Nga: Afrim Morina, Prishtinë
PAGËZIMTAR, PËR T’I PAGËZUAR FËMIJËT TANË
Vështrim për fjalorin “Emërtar shqip”, të autorit Tafil DURAKU, botuar nga SHBA “Drenishta”, 2022.
PIKËPAMJE
Këto ditë, nga Shtëpia Botuese Artistike “Drenishta”, doli një libër i veçantë, me titull “EMËRTAR SHQIP”, i autorit, tashmë të njohur në letrat shqipe, në letërsi e publicistikë, i poetit Tafil DURAKU, libër që i ka munguar shumë gjuhësisë, sidomos, fjalorit të emrave shqip, të përdorur nëpër shekuj, dhe sot. Në këtë PAGËZIMTAR, siç do të shprehet autori, që në vete ngërthen rreth gjashtëdhjetëetemijë (68 000) emra, janë të perfshirë: emra njerëzish, vendesh, sendesh, kafshësh, bimësh, zogjësh, nga anatomia, astronomia…, që nga parilirët, ilirët, e deri më sot, të pasqyruar nga të dyja gjinitë.
Gjithë kjo punë bukur me peshë, jep për të kuptuar, se, që në moshën rinore, Ky autor i është përkushtuar një pune bukur serioze, kur moshatarët e tij, veç sa kishin dalur nga bangat e shkollave fillore. Që atëherë, si dhjetëvjeçar, kishte filluar të mbedhë fjalë nga rrëfimtarët, e, më vonë, si gjimnazist, do të konslutojë edhe një mori dokumentesh, kryesisht fjalorë, që i paraqet në shfrytëzim literature, që jep për të kuptuar, se sa me siriozitet e ka filluar dhe mbaruar këtë projekt studimor, me peshë kombëtare. Puna merr kahën e seriozitetit, të cilën punë duhej ta bënin një ekip studiuesish, atëherë, kur kishte filluar t’i mbedhë fjalët e para. Nuk kishte menduar kurrë, se, pas më shumë se gjysmë shekulli, libri i tij do të jetë fjalori i vetëm në këtë fushë, që ka një vlerë të çmuar e të pakontestur shkencërisht, që, të paktën, bashkatdhetarët tanë, ta përdorin për pagëzimin e fëmijëve, e, pastrim të të gjithë atyre emrave, pa marrë parasysh në cilën fushë, dhe, të regjistrohen e shqiptohen ashtu siç duhet.
Qëllimin e tij, e thotë edhe në parathënien, shumë modeste:
“Ruajtja dhe begatimi i emrave me tëban iliro-shqiptar, gjithsesi, ka qenë qëllimi parësor, duke pasë për kriter dhe për bazë lashtësinë e fjalëve tona. Dhe, emrat tanë i pamë e i shohim dhe i gjejmë në tërë shtrirjen natyrore të Ilirisë e rreth saj”
Në kapitullin “Shpjegues i shkurtër emrash”, jep disa shembuj për secilën shkronjë, që përdoruesi ta ketë më të lehtë ta shfrytëzojë e konsultojë këtë fjalor, por, parasegjithash, edhe ta kuptojë drejt. Për ilustrim po i marrim vetëm disa emra, për t’ia sjellë lexuesit këtë punë e përkushtim të autorit, Tafil DURAKU:
A
Acaran, m.; Acaranë, f.= gur vatre, vatërtar, vatërgur
B
Barmir, m.; Barmirë, f.= bari i mirë i një ane barmirët shërues…
C
Caran, m.; Caranë, f, = gur vatre
Ç
Çaçalb, m.; Çaçalbë, f.= sa alb je, sa shqiptar je
D
Drijon, m.; Drijonë, f. = lumenjtë tanë, drinat tanë…
DH
Dhok, m.; Dhokë, f.= shkurticë e Bardh-ok, Bardhokë. Dhokan, m.; Dhokanët, f. = Bardhokan, Bardhokanë.
E
Eart, m.; Eartë, f. = i/e artë
Ë
Ëmblart, m.; Ëmblartë, f. = e ëmbël nga njerëzorja, i/e tokës
F
Famian, m.; Famianë, f. = janë me famë, janë me nam, të famshëm
G
Gacan, m.; Gacanë, f. = gacë e një ane, e një visi
GJ
Gjakion, m.; Gjakionë, f. = është e gjakut tonë, del prej gjakut tonë
H
Had, m.; Hadë, f. = në mitologjinë ilire, perendi i nëntokës, Biri i Kronit dhe Resë, vëlla i Zeusit dhe Posejdonit
I
Ideart, m.; Ideartë, f. = me plotë ide arti e diturie
J
Jaklur, m.; Jaklurë, f. = jakë lure, jak luriane, cep
K
Kanarin, m.; Kanarinë, f. = zog këngëtar dhe i bukur
L
Laert, m.; Laertë, f. = babai i Odiseut
LL
Llamb, m.; Lambë, f. = mjet drite
M
Madhar, m.; Madharë, f. = armadh/e, arshumë
N
Najad, m.; Najadë, f. = mitologji, nimfa të burojave (burimeve)
NJ
Njohalb, m.; Njohalbë, f. = i njoh albët, albanët, albanoit, shqiptarët
O
Orart, m.; Orartë, f. = mitologji, që ka orë të pacënuar, orë të paprekur, njeri me Orë
P
Pahjan, m.; Pahjanë, f. = duken, shihen, janë në pah
Q
Qaforit, m.; Qaforitë, f. = rit qafe, qaforit/ë
R
Ream, m.; Reamë, f. = at i reve, emë e reve
RR
Rrapnis, m.; Rrapnisë, f. = i,e fortë, i,e qendrueshëm(me), si rrap, Nisrrap
S
Sydren, m.; Sydrenë, f. = me sy si të drerit, si të drenushës
SH
Sheg, m.; Shegë, f. = pemë e mesdheut iliro- shqiptar në tre dete tona
T
Tienis, m.; Tienisë, f. = ti nisë diçka, ti e nisë i pari
TH
Thanoar, m.; Thanoarë, f. = arë me thana, thanishtë
U
Udhar, m.; Udharë, f. = njeri që çelën udhë, prijës
V
Valb, m.; Valbë, f. = shkurtore e valalb, valalbë
X
Xehemir, m.; Xehemirë, f. = xehet tona të mira
XH
Xhanian, m.; Xhanianë, f. = i dashur, i shpirtit, i zemrës, xhan/e
Y
Yllalb, m.; yllalbë, f. = shkurtore e yllalbian/ë
Z
Zank, m.; Zankë, f. = zanë e vogël, në zë
ZH
Zhurm, m.; Zhurmë, f. = me zhurmë, me gjallëri
Kjo është porosia që del nga ky mendim, por edhe nga vetë fjalori, që kemi në duart tona:
“Dhe, për fund, uroj që të gjithë ata që pagëzohen nga ky pagëzimtar shqip t’u prijë fati në jetë dhe në kohë, t’u ecën gjithçka mbarë dhe të jenë me jetë të gjatë sa malet dhe alpet e Iliri- Shqipërisë.”
Edhe ne, i urojmë autorit të fjalorit të parë, “Emërtar shqip”, shëndet dhe vazhdimësi në shkrimet e tij letrare e publicistike dhe të jetë nun në pagëzim të fëmijëve!
Prishtinë, 4. 11. 2022
p.sh. Postoi Atdhe Geci