Akademik Prof Dr Hakif Bajrami-XHAKJA
Në aspektin shkencor historik Komiteti i Kosovës (1918-1943) dhe Lidhja Kosovare (1949-1999) është dashur për t` i spajeguar para opinionit botëror nepër Kongreset e Federatës Evropiane të Kombësive të robëruara tri gjëra: Pranimin e krishtërizmit nga Iliro Arbanasët në shekullin e Parë të Erës Re; nga Kosova nuk ka pasë dyndje të serbëve më 1690 dhe Lufta Ballkanike ishte imperialiste.
Kam botuar libër për KOMITETI MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS, Prishtinë 2004 në 518 faqe. Libri monografik i Dr Riza Sadikut, LIDHJA KOSOVARE,Ptishtinë 2007, f. 486 faqe, mbyllet mozaiku i dy organizatave patriotike shqiptare, lidhur me Kosovën si pjesë e pashmagëshme e Shqipërisë Etnike. Tani shtrohet pyetja, më tepër ka kryer punë Komiteti i Kosovës 1918-1943, apo Lidhja Kosovare 1949-1999. Të përgjigjesh në këtë pyetje pa u mbështet në kritikën e filozofisë së histirisë, do të ishte një gabim i pafalshëm, sa që më mirë do të ishte mos të shtrohet kjo detyrë fare se sa që të prpvoish për t` i kredituar merita cilës do, por jo të dya së bashku. E vërteta, të dy organizatat kanë punuar në kohëra të ndryshme, por objekt dhe subjekt interesimi e kishin një çështje: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Së këndejmi siç patën drejtues dhe kohë të ndryshme, organizata Komiteti i Kosovës, me seli në Shkodër, ishte organizator i Kryengritjës Nacional Çlirimtare të viseve shqiptare si: Kosova, Ilirida dhe Sanxhaku i Pazarit Ri. Ajo luftë përfundoi me humbje njerëzish dhe jo çlirim të trevave për të cilat Azem Bejtë Galica me Shotën komanduan, deri më 1924.
Lidhja Kosovare e zhvilloi luftën në dy kahje. Së pari Lidhja Kosovare ishte luftë (1949-1999) diplomatiko politike, e pastja kaloi kur u poqën kushtet në luftë diplomatiko-politike dhe ushtrako kombëtare. Kjo e dyta, në saje të organizatave tjera patriotike-ushtrake LPK-UÇK, arrijti për ta çliruar Kosovën dhe për ta krijuar një kapital të dlirë kombëtar në Iliridë dhe Luginë të Preshevës Kreshnike. Disi çështja e Sanxhkaut Pazarit Ri ka mbetë temë politike dhe e shkrimeve faktografike, me sens pak sa rreligjioz.
Pse e patën këtë fat të zi të luftojmë dy shekuj dhe prap të ndarë nuk jemi vetëm ne fajtor
Bje fjala, në kohën e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit ishim një front i tërë. Por u denuam si të ishim fajtorët më të mëdhenjë për çdo tragjedi në Evropën e përgjakur. Atëbotë (1878-1886) bërëm luftë politiko ushtarke dhe patëm për armik: Osamnlinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë, po patëm armik edhe nga Evropa, sidomos pati mercenarë që luftuan në anën e Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë nga: Anglia nja 28 oficerë; nga Franca 189 oficerë, të gjithë në sherbim të ushtrisë serbe dhe ishin kreator të KREMATORIUMIT ndaj lokaliteteve shqiptare të Sanxhakut Nishit; nga Franca në sherbim të ushtrisë Malazeze ishin 21 oficerë mercenarë, të gjithë paguheshin nga Rusia. Në këtë luftë pati edhe austriak dhe gjerman, italian dhe zvicran në numër 152 persona. Nga Rusia cariste ishin si instruktor në ushtrinë serbiane 419 oficerë me 13 popa.
Tërë kësaj tragjedie i ka parapri Marrëveshja sekrete Austro Hungari –Rusi më 15 janar në Budapesht. Me këtë marrëveshje Wjena obligohej për ta ndihmuar Serbinë në luftë kundër shqiptarëve, kurse Rusia obligohej për ta ndihmuar Bullgarinë në luftë për t` iu afruar Stambollit. Këto luftëra përfunduan me Paqën e Shen Stefanit, por kulmi arrit në Kongresin e Berlinit më 13 korrik 1878. Pikërisht në Berlin filloi tragjedia e jonë e coptimit të tokave të marr pozicion sa që fqinjët me padurim e pritnin ndonjë luftë për të grabitë treva shqiptare. E turku ishte dorëlirë!
Lufta Ballkanike dhe Çështja shqiptare tetor-nëntor 1912
Lufta Ballkanike ishte tragjedi i radhës. Më 20 tetor 1912 me një lirë ari në tregjet e Vilajetit Kosovës blehshin 82 fesa. Një muaj më vonë 82 liraari kushtonte një fes. Ky fenomen vinte për faktin se ushtritë okupatore kend e gjenin me PLIS e pushkatonin, kend e gjenin me fes nuk e vranin. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte kundër PLISIT, kundër Kombit shqiptar. Në këtë luftë kanë marrë pjesë 614 oficerë evropian. Bile në luftën e Kumanovës ka komanduar një oficer gjerman.
Gjatë viteve 1912-1914 nga trojet shqiptare 395 anije EVROPIANE kanë bartë shqiptarë në Anadoll. Edhe në linjat hekurudhore shqiptarët janë trasportuar në Anadolli pa pagesë. Ndersa deri në vitin 1914 të gjitha gjamitë janë shndërruar në shtalla të kuajëve.
Në Luftën e Parë Botërore 1914-1918 e tutje
Gjatë luftës Parë Botërore Çështja e Kosovës nuk ishte zgjidhë drejtë, për faktin se një pjesë e okupoi Bullgaria, pjesën më të madhe e okupoi Austro Hungaria. Kjo e fundit, kur e vrejtë se paria politike shqiptare në Elbasan e kishte ftuar Kongresin e bashkimit, (për dallim nga Kongresi i Trieshtës dhe ai i Krujës ku pati përçarëje të tmerrshme rreligjioze dhe ideologjike ndërshqiptare) atë e ndaloi me “faktin” se nuk mund të tubohet askush, sepse krahinën e ka përfshi tifusi” (Trollman nga Shkodra).
Ndërsa Lidhja Kosovare nga themelimi e ka pasë një MISION të shenjët, që në viset e okupuara nga jugosllavia mos të lejohet lufta qytetare në mes shqiptarëve, me baza politike apo rreligjioze. Programi themeltar e kësaj organizata ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë Bregdetare.
Lidhja Kosovare i ka rrënjët në luftën kombëtare për mbrojtjën e viseve etnike shqiptare më 1944/45. Në atë luftë Lidhja Kosovare në shembullin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit 1878-1886 provoi për t` i dalë në ball mbrojtjës së Shqipërisë Etnike. Në lidhje me këtë në Gjimazin “SAMI FRASHËRI” në Prishtinë do të thelelohet organizata për mbrojtjën kombëtare të Kosovës, në tetor 1944). Organizatën e themeluan idealistët dhe partiotët shqiptarë, e shkatrruan karieristët dhe injorantët, ndërsa e ruajtën si kujtesë vetëm dokumentet që kanë mbetë nepër arkiva private dhe shtetërore, por që një kohë të gjatë nga komunistët janë injoruar qëllimisht.
Çka shkruante Mosha Piade më 1954
Lidhja Kosovare ka qenë organizata prej së cilës janë friguar Beogrdi dhe Tirana zyrtare. Me shqiptarët e Kosovës nuk është lojë e lehtë, shkuante Mosha Piade më 1954. Sa më parë që ua pranojmë REPUBLIKËN, aq më shumë do ta forcojmë fedreatën jugosllave. Shqiptarët e Jugosllavisë janë kryengritës. Shqiptarët, po bëhemi sikur nuk i njohim. Por ju them se ky popull nën pushtetin tonë nuk i jep pesë pare për asnjë lloj ideologjie, sepse synim kryesor e ka bashkimin e jo rregjimin ideologjik. Ky popull duhet të respektohet , se për ndryshe nuk do të ketë forcë me i ndalë në rreshtimin e tyre për Republikë në të ardhmën. Shiqone historinë e tyre . Janë elitë msjetare, janë elitë më 1878,më 1918, më 1945. Tash nepër Evropë dhe SHBA profesor Luan Gashi është në gjendje ta dridhë Evropën dhe Rusinë sepse i duan hebrenjët kudo, sepse janë të bindur se janë në rrugë të drejtë, gjithnjë duke u bazuar në traditë. E ky popull për 500 vjet nën osmanlinë, ju them në këtë Plenum të LKJ-ës, që për opinion është i mbylluar, i kanë organizuar pa problem 54 kruengritje antiturke, edhe pse ishin me shumicë apsolute po të atij rreligjioni që e kishte okupatori. Ky popull tani nuk ka dituri shkollore, por do vjen dita që do ta ketë arsimimin. Atëherë, ta dini se fillon rrokullisja e Jugosllavisë, nëse nuk ua pranojmë një kërkesë të vetme-Republikën. Kjo për faktin se janë kah mendojnë se Republika zgjidhë çdo gjë. Madje më kanë thënë: “Ne jemi popull më të emnacipuar se sa Maqedonët, Serbët, Malazezët dhe Boshnjakët. E ata kanë republika, e ne jo. Jo vetëm kaq, në numër jemi populli i tretë në Jugosllavi. Me të drejta shtetëformuese, nuk jemi askund. Kjo gjendje nuk durohet dot, edhe për faktin se po na detyrojnë të shpërngulemi në Turqi, me të cilin shtet nuk na lidhë asgjë esenciale. Pra, mos mëndoni komunitë të nderuar, se po ju yshti t` ua ndaloni shkollimin shqiptarëve, pasi që si të shkolluar do t` i rrisin kërkesat, sikurse ka vepruar Jugosllavia mbretërore. Përkundrazi, neve shqiptari na duhet si intelektual e jo si analfabet, dhe sharragji, si dëshiron dikush. Pra shpëtimi i shtetit tonë është nëse ua pranojmë republikën që e kanë në qendër të mendimit. Kjo nuk do të thot se vetëm në këtë segment na kundershtojnë shqiptarët, por mos të mendojmë se nuk kemi kundershtarë edhe te popujt shtetëformues.
E shqiptarët e Kosovës, tani nuk kanë bajraktar, e më të fortit janë kur nuk kanë bajraktarë. Tani për tani shqiptarët, janë në luftë të dyfisht: Mos me u shpërmgulë në Turqi dhe me krijuar mësues, të cilët do ta zhvillojnë ndienjen e kolektivitetit kombëtar me moton: ai që flet shqip, është shqiptar dhe duhet t` i takojë Shqiptarisë.E mos harroni realitetin francez, se kur të ngritën në arsimim shqiptarët, e të kanë mësues e porfesorë, pushka e tyre do të gjëmojë deri në Kapitol Hill.
Po e di se çka më ka thënë Fadil Hoxha më 1945 në Beogrd. Ai tani është strukur nga një Shtab që e heton në çdo hap, e Shtabin e drejton Aleksander Rankovjiqi. Ky shtab ia ka caktuar për detyrë Moma Markoviqit në Kosovë, dhe, Lazar Kolishevskit në Maqedoni, që të largojnë sa më shumë shqiptar në Anadoll. E pse në Anadoll është histori e hidhur jo vetëm për ta, por edhe për popujt e Ballkanit, sepse shqiptarët janë AUTOKTON. Po tani po shkojnë disa në Turqi, por ajka po mbetet dhe zor se do të largohet nga vatrat e veta, sepse shqiptari është i lidhur me dheun e vet si mishi e thoni. E në lidhje me këtë, në një bisedë të gjatë me Millovan Gjillasin kemi pas biseduar se si janë kurdisë palnet në fund të vitit 1944, për më e ndarë Kosovën. Këtë ndarëje sikurse Sanxhakun e kanë pas vizatuar Rankoviqi dhe Gjillasi së bashku, pa prezencën e asnjë forumi. Kush e pengoi atë plan të padrejtë e dinë ata që ishte Miladini ai, që iu kundervu Gjillasit në Kabinet më 19 shkurt 1945. Me Miladinin ishte edhe Fadil Hoxha. Të dy antifashistët kishin ardhur në Beograd për t` u takur me Titon për “Vojna upravën” (pushtetin ushtrak) që e kishte vëndosë Tito më 8 shkurt 1945. Mendoni tash si të deni, por Miladini u vra më 13 mars 1945. Kurse Fadili u projektua të dërgohet ambasador në Turqi, ose Poloni.
Tani as Gjillasi e as Miladini njuk janë në lëvizje. Njeri nuk është gjallë (Miladini), tjetri (Gjilasi) është në burg për tardhti ndsaj rrugës socilsite. Por, tani (1954) nuk besoi se Gjoka Pajkoviqi, si Sekretar i LKJ për Ksomet do të ketë aftësi që ta mund Fadil Hoxhën, sepse Fadili është një shqiptar me personalitet të dyfisht: si jahudi në politikë dhe një shqiptarë i patundur i sektit BEKTASHI, që i miton vllazërit Frashëri. E duhet të mendojmë në këtë Plenum të mbylluar të LKJ për opinion, se nuk jipet ati për një gomar. Ju serbët, ju them drejtë për drejtë, pra duhet të mednoni se mjaftë i keni tkurrë shqiptarët, se i pari i kryengritjës suej (Karagjorgji) ishte shqiptar me origjinë, dhe këtë ua ka treguar Dimtrije Tucoviqi. Dhe fitimi i 714 katundeve dhe 6 qytetece të Sanxhakut Nishit më 1877, është një mbushje e kupës dhe aty është dashtë me u ndalë.” (Shkrimi ka mbetë në zyrën e Millovan Gjillasit për dy vite dhe është arkivuar në fondin e KQ LKJ me shifër M.Piade. Za Aranute Jugosllavije 1954/5 god).
Çka botova më 1985-1995
Për Lidhjen Kosovare kam shkruar disa herë, sidomos për kontributin e saj në nderkombtarizimin e çështjes shqiptare në botë ,sepse kjo organizatë ishte antare e denjë e Bashkimit Federalist të Grupeve Etnike Evropiana. Lidhja Kosovare themelohet në prill të vitit 1949 nga partiotët:Luan Gashi, Hafez Jusuf Azemi, Ing Adem Gllavica, prof Ibrahim Kelmendi, Prof Hysen Hoxha, Abdyl Henci, ing Ejup Binaku, Prof Rexhep Mitrovica etj. Lidhja Kosovare e arrin antarësimin e plotë në Kongresin e BFGEE. Në Balzano (Itali) më 1 dhejtor 1956. Organizatë e përfaqson gazetari i BBC Alfred Andoni sepse përfaqsuesit tjerë nuk kishin leje të lëvizjës si azilantë politik. Sidomos fjalimi i Mustfa Gjirakut në Kongres ishte historik sepse me fakte zbuloi padrejtësitë e Fuqive Evropiane ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre, të cilat me tendencë i ndanë në pesë copa. Fjalimin e tij e ka botura “BESA” që botohej në Stamboll. Në tubim Kryetari Konti Matushka dhe Sekretari Pavel Skadegard treguan se e kanë vizituar Jugosllavinë, se nga atje siellin informata shqetësuese për pozitën e shqiptarëve.
Këto fakte i siellnin shkrimet e mia për Lidhjen Kosovare, e cia ishte një zëdhënse në botën e lirë. Në fakt Lidhja Kosovare ishte një organizatë politike e tipit konzeativ republikan me sygjerim që shoqëria shqiptare “mbështetjën ta ketë në Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuar të Amerikës”.
KONGRESET E BFGEE janë mbajtur po thuej se për çdo vit. Nga viti 1949.
Kongresi i Parë u mbjatë më 19-20 Nëntor 1949 në Versaj (Francë);
Kongresi i Dytë u mbajtë më 1-7 1950 në Loverden (Holandë);
Kongresi i Tretë u mbajtë më 8-10 qershor 1951 në Kopenhagë (Danimarkë);
Kongresi i Katërt u mbajtë më 21-23 maj 1954 në Manster (Gjermani);
Kongresi i Pestë u mbjtë më 5-7 mj 1955 në Lardif ( Vells);
Kongresi i Gjashtë u mbajtë më 17-20 maj 1956 në Fekers (Austri);
Kongresi i Shtatë u mbajtë më 6-8 qershor 1957 në Westerlland (Gjermani);
Kongresi i Tetë u mbjatë më 25-26 qershor 1958 në Insbruk (Austri);
Kongresi i Nëntë u mbajtë më 23-26 korrik 1959 në Ahen (Gjermani);
Kongresi i Dhjetë u mbajtë më 4-6 qershor 1960 Zuoiz (Zvicer);
Kongresi i Njëmbdhjetë u mbajt më 25-28 maj 1961 në Bruger (Belgjikë);
Kongresi i Dymbdhjetë u mbajtë më 30 dhe 31 janar -2 shkurt 1962 në Feusburg (Gjermani);
Kongresi i Trembdhjetë u mbajtë më 16-18 maj 1963 në Asota (Itali);
Kongresi i Katrembdhjetë u mbajtë më 1-14 qershor 1964 në Augsburg (Gjermani);
Kongresi i Pesumbdhjetë u mbajtë më 10-12 qershor 1965 në Levarden (Holandë);
Kongresi i Gjashtumbdhjetë u mbajtë më 1-4 prill 1966 në Goricë (Itali);
Kongresi i Shtaumbdhjetë u mbajtë më 22 maj 1967 në Abenra ( Danimarkë);
Kongresi i Tetumbdhjetë u mbajtë më 12-15 shtator 1968 në Linc (Austri);
Kongresi i Nëntumbdhjetë u mbajtë më 15-18 maj 1969 në Kolmar (Francë);
Kongresi i Njëzetë u mbajtë më 6-9 maj 1970 në Antenstad (Austri);
Kongresi i Njëzetë e një u mbajtë më 19-22 maj 1971 në Karlstrad ( Suedi);
Më 8-11 maj 1972 u mbajtë një konsultë në Jerplund (Gjermani);
Më 7-10 shtator 1972 u mbajtë konsulta vijuese në Travisino (Itali). Këto konsulta ishin të nevojshme për specifikimin e çështjes Nacionalitet dhe minoritet nepër Evropë.
Kongresi i Njzet e dy u mbajtë më 24-27 maj 1973 në Malo (Angli);
Kongresi i Njëzetë e tre u mbajtë më 13-15 shtator 1974 në Briksen (Itali);
Kongresi i Njëzetë e katër u mbajtë më 12-14 shtator 1975 Kopenhagë (Danimarkë);
Kongresi i Njëzetë e pesë u mbajtë më 23-25 shtator 1977 në Fisenkopel (Austri);
Kongresi i Njëzetë e gjashtë u mbajtë më6-8 tetor 1978 në Luksemaburg
Nga ky Kongres do t` i dërgohet Letër publike Josip Broz Titos me këtë përmbajtje:
Kryetarit të Republikës Federative të Jugosllavisë J. B. Tito, Beograd
Në Kongresin e vet të mbajtur në Luksemburg prej 6-8 Tetor 1978 GFEE edhe një herë u muar me situatën e Shqiptarëve në Jugosllavi. Lidhur me këtë, Kongresi me rezolutën e arritur në fund të debatit konkuldoi:
“Me keqardhje dënon keqtrajtimin dhe shtypjën e drejtuar kundër shqiptarëve të Jugosllavisë;
Përkrah perpiekjet e qeta të Kosovarëve, për të gëzuar të drejtat elemntare të njeriut ngjajshëm me qytetarët e tjerë të Jugosllavisë, dhe
Nenvizon në këtë kontekst se Jugosllavia është njëra nga nënshkruest e Aktit Final të Helsinkut prej 1 gushtit 1975.
Kongresi me keqardhje nënvizon faktin se të gjitha letrat nga FUEN në lidhje me këtë çështje drejtuar autoriteteve Jugosllave kanë mbetur pa përgjigje, duke filluar me kërkesat (pyetjet) e vitit 1973, drejtuar Gjyqit të Qarkut në Shkup lidhur me denimet kundër dy shqiptarëve pas kthimit të tyre në Kosovë pasi që morrën pjesë në Kongresin e FEUN-it në vitin 1972, të mbajtur në Karlstad të Suedisë, të përciellur me letrat drejtuar juve me datë 3 maj 1976, 30 Nëntor 1976 dhe 10 tetor 1977, lidhur me denimet e lartpërmendura si dhe denimet kundër numri të Shqiptarëve të tjerë të Jugosllavisë (denuar pa fakte më denime drakonike deri në 15 vjetë burg të rëndë në Kosovë më 1975. Shembulli i denimit të Adem Demaçit për herë të tretë ishte sakndaloz. Kjo për faktin se u sollën gjykatës nga Prizreni sepse asnjë gjykatës në Prishtinë, nuk pranoi për ta gjykauar procesin”. ).
FUEN-i nepërmjet kësaj letre përseritë KËRKESËN për të marrë informatat e kërkuara, në mënyrë edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës të Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Amnesty Internacional do të jetë e informuar”.
Me respekt, Senatori Dr Karl Mitterdorfer, kryetar Sekretari i Përgjithshëm Olav Meinhardi*
*(Shiqo: Dr Riza Sadiku, Lidhja Kosovare 1949-1999, Prishtinë 2007, f. 109).
Deri sa qarqet titiste po heshtin para këtyre akuzave të faktura me informata shtesë, agjentuarat e Sekretariatit Punëve të Brendëshme sajonin letra falso për të krijuar: “fakte” për denime të tjera të radhës’. Lidhur me këtë, rinia patriotike shqiptare, sidomos e Unverzitetit Prishtinës, do të shpërthej në demonstrata të fuqishme kombëtare, duke kërkuar Republikë dhe barazai me njësitet tjera, të federatës Jugosllave.
Kongresi i Njëzetë e shtatë u mbajtë më 14-16 shtator 1979 në Arberna (Danimarkë);
Kongresi i Njëzetë e tetë u mbajtë më 5-7 shtator 1980 në Diselldorf (Gjermani);
Emrues i përbashkët i dy kongreseve ishte lufta për njohjen e opinionit botëror me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, krejt me baza politike të drejta, që Kosova të avansohet në Republikë Federative, e jo të jetë pjesë e unitarizmit serbian.
Pas vdekjës së J. B. Titos
Pas vitit 1980 në Jugosllavi do të lakuriqohen dy vija të kunderta në luftë për pushtet. Vija e parë ishte ajo ushtrake e drejtuar nga Nikolla Lubiçiq. Ky gjeneral kishte rreshtuar që Serbia: “duhet ta marrë pushtetin në drejtim të ndertimit të mëtejmë të perandorisë Jugosllave”. Pra, në shiqim të parë sikur nuk merrej me çështjen e Kosovës fare. Por,me kohë, aty kah maji i vitit 1985 këtij Gjenerali do t` i bashkohet edhe Akademia serbiane si dhe Kisha në përgjithësi. Orinetimi i tij për ta marrë pushtetin ishte i koncnetruar në politikën se: ‘popujtë tjerë e akuzonin serbinë si republikë që po i shtypë popujtë federalistë, e mbi të gjitha shqiptarët”. Kjo bandë ushtrake me N. Lubiçiqin në krye, në vijim do ta sajojjë programin se: “ Serbia është e shtypur nga të tjerët, prandaj në rend të parë Beogradi duhet t` ua suprimoi autoniminë dy krahinave, në rend të parë Kosovës, e më tutje duhet treguar dhëmbët edhe republikave separatiste si Sllovenia dhe Kroacia”.
Shkatrrimi i Jugosllavisë ishte përfundim logjik i padrejtësive brenda saj
Mbi këto orinetime do të vjen deri te shkatrrimi i Jugosllavisë gjatë viteve 1989-1991. Pas ndarjës së republikave do të themelohet Jugosllavia e Tretë, ngjajshëm sikurse Rajhu i Tretë Gjerman.
Vija e dytë e luftës për pushtet ishte ajo e drejtuar nga Stane Dollanc. Ky politikan ishte në cilsinë e MPB dhe aspironte si ish sekretar i LKJ që ta merr drejtimin e pushtetit, por orientimet e tij mbetën vetëm ide boshe, sepse Sllovenia ishte për ndarje nga Jugosllavia e jo për vazhdim të pushtetit të RSFJ-ës, ku dominonte në të gjitha fushat Republika e Serbisë. Pra, ishte bombë e kurdisur me sahat shkrimi i lexuar më 15 maj 1985 në simpoziumin ndërkombëtar me titull “Opracionet përfudimtare të çlirimit të Jugoslavisë tetor-nëntor 1944” mbajtur në Beograd,
Kongresi i Njëzetë e nëntë i FK EE, u mbajtë më 26-28 prill 1982 në Strasburg (Francë);
Kongresi i Tridhjetë u mbajtë më 13-14 maj 1983 në Brisell ( Belgjikë);
Kongresi i Tridhjetë e një u mbajtë më 2-4 tetor 1987 në Flensburg (Gjermani);
Kongresi i Tridhetë e Dytë u mbajtë më 16-18 shtator 1988 në Antvers (Belgjikë);
Kongresi i Tridhjetë e tretë u mbajtë më 6-8 tetor 1989 në Briksea (Itali);
Kongresi i Tridhjetë e katërt u mbajtë më 24-26 ? 1990 në (?) Evropian;
Kongresi i Nacionaliteteve Evropiane u mbajtë më 9 maj 1991 në Budapeshtë (Hungari) dhe Minhen (Gjermani).
PROGRAMI I LIDHJËS KOSOVARE
Karta e parimeve të Lidhjës Kosovare
1.Kidhja Kosovare asht nji lëvizje e gjanë që kërkon me i bashkue Kosovarët në mërgim dhe me i bashkërendue përpiekjet e tyne për me mbrojtë të drejtat kombëtare të Kosovës.
- Qëllimi i Lidhjes Kosovare asht me i dhanë zemër qindrsës së grumbullit ethnik Shqiptar në Jugosllavi për me mbrojtë të drejtat e veta kundër shtypjevet të autoritetevet Jugosllave.
- Lidhja Kosovare do të kërkojë që të gjithë Shqiptarëvet në Jugosllavi (do me thanë Krahina autonome e Kosovës, krahinat shqiptare të Maqedhonisë, Krahinat Shqiptare të Malit Zi dhe Krahinat Shqiptare të ngjituna Republikës së Sërbisë, të mbledhuna të gjitha së bashku), t` u njihet e drejta e fromimit të njij administrate autonome në një shkallë të barabartë me kombësitë tjera, simbas kushtetutës së Shtetit Federativ Jugosllav.
4.Lidhja Kosovare do të kërkojë që njij bashkim të këtillë të të gjithë Shqiptarëvet në Jugosllavi t` i njihet e drejta e vetëvendosjes së popujve, simbas parimeve të shpallun me Kartën e Atallantikut dhe të pranuem prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
5.Lidhja Kosovare fton çdo Kosovar, Shqiptar në Jugosllavi, të marri pjesë në përpiekjet e saja për arritjen e këtyne qëllimeve. (Pranue nji zani bga Kongresi i Parë Botnuer i Lkidhjës Kosovare,mbledhun në Chicago , të Amerikës, më 24 nëndorit 1973).
Rezoluta e Kongresit
Kongresi i parë botnuer i Lidhjës Kosovare, mbledhë në Chicago t` Amerikës, më 24 e 25 të nëndorit 1973.
Mabsi shqyrtoi gjendjen e Kosovës në përgjithësi, punët e kryeme nga Lidhja Kosovare dhe veprimet e ardhëshme, vendosi:
1.Të ndiçet me kujdes çdo zhvillim i gjendjes së mbrendshme të Jugosllavisë.
- Të vihet në dukje se autonimia, si asht sot, (për Kosovën-Hb) e mberthyeme republikës serbe dhe e ndame nga krahiant tjera Shqiptare që gjinden pa liri, pa autonimi, në republikat e Maqdone dhe Malazeze, përmban nji tjetër coptim të ma se dy miljon Shqiptarvet që janë shkëputë nga kombi tyne 60 vjet më parë.
- Të theksohet se me fjalën KOSOVË nuk quajmë vetëm fushën e Kosovës, por përmbeldhim edhe pjesën Shqiptare të Maqedhonisë, Rrafshin e Dukagjinit si dhe krahinat Shqiptare të përpime prej Malit Zi me qytetet bregdaetare të Ulqinit e të Tivarit.
- T` i njohtohet Botës mbarë padrejtësija e Konferencës së Londrës, e cila më 22 marsit 1913, vendosi t` a ndajë përgjysmë tokën shqiptare, pa pyetë banorët Shqiptarë, t` asajë krahine, bile tue shkue kunder vullnetit të tyne dhe tue mos përfillë luftat e tyne për liri, për vetësundim dhe plotëni kombëtare.
5.Të caktohet ky mot si “Vjet Zie Kombëtare” , për të kujtue gjashtëdhjetëvejtirn e cungimit të Shqipnisë, të padrejtësisë ma të madhe që asht krye në Evropë.
- Të njohtohet Bota, se imperializmi nuk ka ekzsitue vetëm në Afrikë dhe në Azi, por ka ekzistue ende sod mu në zemër të Europës siç asht rasti i ma shumë se DY miljon Shqiptarëvet ndien (Nën-Hb) sundimin e Jugosllavisë dhe ndien (ndën-HB) sundimin e Greqisë.
7.T` u kujtohet Shqiptarve ndën Jugosllavinë dhe të gjithë Shqiptarëvet në Botë se të drejtat t` ona duhet t` i fitojmë na vet me qendresen t`onë, me punën t`onë, me sakrificat t` ona, me përpiekjen t` onë të vazhdueshme, dhe Zoti ka për të na ndihmue.
STATUTI I LIDJES KOSOVARE
(Botohet në prag të 110 vjetrit të Konferencës Londrës, dhe 50 vjetorit të Kongresit Parë Botëror të Lidhjës Kosovare.Prandaj , Kombi shqiptar duhet të shpallë vitin 2023 VIT ZIE sepse më 1913 Konferenca e Londrës e përgjysmoi tokën shqiptare në pesë copa, me gërsherë dhe në interes të Fallangës Krishtere ballkanike).
Lidhja Kosovare asht emni që i ipet lëvizjes së lindun në tokën Shqiptare, në Kosovë dhe të forcueme në mërgim me veprime të gërshetuem për me iu dalun zot çashtjes Kosoavre që të fitojë të drejtat e saja, në bashkimin e të gjithë Shqiptarëvet çka merr prej Tivarit deri në Manastir, nën nji administratë Shqiptare, të drejueme në gjuhën Shqipe dhe të zonjën me e cakue ajo vetë fatin e sajë për t` ardhmën e saj.
1.Janë anatarë të Lidhjes Kosovare, të gjithë Shqiptarët që pranojnë edhe i binden me vullnet e me ndergjegje STATUTIT edhe PROGRAMIT të Lidhjes Kosovare.
- E përkrahin Lidhjën Kosovare të gjithë Shqiptarët që duen dhe kërkojnë bashkimin e Kosovës me Shqipni, në liri, pavarësi dhe demokraci.
- Lidhja Kosovare mbështet dhe rregullon veprimet e veta të mbrendëshme në parimet demokratike.
- Kongresi asht forumi ma i naltë i Lidhjes Kosovare, i cili mblidhet çdo katër vjet.
- Vendimet e marrun në Kongres do të jenë rruga e Lidhjes Kosovare dhe do të zbatohen nga organet që zgjidhen nga Kongresi.
- Organet e Lidhjes Kosovare janë:
a). Komiteti Qndruer;b) Këshilli i Gajnë;c) Degët; d) Nderlidhësit dhe përfaqsuesit.
- Komiteti Qendruer, i dalun nga Kongresi, zbaton vendimet e Kongresit, simbas kushteve të tashme dhe të ardhëshme të mërgimit.
- Komiteti Qendruer përbahet prej gjashtëmbdhjetë vetësh, nga të cilët katër vende lihet hapit për me u plotësue në nji kohë të volitëshme me njerës që Komiteti Qendruer i sheh të përshtatshëm.
- Komiteti Qendruer cakton Sekretarin e Përgjithëshëm edhe përgjegjësit e Finacës, të Organizmit, të Shtypit edhe të informacionit.
- Komiteti Qendruer, ngarkohet nga Kongresi të caktojë Këshillin e gjanë të përbamë prej tridhetë vetash, mbasi të jetë kshillue me degët dhe me ndërlidhësit.
- Detyra e Këshillit të gjanë asht me ndihmue dhe këshillue Komitetin Qendruer në veprimtarinë e tij.
- Lidhja Koosvare ka edhe degët dhe Nënlidhësit edhe përfaqsuesit e vet në çdo anë të botës.
- Aty ku ka ma shumë se pesë anatarë të Lidhjes Kosovare, mund të krijohet Dega e Lidhjes Koosvare, e cila zgjedh në gjinin e vet, kryetarin, arkëtarin dhe sekretarin.
Kryetari i Degës asht ndërlidhës me Komitetin Qendruer . Zgjedhjet në Degë do të mbahen çdo vjet.
- Kongresi ngarkon Komitetin Qendruer të caktojë Ndërlidhësit dhe Përfaqsuesit, të cilët edhe i udhëzon për punën që do të bajnë.
- Organi zyrtar i Lidhjës Kosovare asht “PËRPIEKJA KOSOVARE”
SHTYPI DHE INFORMATAT
1.Lidhja Kosovare e sheh të arësyeshme t` i mbështesi parimet e vet me anën e shtypit dhe çdo trajte tjetër komunkacioni.
2.Organi zyrtar i Lidhjes Kosovare asht “PËRPIEKJA KOSOVARE”.
3.Ngarkohet Komiteti Qendruer që të organizojë dhe të bashkërendojë veprimet për me i bamë të dijtun popullit Shqiptar dhe Botës të vërtetën për gjendjen, ngajrjet dhe aspiratat e Shqypatrvet ndën Jugosllavinë.
FINANCAT
1.Lidhja Kosovare i ban thirrje çdo shqiptari të ndihmojë tue dhanë nji pagesë të rregulltë dhe, në rasë nevoje, të jashtëzakonshme , simbas fuqisë dhe vullnetit.
- Ngarkon Komitetin Qendruer, për administrimin e ndihamvet, si të jetë nevoja.
- Komiteti Qendruer do të paraqesi nji pasqyrë të të ardhunavet dhe të shpemnzimevet , para çdo Kongresi, i cili do t` i kontrollojë për pelqim.
KOMISIONET E KONGRESIT
1.Komisioni i shtypit dhe infrmacionit: Kryetar Qazim Brushaj; sekretar Sabri Tetova; Antarë: Mustafa Henci, R. Kerçova, A. Zajazi, Xh. Kërçova.
- Komisioni i finansave : Kryetar Kadri Bajrami, Sekretar Ajet Rushiti, antar: S. Sh Kerçova, A. T. Kerçova, O. S. Kerçova, S. O Kerçova, Shaip Ashani.
- Komisioni organizativ: Kryetar Halil Zylbehari, Selretar M. B. Drenica, antar: Nazim Sulejmani, Aqif Korapi, Rexh Gashi, Abdyl Deda.
- Komisioni politik: Kryetar Skender Taniku, Selretar Llokman Lutfiu, antar: Daut Azemi, K. I Koosva, O. S. Kerçova, S. Xh. Tetova.
Kongresit dhe drejtuesëve të tij u kishin ardhur telegrame përshëndetëse nga të gjitha anët e Botës demokratike. ( Gjërësisht shiqo: KONGRESI I PARË BOTNUER 24-25 XI 1973. Dokumente janë autentike dhe i botojmë ashtu si janë, pa nderhyrje të redakturës gjuhësore).
PSE U THEMELUA LIDHJA KOSOVARE
Lidhja Kosovare u themelua për dy shkaqe. Shaku u parë sipas Lidhjës Kosovare ishte se Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha, edhe pse ishin në anën e drejtë të luftës, ata e humbën luftën, sepse nuk arritën t` i BASHKOJNË viset etnike shqiptre. Së dyti, Lidhja Kosovare themelohej për të mos hargjuar asnjë lloj ENERGJIE për debate politike dhe ideologjike, por tërë energjia intelektuale të përqëndrohet te bashkimi kombëtar.
Derisa politika Beograd-Tiranë po i shënonte armiqsitë e para për shkaqe ideologjike, Lidhja Kosovare do të provojë internacionaizmin e çështjës shqiptare duke u inkuadruar në Ligën e Komuniteteve Etnike Evropiane. Në këtë drejtim, paria politike shqiptare në vendet e robëruara nga Jugosllavia do të përqëdrohet që në mënyrë paqesore ta ngritë Çështjen e shqiptrëve në nivel të drejtave të njeriut dhe në vijim në nivel te të drejtave nacionale. Lidhja Kosovare, do të përqëndrohet në programin e saj politik që Çështja e Shqiptarëve në Jugosllavi të zgjidhte përmes të drejtëas për VETVENDOSJE. Ky rreshtim, në bazë të fakteve daton nga viti 1949, kohë kjo kur në Beogrda ishte themeluar Shtabi për shpërnguljën e shqiptarëve në Anadolli. Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit i kishte ndarë detyrat. Nënshtabi për Kosovë drejtohej nga Moma Markoviqi. Kurse Nënshtabi për Maqedoni, drejtohej nga Lazar Kolishevski. Çështja e Sanxhakut ishte ndërlidhë me një segment tjetër, dhe shpresohej se do të zgjidhet përmes KONVERTIMIT të popullsisë islame në atë ortodokse, e pastaj në kombësi serbe, përmes martesave.
Ngjajshëm si ky parim, me rstin e shkatrrimit Jugosllavisë një staf shqiptarët i kishte programuar se çështja shqiptare do të zgjidhte përmes konvertimit rreligjioz, dhe, ai konvertim duhej të kishte për platformë politikën paqësore, katolicizmin, duke e maskuar këtë konfesion me “humanizëm”. Në lidhje me këtë, Lidhja Kosovare do të gjindet në maje të frontit për ta spjeguar faktin se pushteti neofashist serbian, nuk largohet nga tokat shqiptare pa fuqinë e armës. Për këtë kauzë Lidhja Kosovare kishte protestuar kundër vizitës së Titos në Nju Jork, kundër padrejtësive që po ushtronte pushteti titist, ndaj shqiptrëve në përgjithësi. (Shiqo buletinin :DIELLI” 26 shkurt 1964).
Në lidhje me atë që u tha më lartë në emër të Lidhjës Kosovare, Hafëz Jususuf AZEMI do t` i shkruaj Prestidentit të SHBA-ve Lyndon B. JOHNSON me këtë përmbajtje”
“ Shqiptarët e Kosovës në Chicago, të mbledhun për të festuar Ditën e Vetqeverimit me respekt Shkleqesës s` Juaj faktin qi u mbushën plot 50 vejt qëkurse Shqipnia u COPTUE brutalisht tue u ankesue krahina e Kosovës nga Serbia dhe Mali i Zi dhe Çamëria prej Greqisë.
Më 1913 fuqitë e mëdha të asaj kohe, këto krahina thjesht shqiptare ua dhanë arbitrarisht fqinjëvet.Këto përbajshin ma se gjysmen e tokavet kombtare dhe gjysmen e popullsisië shqiptare e cila ma se nje gjysem shekulli qe shtypë e persekutue me qellim asimilimi dhe qe te zhduket si komb. Persekutimet kanë vazhdue me perpjestime të mëdha me dhietra mija masakrimesh, ndersa mijra familje të tjera kanë qenë detyruem të emigrojnë për t`u shpëtue persekutimeve .
SHKELQESË, me respekt kërkojmë ndihmën të juej bujare qi ti epet popullit tonë e drejta e VETVENDOSJES me liri dhe drejtësi njerzore.” (Përfaqsuesi i Lidhjës Kosovare, 6212 Keatling , Chicago).
SENATI I SHBA I PËRGJIGJET LETRES SE LIDHJES KOSOVARE MË 19 DHJETOR 1963
I dashur Zotëri AZEM
Ju falem nderit shumë për telegramin informativ qi flet mbi COPTIMIN e SHQIPNISË 50 vjet ma parë.
Nji nga principet themeltare të kombit tonë asht` tu ndihmojmë të gjithë atyne popujve ne të drejtën e tyre për vetvendosje me drejtësi, me liri dhe dinitet njerzor.
Jemi kshilluem nga Departamenti i Shtetit se, mbasi nji pjesë e madhe e këtyre vendeve gjindet nën rregjimin e një qeverimi me formë komuniste, ndeshem nji numer problemesh diplomatike serioze.Në Senat janë dhanë shumë rezoluta nga amerikanë, qi kanë jetue në vende të cilat tash ndodhen nën rregjime koministe në lidhje me vetvendosjen.
I kam përkrah senatoret qi kanë mbajtë fjalime në SENAT tue kërkue VETëVENDOSJE për të gjithë kombet si Shqipnia, Bullgraia, Polonia, Gjermania Lindore, Kuba, Jugosllavia, Çekosllovakia për arsye se shtete koministe nuk u janë përgjegjë ketyre sygjerimeve të kombit tonë ose të Kombeve të Bashkueme. Do të deshirojë të të epja ma shumë shpresë për këtë çështje. Megjithkëtë, neve do ta vazhdojmë të bajmë presione për VETËVENDOSJE të popujve mrapa perdes së hekurt.
Me nderime Evereit Mekinley Dirksen
ÇËSHTJEN E KOSOVËS LIDHJA KOSOVARE DO TA PLASOJË NË ÇDO KONGRES 1949-1999
I pari njeri në Kosovë që do të dërgojë informata për pozitën skllavëruese të mbi gjysmës së popullit shqiptar, të okupauar nga Jugosllavia ishte Shaban Shala nga Llapi. Ky patriot e kishte një lidhje të ngusht me Myderriz AHMET MARDOQIT. Myderriz Ahmet Mardoçi ishte patriot dhe kishte filluar të propogandojë se: “çdo familje shqiptare duhet ta ngritë nga një deri në tre shkollarë kulminant. Por çdo familje, propogandonte ai, të gjithë fëmijët duhet t` i shkolloj në gjuhën shqipe, sepse ata pastaj në të ardhmën do të avansohet në mbrojtës të kombit shqiptar. Myderriz Ahmet Mardoçi do të lidhet me 1948 me Asime Kosovën në Stamboll. Objekt i informatave në mes Myderriz Ahmet Mardoçit dhe Asime Kosovës ishte të njihet opinioni Perendimor me presionin titsto-rankoviqist ndaj shqiptarëve në Kosovë, Sanxhak dhe Maqedoni që të shpërngulen në Turqi. Nga Stambolli Asime KOSOVA kishte ca lidhje me disa agjentë të CIA-s , të cil[ve do t` u shpërndaj informata në të gjitha instancat e SHBA-ve lidhur me padrejtësitë e pushtetit gjakatar rankoviqist. Informatat i shkruante Shaban Shala në formë telegrafike dhe ato i merrte Myderriz Ahmet Mardoqi në fillim në Prishtinë e pastaj nga Shkupi. Ato informata me një alfabet ESKITURQE, pastaj Myderriz Ahmet Mardoçi i plasonte në Zyrën e ASIME KOSOVËS në Stamboll. Aty informatat përkthehehsin anglisht dhe dërgoheshin në Kapitol Hill. Raportet janë të ruajtura deri në vitin 1963, kur në Jugosllavi palsi kunderthënja: A të ndërohet jugosllavia në sistem centralist apo decentralist. Në lidhje me këtë, në një shkirm të vitit 1963, thuhet tekstualisht se: “po vërehet dukshëm se Eduard Kardeli është në avantazhë para Aleksander Rankoviqit, dhe vetëm pritet çasti se kur kjo kunderthënje do të shprthej nga lartë poshtë. Jo vetëm kaq, me dhjeta informata i janë derguar Titos, por kurrë nuk na është kthyer asnjë përgjegje lidhur me POZITËN E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI”. Informata shkruhet nga Stambolli për SHBA dhe Lidhjës Kosovare pa adresë. Prandaj edhe pse UDB në bashkpubim me disa emigrantë të ardhur në Shkup nga Shqipëria, do të angazhohen striktivisht për t` i zbuluar dërguesit, ata (Ai) Shaban Shala dhe Myderriz Ahmet Mardoçi, kurrë nuk u zbuluan.
Kushtetuta në fuqi (1963) thuhet në disa shkrime, ua garnton të gjithë qytetarëve në Jugosllavi barazinë. Por, zbulohet se Adem Demaçi, një disident shumë i përqëndruar në lirinë dhe të drejtën e shqiptrëve për VETVENDOSJE, në Programin e vet ka shkruar hapur se; “Nuk na ingtereson a do ta na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Lufta jonë për Republikë dhe bashkim me Shqipërinë, është me rëndësi se është kerkesë e drejtë”. Kjo do të thot se shqiptarët ngadal po grumbullohen rreth këtij personaliteti dhe po largohen nga paradigma e Fadil Hoxhës, që shpreson se me luftën e tij antifashiste ka përfunduar çdo gjë lidhur me Kosovë autonome. Për fakt populli dhe disa individë të pakët që i kryeson Adem Demaçi, nuk mendojnë si Fadil Hoxha dhe partizantët e tij. Ky rreshtim në aspketin e dubiozës tregon se shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni janë të gatëshem për t` u shkëputur nga KOMUNIZMI, pa marrë para sysh pasojat, dhe faktin se cili taborr ideoligjik sundon në Tiranë. Ky fakt tregon se Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale fare pak e njohin sistemin komunist në Shqipërinë Bregdetare. Kjo gjendja, edhe më thellë tregon, se shqiptarët psiçikisht janë të përgatitur për luftë popullore, që do të thot për bashkim kombëtar. E vërteta, Adem Demaçi në program e ka edhe pozicionin e ngritjës së popullit në kryengritje”. Në raporte të Stejdepatratamentit në anën tjetër, thuhet se Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Federalsit të Komuniteteve Etnike Evropiane, ka udhtuar nepër Maqedoni dhe nga atje ka sajuar informatën e sakt se: “Shqiptarët në Jugosllavi nuk janë të prirur për t` i besuar sisetmit komunist në Shqipëri”, për faktin se familiarisht nuk duan të përzihen me sllavë. Ky realitet i shkëputur tregon se edhe shqiptarët e Kosovës, që janë më të organizuar por jo më shumë injorues ndaj Tiranës, sepse totalitarizmin dhe kolektivizin nuk e respektojnë dot në kokat e tyre, për t` i sherbyer Enverit dhe Stalinit, e aq më pak Titos, dhe politikës tij imperiale të Mosinkudirimit”.
Lidhja Kosovare në lidhje me gjendjen në viset e okupuara do të vjel informata nga shumë kënde, por mbi të gjitha nga të mërguarit shqiptarë në Turqi. Sidomos, informatat i siguronte përmes Shaban Shalës, Myderriz Ahmet Mardoçi dhe ato pastaj Asime Kosova i drejtone nepër vija të sigurta në Washington.
Populli shqiptar në Shqipërinë Kontinentale i rreshtuar për luftë
“Nëse vetëm njëmijë shqiptarë i rrokin armet NË UÇK, por pas një kohe konvertohen, le ta bëjnë; Nëse njëqindë shqiptarë i rrokin armet për liri, por pas një kohe zbrapsen, le ta bëjnë; Nëse dhjetë shqiptarë i rrokin armet për çlirimin e Kosovës dhe pas një kohe largohen nga lufta, le ta bëjnë.Por nëse vetëm një shqiptar nuk do të zbrapset nga lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-ës, pas EPOPESË Së JASHARAJVE NË PREKAZ, atëherë unë jam AI. Adem Demaçi më 10 shtator 1998 Prishtinë.
Më 1997 populli shqiptar do të rreshtohet hapur për luftë të armatosur që kishte për synim shkëputjën nga Serbia. Lidhur me këtë, Lidhja Kosovare më 7-11 maj 1997, në Kongresin e Unionit Federal të Nacionaliteyteve Evropiane, drejtuar nga patrioti Hafëz Jusuf Azemi dhe Ajet Rushiti, shtruan me shkrim fakte se Populli shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni është i nënshturar një gjenocidi të paparë politik, ekonimik dhe armsimoro-kulturor. Me fjalë tjera theksuan se pozita e shqiptarëve, sidomos në Kosovë është gjenocidale. Raporti i tyre u sajua në bazë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Prishtinë.
Në Kongresin e mabjtur në Pragë në maj 1998 BFGEE, Lidhja Kosovare plasoi fakte të reja lidhur me mizoritë serbe, duke sigmatizuar në rend të parë Epopenë e Prekazit 5-7 mars 1998. Raportuesit do ta theksojnë Rrezolutën e KS OKB nr. 1160 të 31 marsit 1998, me të cilën parashihej që sias Kapitinës VII të Kartës OKB-ës, nëse krimet eskalojnë pushteti neofashist serbian të bombardohet.
Kongresi i Bashkimit Federal të Grupeve Etnike Evropiane u mbajtë në Kopenhagë më 12-16 maj 1999. Në këtë kongres raportuesit e Lidhjës Kosovare Hafëz Jusuf Azemi, Ajet Rushiti dhe Gëzim Rushit publikisht FALENDERUAN NATO-n për pozicionimin human dhe civilizues në mbrojtjën e popullit shqiptar nga politika neonaziste serbeiane. Lidhur me këtë, duke u mbështetur në burime të dorës së parë aktivistet e Lidhjës Kosovare, si: Hafëz J. Azemi dhe Ajet Rushiti në Nju Jork dhe Kanda do të tubojnë informata për gjenocidin serbian në Kosovë. Ndërsa Dr Nihat Bakalli, Hajro Bytyçi dhe Fadil Bytyçi do të stacionohen në Izmir për të mbledhur për së afërmi të dhëna për gjendjen në Kosovë. Në këtë detyrë të shenjët do të inkudorohet edhe organizata partiotike Balli Kombëtar.
Përfundim
E tham edhe në fillim se shqiptarët kishin motive për luftë çlirimtare. Ndërsa Serbët në anën tjetër përmes intrigave provonin sikurse në kohët e kaluara të dezinformojnë opinionin dhe ta mabjnë mbi gjysmën e trojeve shqiptare nën okupim.
Në këtë shkrim po e palsojmë vetëm një dezinformatë serbiane, të përgatitu me shumë kujdes dhe mjeshtru prej rrenave ordinere. Opinioni duhet të mësoi lidhur me këtë shkollë të popave që me kohë u bë mendim qytetar serbian se MENDJEMADHËSIA i ka kushtuar shumë shtrejtë Serbisë popullore. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se Evropa dhe Rusia e patën mësuar që serbi të jetë i përkdhelur.
Si u përgatit dhe çka ndodhi me Deklaratën e Budimir Llonçarit
Serbët e dinin se Arbanasit (shqiptarët) e kanë pranuar KRISHTËRIZMIN në shekullin e parë të Erës së Re, përmes Shën Palit. Serbët në një simpozium të mbajtur në Sarajevë më 1974, u thyen keq sepse aty me argumente u dëshmua se “Lufta balkanike më 1912, ka qenë imperialiste. Ndërsa më 1985 në Beograd serbët e morën edhe një goditje shumë të rëndë, sepse ma nuk kishin shansë ta kulaifikojnë Luftën Antifashiste shqiptare se është zhvilluar nën ombrellen e tyre dhe më së shumti, sipas tyre ajo ka qenë një rrezistencë qytetare”. Por serbëve u mbetej se SHPËRNGULJA nga Kosova më 1690 ishte tragjedi për ta”. Lidhur me këtë oazë të renave serbiane u kishte mbetë vetëm një “dritare”, që ta përdorin gazetëm Moskovite “IZVESTIJA” për të forcuar rrenën e tyre të “shpërnguljës nga Kosova më 1690”. Dhe shkrimin e përgatitën me kujdes dhe më me kujdes e botuan rusisht. Po atë shkrim, pas botimit, do t` ia servojnë Ministrit të Punëve të Jashtme të RSFJ Budimir Llonçarit në tavolin për informim. Pas një dite, do ta siellin një gazetar francez të gazetës “LE MONDE” për një intervistë me Budimir Llonçarin.
Pyetja e parë drejtuar Budimir Llonçarit nga gazetari francez ishte: Kur erdhën shqiptarët në Kosovë? Dhe, B. llonçar si analfabet në këtë rrafsh historik, do të përgjigjet ashtu si kishte lexuar në “IZVESTIJA” një ditë më parë.
Botimin e intervistës së Llonçarit në “Le Monde” do ta botojë “RILINDJA” e Prishtinë. Dhe si e kërkonte koha, përgjegjën do t` ia drejtojnë gazetës dhe Llonçarit Dr Hakif Bajrami dhe Dr Tahir Abdyli. Atë pëgjegje=DEMANT e pati botuar “RILINDJA” dhe e pati emituar RTP në ditarin qëndror.
Për atë shkrim jemi marrë në pyetje në prokurri nja PESË HERË. Ishte e kotë se do të terhiqemi. Mu për këtë, nga çdo marrje në pyetje dilnim me bindje se nuk duhet të ndalemi, me asnjë çmim. Pra lufta për Kosovën është zhvilluar me demonstrata, burgje e shkrime objektive, por edhe përmes DIASPORËS SONË PATRIOTIKE siç është Lidhja Kosovare 1949-1999, e cila pati për virtyt urtsinë, qëndresën dhe të drejtën e një kombi të ndarë, për bashkim.
Prishtinë, më 02.07. 2022.
E përgëzoj Akademik Hakif Bajrami, i cili në mënyrë kontinuele po poblikon dokumente e argumente të patjetërsueshme të angazhimit dhe luftës pa kompromisë të shqiptarëve për kauzën tonë kombëtare, përkatësisht padrejtësitë, masakrat, uzurpimet e anaksimet e trojeve tona etnike nga grabitqarët serbo-sllavo-ortodokës të coptuara në shumë shtete dhe ribashkimin e tyre në Shqipërinë gjeografike, të mirëfilltië dhe etnike.
Duke i dëshiruar shëndet, nga Akademik Hakif Bajrami, presim edhe më këso shkrimesh e argumentesh historike.
Kërkesa jonë për përmirësimet historike të të drejtave tona kombëtare nuk është tabu temë, por e drejejtë e jona historike dhe kombëtare.
Në ketë fillim shekulli duhet të ngjajë Ribashkimi i të gjitha trojeve etnike ahqiptare.
Fuqitë e Mëdha si na kanë coptuar, duhet të na bashkojnë.
Rrot Rinashkimi gjithë kombëtar, përkatësosht Shqipëria natyrale.