ARKIVI:
28 Dhjetor 2024

Lidhur me koncertin e Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Preshevë

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Xhemaledin Salihu , Preshevë

Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë organizatore e këtij koncerti me një titull të madh, të ashtuquajtur Dita e Plisit të Bardhë e reklamon me të madhe se në Preshevë për herë të parë organizohet koncerti Dita e Plisit të Bardhë nga Ansambli në fjalë dhe se nëpërmjet këtij koncerti të këngëve dhe valleve popullore shqiptare promovohet Dita e Plisit të Bardhe, në realitet institucionalizohet Plisi.

Koncerti i Ansamblit në fjalë nuk është as i parë në Luginë të Preshevës, sepse para disa vjeteve nje koncert i tillë u organizua në Shtëpinë e Kulturës në Bujanovc, në kocert isha i pranishëm.
Pastaj shkruhet se institucionalizohet Plisi në këtë koncert, çfarë institucionalizimi duhet të ndodhe, kur nuk është i thirrur as Ansambli as Shtëpia e Kulturës në Preshevë ta bëjë një gjë të tillë.
Lëvizjet për ta shpallë një Festë kombëtare e Plisit të Bardhe nuk kanë filluar tashti, po shumë më herët në Tiranë, ku në Malin Dajti mbahet qe shumë vite Manifestimi Festa e Plisit të Bardhë, pastaj në Kosovë, poashtu qe disa vite organizohet Festa e Plisit të Bardhë me aktivitete të shumta në lavrimin historik të Plisit, dhe me aktivitete të tjera dedikuar vetëm kësaj dite dhe këtij simboli të identitetit shqiptar. Kjo ndodh edhe në Tiranë.
Sublimja e gjithë kësaj ishte se në Junik, më 2 korrik 2023 u formua një material i dendur, i bollshëm lidhur më Plisin e Bardhe, i cili duhet të adresohet deri në UNESKO/nënshkrues i këtij materiali/kërkese/ ishte edhe Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore nga Presheva/.
Andaj këto punë, veprime me Plisin kane filluar shumë më herët se sa proklamon Shtëpia e kulturës se kjo ndodh për herë të parë në Preshevë.
Tutje, më 26 tetor 2019 në Preshevë u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi kulturor, në mes të disa Shoqatave shkencore e kulturore për organizimin dhe zotimin mbi mbajtjen e Festës së Plisit të Bardhë, deri në shpalljen Festë kombëtare.

Shoqata Shkencore dhe kulturore “Pellazgët “ Tetovë mori përsipër organizimin e Festës së Plisit të Bardhë dhe e organizoi disa herë me sukses. Kështu ndodhi edhe me Preshevën, e mori përsipër Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, e cila e filloi organizimin menjëherë në vitin 2020, duke i thirrur edhe disa Shoqata të tjera, bashkëorganizatore në organizimin e Festës së Plisit të Bardhë.
Pasi u hartua plani i organizimit dhe ai financiar u shkua në bisedë te kryetari i komunës së Preshevës që ta mbështes dhe financojë këtë project. Ai e pranoi projektin, por me nje ndryshim që në kuadër të Takimeve të kryetarëve të Bashkive nga Shqipëria e tjerë të organizohet festa e Plisit të Bardhë në Preshevë.
Shoqatat e përmendura e pranuan këtë alternativë se nuk kishin mjete për ta organizuar në Caravajkë, te Shtëpia e Bjeshkatarëve. Në këtë organizim pati edhe disa mosmarreveshje te brendhsme, në mes të organizatave, edhepse u zgjodh edhe Këshilli organizativ. Për këto janë të njoftuar mirë organizatat.
Mirëpo, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore nuk ndejti pasiv dhe më 4 qershor 2022 organizoi Ditën e Plisit të Bardhë nëpërmjet Manifestimit kulturor: “Jehona e poezise dhe e recitimit, trashëgimi shpirtërore e Luginës së Preshevës”, i cili manifestim do të mbahet në mend si ditë e veçantë kulturore në Luginë të Preshevës.

Andaj lutet organizatori që kur reklamon dhe proklamon një koncert të tillë, të tituluar Dita e Plisit të Bardhë, mos t’i anashkaloje aktivitetet e të tjerëve në Preshevë dhe se mos të proklamoje ndonjë institucionalizim të Ditës së Plisit të Bardhë, spese kjo nuk është detytë as e Ansamblit, as e Shtëpisë së kulturës.
Në fund të them se Ansambli në fjalë është i mirëseardhur në Preshevë, vjen për herë të parë dhe duhet në programin e tij të kultivoje këngë e valle të mirëfillta shqiptare, përçka është edhe themeluar e jo që më simbolika/plisi/ ta rrisë qëllimin dhe ta arrijë më të mirën/silesinë/ në vallet dhe këngët shqiptare. Kuptohet që Plisi është symbol kombër dhe pjesë e veshjes shqiptare.


Herave të tjera të kemi kujdes që most ë shpallim herë të parë, kur ajo ka ndodhur edhe më parë në kulturë, sport, e tjerë.
Në Preshevë, here pas herave po ndodh një anakronizëm, se kur po organizojmë ndonjë aktivitet e bëjmë ne, për herë parë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu