
Autor: Lirim Gashi
___
Shumë gomarë të pavëmendshëm dhe tē painformuar të cilët megjithëse janë nën ndikimin e entuziazmit të pakontrolluar veten e quajnë analistë, po përpiqen të kapen pas një ideje absurde se Donald Trump dhe Vladimir Putin së bashku janë më të fuqishëm se pjesa tjetër e botës – sikur këta dy burra të mbërthyer nga narcisizmi mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë së njerëzimit vetëm me vullnetin e tyre.
Këta analistë të paarsimuar e injorojnë realitetin e pamohueshëm se Bashkimi Evropian, pavarësisht kontradiktave të brendshme, është në një aleancë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – me këtë strukturë shtetërore multinacionale që, pa përpjekjet e pandërprera të Evropianëve, veçanërisht gjermanëve, britanikëve, francezëve dhe spanjollëve, nuk do të kishte mbijetuar, dhe aq më pak do të ishte bërë një superfuqi siç është sot.
Megjithatë, ndryshimi më i rëndësishëm është ai tektonik brenda shoqërisë amerikane.
Një numër i konsiderueshëm amerikanësh e urrejnë Trumpin për atë që ai është.
Sepse ai është në thelb një tregtar iluzionesh dhe një demagog me një logjikë politike që nuk shkon përtej cicërimës së zogjve.
Si dikush që është bërë i pasur duke i shitur iluzione klientëve të tij naivë që i besuan, Trump është një tregtar i magjisë së zezë, por kurrësesi një shpëtimtar i ekonomisë amerikane.
Përkundër përpjekjeve të tij të vazhdueshme për t’u paraqitur si shpëtimtar, ai do të hyjë në histori vetëm si një karikaturë groteske e ëndrrës së dikurshme amerikane, sepse ai nuk do të mund t’i realizojë as premtimet më të thjeshta.
Dhe kështu, e vërteta që ai do të lërë pas do të jete më e ftohtë se akulli siberian, sepse ajo që sot thotë se matematika e Trumpit nuk do të funksionojë.
Dhe nuk do të funksionojë, sepse as gënjeshtra më e guximshme nuk mbijeton kur përballet me aritmetikën e pamëshirshme të realitetit.
Trump mund të mbajë fjalime bombastike, por nuk mund të mbajë ekonominë vetëm me fjalë të kota.
Ndërtesa ekonomike që Donald Trump ka ndërtuar është si një shtëpi prej kartash – e fortë dhe e shkëlqyer në shikim të parë, por në realitet shumë e brishtë dhe e errët nga brenda, si djathi i mykur francez.
Sepse modeli ekonomik i Trumpit, i bazuar në ulje taksash për miliarderët, sjell fitime të mëdha për ta, por jo edhe për qytetarët e zakonshëm amerikanë. Përkundrazi, ata do të jenë të ekspozuar ndaj mëshirës së Zotit.
Një ekonomist që beson se mund të ndërtojë të ardhmen vetëm mbi iluzionet është si një pirat që lundron me anije në ujëra të turbullta dhe përfundon në fund të oqeanit.
Ndërtesa ekonomike e Trumpit mund të duket mbresëlënëse nga jashtë, por baza e saj është po aq e pasigurt sa një copë akulli nën rrezet e para të diellit.
Me kalimin e kohës, do të kuptojmë se ajo është ndërtuar nga copa polistireni që ngjajnë me gurin.
Ndërkohë që Trump e paraqet veten si shpëtimtar të ekonomisë amerikane përmes fjalimeve bombastike dhe masave proteksioniste, modeli i tij ekonomik, i bazuar në iluzione afatshkurtra – pra, në ulje taksash për miliarderët, në luftëra tregtare dhe në borxhe të jashtme – do t’i sjellë më shumë dëme sesa dobi Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, duke minuar gradualisht themelet e ekonomisë amerikane.
Të gjithë ata që besojnë se Trump është shpëtimtari i ekonomisë amerikane janë si ata që mendojnë se është e mundur të ndërtohet një piramidë prej rëre dhe uji pa një plan të qartë të arkitektit të mprehtë.
Në kontrast të plotë me filozofinë ekonomike të Donald Trumpit qëndron “mrekullia ekonomike e Gjermanisë” – si simbol i rritjes së qëndrueshme, i inovacionit industrial dhe i ekonomisë së përgjegjshme të tregut.

Ndërsa Trump mbështet politikat e tij në taksa dhe subvencione, Gjermania do të forcojë fuqinë e saj ekonomike përmes kërkimeve shkencore, arsimit dhe një sektori prodhues të fuqishëm për eksport.
Kjo është sikur të krahasosh një person që punon me zgjuarsi dhe ndihmon të tjerët, me një demagog që premton shpëtim, por është i mbytur në borxhe.
Tani, kur realiteti shkatërron iluzionet, modeli ekonomik i Trumpit do të shkrihet si një kub akulli nën diellin e ngrohtë të politikës ekonomike reale dhe të qëndrueshme të Gjermanisë.

Sepse, në fund, historia e ekonomisë nuk do të shkruhet nga profetët e narcizmit, por nga ata që kanë fuqinë të krijojnë pasuri të vërtetë për shumicën e njerëzve, dhe jo vetëm për një grup të vogël të pasurish.
Shkrimi dhe analiza e thukët e Lirim Gashit është shumë precize dhe e saktë.
Një grup miliarderësh nuk und të luftojnë apo të fundosin një ekonomi evropiane dhe kineze.
Ulja e taksës ështënoikrisht ashtu siq e tha Lirimi, pasurimi i këtyre milionerëve dhe varfëria e popullatës me standard me të ulët.
Dikur kjodo të plasaritë!