ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Ligësitë e tradhëtarëve zbulohen kurdoherë, mjerë pasardhësit e tyre…!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

 Në foto: Gjenerali Bozhidar Jankoviq në Kukës

                     

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • Nga koleksioni: “Ptojeksioni i ardhmërisë”

1.Rezultatet shkencore duhet të janë pronë e tërë njerëzimit 

Më në fund njerzimi do të çlirohet nga prangat e dogamtizmit, jo në tërësi si rrezultat i shkencës. Lidhur me këtë, në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX ndaj gjuhës  shqipe dhe shqiptarëve ishin ngritur aq teoriçka, sa që hulumtuesit fillestar e shihnin si diçka “joracionale” që të mirren me një veprimtari të “kotë”, sespe “shqiptarët dhe gjuha e tyre duhej konsideruar të fabrikuara”. Në plasimin e teorive të tyre ishin shquar: Petar Skok nga Zagrebi, K.Kremer nga Vjena, Norbert Jokli nga Vjena, Glisha Elezoviq nga Shkupi, Veselin Çajkoviq nga Beogradi, Henrik Baraiq nga Beogradi etj. Por shumica e hulumtuesëve të etnisë shqiptare nuk e kuptonin se Ishte në këtë rrafsh fjala për diçka krejtë tjetër, e jo për shqiptar. E vërteta, ajo urrejtje ndaj shqiptarëve vinte se i kishin zgjatë jetën pushtetit osman për disa shekuj. E duke e dobësuar shqiptarinë synohej okupimi i trojeve të tyre, prandaj mjeti më i mirë fillestar ishte që këtë popull ta “diskulifikojnë” me lloj-lloj hipotezash të cilat në rastin e eksperimentimit u dilnin si autogolë depresive të gjithë ‘shpikësve’, sidomos në rrafshin e lashtësisë shqiptare. Por hapur u treguan se bota më nuk mund të mbahen në epruvedë të mbylluar, sado që dikush ka fuqi.

Sidomos, do të ngjallen me propogandë grekët gjatë gjithë shekullit XIX, por të shtyrë nga rusët nuk do të mbesin prapa as institucionet serbiane si kisha, partitë dhe individët, krejtë me qëllim për mos legalizim të çështjes pellazge, me çka rrzohej para tyre helenizmi si lashtësi dhe kultuara shqiptare që shpiente kah një prejardhje pellazgo-ilire. Dihet se trojet pellazgjike-Ilirike-arbanase-shqiptare i aspironin shumë popuj të mesdheut, të Lindjës së Afërme për disa shekuj. Por me fillimin e epokës së dyndjeve të popujve nga Lindja në Perendim, pozita e të kuptuarit të koncepteve historike dhe gjuhësore do të ndryshojë rrënjësisht. Ai trend, tani më është lëkund paksa, por “mbretëria” e tij është ende shumë “stabile” në mbrojtjën e “shpikjeve” të shekullit XIX sidomos. Ato shpikje kryesishtë do t` i përvetësojnë serbët dhe grekët, për shkaqe se për ta punonin Peterburgu dhe Londra.

Unë besoi se gjuha shqipe është me origjinë Pellazgjike dhe në mbeturian të saj e shkaperderdhur në Iliri, fakt ky që krijon besim në kohë dhe fat që rrafshin historik, e që të tregohet në të shumtën e rasteve me germime arkeologjike dhe studime krahasimtare etimologjike të toponimeve, gjithnjë mbi bazat e realitetit që është perceptues.

Tani dihet se viset e Pellazgëve i shoqëronin (rrethonin) asirët, babilonët, hetitët, sumerët, akadët, etrurët, Italikët, dakomezët etj. Ndërsa viset ilire i sunduan kryesishtë por si okupatorë:  bizantinët, bullgarët, sllavët dhe osmanlinjët. Të gjithë këta popuj dhunues kishin taksa për popullin e nënshtruar. Kështu nga tërë pasuria vjetore bizantinin i deturonin plebsin ilirë ta paguaj 30% taksë. Ndërsa, për institucionet fetare ishte normë të punohet nga 7 ditë të javës 2 ditë për priftin-murgun, sespe ai lutej zotit për ty.

Me ardhjën e osmanëlive si okupatorë, sistemi i taksave ndryshoi rrënjësisht në Iliri. Për shtetin duhej paguar 10% nga pasuria vjetore. Për themelatat fetare, çfaredo qofshin duhej punuar në vend të 2 ditë në javë, 4 ditë gjatë vitit. Ky “transformim” rrënjësor e bëri të mundur që arbanasit-shqiptarët autokton ta pranojnë Islamin jo vetëm si rreligjion, por edhe si shpëtimtar, për faktin se pushtetet paraosmane ishin aq të egra sa që po i ilustrojmë me dy shembuj, burimi-:  “Budeli neki arabanas ili vlah samo tvrdio da je pasnjak ili njiva bila prije njegova, biçe kaznjen 500 komanda ovaca”- Iz “ Deçanske Povele 1330 godine”- Përkthimi: Nëse një arbanas ose vllëh vetëm thekson (vërteton) se kullosa ose ara ka qenë më parë e ti,j do të denohet me 500 krerë dele”. Ky fakt e zbulon se para vëndosjes së pushtetit okupator e kujtë kishte qenë toka (prona). Edhe më konkret. Një faktë se në çfar pozite ishin shqiptarët tregon popi serbian Nikollaj Velimiroviq (të cilin Patriarku Pavle më 1998 e shpalli tnizisht me urdhër të Milloshit të “shenjët) kur thot se: “Atë që po e bën sot Hitleri ndaj Hebrenjëve (1942, atë e ka bërë Shën Sava ndaj arbanasëve nga 1217 e deri me ardhjen e osmanlive më 1389”.

Në realitet shqiptarët me kohë u kyqën në ushtritë arabe gjatë shekullit VII-XII dhe si mercenarë atje e pranuan islamin. Me kthimin e tyre në vendlindje, ata sollën edhe kulturë të shkrimit dhe administrimit, por që historia mesjetare atë realitet e konvertoi në injorancë, sepse sistemi timariot-spahi nuk lejonte trashëgimi të drejtë për drejtë. Jo pasurinë duhej “merituar” me luftë në radhët e jeniqerëve. Në luftë ishte vendi, sipas sulltan Pajazitit, që të tregojhet se kudo që shkelnin jeniqerët ata e kishin për detyrë aty: të ndërtojnë kazermën ushtrake, të ndërtojnë medresën (pra nuk duan popull injorant por me shansë që të arsimohen). Ndërsa faktori i tretë ishte në fillim pranimi i rreligjionit islam me deshirë. Por faktor fillestar në pranimin e islamit ishte askush tjetër përpos mercenarizmi arbanas në ushtrinë arabe, të cilët pas kryerjës së sherbimeve, ata sollën elemente të reja besimi në vendlindje. Kështu sistemi që të konvertohen njerëzit me deshirë në islam, duke ia hapur veti mundësinë të arrijë edhe në gradën e kryevezirit, por pa mundësi të postit sulltanor, ishte realitet që sot nuk mund të rrxohet me asnjë theoremë. Që të pranohet islami tek shqiptarët ndikun edhe deshtimet dhe kompromitimet që sollën kryqzatat për disa shekuj me radhë.

2. TRADHTITË NDAJ SHQIPTARËVE FENOMEN I PASTUDIUAR 

Nëse e shtrojmë tezën pse shqiptarët mund të tadhtohen në çdo kohë, atëherë duhet ta japim një përgjegje fundamentale për këtë pyetje duke shtuar: Na shpëtoi UÇK më 1998/99, ejani ta shpëtojmë UÇK –ën nga matrapazët dhe bukpërmbysësit më 2023.  Të fillojmë me: 1.TRADHTINË E PARË më 1877- Princi i Serbisë ua dërgoi shqiptarëve të Sanxhakut Nishit Proklamatën në nëntor 1877. Në Proklamatë thuhej se ushtria serbe me të gjitha mjetet do të përmbahet nga çdo sulm kundër civilëve shqiptar. Aty ku sulmohemi do të ketë sulm, aty ku nuk ka sulme do të ketë respekt dhe ligjet e evropës do të aplikohën për një herë, duke grantuar pasurinë dhe familjën në çdo kohë. Çka ndodhi,  në bazë të Marrëveshjes sekrete më 15 janar 1877 në Budapeshtë në mes Wjenës dhe Peterburgut, Serbia do ta gëzojë përkrahjen e Wjenës. Bullgaria mori grancion se do ta gëzojë përkrahjen e Peterburgut. Pas kësaj marrëveshje Rusia i shpalli luftë Portës që në mars 1877. Luftën e përfundoi me një fitore të thellë ruse sa që Porta në Shen Stefan u deturua për t` i pranuar diktatet e Rusisë më 3 mars 1878. Ky realitet i trembi shqiptarët në tërë perandorinë, pa e ditur realitetin e marrëveshjes sekrete të Budapeshtit (15 janar 1877).

Me që Serbia nuk ishte e përgatitur për luftë, shpalljën e luftës Beogradi do ta bëjë osmanlisë më 1 dhjetor 1877, duke iu derguar shqiptarëve proklamatë dhe duke iu garantuar pronë dhe liri njerëzore. Por, për 28 ditë Serbia me ndihmën e Wjenës do ta zgjëroi territorin e vet në tërë Sanxhakun e Nishit duke i okupuar 714 fshatra dhe 6 qytete me shumicë shqiptare. Atëbotë, thuhet në një dokemnt serbian: “Me rastin e hyrjës së ushtrisë serbe në Aranutllëk (Sanxhaku i Nishit quhej Aranutllëk nga pushteti, kurse populli atë trevë e quante Shipnia e Vjetër).  Lidhur me këtë tragjedi shqiptare përfaqsuesi i shqiptarëve të Rregjionit Gjilanit në Vranjë do t` i thot oficerit serbian Franasoviq më 1879 se: “Ju serbët nuk keni besë, prijësi i juej nuk ka as besë as zot. Ai na garantoi mossulmim. Ne iu përmbajtëm garncionit. Por në pikë të dimirit na sulmoi me TRADHTI, na shfarosi  me rob e fëmi, dhe tash t` i besojmë  se do të gjejmë përkrahje nëse kthehemi- JO NUK I BESOJMË. (Nga biseda e Franasoviqt me parinë shqiptare në Vrajë më 1879 , dok. në Fondin e M. P. B të Serbisë, dok. me shkrim dore në 2 faqe, çirilicë)

Varjet e kryengritësve shqiptarë në Manastir

3. Gjatë shekullit XIX masoneria osmane ua ktheu shpinën shqiptarëve dhe i trajtoi si armiqë 

Ky trajtim i shqiptarëve si armiqë erdhi nga shkaku se në të gjitha kryengritjet në Ballkan shqiptarët e rreligjionit islam ose ishin prijës, ose ishin pjesëmarrës kryesor. Rasti i pavarësisë Greqisë, ku shqiptarët luajtën rroloin kryeosr; rasti i Kryengritjës serbe nën Kragjorgjin i cili ishte rrogtar i Demë Ahmeitit si person me origjinë shqiptare, tregon se Sulltani kishte krijuar koncept se: “Shqiptarët do ta varrosin Portën”, prandaj u kualifikuan për armiqë të Portës se janë në luftë për liri, por ishin të kualifikuar për armiqë të Evropës se ishin të rreligjionit islam (shumica dermuese). Këtë koncept Padishahu e forcoi përmes miqësisë së Ali Pashë Tepelenës me Napolenon Bonopartën, miqësi ajo që nuk e pati asnjë efekt; përmes njohjës së ambicjeve të Pashallëkut të Shkodrës, e mbi të gjitha mbi ambicjet e Dervish Carës i cili me kryengritjën e drejtuar nga ky patriot iu lëkindën themelet Stambollit mbi viset shqiptare dhe krijuanrrethanat që më 1869 të mendohet për themelimin e një Vilajeti shqiptar.. Mbi këto koncepte Mithat Pasha (me origjinë shqiptare) i pari pra më 1869 provoi për të themeluar një Vilajet shqiptar (një shtet shqiptar) , fakt ky që i trembi çarqet ruse dhe frenge sidomos, po besa edhe qarçet gjermane, se: “Po u forcuan shqiptarët, depërtim përmes Ballkanit në Lindje të Afërt nuk mund të ketë”, për asnjë firmë gjermane. Dhe gjithnjë në lidhje me këtë fenomen, Çështja Lindore më 1975 u bë “rreshtim” se kah duhet forcuar istikamet, sidomos shqiptarët që ishin pa asnjë përkrahje. Në forcimin e pozicioneve agjenturore, rreligjioze dhe politiko ushtarake, në bazë të argumenteve osmane, më së shumti ishte e angazhaur Rusia carisete, që të dominojë në Ballkan.

  1. TRADHTIA E DYTË NGA PRFAQSUESIT E TURQISË MË 1912  

Fitohet lufta por humben betejat, ishte fjala për padishahun me moton: “Padishah shkelqesë e dashtun, veti grunin, neve kashtën”. Ja zbërthimi: Pasi që kryengritëit shqiptarë e fituan çdo luftë: në Kulinë, në Carralevë në Kaçanik dhe e çliruan Shkupëin, befas për bisedime në emër të Stambollit erdhi Ibrahim Pasha dhe në Prishtinë, Ferizaj dhe Shkup gati ilegalisht filluan bisedimet në mes Hasan Prishtinës (drejtues i kryengritjës shqiptare) dhe Ibrahim Pashës i deleguar i sulltanit. Dihet tani se Ibrahim Pasha ishte i llozës masone (31) dhe kishte çdo mundsi që ta tradhtoi Hasanin një partiot shqiptar, që mendonte se me grykën e pushkës dhe me drejtësi do të fitohet çlirimi i viseve shqiptare, me çka mbyllëshin disa plagë të parisë shqiptare që i kishin humbur luftat një nga një, por nuk harrohej se beteja për mbijetesë ishte 500 vjeçare dhe populli mbetej me shpresë se do të fitojë.  Dinakëria e masonit (Ibrahim Pasha) ia drejtua Hasanit se: Ne jemi dakord që ta fitoni një autonomi, por atë pasi që të beatizojë sulltani dhe ajo do të ndodhë në momentin e duhur. Por ushtritë tona tani do të mbyllën nepër kazerma, dhe ju konsideroheni si fitues të luftës, por jo të betejës”. Pas triumfit në Shkup, Ibrahim Pasha u largua në Kumanovë dhe atje fill e për pe ia tregoi Gjenerla Jankoviqit dhe Gjeneral Tankosit kushtet shqiptare. Kështu me një anë e siguroi Stambollin se “nuk ka mësymje të shqiptarëve për Manstir dhe Selanik drejtë Stambollit”, në anën tjetër serbët e kuptuan nga Ibrahim Pasha se çdo ditë vonesë do të shkaktoj ndryshime të planeve të tyre për ta përtri Pernadorin e Dushanit apo të Uroshit. (shiqo: Prvi Balkanski rat i njegova pozadina 1912, në AVIIVB, P.4. K 811- oktobar-decembar).

Aty kah fundi i shtatorit 1912 çdo gjë ishte gati për të filluar Lufta Ballkanike. Me aleatët e fallangës krishtere sllavo-ortodokse ishin bashkuar edhe Austro-Hungaria, Gjermania dhe Italia, kurse qëndrimi i Antantë: Angli –Rusi, Francë dihej se identifikon luftën e kombit shqiptar me përpiekje për ta ruajtë pushtetin islam turk në Evropë. (Ngjajshëm u komentua lufta e shqiptarëve më 1918, për t` iu bashkuar Shqipërisë, identik ishte kualifikimi më 1945 nga jugosllavët se shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonis, kinse po luftoin për ta mbrojtur nazizmin).

Papritmas në Shkup më 26 gusht 1912 arrijnë përfaqsuesit e Rusisë, Francës dhe Austro Hungarisë.Në gjuhën frengjishte Hasan Prishtina bisedon me oficerin francez. Aty, francezi ia thot Hasanit troq: “Çfardo rrezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka. Pra duhet të urdhëroni demobilizmin e kryengritësve”. Kështu Hasan Prishtina prehet në besë se: “Pavarësinë e Shqipërisë e granton kryeveziri Qamil Pasha”. Ky ish zyrtar nuk kishte ma pushtet në Stamboll dhe rezultati dihet. (shiqo: Arkivi i Stambollit, koleksioni i Qamil Pashës 1910-1912).

Ndërsa, çfarë karakteri kishte lufta Ballkanike dihet, gjithnjë në bazë të dokuemneteve të kohës. Ja përgjegja: më 20 tetor 1912 në tregun e Shkupit, Prizrenit dhe Prishtinës me një lirë ari bleheshin 82 fesa. Kurse një muaj më vonë 82 lira ari kushtonte një fes. Kjo do të thot se Lufta Ballkanike ishte kundër PLISIT, e jo kundër fesit turk.

5.TRADHTIA E TRETË NGA GJENERALI BOZHIDAR JANKOVIQ 

Në prag të Luftës Bozhidar Jankoviq do t` u drejtohet shqiptarëve të Vilajetit Kosovës me Proklamatë që titullohej: “ T` Tona FISEVE N` SHQIPNI OR VLLAZNI-Gjith kush din, pa emën mallnis t` zotit, jrgjo n ftyr toks nuk muj boet. Na me emen e me ndiim allahut jemi nisun, e po vim me kuvet ton te ju. Po vim n` lle tuje, e tonin qi na kan zapue osmanllit, qe, pesqin e permbi vjet, ama spo vim zullum me ju bo, por po vim zullumin me ju ijek….”. ( Shiqo: Botimi i plotë Prof Dr Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia KOSOVËN më 1912, libri 1, Prishtinë 2003, f.37/38, botim i plotë). E mizoritë serbe në bazë të këtyre publikimeve kuptohen detalisht: Leo Fraindlling, Golgota shqiptare, Wjenë 1913; Letra e Lav Trockit, botuar më 1913; Reagimi i Ndre Mjedës, botuar më 1913; Shkrimi i Nju Jork Temis 1913)

  1. Pas mbarimit të luftës tradhtia ndaj shqiptarëve vazhdon  

Pas kësaj lufte, propoganda serbiane vihet në aksion për vënjen e emrave sllav lokalitetve shqiptare sidomos të atyre që ishin  pranë rrugëve ose qyteteve, pranë rrugëve tranzite, e ata emra ishin: Jug Bogdan, Devet Jugoviq, Kosvo Pole, Tankosiq ose Uroshevac, Gjeneral Jankoviq e tj.

Pas Luftës Ballkanike tërë masoneria evropiane ishte pas fallangës sllavo-ortodokse dhe kundër shqiptarëve. Fakti se menjëherë lloza masone e Llozanës në Zvicër hapi “konkurs” për lajmërim me pagesë për çdo institucion ose individ privat që me anije të bartë shqiptarë musliman në Anadolli. Kështu në maj të vitit 1913 (edhe pse aksioni kishte filluar në janar 1913) kvota e anijeve të angazhuar në “Procesin shqiptar” arrijti në 395. Pronarët e këtyre anijeve, deshmohet me fakte se janë paguar nga xhirollogaria e Masonerisë Llozanës me seli në Llozanë të Zvicrës. Rrezultati është se mbi 250 000 shqiptarë u deportuan në Anadoll, plus mbi 40 000 shqiptarë u deportuan përmes rrugës hekurudhore. Ky aksion lirisht mund të quhet KRYQZATË evropiane me permasa gjenocidi, sepse deportimi bëhej me moton: “asgjë nuk guxon të mbetet shqiptare prapa”.

7. Tradhtia serbe organizohet edhe nga Londra përmes propogandës 

Pas mbarimit të Luftës Ballkanike, Fuqitë evropiane nxituan që me shpejtësi të përfundojnë çdo gjë në një konferencë “paqesore”, që caktohet me propozim të E. Greit, të mbahet në Londër. Konferenca e Londrës për Ballkanin filloi më 17 dhjetor 1912. Të nesermen Nikolla Pashiqi nga Londra do të u kërkoi pushteteve okupatore serbe  në: Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër t` i drejtohen Konferencës “në emër të shqiptarëve” me telegram me këtë përmbajtje: Telegrami më 18 XII 1912 “Në këtë moment, dhe sa më shpejt përpiquni, qysh nesër (më 18 dhjetor) shqiptarët më të njohur nga Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra,  të dërgojnë telegram në Londër dhe në emër të vet, të qyetit dhe rrethinës t` i lutën ambasadorëve të: Francës, Rusisë, Italisë, Gjermanisë, Austrisë dhe Greit (ministër i jashtëm i Britanisë)  që t` i bashkojnë në shtetin serb, dhe mos t` i bashkojnë me Shqipërinë Bregdeatre. Ata duhet të thonë se shumica flasin serbisht, ndërsa pakica tjetër e kupton serbishtën, se nga e mbajnë në mendë jetojnë së bashku me serbë, dhe deshirojnë edhe mëtej për të jetuar me ta. (Shiqo: AVIIB. P. 4. K.48-9-1-27-1912). Këtij aksioni iu bashkangjit Esat Pasha më 1914 nga Nishin dhe më 1915 Ahmet Zogolli nga Tirana.

Lidhur me këtë dukuri të shpmtuar  evropiane, edhe Sllobodan Milosheviqi provoi ta kopjojë historinë dhe me të njejtin bekim,shpresonte që më 27 maj 1999 në Beograd të arrihet pajtimi i mileniumit në mes Katolikëve dhe Ortodokësve nën përkujdesin e Kishës Autoqefale Serbiane në mënyrë që më 28 VI 1999 Kosova të spastrohet nga shqiptarët e rreligjionit islam, ndërsa Serbia t` i përngjajë realiteti të Serbisë më 1942 kur Adollf Hitleri lajmërohet për “Serbia Juden frei” (Serbia e pastruar nga Jahuditë). (Shiqo: Koleksioi i popit Nikollaj Velimiroviqit në Arkivin e Millan Nediqit, Beograd 1942)

8. Pas Luftës Parë Botërore fillon etapa për t` ua grabitë shqiptarëve hsitorinë 

Serbët pas mbarimit të Luftës  Parë Botërore nepër të gjitha Akademitë e Evropës dërguan infrormata se: “shqiptarët nuk kanë gjuhë letrare, nuk kanë libra, nuk kanë asnji informatë për prejardhjën e tyre, prandaj duhet zhvilluar edhe luftë akademike që të skajohen dhe plasohen në syrvejimin e shkencës serbe”. Mbi këto porosi pati filluar botimi i publikimit: “Arhiv za Arbasku starinu, jezik i etnologiju nën drejtimin e Henrik Bariqit, 1923 e tutje).

Problemi i gjuhës shqipe  ishte objekt i studimit krahasimtar i Nermin Vlorës diku në vitet tetëdhetë të shekullit XX-të. Por orinetimi i Nermin Vlorës ishte që përmes shqipës “mund të deshifrohet Etrurishtja”. Asgjë më tepër si kulm i studimit. Edhe në këtë çështja disa “shkanctar shqiptar patën lëshusr flet rrufe” të serta, kundër saj, por edhe pse nuk pushuan kurrë të lidhin çdo rrezultat me shkollën e Henrik Bariqit,përkatësisht me shkollën e Beogrdait. E lidhur me këtë në librin “Albania Rridenta” 1942 çdo qëndrim i Beogradit është rrxuar për toke, nga njohsit profesionaal të gjuhëve indoevropiane.

Por lufta që mos të zbulohet lidhje në mes Pellazgëve dhe Ilirëve e pasardhësve të tyre e që janë shqiptarët, ka pas filluar gjatë shekullit XIX por në intenzitet so të forcohet  pas Luftës Parë Botërore, sidomos kulmin antinjerëzor ajo luftë e ka me likudimin mizor të Milan Shufllajit nga serbianët më 1931.

Me Pellazgishte shqipja mos të ketë asnjë lidhje provohet nga propoganda greke, krejtë në mënyrë që të ruhet ‘superioriteti’ i kulturës helene, kurse me prejardhjen ilire provohet të lëkundet çdo gjë e të dominojë edhe ligusitika sllave. Kjo shkollë ishte synim i Jovan Ristiqit, Panta Sreçkoviqit, Jovan Cvijiqit e tërë kompanisë, e ku hynte në rreth edhe Henrik Bariqi fanatik dhe i krishter fanatik, madje i bekuar nga patriarku serbian më 1922, krejtë me qëllim që të intevenohet në Patrikanën greke, mos t` i japi dorë Kishës ortodokse shqiptare për autoqefali. Kjo luftë e kombinuar ka vazhduar deri më 1937. E vërteta, popat serbian donin që autoqefalia e kishës shqiptare të mirret nga serbianët, dhe ashtu të mbetet një ndërvarësi morale nga Beogradi. Kush ka menduar që ndervarësia pas 80 vitesh do të mbisundohet nga shovinisti Janullatos,me bekimin e demokratëve shqiptar, është çështje brengosëse edhe sot.

  1. Tradhtia pas Luftës Dytë Botërore 

Shqiptarët e Kosovës gjatë Luftës Dytë Botërore kishin krijuar një pervojë se arsimi do të jetë kerkesa e tyre kryesore, por mbi të gjitha çdo pushtet duhej të kontrollohej nga Tirana. Në lidhje me këtë, çarje dhe shembuj tradhtie ka pasë në shumë nivele politike më 1941-44. Por, tradhtia më eklatante ndodhi me degradimin e Shtabit Përgjiothshëm të UÇ AP të Kosovës më 2 shtator 1944, kur Tito e ktheu në Shtab Operativ të Kosovës. E vërteta, këtë tradhti paksa e “maskoi” ardhja e dy Divizioneve shqiptare në Kosovë, të cilat nuk lejuan mizori të tipit pas Luftës ballkanike, edhe pse krimet ishin mjaftë të theksuara. Dhe për ta venë pozitën kushtetuese të Kosovës, para aktit të kryer më 9-12 nëntor 1944 në Beograd u mbajt Mbledhja e VANSS (Velika Antifashistiçka Narodnooslobodilaçka Skupshtina Srbije). Dokumenti i ka 215 faqe dhe në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Lidhur me këtë është hulumtuar edhe dokumentacioni në Arkiv, krejtë me qellim a do ketë provuar ndokush aty ta përmend Kosovën dhe Vojvodinën. Në asnjë vand të dokumentit nuk figuron se është përmend çështja e Kosovës, fakt ky që deshmon se Kosova me asnjë dokument nga ka qenë pjesë e Serbisë. Por fenomeni i tradhtisë  u përseritë më më 8 shkurt 1945, kur J. B. Tito e vëndosi diktaturën ushtrake në Kosovë, krejtë me qëllim që në kushte të diktaturës, Kosovën t` ia dhuroi Serbisë.

Krejtë me prapavi nazifashiste tradhtia e tretë, ndaj shqiptarëve (Kosovës)  ndodhi më 7-9 prill 1945, kur në Mbledhjen e ASNSS Mehmet Hoxha, pa asnjë autorizim e lexoi këtë tekst në gjuhën shqipe: “ Shoqe e shokë, jam shumë i lumtun që më asht dhanë rasti që të gjindem në këtë Asamble tuej, në të cilën zgjidhën çështje shum të randësishme, dhe ti përfaqsoj popujt e Kosovës dhe të Metohis. (Apllauz). Jam i sigurt se ju intereson të ndigjoni mbi gjendjen që mbretron në Kosovë dhe Metohi dhe unë do tua shprehi ne disa fjalë……. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë mujtë me dhanë ma tepër për luftën antifashiste për faktin se kanë qenë të shtypun…. Por deshira të cilën shoku Mugosha (Dushan) e shprehu që Kosova dhe Metohija ti bashkohen Serbis federale, nuk e frigson popullin shqiptar të Kosovës e Metohis por e forcon dhe i jepë sigurim se do të ketë po ato të drejta me popujt e tjerë (apllauz). Deshira e popullit shqiptar nga Kosova dhe Metohija që ti bashkohen Serbisë Fedrale nuk ka për qellim që ti forcoj apetitet e ish klikës imperialiste të Serbisë por ta forcojë Serbin si nji njisi peraparimatre demokratike , ku janë të garantueme të drejtat e të gjithë popujve të saj….” (shiqo: Zasedanje ASNOS-a, Beograd, f. 12-13, si i vetmi dokument i botuar shqip nga ajo kohë e deri me shkatrrimin e RSFJ më 1992). Fjalimin e Mehmet Hoxhës e përkthen aty për aty  Dushan Mugosha. Është me rëndësi të ceket se këtë struc (Mehmet Hoxhën) askush nuk e kishte autorizuar të flasi në emër të Kosovës. Po që të flasi (të prkthej ) nuk kishte autorizim as Dushan Mugosha. E them këtë, se Serbia nuk kishte kushtetutë, prandaj çdo gjë ishte e dhunshme, ilegale dhe jashtë ligjore në çdo aspket do të shprehet Fadil Hoxha në fillim të qershorit 1945. Por një muaj më vonë në Prizren u promovua tardhtia dhe “unanimisht” me përjasjhtim të Halim Spahisë, Beogradi do të pajtohen me fjalimin e Mehmet Hoxhës në Beograd.

  1. Tradhtia vazhdon

Më 1957 në Beograd Eduard Kardeli në një plenum të mbylluar të KQ LKJ deklaron: “Jugosllavia është kriejsë artificiale e Versajit. Një ditë ky shtet do të shpërbëhet. Është e natyrshme që ne sllovenët dhe kroatët të anojmë kah Italia dhe Austria. Kurse ju serbët me lalazezë e maqedonë të rreshtoheni kah Rusia dhe Bullgaria”. Nga rendi i dytë Dobrica Qosiq, e pyet E. Kardelin e “shqiptarët kah do të rreshtohen”? Eduard Kardel pa asnjë nervozë i përgjigjet: “Shqiptarët është shumë e natyrshme se do të orientohen kah Shqipëria”. Në lidhje me këtë, të nesemen A. Rankoviq do të kërkojë pranim te Tito. Aty do t` i ankohet Titos se: “Eduard Kardeli është tardhtar, po ua tregon shqiptarëve rreshtimin”. Tito: aty ishte duke kryesuar Plenumin, dhe do të pasojë fundi i akuzës: “Pse nuk reagove aty për aty shoku marshal ndaj Kardelit. Madje, duke shtuar se, Kardeli po akuzon Serbinë që t` i lejojë shqiptarët se kah do të rreshtohen”. Tito do ta shtrojë kontra pyetjen: “ Pse nuk reagove si komunist, se ne serbët kurrë nuk do të rreshtohemi kah Rusia. Këtë rreshtimin tënd po ta kana kah Rusia, kurse atë shqiptarëve dhe sllovenëve me kroatë, po këerkon që ta luftojmë. Unë e di që aksioni i armëve 1955/56 në dimër pse është organizuar nga UDB-a. Madje e di nga informatat e KOS-it se çka mshifet pas një Gjyqi në Prizren në verë të vitit 1956. Dhe jo vetëm kaq”. Gjithnjë në bazë të dokumenteve sekrete Tito ia ve përplasë para veti në tavolinë planin për mbylljën e shkollave shqipe, plan ai që do të shpërthej më 1958.(A CK SKJ-viti 1959-Kosova).

Nga kjo kohë e 30 majit 1957 kur u mbajt Plenumi i mbyllur i LKJ do të filloi lufta në mes Titos dhe Kardelit me një anë, dhe Rankoviqit, Stefanoviqit dhe Llukiqit në anën tjetër. Grupi i parë ishte për sistem politiko- shtetëror të Jugpsllavisë DECENTRALISTE. Kurse grupi i dyë (Rankoviq etj) ishin për sistem centralist, ku UDB-a e kontrollon LKJ-ën. Kjo luftë “tradhtare”, si quhej nga grupi i Titos, do të shpërthej në formën më të egersuar deri atëherë në Plenumin e mbyllur për pakicat kombëtare më 1959. Por, më 14-16 maj 1962 u mbajt Plenumi që u quajt: “Fillimi i fundit të RSFJ”, ngjarje ajo që e hapi rrugën për Plenumin e Brioneve në korrik 1966, me që rast A. Rankoviq dhe UDB defaktorizohen në tërësi. Pra lufta politike në mes përkrahësve të decentralizimit dhe të atyre që ishin për homogjenizim dhe për krijum të kombit jugosllav, do ta merr epilogun e vet në këtë plenum historik.

Duke i marrë për bazë këto shansa, udhëheqësia shqiptare në Kosovë më 1967 tradhton hapur, sepse Tito ua dha shansën, duke pyetur më 20 mars 1967 në një mbledhje të Politbyros së KQ LKJ-ës se: “Deri në çfar niveli ka arritur ideja Kosova Republikë? Me që në Plenum pati diskutime të ndryshme për avansimin e Kosovës në Republikë, më 21 mars 1967 Tito e dergon E. Kardelin në Kosovë për matje pullsi: a janë shqiptarët për Republikë, apo i shesin masës “petlla në ujë”. Më 21 mars 1967 E. Kardel në Brezovicë e kupton se drejtuesit politik në Kosovë janë kah e rrejnë rininë dhe popullin, dhe janë në anën e shovinizmit serbian”. Kështu i raporton slloveni  Eduard Kardel Titos më 22 mars 1967. (shiqo: A CK SKJ në Zhelznik, viti 1967, Koleksioni “Rezak Shala”, i cili hapur doli me tezen Kosova Republikë, edhe pse ishte prokuror shtetëror.).

Tani shtrohet pyetja pse Tito dhe Kardel ishin deri më 1974 për Republikë të Kosovës. Ishin sespe provonin sa më shumë të dobësojnë pozicionin centralist të Serbisë; Ishin që hallka e UDB-ës mëtej mos të forcohet dhe kështu e shpikën konstatimin se: “UDB nuk mundet për të qëndruar mbi partinë, për ta kontrolluar LKJ-ën në asnjë instancë”. Kjo do të thot se asnjeri taborr nuk çante kokën për padrejtësitë ndaj shqiptarëve dhe prapambeturinë e viseve të tyre, por përmes tragjedisë shqiptare provonin ta thyejnë palën tjetër. Kjo luftë në dy litar konsiderohet më tepër se tradhti, sepse me hipokrizi e kalonte tradhtinë tradicionale.

11. Tradhtia e kuadrove shqiptare më 21 mars 1967 u zbut më aplikimin e Kushtetutës 1974 

Nga që mësuan se më 21 mars 1967 E. Kardel kishte ardhur për matje të qëndrimeve, paria politike shqiptare, Fadil Hoxha sidomos më 1974, do të tregohet se është krejtë një personalitet tjetër, për dallim nga qëndrimet e mëparme ku haput e ka zgjedhë fotelën në vend të drejtësisë. Po më 1974 Fadili do të këmbëngulë që akti më i lartë kushtetues i Kosovës të quhet Kushtetutë. Kjo për faktin se tani pas  demonstratave më 1968, Kosova kishte Ligjin Kushtetues, nga shkurti 1969; kishte Univerzitetin nga viti 1970; kishte instutucione dhe akademi; kishte  një varg ndryshimesh në kulturë dhe sidomos në arsimim. Me fjalë tjera, Fadil Hoxha si antar i dy kryesive të RSFJ, duhej të ishte më i guximshëm në luftimin e tradhtisë subjektive dhe objektive. E vërteta, kur të lexohen dokuemntet politike dhe shtetërore, zor se ndonjë kuadër shqiptar mund të marrë notë pozitive historike, pra edhe Fadil Hoxha, i cili më 1989 ndryshoi për 180 shkallë pozicion dhe ishte për luftë të armatosur kundër okupatorit serbian. Kështu do të shprehet në Zyrën Politike të UÇK e drejtuar nga Adem Demaçi.

12.Matja e pullseve politike për çdo politikan vazhdon   

Me që çdo gabim në viset tjera të vendit reflektohej edhe në Kosovë, më 1972 me të gjitha mjetet Fadil Hoxha do të insistojë që të hapet katedra e studimeve pasuniverziatre për histori, sidomos. Do të insistojë që përmes Esat Mekulit në Zagreb historia shqiptare të prezantohet në Enciklopedi ashtu që në të njejtën kohë ta provokojë edhe Tiranën. Kështu Fadil Hoxha do të gjindet më 1979 në mes dy “presioneve”, sa që në Beograd iu tha nga Nikolla Lubiçiq se: “Ti don që ta zavendsoish Enver Hoxhën me autoritet”. E vërteta, gjatë vitit 1979/80 fjalia e Nikolla Lubiçiqit ishte në rend dite në Zagreb dhe Lublan. Ky fenomen ngjnate sepse Tito provonte (ishte thyer keq me Jovankën nga viti 1975) për ta dobsuar edhe mëtej faktorin hegjemonist serbian në vend.

Në fund të shekullit, sidomos më 1983 kur vdes A. Rankoviqi, qarqet shoviniste serbiane provojnë që me një potez ta kthejnë kohën e humbur. Nuk do të lënë mjet pa përdorë kundër shqiptarëve,sidomos  në mënyrë që t` i frigojnë sllavët tjerë e t` u nënshtrohen. Ngadal por sigurtë sidomos Kroatët do ta nxierrin vrasjen e Millan Shufllajit, për të patur mbështeje të  tërë shqiptarinë, sidomos historianët shqiptar. Kurse serbët në anën ntjetër me sugjerim të kishës do t` i nxierrin eshrat e Princ Lazarit (1987), dhe do t` i shetisin nepër Jugosllavi, duke kërcnuar popujt me ushtri dhe forma tjera populliste. Lidhur me këtë do të lëvizet si çështje “tradhtie” Konferenca e Bujanit, e që për bazë mirret Memorandumi i ASH Sere më 1986. Madje do të pasojë edhe kërkesa: duke u kërkuar shfuqizimi i Kushtetutës 1974, me motivacion se “Tito nuk e kishte nënshkruar, me sugjerim të Jovanka Brozit”. Për këtë çështje si mbulesë para botës serbët do të shpalosin të ashtuquajturin:  “Programin Jugosllav për Kosovën” më 1988, duke bërë propogandë se tërë vendi po lufton për: “prosperitet të Kosovës”, e në realitet serbianët ishin për fillim të fundit për RIKOLONIZIM dhe degradim të autonomisë Kosovës. Akti final i tradhtisë së disa kuadrove shqiptare, siç dihet ndodhi më 23 mars 1989 në Kuvendin e Kosovës.

Të kuptohemi se për kundër degradimeve udbeske, me shqiptarë më nuk ishte mundësi të zhvilohet loja meskine e vitit 1945. Por, do të ndodhë 2 korriku, do të ndodhë shkatrrimi i LKJ dhe themelimi i partive politike për të cilat Beogrdi nuk pati reagime, sespe gati të gjitha partitë u regjistruan në zyret e KEF-it në Beograd. Por në këto rrethana do të fillojë eskalimi i rrahjeve publike, sespe burgimet dhe torturat nepër stacione të milicisë ishin ordinere. Dhe me largimin e të gjithë policëve shqiptarë nga puna, indikacione se është momenti të mirren armët u tregua si program shpëtimtar, për të gjithë shqiptarët.

Si përfundim, Ushtrai Çlirimtare e Kosovës u tregua se ishte programi më i mirë për tërë kombin gjatë shekullit XX. E vërteta sot është momenti dhe rrethanat që ta shpëtojmë UÇK-ën nga ata që UÇK e shfrytëzojnë për të grabitë merita dhe pushtet. Së këndejmi kur po dëgjohen disa karieristë se si po shprehen për liderët politik të tyre, me vjen të them se me këta në pushtet, deti shumë shpejtë do të konvertohej në Saharë.

  • Studimi iu kushtohet themeluesëve të UÇK-ës dhe luftës saj të drejtë! 

Më 6 shtator 2023 

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E kam thene edhe me heret, profesori me nuk duhet te merret me shkrime sepse pleqeria e ka bere te vehten. Me mire eshte qe ta kujtojme per historian te mire e jo per plak te lajthitur.
    Me vie keq qe po jam pak i drejteperdrejte, por po e them nje te vertete.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu