ARKIVI:
22 Janar 2025

Libër me shkrime nga Rilindja në 79 vjetorin e gazetës historike, përurimi më 12 Shkurt

Shkrime relevante

Himn kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, lider shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës

Nga: Arif Ejupi Burrë i devotshëm e Atdhedashës! Ishe mendjendritur e i durueshëm...

Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare

Florim Zeqa Faleminderit shpëtimtari ynë! Sa ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për...

Krahasimet e pakrahasueshme për “Token e Rankoviqit” dhe “Token e Askujt!”

Msc Belisar Jezerci, historian KRAHASIME TË PAKRAHASUESHME ! Krahasimet që bëjnë disa gazetar,...

Shpërndaj

Nga:  Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 10 Shkurt 2024/  Në 79 vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja doli nga shtypi libri “GJENOCIDI I SERBISË DHE PËRPJEKJET PËR PAVARËSI TË KOSOVËS (1990-1999) – në sytë e gazetarit të ‘Rilindjes’” i autorit Prof.  Dr. Hamdi Podvorica me shkrime të tij nëpër vite në këtë gazetë.

Recenzent i librit mes tjerash kam shkruar:

“Gazeta tradicionale Rilindja është histori Kosove, pjesë e kësaj historie janë shkrimet e Hamdi Podvorices gazetar, disa prej të cilave janë përmledhur në këtë libër.

Janë këtu edhe shkrime nga gazeta e rezistencës “Bujku”, që sfidonte ndalimin e dhunëshëm të Rilindjes – gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë nga Serbia okupatore.

Kundër këtij ndalimi gazetari gucimtar Hamdi Podvorica bëri histori edhe derisa ishte sekretar i ndërmarrjes – udhëheqës i zyrës juridike të Gazetës Rilindja, kur paditi në gjykatë shtetin e Serbisë. ”

Gazeta tradicionale Rilindjahistori Kosove që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për vetëvendosje e të drejtë bashkimi me Shqipërinë e deri  shpalljen e pavarësisë e njohjet ndërkombëtare, nisi të dalë  12 Shkurt 1945  Prizren, me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Dalja e librit shënon simbolikisht 12 Shkurtin 2024 – Ditën e 79 vjetorit të Rilindjes dhe përurimi bëhet pikërisht në këtë datë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në orën 12:00, bashkë edhe me një libër tjetër “KOMENTAR I LIGJIT TË TRASHËGIMISË SË KOSOVËS”  i autorëve Prof.dr.sc. Hamdi Podvorica dhe Ma. Fatlum Podvorica, avokat.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu