ARKIVI:
17 Tetor 2024

Liderët e Kosovës dhe të akuzuarit për krime lufte në Hagë, janë të pangopshëm

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar “Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe as për deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës“, Drini.us, 2 Nëntor 2022 në rubrikat “Dossier, Histori, Mendime”

Nga Ditari im (3)

Liderët partiakë të Kosovës janë të papërmirësueshëm dhe të pangopshëm

Temave të ”politikës” ditore që po vazhdon me dekada dhe ”luftës”, nuk po mund ti ikim asnjë ditë. Ish kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori 1*) thoshte afërsisht kështu ”Në Shqipëri, edhe fëmijët thonë se e njohin politikën”.

Pasi shkruajta dhe e publikova shkrimin “Kosova nuk duhët të paguaj asnjë qindarkë për të akuzuarit për krime lufte në Hagë dhe as për deputetët e ministrat serb në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës”, një miku im më shkruajti:

”Përshendetje me respekt Sinan !

Shkrimin që e lexova për luftëtarët e lirisë që po gjykohën  në Hagë nuk duhet ndihmu, është gabim total kundra lirisë së Kosovës !

Në Hagë po gjykohet lirija dhe pavarësia e shtetit të Kosovës !

Ata trima i lanë të gjitha të mirat familjare që i kishin dhe hynë në luftë për të vdekur për lirinë e familjes së tyre dhe krejt Shqiptarisë !

Nuk po gjykohën individualisht !

Sa u përket keqpërdorimeve dhe vrasjeve mizore të pasluftës kushdoqoftë ai duhet gjykuar me argumente nga drejtësia e shtetësisë së Kosovës !

Nji shkrim i tillë nuk ndihmon, përkundrazi përqanë vllaznillakun dhe popullin e Kosovës.

Është koha e Anton Çetës që ta duam njeri/tjetrin dhe të shohim e të bëjmë të pamundurën për ardhmërin e Kosovës dhe Shqiptarisë sepse armikun historik të përbashkët e dimë kënd e kemi !

Ti je inteligjent dhe i kupton gjërat shum mirë dhe ke të drejtë plotësisht në mendimet dhe shkrimet e tua, por nga kjo që lexova unë, ndryshe e kuptova.

Të bërat pozitive dhe negative të këtyre trimave argumentoj me fakte pa hezitim, por të pajtohesh me politikën serbo/ruse që krijuan gjyçin e Hagës me ndihmën e Dik Martit, është e papranushme !

Të uroj shëndet dhe lumturi në pension !

Edhe unë i shkruajta

”Faleminderit ”X”!

Unë  mendoj ndryshe dhe respektoj edhe mendimin tend, që flet e mendon ndryshe nga unë.

Ti jeton ne ”…” dhe e din që avokatët i paguan shteti nese i akuzuari nuk ka mundesi materiale e ata që gjinden në Hagë, te gjithë kanë para e pasuri tjetër të paluejtsme me shumë se shumë ndërnarrës në perëndim. Duhet ta kuptosh këte ”X” se pasuria e Kosovës nuk është vetëm e tyre. Ajo duhët të ruhet për gjeneratat e reja psh Nasim Haradinaj ”ka blere” 220 hekt. tokë e të tjerët, sa kanë pasuri ?

Sinani

Nuk vonoi e ai miku im më shkruajti përsëri:

”Ma lart të shkrova se keqbërjet duhët gjykuar nga drejtësia e jonë në Kosovë , pajtohem plotësisht me Ty !

Por gjyqi në Hagë nuk ka të bëj me matrapazët e pas lufte kush sa ka vjedhë tokë, por po gjykohet baza e udhëheqjes së UÇK-s që luftoj për lirinë tonë , atëherë shteti duhet të kujdeset dhe ti mbrojë maximalisht me të gjitha mënyrat që ka mundësi për ta vërtetuar pafajsinë e tyre!

Tek e fundit ata janë 5-6 përsona si 5-6 fije floku, por rënja e tyre ka pasoja të m’dhaja kundra Kosovës dhe Shqiptarisë !

Rrnoftë lirija e Kosovës e realizuar nga UÇK-ja dhe NATO !

Natën e mirë !

Natën miku im dhe ia dergova  një shkrim të para disa vjetëve, ”Kur jeton me e pa buke e pa korent ne kryeqytet”

https://www.botasot.info/opinione/770839/kur-jeton-me-e-pa-buke-ne-kryeqytet-e-pa-korent/

Mikut tim që nuk po ia shkruaj emrin, po e shënoj me ”X”, jo unë por edhe krerët e LPK-së nuk pajtohën që të akuzuarit në Hagë të paguhen nga buxheti i Kosovës “Publikisht po e lut KM Kurti të ndërpret këtë praktikë idiotike e komprometuese – pagimin e avokatëve ndërkombëtarë!

Përse qeveria e Kosovës paguan shpenzimet ekstra për avokatë, të cilët po i mbrojnë në Hagë të akuzuarit për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”?

Rëndom shtetet sociale dhe të së drejtës paguajnë avokatë vetëm për të akuzuarit që nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar vet, por jo edhe për kriminelë milionerë! Dhe pagesa e avokatëve bëhet në bazë të tarifave që rakordohen në mes të odës së avokatëve, gjykatave, ministrisë së drejtësisë. Por, nëse milionerët angazhojnë zyra të afirmuara të avokatëve anglezë, amerikanë, deri edhe hindus, atëherë Shteti Kosovës nuk duhet t’i paguaj ata avokatë, me tarifa marramendëse, bile nuk duhet t’ua paguaj fare avokatët profiterëve të luftës dhe plaçkitësëve të Shtetit të Kosovës, sepse janë milionerë” (I. K.).

E tash, miku im, po ti dërgoj edhe disa dëshmi të tjera që të akuzuarit kanë pasuri të tepërt e Kosova nuk duhët ti paguaj por ata duhët ta kthejnë pasurinë e vjedhur të Kosovës:

O’Connell: Vëllezërit e politikanëve në Kosovë, më të pasur se vetë ata“, PRISHTINË | 26 TET 2018 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

https://ekonomiaonline.com/politike/oconnell-vellezerit-e-politikaneve-ne-kosove-me-te-pasur-se-vete-ata/

Ja si duket shtëpia e re e Hashim Thaçit në Çagllavicë” VIDEO, lajmi.net, 19/12/2017 15:17

https://lajmi.net/ja-si-duket-shtepia-e-re-e-hashim-thacit-ne-cagllavice-video/

Shpenzimet milionëshe për avokat ndërkombëtar, naivitet, shpërdorim, patriotizëm apo?, Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani, Revista Drini, 4 Maj 2021

https://drini.us/arkiv/shpenzimet-milioneshe-per-avokat-nderkombetar-naivitet-shperdorim-patriotizem-apo/

Themelohet Fondacioni për Përkrahjen dhe Mbrojtjen Juridike të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi”, Radio Kosova e Lirë, 11/12/2020

https://www.radiokosovaelire.com/themelohet-fondacioni-per-perkrahjen-dhe-mbrojtjen-juridike-te-ish-kryetarit-te-kosoves-hashim-thaci/

Ku i mori Hashim Thaçi 280 mijë marka 6 muaj pas lufte të blinte shtëpi?”

NGA VALDET DEVA, Bota Sot, 13 PRILL 2020 NË ORA: 10:34

https://www.botasot.info/opinione/1272252/ku-i-mori-hashim-thaci-280-mije-marka-6-muaj-pas-lufte-te-blinte-shtepi/

Aksioni “Brezovica”, Enver Hoxhaj e dy vëllezërit e Hashim Thaçit pronarë të vilave të sekuestruara” Reporteri, 20/10/2022 | 17:56

https://reporteri.net/lajme/aksioni-brezovica-enver-hoxhaj-e-dy-vellezerit-e-hashim-thacit-pronare-te-vilave-te-sekuestruara/

Tre gjykatës, vëllezërit e Thaçit dhe Enver Hoxhaj pronarë të villave të sekuestruara në Brezovicë”, 20-10-2022

https://www.albaniantimes.org/tre-gjykates-vellezerit-e-thacit-dhe-enver-hoxhaj-pronare-te-villave-te-sekuestruara-ne-brezovice/

Ndër politikanët që figurojnë në listë janë Enver Hoxhaj ish-Ministër, dy vëllezërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe një numër i madh i bizesmenëve, përfshirë edhe personat e arrestuar gjatë aksioneve në Brezovicë.

Po, miku im ke të drejtë që nuk pajtohesh me mua, por shiko çka fliste Hashimi,para se shkonte në Hagë qënuk shkelte nëpër tokë por”fluturonte”. A nuk është kjo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës apo donte të na shisht ”dushk për duhan e gogla për arra”?

Thaçi: ”Ideja e korrigjimit është e imja, jo e Vuçiqit. Rugova donte shkëmbim territoresh” Njëshi, 9 Maj 2019

https://www.njeshi.com/thaci-ideja-e-korrigjimit-eshte-e-imja-jo-e-vuciqit-rugova-donte-shkembim-territoresh/

Thaçi: ”Të thuhet se ‘ideja për korrigjimin e kufijve është e Aleksandar Vuçiq’, është qesharake – Serbia s’ka prezantuar plan për Kosovën”, Klan Kosova, 09/05/2019

https://klankosova.tv/thaci-te-thuhet-se-ideja-per-korrigjimin-e-kufijve-eshte-e-

Thaçi: “Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Kosovën, veriun se lëshoj me asnjë çmim

Nga OraNews, 30 Gusht 2018, 17:26 

https://www.oranews.tv/article/thaci-presheva-medvegja-dhe-bujanoci-me-kosoven-veriun-se-leshoj-me-asnje-cmim 

Ai përsëriti qëndrimin e tij që Kosovës ti bashkangjiten Presheva,Medvegja dhe Bujanoci në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë

Këtij realiteti, tha Thaçi, nuk duhet ti frikësohet askush…”.

PRESIDENTI PËR “DER SPIEGEL” THOTË SE NUK DËSHIRON TË NDRYSHOHEN KUFIJTË”, LIPJANINEWS.COM, 01/05/2019 

https://www.lipjaninews.com/presidenti-per-der-spiegel-thote-se-nuk-deshiron-te-ndryshohen-kufijte/  

Një ”president”, edhe ”historik” si Hashimi është dashur të dorëhiqet ose të shkarkohet sepse Kushtetuta e Kosovës është shumë e kjartë: 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

Kapitulli I Dispozitat Themelore Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit 

1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj.

3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Neni 2 [Sovraniteti]

1. Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj.

3. Republika e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së interesave shtetërore, mund të marrë pjesë në sisteme të sigurisë ndërkombëtare.…

Si zakonisht, përsëri nuk munda ta përfundoj dhe më mbetën edhe shumë artikuj por unë po i përmend vetëm 3:

Selimi: ”Presidenti Thaçi është i rrezikshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj”, Kosova Post, 17 Janar, 2020 23:16

https://kosovapost.net/selimi-presidenti-thaci-eshte-i-rrezikshem-per-kosoven-dhe-qytetaret-e-saj/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Më gëzon fakti që i gjeta mirë” – Mustafa i viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Uroj që nga ky proces, i iniciuar nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe të fitojë drejtësia” telegrafi.com, 05.11.2022 • 09:31

https://telegrafi.com/gezon-fakti-qe-gjeta-mire-mustafa-viziton-ish-kreret-e-uck-se-ne-hage-uroj-qe-nga-ky-proces-iniciuar-nga-konstruksionet-e-rrejshme-ruse-serbe-te-fitoje-drejtesia/

Ish-këshilltari i Thaçit për Mustafën: Burrështetas me vetëdije të lartë shtetformuese”, Epoka e re, 5 nëntor 2022

https://www.epokaere.com/ish-keshilltari-i-thacit-per-mustafen-burreshtetas-me-vetedije-te-larte-shtetformuese/

1*) Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 – Napoli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.[1] Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Pjetër Arbnori

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (1991–2001)

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Arbnori#:~:text=Pjet%C3%ABr%20Arbnori%20%28Durr%C3%ABs%2C%2018%20janar%201935%20-%20Napoli%2C,n%C3%AB%20burgjet%20e%20diktatur%C3%ABs%20komuniste%20per

%2028%20vjet.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 3, 4, 6 nëntor 2022

sinan.kastrati@hotmail.com

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu