religjioni qëndron brenda kufijve që ia përcakton Kushtetuta e një Shteti Laik. Por, nëse religjioni, cili do qoftë, apo edhe dikush tjetër, atakon gjuhën, kulturën, traditën, simbolet apo figurat kombëtare, atëherë ky raport ndryshon në masën që e kërkon momenti.
Dy rrafshe, ai i njohjes dhe ai i besimit, nuk guxojnë të mbështillen njëri me tjetrin. Janë të ndryshme, të pa pajtueshme dhe si të tilla duhet lënë secilin në shtratin e vet.
Secili mundet me besua në çka të dojë! Në këtë rrafsh mundet të qëndron edhe në mungesë të logjikës. Kurse, rrafshi i njohjes është ai ku duhet të vendosim ecjen tonë drejt ruajtjes së asaj që i thëmi: E JONA! Këtu, mungesa e logjikës të dërgon në humnerë.
Suksesi i Lëvizjes varet nga puna jonë, përkushtimi ynë, argumentimi i fuqishëm i asaj që është e jona dhe asaj që është e huaja.
Luftimi i pa kompromis i gjithçkaje që imponohet për qëllime antikombëtare dhe që bie ndesh me traditën dhe kulturën shqiptare.
Por, Levizja ka edhe rreziqet që i kanosen e që ndahen në dy grupe:
Ato nga brënda – bajraktarllëku, mospuna, pompoziteti i tepruar, deklarimet e shumta dhe të lloj-llojshme si dhe moskompetenca në trajtimin e çështjeve të ndryshme.
Ato nga jashtë – joshjet, kërcënimet dhe baltosja nga ekstreme të ndryshme.
Këto të dytat munden me punë dhe përkushtim, kurse të parat me përgjegjësi.
Atakimi që sot po i bën Lëvizjes një pjesë e klerit mysliman, është thjeshtë një shpërfaqje e një mbetje mesjetare, nëse jo kjo që e thash, atëherë një sulm i orkestruar nga politika që kanë qëllim shfarosjen e gjenit shqiptar në këto troje. E të tilla janë vetëm ato sllave dhe sivëllazërore të tyre.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu