ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Lëvizja e Deçanit, një lëvizje tanshqiptare për Shqiptarët

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Lëvizja e Deçanit e dalë kohët e fundit është tashmë e njohur si lëvizje tanshqiptare që do të mund të mbarështroi koncepte sesi çdo shqiptar para se të ketë apo të ushtrojë një besim të caktuar më parë ka qenë dhe është shqiptar. Në vetvete, ajo përfaqëson një shkëndijë për të provokuar një flakë shqiptare nga ku mund të burojë një vokacion të mençur që ngjan si në fillimet e veta me atë të kombit shqiptar, më shumë si lëvizje hyjnore me bazë vetëdijen historike, ku shtylla kryesore e saj është më tepër ruajtja e vlerave kombëtare, gjuhësore dhe etnokulturore, se sa një vokacion jo rrallë radikal të besimeve të caktuara.

Ajo lindi në një kohë të nevojës së madhe, ku besime të caktuara po radikalizojnë qëndrimet e tyre ndaj vlerave të kombit, ndaj figurave historike, ndaj datave përkujtimore të popullit shqiptar që të tëra së bashku ruajnë atë mëvetësi, atë identitet dhe ato tradita të këtij populli. Kësisoj, lëvizja është për t’i thënë jo ndërhyrjeve të çdo lloj besimi që atakon vlerat e sipër përmendura.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmKjo lëvizje nuk ka për qëllim të krijojë një besim të ri apo një fe të re, aspak! Përkundrazi, mbi bazën e besimeve ekzistuese që për fat ky popull i ka në respekt dhe në reciprocitet me njeri tjetrin, ai ngrihet duke freskuar doktrinën e Vaso Pashës që feja e shqiptarit është shqiptaria, por edhe të mbështetur me doktrinën e Fishtës që do të shkrijë kryqet e mia për të mbrojtur besimin tjetër të vëllezërve shqiptarë. Kësisoj, lëvizja është respekt ndaj gjakut, ndaj kombit dhe vlerave të traditës, ku duam s’duam filozofia e kësaj lëvizje është ajo e Pashko Vasës, me emërues të përbashkët edhe filozofitë e Gj. Fishtës.

(Megjithëse nisma është një fillim i ri që nuk interpreton dosido format e vjetra)

Kjo lëvizje na sjell ndërmend atë që shqiptari ka bërë deri në disa dekada më parë që kur zbriste nëpër aeroporte e porte detare nuk thoshte se i përkas kushedi besimit, por me plot gojë që ngahera e mbushte me thënien se jam shqiptar.
Normal që si lëvizje s’ka si të jetë dakord me atë lloj besimi, kur ato tejkalojnë normat e tyre duke futur duart kudo, në politikë, në art, në shkencë, në etnokulturë deri nëpër institucione publike të një shteti laik ku arrijnë edhe ushtrojnë praktikat e tyre. Prandaj i kanë të përcaktuara dy rreziqet kryesore madhore në këtë drejtim.
Gjithashtu, lëvizja e Deçanit ka për qëllim midis të tjerave edhe mbrojtjen e atyre vlerave shqiptare, ku brezat tanë të rriten pa ndikime të huaja, që jo në pak raste këto vlera sulmohen me parimin shqiptar, sikundër Ati i lë amanet të birit që të lash malin – të më rritësh djalin, por pa ndikim përçarës nga të huajt.
Kjo lëvizje kurrsesi nuk bie ndesh me harmoninë e krijuar ndër shekuj midis besimeve dhe vetë identitetin kombëtar për të qenë kështu një Republikë e besimeve të pastra shqiptare, sikundër thoshte E. Kanti që Europa është një Republikë e pastër e krishterë.
Lëvizja nuk është braktisje e besimeve të mëparshme, por mbështetje e besimeve sipas një norme që është karakteristikë e vetë këtij kombi si norma hyjnore e respektimit dhe pranimit të besimeve të ndryshme që me fjalë të tjera d.m.th pluralizëm brenda lëvizjes, pranim të të gjitha besimeve, por mos dakortësi kur ato bien vet ndesh me frymën kombëtare dhe përshkallëzojnë situatën deri në vet largim me vullnet.

Në konsultat vëllazërore në Milot të Shqipërisë, e ku ishin bashkërisht një pjesë e veprimtarëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, ju dha përkrahje e pa rezervë Nismës së Deçanit, duke mbrojtur vlerat kombëtare e kulturore si gjuhën, historinë, traditën dhe lashtësinë tonë si një ndër popujt më të vjetër në kontinentin e Evropës e më gjerë.

Milot, 27. 01. 2024

Sazan Guri dhe Vesel Lekaj

 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Po u larguam nga “shtrati ” kombtar ,ne si kombe i vogel ,do te zhdukemi ,spaku shteti dhe teritoret do te tournent e ndashta edhe fare do zhduken.
    Per te mbet Populli i vetem ne regjion e ne Evrope ,me nji “Fe ” (qe ngarende,civilizim ,kulture ,te veqant) e cila eshte ne ballafaqim te plot dhe ekstrem me gjith te tjeret ,duket e pamundur edhe sikur te jemi nji Super fuqi me nji Popullsi disa qindra miliona.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu