ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Lëvizja e Deçanit historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomaneve

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Nue Oroshi
___
Lëvizjet politike e atdhetare shqiptare kanë dalur si reagim i gjendjeve pushtuese si dhe gjendjeve të rënda politike që përmes shekujve e kanë kapluar shqiptarinë,në përgjithësi si dhe  shtetet shqiptare në veçanti.Në mesin e shumë lëvizjeve atdhetare të dala gjatë kohërave të ndryshme në keto 25 vite të çlirimit të Republikës së Dardanisë më se shumti jehon si në aspektin pozitiv tek atdhetarët po ashtu e shikuar edhe në aspektin negativ tek shërbetorët e shteteve të huaja serbe,turke,arabe, është edhe Levizja e Deçanit.

Levizja e Deçanit doli si reagim, si shpërthim vullkanikë ndaj gjithë atyre pabesive, tradhëtive, ndezjeve të zjarrit e të urrejtjes në mes të shqiptarëve në këto 25 vite. Për këto situata të frikshme të shkatërrimit të shqiptarizmës, që po e bëjnë tash e 25 vjet forcat antikombëtare i kam shkruar qindra shkrime dhe kam botuar disa libra të veçantë. Meqenëse jam nder të parët shqiptarë intelektual që i kam kritikuar këto fenomene negative të ndodhura tash e 25 vjet në shqiptarinë tonë jo rrallë herë jam keqkuptuar e më shumë jam sulmuar në aspektët  interne nga bashkëpuntorët e Serbisë, Rusisë, Turqisë e Arabisë dhe shërbëtorve  të tjerë që i kemi me shumicë sot në popullin shqiptarë. Pas daljës në skenë tash e një vit të Levizjes së Deçanit e kam vërejtur se kjo lëvizje ka bërë një jehonë të madhe tek shqiptarët në përgjithësi e sidomos tek shqiptarët në Dardani. Reagimi ka qenë shumë i madh sidomos tek shqiptarët atdhetarë të cilët mënjëherë kanë filluar përkrahjen e kësaj lëvizje kombëtare që është e pastër si uji i burimit të krojeve tona shqiptare dhe përbëhet nga djem dhe vajza atdhetare që janë rritur në familjet me traditat shqiptare dhe që gjithmonë kanë qenë pjesë e qëndresës shqiptare gjatë luftërave të zhvilluara qoftë me pushtuesit serb, qoftë me pushtuesit osman. Edhe pse kjo lëvizje gjatë udhëtimit të saj mund të ndërron emrin historikisht do të  quhet lëvizja e Deçanit.Nuk është rastësisht edhe themelimi i kësaj Levizje në Deçan.Në Deçan shpeshherë kemi pasur fillime të mbara historike.Ata që nuk e dinë historinë dëshiroj t´iu njoftoj se në Deçan u mbajtën katër kuvende kombëtare të Verrat e Llugës e jo Verrat e Llukës siç dëshiron ta shkruan ndokush.Tek Verrat e Llugës u mbajtën kuvendet në vitin 1903,1908, dhe 1910.U dha kushtrimi për një luftë gjithkombëtare kundër Perandorisë Osmane.Tek Verrat e Llugës u mbajtë Kuvendi i Pajtimit të gjaqeve  në vitin 1990, që shërbeu si një përgaditje  kombëtare për një luftë të përgjithshme kundër Serbisë,dhe po ashtu në afërsi të verrave të Llugës u mbajtë edhe Kuvendi i pestë kombëtar ku u themelua Lëvizja e Deçanit në vitin 2023, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër historik se pikërisht në afërsi  të Verrave të Llugës krisën edhe Pushkët e para të Lirisë në vitin 1991 nga heroi i Shqipërisë Etnike Sali Çekaj që rrjedh nga familja e Marash Palit,po ashtu në Drenicë plumbat e parë të kushtrimit ja dhan Serbisë nga familja Preka  e fshatit Preka, që sot njihet si familja e heroit Adem Jashari, dhe ka prejardhje Mirditore si dhe familja e Zahir Pajazitit që njihej si familja Kola. Ajo çka duhët ta ketë parasysh kjo Lëvizje atdhetare duhet të jetë fakti se tash e tutje kjo Lëvizje duhët ti caktoj edhe sektorët e ndryshëm të veprimit dhe personat përgjegjës që do ta marrin përgjegjësinë e veprimeve kombëtare dhe mos të mbetët vetëm një lëvizje ku çdo njeri të flet në emër te saj por më një fjalë të kompletohët dhe të koordinohen aktivitetët vepruese.

Historia e laramanizimit në Dardani

Shumë shqiptarë nuk e dinë apo nuk deshirojnë ta dinë se në Dardani asnjëherë nuk kanë arritur që familjet shqiptare katolike ta pranojnë në mënyrë të plotë  islamizmin. Janë dikund rreth 50 % të shqiptarve në Dardani të cilët asnjëherë plotësisht nuk e kanë pranuar procesin e plotë të islamizimit nëper familjet e tyre. Janë krahina të tëra siç është Drenica, Dukagjini, Llapusha, Rugova, Shala, Llapi, Gollaku, Karadaku dhe shumë pjesë të tjera të Dardanisë ku familjet shqiptare tash e me shumë se tre shekuj e ruajtën të fshefur besimin katolikë nëpër familjet e tyre. Ky proces i Laramanizimit të shqiptarve sidomos ka ndodhë në shekullinë XVIII në shekullin XIX dhe në shekullin XX.Shqiptaret atdhetarë për ti përballuar shtypjeve dhe terrorit të familjeve të tyre ata mbrenda familjeve të tyre e ruanin besimin katolik dhe i ruanin emrat e tyre Gjergj, Dedë, Pjetër, Nikollë, Luigj, Ndue, Llesh, Tomë dhe shumë emra të tjerë të traditës shqiptare kurse jashtë për nevojat e mbijetësës dhe që të mos ju vdesin familjët nga uria i mirrnin pseudonimet e tyre Hasan, Hysen, Muhamet,Ibrahim, Qemajl, Shaban, Mustafë dhe shumë pseudonime të tjera.Kështu një pjesë e shqiptarve në Dardani për plotë tre shekuj me radhë dy shekuj të pushtimeve otomoane dhe një shekull të pushtimeve serbe mbajtën emrat e vërtetë në mbrendësi të familjeve të tyre dhe pseudonimet  e tyre jashtë familjes. Për këto familje pas themelimit të lëvizjes se Deçanit në Dardani e kemi edhe procesin e një vrulli apo shpërthimi kombëtare të deklarimit të familjeve laramane në besimin e tyre të vërtetë në katolicizem. Kjo duhët te shikohet më një sy normal dhe të lihën shqiptarët të besojnë në bësimet e tyre që ata e ndjejnë më mirë qetsinë e tyre shpirtërore.Nuk do të jetë asgjë e keqe nëse në Dardani mbrenda disa vitesh do ti kemi dy besime më përqindje të  mëdha atë të katolicizmit që mund të jenë afer 50 apo 60 % dhe atë të islamizmit me 30 apo 40%.Kjo do ta forconte edhe më shumë harmoninë dhe bashkëjetësen mbrenda kombit shqiptarë në Dardani.Me këtë veprim atdhetarë që po e bëjnë laramanët katolikë përmes pagëzimit, në Dardani do të ketë jehonë edhe në qarqët politike amerikane dhe ato evropiane dhe Dardania do te jetë një hap më afër familjes Evropiane.

Agresiviteti i neotomaneve

Para se të sqaroj agresivitetin e Neotomaneve deshiroj që në mënyrë të shkurtë të sqaroj shkaqët historike që e sollën këtë agresivitet, pas rënies së Konstantinopojës në vitin 1454 dhe më vonë të ndërrimit të emrit në Stamboll u bë një marrëveshje në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse Ruse.Në këtë marrëveshje thuhët qartë se ortodoksizmi lejohët si besim i hapur në Perandorinë Osmane. Pasojat e kësaj marrëveshje i ndiem më së shumti ne shqiptarët, meqenëse në këtë periudhë kohore të gjithë shqiptarët i takonin katolicizmit. Por kishte edhe shqiptarë të ritit lindor të krishterë  por që nuk  e njihnin kishën ortodokse ruse,por për eprorë të tyre e njihnin Papën e Romës.Kjo ka ndodhë edhe më Arbreshët që shkuan në Itali tash e shumë shekuj me radhë.Pas kësaj marrëveshje në të gjitha trojet shqiptare që ishin ra nën pushtimin otoman filluan vrasjët, grabitjet, djegiet dhunimet dhe format e tjera të terrorit pushtues.Në bazë të kësaj marrëveshje shqiptareve pushtuesit Osman ju lanë  dy rrugë : të pranonin me dhunë e hekur të nxehtë dhe terror islamizmin apo të kalonin me dhunë e terror  në ortodoksizmin serbo-rus. Si pasojë e një pushtimi të gjatë te Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimit të rusve dhe serbeve me Perandorinë Osmane,ku rusët dërgonin edhe hoxhallarë rus që në fakt ata ishin pjesë e agjenturvae ruso-serbe, dhe i shpërndanin nëpër xhamiat e Dardanisë,ku në të shumtën e rasteve edhe i arrinin qëllimet e tyre politike.Shqiptarët atdhetarë rezistuan me aq mundësi që patën nëpër periudha të ndryshme historike prej rënies se Shqipërisë nën Perandorinë Osmane 1479 e deri në vitin 1912.Pas vitit 1912 si fryt i bashkëpunimit 500 vjeçar Perandoria Osmane i dorëzon 70 % të trojeve shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi ku nën pushtimet e reja serbo , malazeze mbetën  mbi 70 % të teritoreve shqiptare.Pushtimët serbo, malazeze vazhduan të njejtën traditë të pushtimit të trojeve shqiptare më metodat që kishte bërë Perandoria Osmane.Por duke përsosur edhe metoda edhe më të shëmtuara.Po kush janë neotomanët agresiv ata që sot po i shohim dita -ditës nëper mediat televizive dhe nga kanë prejardhje familjet e tyre.Një fakt duhët pranuar historikisht. Këto familje kanë tri gjeonologji familjare:

1.Pjesa e parë  e këtyre familjeve të islamit politik  agresiv rrjedhin nga përzierja vllahe-serbe-boshnjake  dhe qërkeze;

2.Pjesa e dytë  e këtyre familjeve të islamit politik  agresiv rrjedhin nga familjet që  kishin ardhur në Dardani bashkë më  ushtarët e Perandorisë Osmane si argëtues të ushtrisë, dauellegji apo haremgji dhe

3.Pjesa e tretë e  këtyre  familjeve të islamit politik agresiv rrjedhin nga familjet që kishin përfituar interesa politike dhe ekonomike në Perandorinë Osmane, këto familje janë familje të Subashëve,Spahive, Qaushëve,Bejlerve,Agallarve dhe familje të tjera.

Përfaqësuesit e këtyre 3 lloj familjeve sot janë bartësit me agresiv të islamit politik. Ato edhe sot e kësaj dite punojnë dhe paguhën nga Serbia,Turqia,Shtetët arabe dhe e kanë sjellë shqiptarinë në një gjendje të vështirë.

Por gjithmonë rrezët e diellit i kanë mundur hijët e hanës. Gjatë gjithë periudhave historike kanë dalë në skenë atdhetar shqiptarë që janë bërë mburoja për ta mbrojtur shqiptarinë. Edhe sot përkundër se një pjesë e shqiptarëve që janë pasuruar pa të drejtë dhe pa mund janë duke heshtur, është djelmnia dhe vajzëria shqiptare që do ti dërgon proceset përpara.Ajo që dhemb më se shumti është heshtja e intelektualeve shqiptarë. Përveç një pjese të historianëve atdhetar që kanë shkruar historinë e vërtetë duke filluar nga prof.dr.Jahja Drançolli, prof.dr.Muhamet Mala, akademik Frashër Demaj, prof.dr.Edi Shukriu, prof.dr.Gjon Berisha, dr.sc.Qazim Namani, dr.sc.Besim Morina dhe ndonjë studius apo studiuese tjetër një pjesë e mirë e intelektualëve po e përbijnë situatën në heshtje. Nuk duhët harruar as kontributin e disa publicistëve atdhetarë të cilët po kontribojnë që gjërat të thuhën ashtu siç kanë ndodhur proceset historike.

E në fund të kësaj analize historike dhe politike do të përshkruaj edhe dy raste se si familjet atdhetare katolike dhe ato laramane katolike që e mbanin katolicizmin mbrenda familjës dhe jashtë kishin emra islam e kanë ndihmuar njëra -tjetrën.Janë të njohura dy përsonalitete historike në Komunën e Prizrenit. Rrustë Kabashi dhe Dedë Shabani. Rrustë Kabashi jetonte në Kabash të Prizrenit dhe kishte emër të madh kurse Dedë Shabani rezistonte në Sallagrazhdë të Thërandës (Suharekës).Shtypja që bëhej ndaj shqiptarëve katolikë kishte arritur në atë shkallë saqë nuk i lenin shqiptarët katolikë të dërgonin grurin apo misrin e tyre ta bluanin në mulli.

Kështu që fshatarët e fshatit Sallagrazhdë fillojnë të zijnë kokrra të misrit dhe ti hanë ato.Kur merr vesh Rrustë Kabashi i qon fjalë Dedë Shabanit: O Dedë Shabani mos ha kokrra po eja e bluaj në mulli timin në Kabash.

Prej asaj kohe fshatarët e fshatit Sallagrazhdë kanë bluar në mullinjtë e Rrustë Kabashit. Rasti i dytë ishte kur stërgjyshi im Nrecë Kolë Gjon Oroshi që ishte familje e bajraktarit të Oroshit dhe kjo familje kishte ardhë në Dardani që të bëj organizime luftarake në rrethët e Prizrenit,i organizon fshatrat e Shpenadisë, Velezhës,Caparcit,Serbicës,Trepeticës,Smaqit dhe fshatra të tjerë që përmës luftës të pengojnë adminstratën pushtuese otomane në Prizren që shqiptarët katolik të këtyre fshatrave të  kthehën  në islamizem.Kur merr vesh Rrustë Kabashi ju thotë se nëse tentoni ti ktheni në islamizëm këto fshatra pushkët e para do ti merrni nga unë në Kabash kurse ata janë të armatosur. Kjo rezistencë kundër Osmaneve  i kushtoj me jetë Rrustë Kabashit i cili u varë nga Osmanët në vitin 1910 në Shadërvan të Prizrenit. Për këtë dua të them se përveç stërgjyshit tim  Nrecë Kolë Gjon Oroshi komandant i komiteve kundër Osmaneve në Rajonin e Prizrenit,  dhe bashkëluftëtarve të tij një meritë të veçantë për ekzistimin e shqiptarëve katolikë në Komunën e Prizrenit e ka edhe atdhetari  Rrustë Kabashi.

E sot edhe pas më shumë se një  shekulli me radhë unë stërnipi i bajraktarit të Oroshit po më duhët që të luftoj me pendë dhe ide politike, që ti zbuloj dhe botoj   masakrat serbe e malazeze,  në Trojet Shqiptare,1912-1999, përmes botimeve ta hudhi poshtë historinë e pansllavistave komunistë të ideologjisë ruso -serbe, që për shtatë dekada e shkatërruan shqiptarizmën, dhe ti vendosi në fushën e nderit atdhetarët e Shqipërisë Etnike, por fatkeqësisht duhët luftuar  edhe kundër neotomanëve të rinj shqipfolës, që ka plotë katër vite që po ma mbajnë peng projektin gjithëkombëtarë të Shoqatës ”Trojet e Arbrit” me mosdhënien e lejës për vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit në Qytetin e Kastriotëve në Prizren.Por dielli gjithmonë ka rreze e pranverat shqiptare nuk  kanë munguar asnjeherë  sepse djelmnia dhe vajzëria shqiptare asnjëherë nuk kanë hezituar që proceset kombëtare ti dërgojnë deri në fund.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. koment nga Ismeti
    *
    1. Njerëzit Mendje Ndritur, me kujdes dhe profesionalizëm i trajtojnë çështjet;
    2. Fatkeqësisht janë disa njerëz që i përngjajnë PASQYRËS – njërën anë e kanët errët’,
    3. Nuk ka idé më forta sesa ato idè të cilave ju ka ardhur koha;
    4. Duhet t’ua mësojmë brezit të ri (djemve e vajzave shqiptare) se:
    a) e kaluara është e tmerrshme; tëe djeshmën e kuptojmë nesër!
    b) Të ardhmën po e presim?!
    Shpresoj se e kupton komenttn tim.

    me respekt,
    Ismeti

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu