Sikur të votoja unë:
Do ta kisha votuar Lumir Abdixhikun, por, meqenëse ai nuk ka pasur guxim të shkëputet nga tutori Mustafa, lë të nënkuptohet se do të vazhdojë të trajtojë shtetin mu si rrënuesi i LDK-së, që sot është kryetar nderi.
Ish-komunisti jugosllav dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës. Ose me Rugovën, ose me Mustafën. Gjersa ishte gjallë Rugova, as që ka guxuar t’i afrohet LDK-së.
Prandaj, nuk do ta votoja Abdixhikun. I mungoi guximi. Parapëlqeu të mbetet nxënës i vogël i Mustafës, por jo të bëhet pasardhës i madh i Rugovës. Do të pendohet më 10.02.25.
Ose, do ta kisha votuar Hamzën, sikur të kishte pasur guxim të shkëputet nga PRONTO, por, meqenëse mburret me atë klan, lë të nënkuptohet se do të trajtojë shtetin mu si ata.
Prandaj, nuk do ta votoja kurrë. I mungon guximi. Po dëshmohet nxënës i zellshëm i PRONTO-s.
Ramushi dhe Lima nuk janë të votueshëm. Ndoshta do ta kuptojnë…
Pse jo ata të përmendur më sipër?
Sepse ata e shpërfytyruan Republikën e Kosovës mu siç i konvenonte Serbisë dhe e zhvatën shtetin deri në palcë. Si Serbia dje.
Pra, mbetet Kurti, duke shpresuar se do të gjejë një mënyrë, një rrugë, për të ndrequr raportet me SHBA-të. Nëse jo, Trump do ta rrëzojë përsëri. Ose do ta rrëzojë populli.
Mua më duhen edhe dy gëzime në këtë jetë: mënjanimi i Vuçiqit dhe largimi i Grenellit. Grenelli është më Lajçak se vetë Lajçaku. Ai flet dhe shkruan çfarë dëshiron të lexojë Vuçiqi.
Trump ia mohoi gjininë, ndoshta edhe e largon.
Kam një parandjenjë se do të ndodhë.
I lutem Nënë Terezës të ndikojë te Trumpi për ta larguar Grenellin nga Ballkani.
AMIN!
Ky është mendimi im. Ju e keni lirinë për të menduar dhe për të votuar si dëshironi ju, unë për të menduar si di unë dhe sa di unë.
Lirinë e mendimit nuk mund të ma ndalojë as zoti, as njeriu!
Fituesit të zgjedhjeve i dëshiroj fat! Cilido që të jetë!
Çfarëdo marrëveshje paqësore që të nënshkruajë ai me Serbinë, nga një pjesë e popullit do të quhet akt tradhtie…
Albini politiken e ben me inate. Ai edhe ne te ardhmen do te mbetet i tillë, inatcor, tamam si Rexhep Qosja.
Albin Kurti kurre me nuk do te jete ne gjendje qe t’i permiresoje raportet me SHBA-të. Demi u be dhe ai dem frikohem qe do te na kushtoje shume shtrenjte. E vetmja shprese mbetet qe ne zgjedhjet e 9 shkurtit te fiton opozita. As ata nuk jane ashtu sic kisha pasur deshire qe te jenë, por ama biles nuk do te na prishin me gjithe perendimin.
I gjithe ai mund qe u be ne vitet e nentedhjeta per te bere miq neper bote, humbi, u zhduk nga Sharlatani per nje kohe te shkurter. E sa pat hjekur i shkreti Rugovë derisa ja arriti qellimit.
Nuk po kuptoj . Ky shqiptar ,shtetas i Kosovës besoj , me shprehjen. , SIKUR a mos jeton në planet tjetër që ka atë titull dyshues , plot dilemë apo si një propagandë për ata që vendosin në minutën fundit se kë do të votojnë ? Deri të shtunën do të kemi thirrje dëshirore të tilla besoj . Nesje cdo njeri zgjedh ekstazën e tij për një vendim ,për një dëshirë .