ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Libri që ngre alarmin për Kosovën dhe përgjithësisht për kombin shqiptar

Shkrime relevante

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Gani I. Mehemti Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në...

Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranoj nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme

Aurel Dasareti Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në...

Shpërndaj

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Recension për librin publicistik të Bajram Kabashit “RIISLAMIZIMI rreziku i radhës (Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin) — botim i Shtëpisë botuese: Lena Graphic Design, Prishtinë, 2023

Kambanat e alarmit sikur përplasen nga një cep në cepin tjetër të Shqipërisë së natyrshme, me idenë që të trandin këtë atmosferë dualiste të mbetur disi pezull në realitetin shqiptar si një dilemë e pajustifikueshme, që nuk mundëson veprim aktiv dhe përlindjen e duhur të Kombit.

Fashizmi islam — Paralajmrim!

Të tillë, si ngjarje kulturore e kontribut të veçantë e kisha përjetuar edhe unë derisa po e lexoja në dorëshkrim, në formatin elektronik që ma ishte dërguar autori para publikimit.

***

Në vitin 2018 shtëpia botuse e njohur e Njujorkut — HrperCollins Publishers, publikoi librin e Madelin Ollbrajt-it [Madeleine Albright] me një titull që më ishte alarm i lloit të vetë, siç ishte edhe vetë përmbajtja e librit: FASHIZMI — Një paralajmrim, ndërkaq po atë vit ai do të përkthehet edhe në gjermanisht dhe do të përjetojë dy botime. Botimin e dytë kisha fatin ta siguroja dhe ta lexoja me vëmendje të veçantë. Materia e parashtruar fillimisht në formë të tezave, që siç njofton Ollbrajt që të gjitha ishin të diskutuara me ish studentët e saj të doktoraturës për më shumë se një dekadë, e mbi të gjitha konkluzat e këtij libri, që janë përmbledhur në formë të pyetjeve në kapitullin e 17-të, më kanë bërë të reflektojë gjatë mbi të ardhmen e demokracisë liberale dhe përgjithësisht të civilizimit tonë.
Këtu më poshtë po sjell dy konkluzione të z. Olbrajt që ndërlidhen edhe me alarmin që sjell libri i Bajram Kabashit për përurimin e të cilit jemi mbledhur sot në këtë amfiteatër të Bibliotekës që mbanë emrin e kolosit tonë të mendimit e orjentimit civilizues — Pjetër Bogdani.
[Më lejoni të bëjë shkurt këtu një parantezë, megjithëse është në frymën e preokupimit që ngre libri i z Kabashi]
Aty ku përfundon shtrirja e gjeografisë shqiptare, aty përfundon civilizimi perendimor dhe fillon Lindja. Kështu, pak a shumë, shkruante Pjetër Bogdani ynë sa ishte kryepeshkop i Dioqezës së Shkupit.

Kronisti austriak që raporton për bashkangjijen e faktorit shqiptar ushtrisë austriake në përballje me forcat osmane, në krye të të cilit plan ishte Bogdani si faktor vendimtar i këtij bashkëveprimi, kur ai vdiq, më 6 dhjetor 1689, me dhimbje e mesazh kuptimplotë shkruante se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”.

Ndërkaq duke ju kthyer historisë së zanafillës së islamit politik, Kabashi nënvizon se ky fenomen ka zanafillën e tij edhe në hapësirën shqiptare.

“Islami nuk është ai që mbeti pa selinë e tij udhëheqëse në trojet e Gadishullit Ilirik pas vitit 1912, pohon Kabashi, dhe vazhdon tutje, por ai është Islam që mirëmbahet e udhëhiqet nga qendrat, që pretendojnë ta vazhdojnë aty ku e la pushtimi turko-osman në vitin 1913.”

Në librin e tij RIIISLAMIZIMI rreziku i radhës (Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin) autori në cilësinë e publicistit me përvojë të gjatë, si njohs i mirë edhe i materies me të cilën është marrë, ka ditur të cytë bashkëbiseduesin me pyetje që fenomenin e islamit politik ta shpërfaqin shqeto, madje edhe aty ku shumë të tjerë as që e marrin me mend, si bie fjala në institucionet tona të sigurisë e amfiteatrot e universiteteve etj.

Por, më lejoni të jap ca pikëpamje të mia me këtë rast mbi silamin politik, natyrisht duke u ndërlidhë me librin e Kabashit, meqë mua më pengon ekskluzivisht islami politik, ndërkaq me doktrinën e islamit, mendoj se mund të mirren studjuesit e filozofisë dhe religjionit. Megjithatë, në këtë rrafsh, mendoj se shqiptarët nuk ia kanë ngenë të marrin rol prijës, siç patën bërë njëherë e një koh me flamurin e marksizëm-leninizmit.

Me termin “Islami politk” nënkuptohet ajo mënyrë e të lexuarit të Islamit që presumon në një teori mendimi dhe veprimi vetë qenien e shtetit. Kjo mënyrë e parapëlqimit të leximit të islamit i ka dhënë një lloj karakteri politik genuin Islamit, me çka dëshmohet se në fakt ky religjion, që nga zanafilla ishte në essencë akt politik. Kjo pikëpamje tashmë e përhapur si në Perendim ashtu edh enë Botën arabe, ka një fundament real. Në fakt, historia politike e islamit na verifikon se konstituimi i diskursit mbi Islamin politik është produkt i rrethanave historike dhe të zanafillës së tij.

Në librin e tij me titull Handbuch des politischen Islams (Doracak i Islamit politik), Thomas Schmidinger, ka sjell të përmbledhur në një historinë e definicioneve, duke na dhënë këtë shpjegim më të thuktë për Islamin politik. Ai e sheh Islamin politik si “ një koncept përmbledhës për të gjitha Lëvizjet dhe Grupimet, të cilat nuk e kuptojnë Islamin thjeshtë dhe vetëm si një religjion. Këto grupime e shohin islamin politik gjithnjë të koncipuar në detaje, si udhëzues për veprim politik, që mëton e nxit bindshëm e gjithnjë, islamizimin e shoqërisë dhe politikës.”[Maximilian Wollner: 2008]

Medreseja e Shkupit “Aleksander Gjorxheviq” dhe islami politik

Nëse Bosnja dhe Hercegovina do të projektohej si qëllimi parësor i shtrirjes së ndikimit dhe zgjerimit hegjemonist serb gjatë procesit të përmbushjes së kodit nacional serb,të projektuar në dy tekstet reprezentative të nacionalizmit klasik serb- atë të Ilija Garashaninit (Naçërtanije- 1836) dhe atë të Vuk Stefanoviq Karaxhiqit ( “Srbi sfi i svuda — Serbët të gjithë dhe kudo — 1849), në prag dhe pas Kongresit të Berlinit (qershor 1878), ekspansioni serb i projektuar në politikat e jashtme të qeverisë, bazuar tek Naçertania, do të orjentohet drejt jugut — në thellësi të hapësirave shqiptare (tashmë kur Sanxhaku i Nishit, Piroti, Leskoci dhe Prokuplja ishin siguruar me marrëveshjet paraprake në vigjilje të Kongresit të Berlinit), ku përfshiheshin tok Sanxhaku i Novi Pazarit, Kosova dhe Maqedonia.

Përfundimet e Kongresit të Berlinit kishin karakter epokal për politikat ekspansioniste serbe. Nuk bëhej fjalë vetëm për njohjen e sovranitetit shtetëror të Serbisë, por edhe për përmbushjen e kodid nacional serb, sidomos në raport me shqiptarët dhe cenimin e interesave të hapësirës së tyre jetike. Me pushtimin e Sanxhakut të Nishit dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, po promovohej shembulli se si do të veprohej tutje në realizimin e “Serbisë së re”. Ai do të ngritet tërësisht mbi parimet e shtetit homogjen nacional, që do të shtrihej tutje duke aneksuar Kosovën dhe Maqedonisë (1912).
Ky zgjerim permanent i Serbisë në dëm të shqiptarëve, siç e dëshmon historia, ishte produkt edhe i mitit serb mbi Kosovën në forma e mënyra tërësisht të aktualizuara, që ishin në esencë thelbi i diskursit të përplasjes gjeopolitike të kohës.

Pas riokupimit të Kosovës dhe Maqedonisë nga armata serbe në vitin 1918, ishin mbyllur “pothuajse të gjitha shkollat shqipe private apo shtetërore, të cilat ishin hapur veçanërisht në rajonet e pushtuara nga Haubsburgët (Perandoria Austro-Hungareze) ishin toleruar vetëm shkollat dhe mësimi në gjuhën turke dhe arabe, që po zhvillohej në xhami. Kështu, gjykonin ideologët serb, do t’ i ndihmohej procesit të asimilimit më të shpejtë. Ky proces sforchej me projekt shtetëror, duke sjell myfti dhe imam të përzgjedhur nga Bosnja dhe Hercegovina, por edhe përmes hapjes së Medreses së Madhe në Shkup, në vitin 1924, në funksion jo vetëm të disimilimit [fshehjes së identitetit kombëtar], por edhe të asimilimit të shqiptarëve, duke krijuar kështu rrethana ideale për krijimin e parakushteve të nxitjes dhe selitjes së islamit politik.

Një numër kuadrash që ishin nxjerrë nga ajo medrese, si pjesë e skenarit politik për promovimin e islamit politik, i kishin shërbyer Serbisë për shpërnguljen masive të shqiptarëve për Turqi e Siri, duke shpopulluar qytete të tëra (Shkupi, Ohri, Prishitna, Gjilani, Kumanova…). Atë valë shpërnguljesh do ta ndërprejë vetëm shpërthimi i Luftës së Dytë Boëtrore.

Propaganda fashiste serbe duke luajtur me shumë karta, ka potencuar autori i këtij libri në disa nga pyetjet e parashtruara, shqiptarët herë i akuzon si “mish i huaj” në Europë, duke i cilësuar si “strofull e ISIS-it” në Ballkan, e herë si “instrument i ndikimit perendimor në rajon”.[1]

Madje sipas Ivica Daçiqit, ministrit të jashtëm serb, qëllimi i shqiptarëve na qenka “krijimi i Shqipërisë së Madhe.” Në stilin e Gebelsit ai teatralizon se “ Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.” Por, kaq nuk mjafton, që t’ ju shtijë tmerrin qarqeve diplomatike perendimore, ai i bie borisë së çjerrur për ta kujtuar të ashtuquajturën “transverzale e gjelbërt”: “Shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “ Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiçit do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, madje më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të”, rezymon plot emocione Daçiq në intervistën dhënë FAZ, të cilën e sjell në shqip DW në 15 gusht 2017.[2]

Paragjykimet dhe spekulimet — dëmtojnë librin

Islami politik ndër shqiptar megjithë rrezikun që paraqet, nuk mund të luftohet përmes spekulimeve. Për fat të keq, përgjigjet spekulative të z Kelmendi në ca prej pyetjeve të drejtpërdrejta lidhur me raportet mes istitucioneve të Republikës dhe bartësve të rrymave të islamit politik, e dëmtojnë vetë librin. Duket se autori i librit, zoti Kabashi, nga respekti i tepruar, nuk ka marrë dot qëndrim të duhur që të mos i përfshinte në libër ato pjesë. Por kështu e ka dëmtuar vet librin.

Po e konkretizojë këtë fenomen me pyetjen e më poshtme të autorit dhe përgjegjen e z Kelmendi:

B.Kabashi: Kur thua që institucionet nuk mund t`i kundërvihen islamizimit për shkak të futjes së tyre në institucionet aktuale, a mendoni se e gjithë kjo ka parahistori dhe se ky islamizim po vazhdon në forma të ndryshme në Kosovë, që nga afritë e islamistëve me PDK-në, LDK-në etj?

I. Kelmendi: Islamistët i faktorizoi Albin Kurti. Deri në zgjedhjet e fundit islamistët bë përpjekje të futen në Parlament, duke konkuruar me partitë e tyre. Por asnjëherë nuk morën as 1 % të votave. Në zgjedhjet e fundit nga emigracioni Kurti mori rreth 130 mijë vota të islamistëve, sepse ata patën organizuar pjesëmarrjen në ato votime fizike dhe me postë përmes rrjetit të qindra xhamive në emigracion. Edhe PDK e LDK ka pas koketuar me islamistët, por islamistët nuk u kanë besuar atyre. Bile, dyshoj se Vuçiqi dhe Erdogani nuk i ka komanduar islamistët të votojnë pro LDK-së dhe PDK-së.”

Paragjykimet rëndom shpjejnë në konkluzione të gabuara, si këto në këtë përgjigje dhënë drejtpërdrejt nga thellësia e stomakut, pa kaluar në filtrat e trurit. 130 mijë votat e mërgatës nuk mund t’i diskualifikosh me një të rënë të tastaturës në vota ët islamistëve. Ky fenomen përsëritet kur liston deputetët sipas imazhit të tyre, duke i trajtuar si “renegatë të islamit politik” të gjithë ata që kanë çfardo mjekrre! Edhe më keq atëherë kur mëtohet të interpretohen e zbërthehen fenomenet historike, duke i lexuar ato me syzet e kohës sonë, siç bën z.Kelmendi në fragmentin e librit ku trajton fenomenin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” bazuar në programin zanafillor të saj!

Konkluzion

Fati politik i gadishullit Ilirik, por edhe i Evropës, ngjashëm si në epokën e Gjergj Kastriotit që qe përcaktuar pikërisht nga qëndresa arbërore, ka mundësi reale që të reprizohet në dhjetëvjetëshin në vijim. Ky optimizëm vërehet edhe tek z Kelmendi. Por ai nuk ngurron të apeloj për nevojat në rritje që ka faktori shqiptr për ndërtimin e doktrinave të tij mbrëjtëse. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës.
Në këtë betejë, pohon Kelmendi me të drjtë se “ Asnjë popull nuk është në gjendje për të sfiduar veprimtaritë subversive të shërbimeve armiqësore. Prandaj prej shumë vitesh popujt kanë krijuar shtete dhe institucione për t’u mbrojtur nga të gjitha rreziqet.”

Shih për këtë dy republikat tona, është koha që të unifikojnë mekanizmat mbrojtës e ata të sigurisë, që për qëllim kanë mbrojtjen nga rreziqet e kësaj natyre dhe garantimin e të ardhmes së Kombit.

Shndërrimi i hapësirës shqiptare në një ledh mbrojtës kundruall islamit politik sot, jo vetëm që e rikthen Kombin në identitetin e tij të plotë evropian, por i jep edhe rolin e rojes së këtij identiteti. Koha po i rezervon kombit shqiptar një mundësi ideale për të korrigjuar një epokë të tërë.


Prandaj libra të kësaj natyre e me konkluzione të qarta e ndërgjegjësojnë lexuesin për misionin që ka ky brez.
_______________________________

1. FAZ.(DW) http://www.dw.com/sq/idet%C3%AB-e-a%C3%A7i%C3%A7it-shqip%C3%ABria-e-madhe-zon%C3%AB-influence-e-per%C3%ABndimit/a-40091858

2. FAZ.(DW), po aty: http://www.dw.com/sq/idet%C3%AB-e-da%C3%A7i%C3%A7it-shqip%C3%ABria-e-madhe-zon%C3%AB-influence-e-per%C3%ABndimit/a-40091858

Riislamizimi
Rreziku I Radhës
Bajram Kbashi

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu