ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

“Lista për familjen” e kamufluar me petkun islam

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Selatin Retkoceri, analist

Adriatik Kelmendi në emisionin e tij Rubikon sonte i paska mysafir një të ashtuquajtur parti politike: “Lista për Familjen” athua për cilën familje po flasin këta fanatik, familjen patriarkale turke apo familjen e vërtetë shqiptare. Mendoj se këta katër mysafir nuk kanë lidhje se cila është familja shqiptare, ata duan një familje ku gruaja nusja më e re e shtëpisë duhet tua laj këmbët e tua puthë dorën vjehrrit e vjehrres, kunetëve e kunatave, pastaj të ketë rolin e shërbtorës, kuzhinjeres, pastrueses, enëlarses, rrobalarses dhe në fund makinës për riprodhim të fëmijëve.
Të ftuar për të tregu programin e kësaj liste ishin: profesori i mjeksisë Ferid Agani, ish ministri i PB Bejtush Gashi, ish deputeti i VV-së Visar Korenica dhe një zotri jurist me profesion Fatmir Smajli.
Këta dogmatë fetar dalin në publik para qytetarëve, për ta shfletu programin e subjektit apo koalicionit, ku janë përfshi disa parti minorene me gjasë edhe pa asnjë strukturë organizative në teren.
Afërsisht merrja me mend se çfarë do të diskutojnë kjo kastë e vjetër e politikajve por me një koalicion të ri. Për ju që e keni përcjellë këte debat, besoj shumë se keni mundur ta vëreni se pika kryesore dhe e vetme e këtij koalicioni është familja dhe gruaja si një makinë seksi dhe riprodhimi. Në një parti që me shumë gjasë do të jetë parti fetare, ku gruaja ndoshta edhe do të përfaqësohet në organet e partisë, por me shumë gjasë ajo do të jetë në margjina apo në një dhomë të veçantë për gratë e Listës Familja.
Secili njeri duhet të ndjehet shumë keq kur e ndëgjon një profesor të mjeksisë duke folur për gratë të cilat duhet të përkushtohen rreth riprodhimit familjar, të lindin shumë fëmijë, të shpërblehen me pushim të gjatë me pagesë në rritjen e fëmiut edhe ate së paku deri në 3 vjet. Mysafiri tjetër thotë se do të angazhohet për familjen tradicionale shqiptare (këtu e kanë fjalën për llojin e familjes patriarkale turke) ku një grua shihet me shumë fëmijë e për bashkësi familjare. Merreni me mend se çka promovon kjo listë: familje tradicionale patriarkale, bashkësi familjare me shumë anëtar, vazhdimësi dhe ruajtje të vlerave prindërore me shumë fëmijë, duke propozuar që qiftet e reja të lindin 10 e ma shumë fëmijë. Shkohet deri atje sa shprehen dëshirat apstrakte që Kosova deri në vitin 2050 të arrijë në 15 milion banor.
Kosovës nga sot iu shtua edhe një parti e re, parti që projekte kryesore programore do ti kenë:
1.Mos votimin e Kodit Civil të RK, ligj ky më i rëndësishmi nga të gjitha ligjet.
2.Mos lejimi i fertilitetit artificial, por edhe moslejimin e lindjeve të nënave pa babain.
3.Lejimin e bartjes së shamisë dhe veshjeve tjera fetare nëpër shkollat tona.
4.Futjen e mësim besimit në shkollat fillore, me siguri këtu do ta kërkojnë që këte lëndë ta ligjërojnë hoxhollarët,
5.Gruaja sipas kësaj liste do ta ketë punën kryesore të lind fëmijë
6.Kushtetuta të zëvendsohet me Sheriat
7.Të promovojnë dhe ta formojnë një “polici të miralit”
8.Nëse kjo parti fiton, atëherë të gjitha gratë e martuara të afta për të lindur fëmijë, do të fillojnë me prodhimtari çdo tre vjet nga një fëmijë, kjo i bjen të lindin 10 fëmijë x 3 vjet = 30 vjet.
Nëse një vajzë martohet në moshën 25 vjeqare, asaj i duhen edhe 30 vjet për me i rrit 10 fëmijët e saj, kjo i bjen që kjo grua do të jetë e lirë me fillu ndonjë punë në moshën 55 vjeqare.
Të nderuara nëna, vajza, motra, gra dhe të gjitha ju zonja shqiptare, kujdes nga këto hijena që po shfaqën gjoja për të ua mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja, por në të vërtetë ata po duan të ju ngujojnë, mbulojnë e të ju kthejnë edhe njëherë në epokën e gjysheve e stërgjysheve tona të cilat e kanë hequr të zitë e ullirit nga burrat që ju shohin vetëm si robresha, qenje të gjalla për përmbushjen e epsheve seksuale të burrave dhe makina për riprodhim dhe lindje të fëmijëve.
Kujdes shqipëtare e shqipëtar, kjo listë është shumë e rrezikshme dhe rrezikon seriozisht të ardhmen tonë euroatlantike dhe aderimin në BE.
Në fund qytetarët e mi të dashur, duhet ta vlerësoni vet se çfarë partie po duan ta promovojnë këta antishqiptar, kjo parti tenton të naj kthen familjen ku nënat e gjyshet tona na thoshin: “ne jemi gjak turku”, pastaj përdornin fjalinë “turk elhamdurilah”!.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu