* Me llupë të blerë në pazarin e Mamushës për 100 marka gjermane.
Kompania të cilen e kishte “hetuar” Lirim Mehmetaj, me shpresën se mos po e zbulonte hajninë qindramilionëshe të Qeverisë Kurti doli të ishte në pronësi të një shqiptari nga Shqipëria, i cili kishte bashkëpunuar ngushtë me hajnat profesionistë nga Drenica, ose më saktë, me hajnat profesionistë nga bastioni i PDK-së.
Dhe ky zbulim epokal ia këputi shpirtin prokurorit të Baton Haxhiut me emrin Lirim Mehmetaj, sepse ia mbyti shpresat.
E ia mbyti shpresat meqenëse iu konfirmua e vërteta e pamohueshme historike e cila thotë si në vijim :
“Ashtu siç të gjitha rrugët e civilizimit të çojnë në Romë, po ashtu të gjitha rrugët e patriotizmit, por fatkeqësisht edhe të krimit dhe hajnisë së nivelit kolumbian, të çojnë në Drenicë”.
Zoti e shpërbleftë përpjekjen e Lirim Mehmetajt për të trilluar diçka kundër qeverisë së Albin Kurtit me njëqind marka gjermane.
Po e shpjegoj pak më detajisht për ju të vonuarit mendorë ;
Në një aventurë të bujshme ku mendja e hollë e Lirim Mehmetajt shpërtheu si petardë në ditën e Bajramit, ai “zbuloi” një skandal qeveritar që, sipas tij, do e rrëzonte Albin Kurtin nga pushteti dhe do e kthente Hashimin në piedestal – natyrisht, me lot krokodili në sy.
Me një frymë e një stil prej Sherlock Holmesi të kombinuar me mençurnë e Daut Demakut, Lirimi zbarkoi në zyrë dhe tha me krenari:
“Më në fund e kapa Kurtin !
E kapa autorin e hajnisë qindramilionëshe!”
Por çfarë doli në fund?
Kompania famëkeqe që gjoja “zhvaste” miliona nga qeveria, ishte thjesht në pronësi të një shqiptari nga Shqipëria që kishte bërë pazare me hajnat tanë kombëtarë – ata të kaliturit në Drenicë, të cilët dinë ta vjedhin edhe erën nga velat e anijes së piratëve, pa lënë gjurmë.
Lirimi, në vend se të hetojë realisht, kishte kaluar ditë të tëra në YouTube duke parë dokumentarë konspirativë, dhe pastaj me një manual të huazuar nga këshilltari i tij imagjinar, ai kishte filluar të ndërtojë akuza me llupën që ia kishte falë një baxhanak nga fshati Çadrak.
Madje, raportin e tij ai e kishte shkruar në një letër me të cilën më parë i kishte mbështjellë qoftet dhe qebapat e blerë në Prizren.
Dhe siç të gjitha rrugët e qytetërimit të çojnë në Romë, njëashtu të gjitha rrugët e trillimeve të Lirimit të çojnë në Drenicë – aty ku PDK-ja i ruan hajnat si pasuri kombëtare.
Fundja, përpjekja e Mehmetajt për të sajuar një skandal me vlerë disa qindramilionëshe, e meriton jo vetëm një shpërblim me 100 marka gjermane, por edhe një Oscar për trillerin më të mirë politik.
Le t’i ngrihet përmendore diku në hyrje të Prishtinës: “Lirim Mehmetajt – Prokurorit të Popullit për Fantazitë e Tij Heroike”.